E premte, 25.07.2025, 01:09 PM (GMT+1)

Mendime

Agron Tufa: Mbi ish kamp-burgun politik të Spaçit dhe kujtesën martire të diktaturës

E marte, 10.06.2025, 06:58 PM


Mbi ish kamp-burgun politik të Spaçit dhe kujtesën martire të diktaturës

Nga Agron Tufa

Më shkruajnë disa dashamirë, përse nuk reagoj këto ditë për mbrojtjen e kamp-burgut politik të Spaçit. Për fat të mirë, po shoh se reagimi ka qenë i fuqishëm në vend nga personalitete e shoqata që e kanë ndjeshmërinë dhe vetëdijen se çfarë është Spaçi në kujtesën e martirizuar shqiptare të diktaturës. Çështja duket se u sqarua dhe garancitë u dhanë se nuk do të cënohen rrënojat, ndonëse nuk u duhet zënë besë kurrë në fjalë garancive qeveritare.

Por, duhet thënë Lavdi Zotit, që Spaçi për grykësinë e pangopur të qeverisë Rama nuk paraqet ndonjë interes të madh qindramijërash apo miliona eurosh, përndryshe, pavarësisht reagimeve e protestave, historia do të shkonte njëlloj si me Teatrin Kombëtar. Të jeni të sigurtë.

Ajo që më ka habitur dikur (tash prej kohësh nuk më habit më) është se si ka mundësi, që gjithë trashëgimia e pistë, e flligësht, gjakatare e kriminale e komunizmit në të gjitha sferat e kulturës ruhet sot, edhe pas 35 vjetësh me një xhelozi e fanatizëm të skajshëm; se si shumëfishohen e përhapen në transmetime pareshtur imazhet rozë të diktaturës: video, këngë, tekste, filma dokumentarë - gjoja artistikë, teatro, piktura e grafika që glorifikojnë realitetin historiko-social të komunizmit; se me çfarë egërsie të vërsulen kur kërkon të vesh rregull me ligj mbi përhapjen e kasaj murtaje popullore dhe, të gjitha këto vrunduj onanistë nostalgjie t'i krahasosh pastaj me shpërfilljen cinike e vrastare të qeverive shqiptare të paskomunizmit ndaj rrënimit, shkretimit dhe zhdukjes përfundimtare të vendeve të kujtesës, - atë që unë e kam quajtur "topografia e terrorit" (Burgje, Kamp-burgje, kampe internimi me tela me gjemba dhe kampe internime të punës skllavëruese, vende ekzekutimi, ish-Degë të Punëve të Brendshme, që kishin dhe ato qelitë e tyre, etj, etj.).

Mbajeni mend dhe ju lutem fiksojeni mirë këtë: prej kohësh ideologjia e politika luftojnë egërsisht të shpërngulura e të strukura në maskën e kulturës. Sepse përmes kulturës "shplahet" apo "përftohet" një imazh i ri, personal qoftë, apo kolektiv.

Po, po, kam vënë re mirë një solidaritet qeveritar e popullor për mbrojtjen fanatike të nostalgjisë ndaj trashëgimisë së gjoja-artit dhe kujtesës komuniste, dhe një egërsi shtazore për refuzimin e artiti, dëshmive dhe kujtesës së qëndresës dhe martirëve. Vetë zhdukja, rrënimi i dalëngadaltë i monumenteve të dëshmive për 35 vjet me radhë e konfirmon këtë që them.

Pse nuk po reagoj unë? Miqtë e mi, kam bërë jo aq sa shtriheshin mundësitë e mia dhe ekipit me të cilin punoja në Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit - ISKK - por shpesh edhe përtej kësaj, i përfshirë me mendje e me zemër. Edhe për Spaçin gjithashtu. Përpos pelegrinazheve të përvitshme që organizonim herë vetëm, herë me shoqatat e reja që dolën, kam ngritur vazhdimisht zërin për gjendjen e mjerë të këtij monumenti aq të jashtëzakonshëm të kujtesës sonë martire e krenare, siç është ish kamp-burgu politik i Spaçit. E kisha parë, për së pari, si shumëkush që ka pasur familjarë aty brenda, me sytë e mi të një fëmije. Dhe çfarë sheh syri i një fëmije, nuk harrohet kurrë!

Gjithsesi, që miqtë dhe të interesuarit ta dinë, i kam kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Kulturës, - Shpalljen Muze Kombëtar të kamp-burgut të Spaçit, me VKM sipas propozimit nr.644, datë 7.9.2018 në emër të Institutit të Studimeve dhe Krimeve të Komunizmit - ISKK.

Së fundmi, për t'i vënë kapakun kësaj teme, - temës së rrënimit të burgjeve politike, kamp-burgjeve të punës së detyruar, kampeve të internimit etj, kam bërë, me mjetet e lypura, një film dokumentar "Dyert memece të ferrit", të karakterit njohës mbi këto burgje, duke ngritur shqetësimin alarmues mbi shprishjen, rrënimin dhe zhdukjen e tyre me mbivendosjen mbi ta të projekteve buqësore apo industriale (siç është kamp-burgu i Ballshit). Dokumentari u shfaq në gjermani (Erfurt, Berlin) dhe u çmua shumë. Por asnjë, asnjë nga televizionet shqiptare ku e patëm çuar, nuk pranoi ta transmetonte. Dhe kjo flet shumë...

Për gjithkënd që ka qoftë dhe interesin më të vogël informues mund ta ndjekë në kohë të ngeshme këtu poshtë në video. Për Spaçin gjeni duke nisur nga minuta 5.43':

https://youtu.be/HQ5WG_bNc_s?si=x6j5Lbn8U5o-zFmX



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Idriz Zeqiraj: Votimi i fshehtë është kurorë e demokracisë Fahri Dahri: Marrjet dhe dhëniet shekullore mes Shqipërisë dhe Greqisë Kalosh Çeliku: Politikë edhe sot me brekë nëpër këmbë Klajd Kapinova: Bolton 'non grata' dhe Papa i Shqipnisë vuajnë nga Sindroma Trump Osman Ferizi: Reagim publik - mjaft me hipokrizi! Idriz Zeqiraj: Të shantazhuarit me dosje - jashtë pushtetit! Federata e Arbërisë: Tryeza e Unitetit Shqiptar Jusuf Buxhovi: Vladan Gjorgjeviqi kishte të drejtë, apo jo? Federata e Arbërisë: Të mos njihet Bajrami si festë shtetërore shqiptare Florim Zeqa: Nuk i ndihmoi as 'Nata e Bajramit'! Petrit Dibrani: Dështimi kolektiv Skender Jashari: Serbia islamizoi edhe Kosovën edhe tashmë e radikalizoi, ekstremizoi Klajd Kapinova: Plani i Presidentit Trump për mbrojtjen dhe ndihmën humane për mbërritjen e refugjateve që persekutohen për arsye të races së bardhë në Afrikën e Jugut Kalosh Çeliku: Cuca e Xhadisë me dy shami të kuqe lidhur për brezi Aurel Dasareti: Në Srebrenicë ushtria serbe kreu masakrën më të madhe në Evropë që nga Holokausti Federata e Arbërisë: Kundër shpërfilljes së gjuhës shqipe në teknologjitë globale dhe platformat digjitale Fritz Radovani: Gene Kortsha – Udhëtimi i nji njeriu për në liri Petrit Dibrani: Nuk lejoj të ngujohem Llesh Ndoj: Globalizmi, globalizmi teknologjik dhe individualiteti njerëzor - sfida të kohës moderne Skender Jashari: Xhihadistët online dhe muxhahedinët e medies në Trojet tona

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx