E diele, 01.06.2025, 08:07 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Thirrje medieve: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!

E premte, 30.05.2025, 06:52 PM


Thirrje medieve: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit!

Shkruan: Florim Zeqa

Pas 23 dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit, Parlamenti është kthyer në cirk tragjikomik për qytetarët, kurse foltorja në hollin e Kuvendit është kthyer në 'foltore të parlamentit mediatik', ku deputetët dhe liderët bllokues partiakë janë duke i shfrytëzuar mediat për debat jashtëparlamentar për të shfryer mllefin ndërpartiak për akuza të ndërsjella kundër njëri-tjetrit!

Parlamenti në shpinë të dreqit

Liderët partiakë dhe deputetët e të gjitha partive politike pa dallim, mezi presin të përfundojnë 3 minutat e punës së Kuvendit për të dalur në hollin e Kuvendit për t'iu drejtuar medieve për t'i 'arsyetuar' qëndrimet partiake për moskonstituimin e Kuvendit!

Secili lider partiak dhe secili deputet në mënyrën e vet e shesin patriotizmin e tyre fallso personal duke u thirrur në interesin e shtetit dhe nevojën e një konsensuesi ndërpartiak që vet po e rrënojnë në çdo 48 orë!

Këtë çasje rrënuese të Parlamentit më së miri e përshkroi veprimtari i viteve të 90-ta, Zenun Zeqa përmes një poezie politike, ku e shprehë zhgënjimin personal në të zgjedhurit e popullit, si më poshtë:

Parlamenti në shpinë të dreqit!

Në shpinë të dreqit ka hyp Parlamenti,

për të 23-n herë mbeti pa kryetar,

partitë janë bërë pikë e pesë,

për votuesin as që mendojnë.

Pa humbur kohë populli duhet të veproj,

para seancave që të reagoj,

t'ia bëjë si në Vatikan,

pa e zgjedhë kryetarin/en,

deputetët jashtë mos me dalë.

Këtë të keqe në Parlamentin tonë,

bota demokratike lojë po e konsideron,

askund deri më sot nuk ka ndodhë,

23 herë konstituimi të dështojë.

Teksti i poezisë së mësipërme të veprimtarit e tregon zhgënjimin qytetar në të zgjedhurit e popullit dhe thërret për kushtrim popullor që kjo e keqe për vendin të ndalojë derisa nuk është bërë vonë. Ngase, bota e civilizuar dhe demokratike ka filluar t'na harroj!

Nëse nuk shtohet trysnia popullore dhe presioni ndërkombëtar, këta lider partiakë dhe kuvendar do t'i kalojnë edhe 23 "tentativa" tjera të kota për 3 minuta duke marrë paga dhe meditje të majme nga buxheti i shtetit duke u zgërdhirë me qytetarët e mjerë, të cilëve ua grabitën votën nën mashtrim për mirëqenje dhe zhvillim ekonomik!

Florim Zeqa, 30 Maj 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx