E premte, 25.07.2025, 09:39 AM (GMT+1)

Mendime

Petrit Dibrani: Liria e cunguar për shqiptarët!

E premte, 13.06.2025, 06:50 PM


Liria e cunguar për shqiptarët!

Nga Petrit Dibrani

Shqiptarët në trojet e tyre stërgjyshore, s’janë të lirë. Janë të “prangosur”, nga po vet shqiptarët-nga vetja e tyre.

Duket e çuditshme, mirëpo është një FAKT që po e përjetojmë!

Askush s’mund të jet i lirë në tokën, shtëpinë e të parëve t’vet, përderisa është i rrethuar me SPIUN SEKRET.

Mjerimi dhe poshtërsia, mund t’jenë në shtëpi, e lëre më në fqinjësi, ngase nuk jemi në dijeni, se kush dhe cili, për cilin shërbim sekret punon dhe vepron.

Mos ndoshta është vazhdimësi e “historisë”, ku dy vëllezër të një shtëpie gjatë okupimeve, okupatorët kanë arritur t’i ndajnë në dy besime fetare. Kjo ka ndodh, është realitet.)

Apo vazhdon kjo dukuri, e faqezinjëve ZUZAR për të ndarë e përçarë shqiptarët?

(PO.), vetëm se pa-dhunë dhe me shpërblime të MAJME!

Prezenca e shumë shërbimeve „SEKRETE“ të huaja, në t‘gjitha trojet shqiptare, që aspak nuk i‘a duan të mirën popullit shqiptar dhe tentimi i këtyre shërbimeve, se cili të përfitoj më shumë dhe sigurisht, ç’doherë në bashkëpunim me veglat shqipfolëse dhe mbi kurrizin e shqiptarëve, po sjellin mjegull dhe po i tjetërsojnë qëllimisht, traditat dhe vlerat kombëtare shqiptare.

E thënë dhe çuditërisht, realitet!

E përbashkëta e Shqipërisë dhe Kosovës është; paaftësia e Shqipërisë, për të „mbajtur“ shtetin dhe e Kosovës, për t‘a „krijuar“ shtetin.

Sigurisht po dëgjoni dhe lexoni, thuajse çdo ditë, marifetllëqet e shqipfolësve duke injoruar, shpifur dhe përbuzur veten e tyre!

Nuk mbahet apo krijohet shteti, me spiun që punojnë për Serbinë fashiste dhe me klerik fetar: (priftërinjë e hoxhallar), që të vetmin qëllim e kanë, rreshtimin e “besimtarëve” në radhët e tyre, për t’i financuar dhe ata/ato të rrinë në kultet fetare, asgjë KURRË papunuar.

Tjetërsimi i hovshëm ndër shqiptar, ka filluar dy dekadat e fundit edhe pse çdoherë, u kanë thënë historikisht, mos shkoni në shkolla, se bëheni SHKIJE.

Është një FAKT, që askush s’mund t’a mohoj.

Ngase mbi 90% e prindërve tanë, të gjeneratës sime dhe t’juajen, janë ANALFABET.

Prindërit tanë mbi 90%, nuk dinë shkrim dhe lexim, ngase:

HOXHALLARËT u kanë thënë: mos shkoni në shkolla, ngase bëheni shkije, madje duke sjellur hoxhallar edhe nga Rusia, qëllimisht.

Vazhdon, ngase mjerisht ka çfarë dhe shumë për t’thënë…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Aurel Dasareti: Shqipëria ka nevojë për një mbrojtje (ushtri) të fortë, jo për një alarm tymi Petrit Dibrani: Urime dhe gëzuar! Kalosh Çeliku: Dr. Ibrahim Rugova na priti në sofër me bukë e kripë Agron Tufa: Mbi ish kamp-burgun politik të Spaçit dhe kujtesën martire të diktaturës Asllan Dibrani (Luani): Emancipimi i gruas shqiptare dhe kthetrat e islamizmit politik – një alarm kombëtar Idriz Zeqiraj: Votimi i fshehtë është kurorë e demokracisë Fahri Dahri: Marrjet dhe dhëniet shekullore mes Shqipërisë dhe Greqisë Kalosh Çeliku: Politikë edhe sot me brekë nëpër këmbë Klajd Kapinova: Bolton 'non grata' dhe Papa i Shqipnisë vuajnë nga Sindroma Trump Osman Ferizi: Reagim publik - mjaft me hipokrizi! Idriz Zeqiraj: Të shantazhuarit me dosje - jashtë pushtetit! Federata e Arbërisë: Tryeza e Unitetit Shqiptar Jusuf Buxhovi: Vladan Gjorgjeviqi kishte të drejtë, apo jo? Federata e Arbërisë: Të mos njihet Bajrami si festë shtetërore shqiptare Florim Zeqa: Nuk i ndihmoi as 'Nata e Bajramit'! Petrit Dibrani: Dështimi kolektiv Skender Jashari: Serbia islamizoi edhe Kosovën edhe tashmë e radikalizoi, ekstremizoi Klajd Kapinova: Plani i Presidentit Trump për mbrojtjen dhe ndihmën humane për mbërritjen e refugjateve që persekutohen për arsye të races së bardhë në Afrikën e Jugut Kalosh Çeliku: Cuca e Xhadisë me dy shami të kuqe lidhur për brezi Aurel Dasareti: Në Srebrenicë ushtria serbe kreu masakrën më të madhe në Evropë që nga Holokausti

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx