E marte, 03.06.2025, 10:57 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Xhihadistët online dhe muxhahedinët e medies në Trojet tona

E diele, 01.06.2025, 06:59 PM


Xhihadistët online dhe muxhahedinët e medies në Trojet tona

Nga Skender Jashari

Lindja dhe perëndimi sërish janë ndarë në dy blloqe, të cilat zhvillojnë luftë a konfrontim kundër njëra-tjetrës. Edhe qeveritë e shteteve tona dhe ne Shqiptarët jemi radhitur në bllokun perëndimor, derisa në bllokun lindor përfshihet Rusia, Serbia dhe radikalistët, ekstremistët dhe terroristët islamik edhe në Trojet tona. Studiues, analist e ekspert politik e ushtarak, theksojnë që një “Luftë e Ftohtë e Re” apo një “Luftë e III Botërore” tashmë ka filluar. Ajo që është e qartë, shihet angazhimi  tepër aktiv i radikalëve, ekstremistëve dhe terroristëve islamik në Trojet tona. Kjo luftë më reale duket si “luftë online,” ( e cila përfshinë luftën kibernetike, luftën informative, luftën elektronike, sigurimin e informacionit, etj), e që radikalët, ekstremistët e terroristët islamik janë përfshirë më shumë në luftën informative(ku përfshihet propaganda, dezinformimi, minimi i kredibilitetit të informacionit armik etj).

Luftën “online” apo xhihadin online e bëjnë xhihadistët apo muxhahedinët e medies. Mirëpo duke qenë se kam analizuar dhe studiuar këtë “luftë speciale” që shfaqet sidomos në dy dekadat e fundit në Trojet tona, kam vërejtur se: Xhihaditët online dhe muxhahedinët e medies apo xhihadistët e medieve janë koncepte që do duhej të dallohen mes vete.

Xhihadistët online-ose muxhahedinët online: janë individët që me vetëdije, e në disa raste edhe pa vetëdije, shërbejnë xhihadit online. Xhihadi online është lufta e “shenjtë” islamike, e bartur në realitetin virtual, të tilla si postimet, komentimet, shpërndarjet nëpër rrjetet sociale të materialeve që janë në interes të xhihadit islamik dhe të tillave që janë kundër armiqëve të islamit. Ashtu edhe xhihadistët online, edhe në jetën e përditshme të tyre, bëjnë edhe forma të tjera të xhihadit dhe nuk e kanë të shkëputur jetën reale nga ajo virtuale, por e kanë të ndërlidhur.

Xhihadistët e medies apo muxhahedinët e medies: janë individët që në çdo rast janë të vetëdijshëm për deklarimet dhe veprimet e tyre( pra zakonisht janë agjent), e që të tillët veprojnë në luftën mediatike( përfshirë ne mediet konvencionale si: radio, tv etj, por edhe në mediet sociale, pra edhe në xhihadin online).

Xhihadistët online edhe në Trojet tona, janë përgjithësisht të ngjajshmë, me të tillët që janë edhe në vendet e tjera, natyrisht në këtë rast kanë disa specifika më karakteristike. Ashtu edhe xhihadistët e medies, në Trojet tona kanë disa specifika. Derisa karakteristikë e përbashkët e këtyre xhihadistëve online dhe të medies, janë se kanë: afirmitet me Serbinë, Turqinë, Rusinë dhe organizatat e dyshimta për lidhje me terrorizmin islamik si dhe kanë ndjenja të forta anti-perëndimore, në veçanti anti-amerikane, poashtu edhe anti-kombëtare; gjithashtu në shumicën e rasteve rrjedhin nga familje që në të kaluarën kanë pasur lidhje me agjenturat e Serbisë apo që kanë lidhje familjare a krushqie e disa herë edhe kontraktuale( të paguar) nga Serbia, Turqia etj.

Në lidhje me këtë dukuri kriminale dhe agjenturore, kisha ngritur zërin në vazhdimësi. Për fat të keq, që në maj 2009, agjentët islamik të Serbisë kishin tentuar edhe t’më vrisnin në Prishtinë. Kjo për shkakun që kisha dorëzuar një numër raportesh, kallëzimesh etj, që kishin të bënin me grupe të veçanta terroriste islamike dhe me agjent e agjent islamik të Serbisë. Në atë rast kisha deklaruar në hetuesi që agjentët islamik të Serbisë, e kishin kryer rastin tim. Kisha dorëzuar edhe një mori numrash telefoni që më kishin kërcënuar, për të cilat besoja që kishin lidhje me rastin konkret. Polic hetues( të cilët më pas, i kisha hetuar që kishin qenë agjent të Serbisë) më kishin kërkuar që mos të deklarohesha në publik dhe mos t’i publikoja askund që rastin tim e kanë kryer agjentët islamik të Serbisë. Ishte e habitshme dhe e pabesueshme një kërkesë e tillë. Fatmirësisht në rastin e Dobrosinit, pra në qershor 2014, kisha arritur të zbuloja tërësisht në detaje grupin e agjentëve islamik të Serbisë që kishin kryer këtë rast. Mes tyre një agjent islamik të Serbisë, që Serbia e kishte infiltru edhe në Luftën e UÇPMB-së( tash i burgosur edhe për disa vepra kriminale ordinere në Republikë të Kosovës), personi tjetër një boshnjako-shqiptar, i Maqedonisë i dënuar tash me burgim të përjetshëm në Maqedoni për krime ordinere si dhe një agjent islamik të Serbisë nga Prishtina, i përfshirë në një mori krimesh ordinere në Republikë të Kosovës. Prej këtij rasti kisha kuptuar që “xhihadistët online” nuk janë thjeshtë propagandues dhe kërcënues në mediet sociale, por edhe më shumë.

Xhihadistët online, merren me xhihadin online, ku përfshihen edhe me organizimin e grupeve; rekrutimin e të tjerëve për “xhihad online;” furnizimin me materiale të tilla terroriste; ndihmën dhe mbëshjtetjen e “xhihadit online” dhe “xhihadistëve online” etj, qoftë për kryerje të xhihadit online apo për xhihad.

Kush janë xhihadistët online?

Nga analizimi i xhihadistëve online, mund të vërehën karakteristikat e tyre, që mund të jenë të ndarë në: xhihadistët special online, xhihadistët online dhe xhihadistët e thjeshtë online.

Xhihadistët special online, janë agjent të huaj( kryesisht serb, turq, boshnjak, arab, apo edhe me shtetësi të ndonjë vendi perëndimor, apo edhe vendas etj). Të tillët veprimtarinë xhihadiste online, e kanë shumë më profesionale, prej së cilës përfitojnë materialisht a financiarisht.

1.    Xhihadistët special online-agjentët e huaj: Të tillët janë zakonisht agjent profesionist, që shërbejnë për rekrutim, organizim, financim, mbështetje, ndihmë, nxitjen etj, të xhihadistëve të tjerë. Edhe në Republikë të Kosovës, një rast i tillë ka qenë i arrestuar në rajonin e Gjilanit. Raste të tilla kur agjent të Serbisë, rekrutojnë, organizojnë, paguajnë, mbështesin a ndihmojnë, nxisin, inkurajojnë etj, individë, grupe, organizata qoftë humanitare, fetare a të dyshuara për lidhje me terrorizmin, që pos tjerash edhe të bëjnë xhihad online. Jo pak raste kemi pa, edhe postime a plasime në medie, portale etj, të materialeve terroriste( p.sh: këngë të kënduara për terrorizmin dhe terroristët islamik dhe kundër SHBA-së e aleatëve tonë; plasimin e videove sensitive për të shkaktuar urrejtje... a inkurajimin e akteve konkrete që i synojnë varësisht nga rasti etj).

2.   Xhihadistët special online-Agjentët islamik të huaj: Të cilët zakonisht përdorin adresa të rrejshme në platforma të ndryshme online, për të kryer xhihad online, që targetojnë popullatën tonë. Disa të tillë, janë identifikuar deri më tash, që kanë qenë nga Serbia, si pjestarë  të agjenturave serbe, që kanë menaxhuar portale, në të cilat kanë përmbajtje fetare islame, por brenda të të cilave kryejnë edhe xhihad online. Gjithashtu disa të tjerë, poashtu janë janë pjesë e agjenturave turke. Duke qenë se këta, janë më profesionistët në këtë fushë, janë më vështirë të dekonspirohen. Por edhe më vështirë është të dekonspirohen në rastet kur xhihadi i tyre online, bëhet duke përdorur adresa të rrejshme, e që kopjojnë komente a postime xhihadiste e të cilat pastaj “copy paste” i plasojnë. Në rastet e tilla: kur ka komente ekstreme “copy paste” a postime të tilla; kur adresat e tilla nuk kanë asnjë të dhënë të saktë madje edhe të dhëna të rrejshme; kur adresat aktivizohen kohë pas kohe e pastaj çaktivizohen; kur komentet janë tepër “profesionale” tepër “paqësore” etj, janë indicje të forta, për t’i gjurmuar IP-të e adresave të tilla, sepse ato dërgojnë në xhihadistë të fshehtë online-agjent të huaj apo xhihadist online profesionist( në rastet kur shihet që ka rrjedhshmëri natyrale të gjuhës tonë).

3.    Xhihadistët special online-Bashkëpunëtorë a agjent të agjenturave të huaja: Në Trojet tona, janë aktiv sidomos njerëz të cilët janë bashkëpunëtorë të Serbisë, Turqisë etj, të cilët bëjnë xhihad online. Në kuadër të këtij grupi ka dy nënkategori: bashkëpunëtorët e dekonspiruar dhe  bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja. Publiku yn, i njeh mirë, një numër të tyre, të cilët njihën që kanë qenë ish-funksionar ushtarak, policor a UDB-ash, të Serbisë, por të cilët të njejtit janë tepër aktiv edhe në xhihadin online, p.sh: Fuad Ramiqi. Deri për kategorinë e dytë, pra të bashkëpunëtorëve të agjenturave të huaja, janë të tillët që akoma janë të padekonspiruar. Një numër i konsiderueshëm i tyre janë shumë aktiv në shoqërinë tonë, të cilët paraqiten si politikan, analist, artist, biznesmen, sportist, mjek, mësues etj.

Xhihadistët online, janë hoxhallarë a pseudohoxhallarë, përfshirë edhe të sekteve islame. Të tillët veprimtarinë xhihadiste online, e kanë profesion a “vullnetarizëm”, prej së cilës edhe përfitojnë materialisht a financiarisht.

4.   Xhihadistët online-Hoxhallarët online:Në të shumtën e rasteve shumica e hoxhallarëve janë aktiv edhe në forma të ndryshme të xhihadit online. Edhe përkundër përkufizimeve të ndryshme që ata kanë për xhihadin, të njejtat përkufizime që kanë si koncepte, i praktikojnë në xhihadin e tyre online. Xhihadist të tillë, janë edhe hoxhallarët vehabi, suni, shiit etj. Hoxhallarët online vendas dhe të huaj, që janë lehtësisht të qasshëm në medie të ndryshme online.

5.   Xhihadistët online-Hoxhallarët e vetëquajtur online: Janë kryesisht radikal, ekstremist a terrorist islamik, por të cilët gjithashtu kryejnë edhe xhihad online. Grupe të radikalëve, ekstremistëve dhe terroristëve a edhe si individë, kryejnë xhihad online.

6.   Xhihadistët online-Hoxhallarët agjent online: Janë një numër i konsiderueshëm i hoxhallarëve agjent të huaj online, të cilët kryejnë xhihad online. Një numër i madh i tyre ka qenë i arrestuar në Republikat e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Disa prej tyre tashmë edhe publikisht njihen që kanë poseduar dokumente, dinarë a armë të Serbisë; disa të tjerëve u njihen edhe nofkat-pseudonimet apo emrat serb;  një numër edhe më i madh njihen që udhëtojnë shpesh në “Luginë të Preshevës” dhe në “Sanxhakun e Novi Pazarit” kurse një pjesë tjetër edhe për në disa “enklava” të Bosnjës, apo në vende “të caktuara” në Maqedoninë e Veriut apo edhe në Turqi. Prej nga mund të kuptohet që të tillët janë në dy tabore, në atë të Serbisë dhe të Turqisë, e në disa raste të njejtët janë edhe në njërën edhe në tjetrën a edhe të shumëfisht.

Xhihadistët e thjeshtë online, janë masë e gjerë e xhihadistëve që mund të jenë zakonisht besimtarët islam a të sekteve të saj, por edhe të tjerë, që një a më shumë herë, mund të bëjnë xhihad online:

7.    Xhihadistët e thjeshtë online-Xhihadistët online të rastit: Këta “xhihadist online”,  janë në një numër të konsiderueshëm. Sepse ndodhë që edhe në disa raste qytetarë të zakonshëm, që lehtësisht mund të bëhen “xhihadist online” të një rasti( duke shpërndarë një përmbajtje terroriste- nëse një shpërndarje kërkohet, apo duke komentu pro). “Xhihadisti online të një rasti”, zakonisht janë qytetarë të zakonshëm që preken emocionalisht nga ndonjë ngjarje konkrete a publikim konkret, e cila është publikuar nga “xhihadi online” a nga ndonjë “xhihadist online” apo që janë prekur nga ndonjë ngjarje( p.sh: shohin skena ku ka viktima civile të luftës) apo të ndikuar nga rrethana të tjera politike a ideologjike, kulturore a fetare, që e bëjnë të komentoj pro, a të shpërndaj materiale që shkojnë në dobi të xhihadit online. Ka raste kur mund të identifikohen edhe xhihadist online të rastit, që janë të feve tjera, por që bëjnë xhihad online në ndonjë rast, shkaku që janë ndikuar p.sh: një foto që xhihadi online a xhihadisti online e ka postuar me qëllim, x personi e shpërndan të tillën.

8.   Xhihadistët e thjeshtë online-Xhihadistët online: Por nëse shpërndarjet a komentimet e tilla janë periodike, të vazhdueshme, të kordinuara, të organizuara, a edhe të qëllimshme, atëherë bëhet situata shumë më serioze dhe i tilli konsiderohet padyshim “xhihadist online.” Shpesh të tillët, me kalimin e kohës, gradohen në hierarkinë e xhihadit online( zakonisht duke u bërë agjent të huaj të xhihadit online), apo më shpesh duke kaluar në xhihad( real).

Më:01.06.2025

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Anton Marku: Kosova në multikrizë Idriz Zeqiraj: Në Mynih u përkujtua 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me moton: "Paqe për Ukrainën – Siguri për Evropën" Kalosh Çeliku: Komuna e “Çairit” mbeti edhe pa ujë Idriz Zeqiraj: Organizimi i "Defender Europe 2025", konfirmim i miqësisë SHBA-Kosovë Kalosh Çeliku: Viçat e palëpi Aurel Dasareti: Kur qeveria është mafioze, jeta është skllavëri Fahri Xharra: Stobi, qytet antik pajon - ilir Klajd Kapinova: Presidenti Trump ekspozon Gjenocidin e qeverisë marksiste ndaj fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut Gjon Keka: Me mund të mësojmë´edhe sot nga Skënderbeu, Tereza, Rugova e Bogdani Federata e Arbërisë: Letër e Hapur për Opinionin Publik Florim Zeqa: Thirrje medieve: bojkotoni intervistat në hollin e Kuvendit! Asllan Dibrani (Luani): Seksi në familje – Mision i errët i islamizmit politik brenda gjakut tonë! Fritz Radovani: Komunistat ‘heronj’ shemben kishen ku u konorzue Gjergj Kastrioti! Fahri Xharra: Libri nga lini Idriz Zeqiraj: Vota e fshehtë pastron Parlamentin dhe Institucionet nga të inkriminuarit Eduard M. Dilo: Në vitet e errëta të terrorit komunist, kur gjithçka mbulohej nga frika dhe heshtja Asllan Dibrani-Luani: Në Shërbim të Spiunëve Islamistë Politikë dhe Tradhtarëve të UDB-së Serbe? Gjon Keka: Kombi ynë nuk i ka themelet në ndonjë ideologji fetare Albert Zholi: Bisedë e pabesueshme me një rus dhe Adem Jashari Idriz Zeqiraj: Aleanca e Opozitës bllokuese e Institucioneve kuvendore

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx