E premte, 25.07.2025, 11:36 AM (GMT+1)

Mendime

Jusuf Buxhovi: Vladan Gjorgjeviqi kishte të drejtë, apo jo?

E premte, 06.06.2025, 06:55 PM


VLADAN GJORGJEVIQI KISHTE TË DREJTË, APO JO?...

Nga Jusuf BUXHOVI

Vladan Gjorgjeviqi, kryeministër i Serbisë, në vitin 1913, në kohën kur Konferenca e Ambasadorëve kishte në tryezën e bisedimeve njohjen e një Shqipërie të cunguar, me librin “Arnauti i velike sile” (Shqiptarët dhe fuqitë mëdha)”, opinionit politik dhe diplomatik europian, pos tjerash,  ia tërhoqi vërejtjen  të dy çështje:

a) se shqiptarët nuk meritonin shtet, meqë, sipas tij, u mungonte vetëdija për shtetin dhe, poashtu

b) një shtet eventual shqiptar në Ballkan, do të paraqiste rrezik permanent për qytetërimin evropian, ngaqë kulturalisht “armautashët” paraqesin mbetje të fundamentalizmit islamik!

Memorandumi i Vasa Çubrilloviqit i vitit 1937, ai i vitit 1944  si dhe i fundit i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë në vitin 1986, platformën  për t’i qëruar hesapet me shqiptarët përmes etnocideve, kulturocideve e deri te gjenocidet përmes veprimeve luftarake, e patën tek libri i Vladan Gjorgjegjeviqt. Milosheviqi, po ashtu, u mbështet te logjika e luftës, si mjet për pastrimin etnik të Kosovës, që u vu në veprim edhe gjatë bombardimeve ajrore të NATO-s ndaj forcave policore dhe ushtarake serbe në Kosovë nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999, me ç’rast, nga Kosova u dëbuan rreth 90 përqind të popullatës. Falë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s si dhe çlirimit të saj nga pushtuesi serb, popullata e Kosovës brenda muajit u kthye prej nga ishte dëbuar.

Libri i Vladan Gjorgjeviqit dhe ato që ai asokohe ua paraqiti evropianëve “për rrezikun arnautësh”, sigurisht se do të mbetej një anakronizëm nga arsenali propagandues serb nga “Naçertanja” e Garashaninit (1844) e deri te koha jonë, po qe se klasa politike  Kosovës, nga çlirimi nga Serbia në qershor të vitit 1999 si dhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, do të sillej në atë mënyrë që shteti i Kosovës, si e arritura më e madhe e shqiptarizmit në këtë shekull, të ndërtohej në përputhje me sakrificën e madhe të brezave që dhanë dhe flijuan për të gjatë për afër një shekulli përpjekje për çlirim dhe shtet të pavarur. Koha e protektoratit ndërkombëtar dhe 17 vjet pavarësi, treguan se ideali i çlirimit, lirisë dhe pavarësisë si dhe gjaku i derdhur i atyre që iu bashkuan rezistencës së armatosur të drejtuar nga UÇK-ja, të shumtën, u shfrytëzua që pushteti politik të merret më i rëndësishëm se interesi i shtetit!

Lufta e pist për pushtet në dëm të shtetit, siç po ndodh në Parlamentin e Kosovës me farsën e zgjedhjes së Kryetarit, sot është kthyer në një atentat të hapur kundër shtetit të Kosovës nga ata që morën mandatin e deputetëve nga qytetarët.

Pa hy në farsën  e cirkut që çdo 48 orë shfaqet në Parlamentin e Kosovës dhe akterëve të përfshirë  në të në rolin e palaçove ndër më të neveritshmit;

Pa hyrë në skenarin e njëjtë të pozitës dhe të opozite që t’i ikin përgjegjësisë politike rreth zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara ndërkombëtarisht të vlefshme për asociacionin e komunave serbe me kompetenca ekzekutive deri te autonomia lokale, në rrethanat e udhëkryqeve të mëdha gjeopolitike pas ardhjes në pushtet të presidentit Tramp,  pa qarë kokën se me këtë veprim të strucit Kosovën dhe problematikën saj nga subjekti rajonal, siç ishim deri para pak kohësh, e kthejnë në objekt kusuritjesh;

Pa hyrë te heshtja e elitës akademike dhe intelektuale ndaj kësaj sjellje antishtet e politikës së tanishme pa dallim (pozitë-opozitë), heshtje kjo që mund të shpejgohet me vasalitetin  prej kohësh  të saj ndaj të gjitha garniturave politike në pushtet në mënyrë që të mbrohet impotenca shkencore dhe titujt hibridë;

Pa hy te roli i mediave, që me zhurmë, hallakamë nëpër studio televizive t’u jepet alibi padronëve të tyre nga grupet politike dhe ato kriminale që kanë kapur shtetin prej kohësh;

Pa hy te OJQ-të e shumta që nuk marrin përsipër kurrëfarë nismash qytetare për ndonjë protestë qytetare me të cilën klasës së tanishme politike (pozitë-opozitë) t’u bëhet me dije se kanë tradhtuar besimin e tyre, e mbi të gjitha, që shtetin e Kosovës, nga një vend me aleatë të fuqishëm perëndimorë, që i ndihmuan të çlirohet dhe të shpallët i pavarur, sot e kanë kthyer kundër tyre saqë t’i vihen edhe saknksione;

Pra, pa hy edhe në shumë e shumë çështje të tjera, megjithatë, mund të thuhet se me këtë sjellje, klasa politike e Kosovës (pozita - që e ka përgjegjësinë e votës së shumicës së qytetarëve dhe e opozita, që ka për detyrë ta pengojë keqpërdorimin e parlamentarizmit nga shumica), po i japin të drejtë në dy çështje Vladan Gjirgjeviqit:

-rreth paaftësisë për ta pasë dhe drejtuar shtetin dhe,

-rreth asaj se hipoteka “e mbetjes së rrezikshme islamike”, jo vetëm që nuk po heqet, por po  konfirmohet gjithnjë e me tepër me sjelljet kundër shtetit laik,  siç është edhe kjo e sotmja, e ndryshimit të seancës së mbledhjes së ardhshme  parlamentare për shkak të festës së bajramit!

Me këtë rast duhet të thuhet se me veprimet e tanishme, klasa politike (pozitë dhe opozitë), aleatëve që e kanë krijua shtetin  e Kosovës po ua bë  me dije se çlirimi i Kosovës, jo rastësisht, nuk u përkthye në liri dhese, as parlamentarizmi, jo rastësisht, nuk u kthye në demokraci!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Federata e Arbërisë: Të mos njihet Bajrami si festë shtetërore shqiptare Florim Zeqa: Nuk i ndihmoi as 'Nata e Bajramit'! Petrit Dibrani: Dështimi kolektiv Skender Jashari: Serbia islamizoi edhe Kosovën edhe tashmë e radikalizoi, ekstremizoi Klajd Kapinova: Plani i Presidentit Trump për mbrojtjen dhe ndihmën humane për mbërritjen e refugjateve që persekutohen për arsye të races së bardhë në Afrikën e Jugut Kalosh Çeliku: Cuca e Xhadisë me dy shami të kuqe lidhur për brezi Aurel Dasareti: Në Srebrenicë ushtria serbe kreu masakrën më të madhe në Evropë që nga Holokausti Federata e Arbërisë: Kundër shpërfilljes së gjuhës shqipe në teknologjitë globale dhe platformat digjitale Fritz Radovani: Gene Kortsha – Udhëtimi i nji njeriu për në liri Petrit Dibrani: Nuk lejoj të ngujohem Llesh Ndoj: Globalizmi, globalizmi teknologjik dhe individualiteti njerëzor - sfida të kohës moderne Skender Jashari: Xhihadistët online dhe muxhahedinët e medies në Trojet tona Anton Marku: Kosova në multikrizë Idriz Zeqiraj: Në Mynih u përkujtua 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me moton: "Paqe për Ukrainën – Siguri për Evropën" Kalosh Çeliku: Komuna e “Çairit” mbeti edhe pa ujë Idriz Zeqiraj: Organizimi i "Defender Europe 2025", konfirmim i miqësisë SHBA-Kosovë Kalosh Çeliku: Viçat e palëpi Aurel Dasareti: Kur qeveria është mafioze, jeta është skllavëri Fahri Xharra: Stobi, qytet antik pajon - ilir Klajd Kapinova: Presidenti Trump ekspozon Gjenocidin e qeverisë marksiste ndaj fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx