E hene, 23.06.2025, 08:18 PM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Të shantazhuarit me dosje - jashtë pushtetit!

E diele, 08.06.2025, 06:55 PM


TË SHANTAZHUARIT ME DOSJE - JASHTË PUSHTETIT!

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Vërtet, skena politike e Kosovës sot është bollshëm e kontaminuar. Dhe, përzgjedhja ndër partitë aktuale të pa inkriminuara është e kufizuar. Megjithatë, krahasuar me kohën kur Presidenti Rugova kishte alternativë të vetme, ose të koalicionohej me partitë serbe, me armiqësi të hapur ndaj Kosovës, të dirigjuara nga Beogradi, ose të zgjidhte njërën nga partitë e kriminalizuara, PDK, AAK, të penalizuara me vrasje faktike të kundërshtarëve politikë shqiptarë. Përkatësisht, ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës dhe të kuadrove dhe veprimtarëve të LDK-së, si dhe të veprimtarëve të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën, për pushtetin e pritshëm në Kosovën e lirë!

Presidenti Rugova vlerësoi arsyeshëm se, megjithatë, krijimi i qeverisë nuk ka alternativë. Dhe, përkundër disponimit të anëtarësisë masive të LDK-së, të popullit dhe të shqiptarëve të kudondodhur, vendosi ta bëjë koalicionin, duke e zgjedhur njërën nga dy partitë, atë më pak në numër. Arsyetimi ishte sa i sinqertë, aq edhe bindës për shqiptarët: "Zgjodha për koalicion partinë më të vogël në numër, por jo edhe më pak të inkriminuar". Madje, edhe pse minore, në raport me fituesen plebishitare, LDK-në, ia besoi postin e kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj!

Për ndryshim nga ajo kohë zezonë e pas luftës së përgjakshme, kur vrasjet politike cilësore të përjavëshme ishin bërë, paradoksalisht, normalitet, sot Kosova është në rrethana e mundësi reale, për të zgjedhur koalicionin e pranueshëm. Sepse, në mesin e 5 (pesë) partive parlamentare shqiptare, dy sosh, respektivisht, LDK dhe LVV, janë të pa inkriminuara. Dhe, këto mjaftojnë, për ta nxjerrë nga "kriza" e stisur, e shpikur nga opozita e koalicionuar pa ceremoni, por faktike pas zgjedhore, tërësisht e paligjshme, madje e dënueshme: PDK-LDK-AAK-LISTA SERBE, me akronimin -PLAS-! E habitshme, madje edhe e pakuptueshme, pse LVV nuk e dërgon në Gjykatën Kushtetuese, bilëz edhe në Komisionin e Venecias, si shkelje flagrante kushtetuese, sepse të ligjshëm janë vetëm koalicionet parazgjedhore dhe assesi koalicionet pas zgjedhore.

Është e marrëzishme kërkesa e opozitës, por edhe e ndocave jashtë militantizmit partiak, kur thonë  se "LVV ka edhe 47 deputetë të tjerë, pse nuk propozon një kandidat tjetër për kryetar Kuvendi?!" Ky parlament ka votuar Kadri Veselin, edhe pse kishte pranuar se është kryetar i Organizatës ilegale kriminale SHIK, ndërkohë që refuzon Albulenë Haxhiun, e cila është e lirë dhe e dlirë nga të "bëmat" e të cituarit më sipër. Prandaj, zëvendësimi i Albulenës, nuk është as numër dhe as emër, por çështje, thellësisht, parimore dhe lëshimet para krimit, prodhojnë krime të radhës, në vijimësi.

Koalicioni LVV-LDK do të ishte i natyrshëm, madje i vetmi i pranueshëm nga shumica absolute e shqiptarëve vendorë dhe botërorë. Sepse janë të vetmet subjekte politike parlamentare, të cilat, deri me tani, nuk janë kriminalizuar, siç ka ndodhur me tri partitë e tjera: PDK-AAK-NISMA, dikur dhe përsëri tani, pjesë e koalicionit kriminal PAN! Andaj, koalicioni LVV-LDK dhe pakicave jo serbe, nuk është kompromis për mbijetesë institucionale, por një zgjidhje reale për stabilitet politik.

Kjo do të ishte zgjidhje, jo vetëm për zhbllokimin e një ngërçi super artificial, të bërë nga Vuqiçi, në koordinim të faktuar me opozitën PAN-iste, me qëllim të pengimit të Kurtit ta lëndëzojë, respektivisht, të vazhdojë qeverisjen 4 (katër) vjeçare, frikë reale e shprehur nga tellalli i PDK-së, Abelard Tahiri: "Me e keqe se bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës është, nëse Albin Kurti do të arrinte ta formonte Qeverinë", qartëson synimet revanshiste të kthimit në pushtet të subjekteve të kriminalizuara, përkatësisht, të koalicionuara në PAN.

LVV-LDK + pakicat, por me bashkëqeverisje pa hile

Pa mëdyshje, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me ekipin e tij të vullnetshëm, kanë punuar shumë, për ta nxjerrë nga gremina e 10 %-shit partinë, ku e kishte gremisur Isa Mustafa me klanin e tij servil dhe të pa integritet. Por, objektivin e pretenduar nuk e arriti, megjithëse LDK-në e ngriti në kuotën e 18 % dhe kjo nuk është pak. Analistët me përvojë dhe ish-zyrtarë të lartë mendojnë se koalicioni LVV-LDK është më i qëlluari. Ata deklarohen edhe për "ndarjen e tortës" mes tyre.

Diferenca e madhe në rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, për çdo subjekt politik, në koalicion me LVV fituese, i përcaktohet roli -dytësor-, por jo edhe "sa për sy faqe". Kryeministrin partia fituese nuk e diskuton. Presidentja vazhdon të jetë në detyrë. Poste me peshë janë kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri i parë. Përzgjedhja favorite për LDK-në, do të ishte posti i dytë, sepse ka qasje në vendimmarrje dhe kjo është shumë domethënëse për një parti në koalicion.

LDK-ja është thirrur shumë në një plan zhvillimor e politik qeverisës, me angazhimin e një stafi të tërë akademik dhe profesional, specialistë të të gjitha fushave, i cili do të ishte guidë e model, për qeverisjen e sotme  dhe të ardhmes perspektive. Pretendimi për ta vënë në jetë këtë program, si garanci, për ta bërë ndryshimin e madh zhvillimor ekonomik, si dhe krijimin e një praktike të re qeverisëse. Dhe, për t`u shkëputur nga praktikat e vjetra burokratike, të cilat e kanë dëmtuar shtetin e Kosovës, duke e sjellë në prag të kolapsit ekonomik dhe politik.

Në kontratën për bashkëqeverisje duhet unifikuar programet, në mënyrë që përgjatë zbatimit, të mos këtë kundërshtira reciproke. Emërtesa e zëvendëskryeministrit të parë, duhet të këtë qasje në vendimmarrje të përbashkët për çdo çështje kardinale, ose edhe të zakonshme. Ndoshta do të ishte më e shëndetshme që kryetar Lumiri ta kryesonte Qeverinë. Por, vështirë të pranohet nga partia fituese, madje me një epërsi absolute, në zgjedhjet e shkurtit.

Eksponentë të PDK-së, tani, analistë militantë, agjitojnë se koalicioni më i mirë është LVV-PDK, plus pakicat jo serbe, që do të mundësonin edhe zgjedhjen e presidentit. Realisht, zgjedhja e presidentes/it duhet të bëhet drejtpërdrejtë nga populli, për të shmangur, njëherë e përgjithmonë, pazaret e pista, brenda sallës kuvendore. Fundja, Kosova është Republikë  Demokratike dhe jo parlamentare. Për disa çështje, rezulton se Kushtetuta ka defekte dhe paqartësi interpretuese, gjë që duhet korrigjuar dhe ndryshuar, pa lënë vend për dy kuptimësi, si "mundet, por edhe nuk mundet!"

Bllokada frikë nga VETTING-u dhe BYROJA

e sekuestrimit të pasurive hajnore

Rizgjedhjet bartin negativitetin e shpenzimeve disa milionëshe, për çka mendoj se duhet reduktuar, madje drastikisht, sepse lokacionet zgjedhore janë shkollat gratis dhe kuota e pagesave për personelin duhet të zvogëlohen, në raport me mundësitë buxhetore të Kosovës. Humbja e ditëve të punës dhe të orëve mësimore të nxënësve të të gjitha moshave. Është një shqetësim i ligjshëm i deputetëve, të cilët kanë fituar mandat, në zgjedhjet paraprake dhe tani të ritestohen, ende pa u provuar në misionin fisnik dhe plot përgjegjësi të -deputetit të popullit-.

Një defekt i madh është lista emërore e kandidatëve për deputet, e cila duhet të këtë renditje alfabetike dhe jo të privilegjuarit partiakë të paret në listën rendore. Këtu fillon padrejtësia e madhe, që benë diferencimin brenda deputetëve, duke ftuar dhe orientuar elektoratin të votojnë, jo sipas vullnetit të tyre, por ashtu siç donë kryetarët, me klanet e tyre, brenda partive politike!

Rizgjedhjet nuk sjellin siguri absolute për fitore për askënd. Andaj, kërkohet të shterohen të gjitha mundësitë, për të shmangur ato. Ngulmohet në koalicionin LVV-LDK, jo vetëm nga frika e përsëritjes të zgjedhjeve, por edhe përpjekja për të shmangur humbjen e kontrollit politik nga partia në pushtet. Por, mbi të gjitha, përveç përfitimit reciprok të dy subjekteve në koalicion, LVV-LDK, është dëshirë dhe vullnet i shumësisë absolute të shqiptarëve vendorë dhe botërorë.

Arsyeja bazë e kësaj kërkese legjitime është: Eksponentët e PAN-it janë të shantazhuar me dosje faktike penalizuese, plus kanë grabitur e zhvatur pasuritë e brezave shqiptarë, duke abuzuar me pushtetin e dhunshëm, deri në përgjakje. Tani, që në konsultim me shtetet e Quintit, është kërkuar hetimi special, përmes -VETTING-ut- dhe krijimit të Byrosë të Verifikimit të Pasurive, pa mbulesë financiare personale dhe familjare, PAN-i, nga frika e sekuestrimit të pasurive dhe të parave të hajnisë zyrtare, kanë bllokuar hetimet përkatëse.

LDK-ja, fillimisht, u zotua se nuk do të jetë pjesë e opozitës PAN-iste, të kriminalizuar dhe bllokuese të krijimit të institucioneve shtetërore pas zgjedhore. Por, krejt papritmas shokoi dhe ndryshoi mendjen: "Nuk bëjmë koalicion me LVV, pa PDK-në!" Me këtë kërkesë LDK-ja amniston PDK-në, me barrën e krimeve numerike, edhe pse ajo kurrë nuk është penduar, për gjëmën mortore që i shkaktoi LDK-së dhe Kosovës! Madje, me angazhimin enorme të eksponentëve partiakë të PDK-së, në mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve, po kërcënojnë popullin e Kosovës me trazira, deri në luftë qytetare, nëse procesi gjyqësor në Hagë ndëshkon krimin!

LDK-ja e thelloi absurditetin, e cila me cytjen e PAN-it, kryesisht të PDK-së, hodhi idenë e një qeverie teknike, gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjitha subjekteve politike, sikur Kosova të ishte në vlugun e luftës! Atëherë, pse u mbajtën zgjedhje të rregullta dhe demokratike, vetëm tre muaj më parë?! Një lajthitje e tillë elektorati, anëtarësia e LDK-së, por edhe populli dhe shqiptarët e kudondodhur, nuk e prisnin nga partia zëmadhe e Presidentit Rugova.

Provoni ta hidhni në votim refuzimin e koalicionit me LVV, në Këshillin e Përgjithshëm të partisë, natyrisht, jo me eklamacionin fiktiv, të rrejshëm, por me votën e fshehtë demokratike. Dhe, do të bindeni se vendimet e fundit, janë në kundërshti të plotë, me vullnetin dhe interesin e LDK-së. Flirtet konspirative me PAN-in, nga kushdo qoftë, për kthimin në pushtet të subjekteve të kriminalizuara, me "komandantët" e tyre mujsharë e mëkatarë, përbëjnë fajësi, deri në krim! Mos u bëni të pambrojtshëm! Kujdes, ndëshkimit nga populli!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Federata e Arbërisë: Tryeza e Unitetit Shqiptar Jusuf Buxhovi: Vladan Gjorgjeviqi kishte të drejtë, apo jo? Federata e Arbërisë: Të mos njihet Bajrami si festë shtetërore shqiptare Florim Zeqa: Nuk i ndihmoi as 'Nata e Bajramit'! Petrit Dibrani: Dështimi kolektiv Skender Jashari: Serbia islamizoi edhe Kosovën edhe tashmë e radikalizoi, ekstremizoi Klajd Kapinova: Plani i Presidentit Trump për mbrojtjen dhe ndihmën humane për mbërritjen e refugjateve që persekutohen për arsye të races së bardhë në Afrikën e Jugut Kalosh Çeliku: Cuca e Xhadisë me dy shami të kuqe lidhur për brezi Aurel Dasareti: Në Srebrenicë ushtria serbe kreu masakrën më të madhe në Evropë që nga Holokausti Federata e Arbërisë: Kundër shpërfilljes së gjuhës shqipe në teknologjitë globale dhe platformat digjitale Fritz Radovani: Gene Kortsha – Udhëtimi i nji njeriu për në liri Petrit Dibrani: Nuk lejoj të ngujohem Llesh Ndoj: Globalizmi, globalizmi teknologjik dhe individualiteti njerëzor - sfida të kohës moderne Skender Jashari: Xhihadistët online dhe muxhahedinët e medies në Trojet tona Anton Marku: Kosova në multikrizë Idriz Zeqiraj: Në Mynih u përkujtua 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me moton: "Paqe për Ukrainën – Siguri për Evropën" Kalosh Çeliku: Komuna e “Çairit” mbeti edhe pa ujë Idriz Zeqiraj: Organizimi i "Defender Europe 2025", konfirmim i miqësisë SHBA-Kosovë Kalosh Çeliku: Viçat e palëpi Aurel Dasareti: Kur qeveria është mafioze, jeta është skllavëri

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx