Mendime
Fahri Dahri: Marrjet dhe dhëniet shekullore mes Shqipërisë dhe Greqisë (II)
E shtune, 14.06.2025, 07:30 PM
MARRJET DHE DHËNIET SHEKULLORE MES SHQIPËRISË DHE GREQISË
PJESA E DYTË
Nga
Fahri Dahri
Dy të kundërtat:
1)Autorëve anglezë në librat:
a)"EPIRUS", Author: Arthur Foos b)"The sorrows of
Epirys", Autor: Rene Puaux. (Dhimbjet e Epirit). Thithjet e Epirit kthimi
i epirotëve!
Korfuz, 1 Maj 1918. Dje, më 30 prill,
epirotët e fundit u nisën nga Korfuzi për në fshatrat e tyre bregdetare, nga të
cilat u dëbuan gjatë nëntorit të fundit nga shqiptarët ( Është ndryshe. Ata që
erdhën nga Korfuzi ishin andartët grekë që sulmuan fshatrat e jugut shqipta or.
Fshatarët u grumbulluan dhe i sprapsën andartët grekë të cilët u kthyen andej
nga erdhën. Kjo është e njohur në histori-FD). Vazhdojmë të lexojmë më tej të
pavërtetat e palës greke....."Dhjetë mijë prej tyre ishin dyndur më pas në
këtë ishull të lumtur, trëndafilat dhe aromat e portokallit të cilin e bëjnë
atë një parajsë tokësore në këtë stinë të vitit. Nën patronazhin e flamurit blu
dhe të bardhë, atyre iu mundësua të ktheheshin në fshatrat e tyre, Pargë,
Senicë, Nivicë. Ka rreth njëzet e pesë fshatra të shpërndara përgjatë bregdetit
përballë Korfuzit dhe të gjitha ishin braktisur nga fshatarët epirote për shkak
të kërcënimit shqiptar. Kështu deklaron pala greke, por këto fshatra janë të
gjitha me banorë shqiptarë të dy besimeve, ortodoks dhe islamë. (Duhet
shumë vëmëndje me spekullimin grek që ortodoksët etnikë shqiptarë i quan
grekë). Ky spekullim ka përdorim të gjërë si ndërvite dhe në shtrirjet
e territorit. Këtë konstatim, lutemi mbajeni në kujtesë, jo vetëm në leximin e
këtij materiali, por në gjithë veprimtaritë lidhur me marëdhëniet e Greqisë me
Shqipërinë.
"..... Pashë të fundit nga këta
të dëbuar që po vinin në breg në Santi Quaranta (dyzet shënjëtorët-Saranda).
Qindra gomarë dhe mushka përshkonin rrugën e bardhë për në Delvinë dhe
Gjirokastër me shumë ushqim për trupat dhe popullsinë civile. Shtëpit të
shkatërruara nga bombardimet, tani po mbusheshin me thasë gruri, dhe muret e
qytetit të lashtë bizantin të Onchesmos u mbushën me punëtorë dhe hambarë. Kjo
botë për momentin ishte shkundur nga letargjia e saj e zakonshme. Duket vërtet
se një vizion i madh, vizioni helen, i kishte pushtuar. Makthi i gjatë kishte
mbaruar. Epirotët ishin gati të realizonin ëndrrën e brezave, bashkimin me
Greqinë, atdheun e tyre nga historia dhe simpatia. Ata nuk mund ta bindnin
veten se do të bashkoheshin me një Shqipëri artificiale, të huaj për ta në
gjuhë, qytetërim dhe fe. Të gjithë këta njerëz, nga Kepi i Shën Vasilit deri në
Kepin e Shën Joanit, ishin grekë, dhe çdo burrë me të cilin fola, i lidhur me
familjet greke në Korfuz, Patra dhe Athinë, refuzoi të kishte ndonjë dyshim në
lidhje me vendimin e Evropës. Ata u kthyen në Epir të sigurt për triumfin e një
kauze për të cilën kishin duruar kaq shumë (Një sajwsë artificiale greke dhe
aspak nga banorët vendas-FD). Lexojmë artikullin me autor anglez: Ndjenjë
kombëtare helenike në Epir. Korfuz, 2 maj. Që të kuptohet e
vërteta e çështjes së Epirit, duhet pranuar një aksiomë paraprake: nuk
është qeveria greke ajo që dëshiron të aneksojë Epirin, por vetë epirotët që
pretendojnë ribashkimin me Greqinë. (Nuk më pëlqen të debatoj me autorin në
çdo rresht të shkrimit të tij, por nuk më pëlqen edhe heshtja kur
shkruhen të pavërteta që i kuptojnë dhe foshnjat. Ja si mashtrojnë: "nuk
është qeveria greke.. por vetë epirotët..etj.!?. -FD). Kundërshtarët e
këtij ribashkimi, në dëshirën e tyre akademike për të vizatuar një hartë të
kënaqshme të Shqipërisë, duket se nuk i kanë kushtuar asnjë vëmendje kësaj ane
të çështjes, e cila është megjithatë thelbësore.... Kjo do të thotë të harrosh
se Adriatiku fillon vetëm në Ngushticën e Otrantos dhe se bregdeti i Epirit,
qoftë në duart e grekëve apo të shqiptarëve, është vetëm rreth dy kilometra
larg skajit verior të Korfuzit, kështu që disa miniera mund ta bënin atë një
strofull të pathyeshme për flotat, skemat shumë problematike të të cilave Roma
duket se i trembet kaq shumë. Për më tepër, për sa kohë që Greqia mbetej
miqësore me Antantën, ajo mund të vinte në dispozicion të flotave aleate kaq
shumë porte të shkëlqyera në Ishujt Jonianë, saqë është vërtet absurde të
shohësh kundërshtim të bazuar në arësye kaq të vogla. Edhe kundërshtarët e
tjerë të ribashkimit të Epirit me Greqinë, mund të gjenden në Itali duket se e
kanë ruajtur traktatin e vitit 1897 që përcaktoi kufijtë e territorit austriak
dhe zon?t italiane të ndikimit në Shqipëri dhe Epir, vetëm shpresat për një
pushtim përfundimtar të të gjithë bregut lindor të Adriatikut. Duke
refuzuar kështu të njohin faktet ekzistuese duke këmbëngulur në krijimin e një
mbretërie artificiale të Shqipërisë, trazirat e pafundme të së cilës do
të siguronin justifikimin për ndërhyrje në të ardhmen dhe aneksim të mundshëm,
ata tregojnë se imperializmi i Markezit të San Giulianos ka ende disa mbështetës
të zjarrtë.
Nëse Epiri do të ishte një res nullius (punë e
askujt), një copë territori pa shpirt kombëtar të cilín çdo pushtues mund ta
bënte automatikisht të vetën, politika italiane mund të konsiderohej si e
pakuptueshme. Por e vërteta është krejt ndryshe. Rajonet e Epirit, të
cilat Roma dëshiron t'i shohë të përfshira në Shqipërinë e ardhshme, janë vatra
e helenizmit të pakompromis. (VO. Pak më sipër u tha se nuk është qeveria greke ajo që dëshiron të aneksojë Epirin, por vetë
epirotët... kuptohet mashtrimi-FD). Mundohen të mashtrojnë, por nuk dinë të
mashtrojnë kështu bëjnë "autogol". "Ata (fjala
është për epirotët-FD) janë më grekë se vetë Greqia", më
tha dikur një nga profesorët më të shquar të Universitetit të Athinës (vazhdon
avokatinë anglezi i keq informuar-FD) , e kjo është sigurisht fakti që
bashkëngjitja përkushtimi i epirotëve ndaj kauzës kombëtare është shfaqur në
mënyrën më të habitshme për vite me radhë. Në Epir ndodhen gjashtë qendra të
mëdha të helenizmit: Janina, Zagoria, Gjirokastra, Meçovo, Himara dhe Konica.
Nga secila prej këtyre qendrave kanë dalë burra, mendimi i parë i të cilëve,
pasi kishin bërë pasuri në një vend të huaj, ka qenë të kontribuonin për
realizimin e ëndrrës kombëtare, bashkimin e Epirit me Greqinë. M.
Arsakis, themeluesi i kolegjit të madh të vajzave në Athinë, i cili ka dy mijë
nxënëse dhe është e vetmja qendër e edukimit femëror në Lindje, vjen nga
Chotachova, një fshat pranë Gjirokastres. M. Zapas, një tjetër themelues i
shkollave dhe i galerisë së fotografive të Athinës, është vendas i Labovës,
gjithashtu pranë Gjirokastrës. M. Zografo, një tjetër themelues shkollash,
është nga Kestorati (Qesarat), pranë Tepelenës. MM. Averov dhe të Stournaras
barinje bamirës grek me reputacion universal, i dyti themeluesi i shkollës
politeknike të Athinës, me dy MM. origjinë nga Meçova, janë të Zozimas, Kaplani
dhe Tositza janë nga Janina, M. Banca nga Konica. Ka qindra epirote të tjerë më
pak të shquar të cilëve u janë lënë me testament qeverisë greke shuma parash,
totali i të cilave arrin në një shifër të konsiderueshme, për përparimin e
kauzës së shenjtë. Ribashkimi i Epirit me Greqinë është mendimi i vetëm.
Në bankat e
Athinës janë depozituar fonde, interesi i të cilave është grumbulluar prej
vitesh në bazë të një dispozite testamentare që është gjithmonë e njëjtë:
"Këto para, në rast të një lufte për pavarësi, do të përdoren për
çlirimin e Epirit". (Shteti Grek vazhdon financimin e
individëve dhe grupeve terroriste edhe sot për veprimtari subversive kundër
Shqipërisë. Financime që dirigjohen nga Ministria e Jashtme greke, sipas
deklatmit të ish Ministrit të Jashtëm Niko Koçi-FD). Çfarë provash të
domosdoshmërisë së një blloku epiro- shqiptar mund të shërbejnë kundër
manifestimeve të tilla dërrmuese të ndjenjës kombëtare të pakompromis?
A sugjerohet që për shkak se Ali Pasha ishte i jashtëm duke i dhënë fund
një numri të madh familjesh ortodokse, ai e shkatërroi idenë? Sot në këto
rrethe ka familje myslimane me një gjyshe të krishterë që jeton. Fshatrat ende
kanë emrat e tyre grekë, si Progonatis dhe Oxatis, të cilët kujtojnë heronjtë
dhe bëmat e së kaluarës. Në Gjirokastër ka bija të familjeve
myslimane që shkojnë në shkolla greke dhe shqiptarë myslimanë që, të shtyrë nga
një ataviz?m i gjithë pushtetshëm, bëjnë shenjën e kryqit kur kalojnë pranë një
kishe greke. E kaluara dhe e tashmja janë këtu të bashkuara në mbështetje të
një kauze që ka pas vetes një histori të shëndoshë dhe politikë praktike. (Emrat
e personave që përmenden, janë ortodoks shqiptarë dhe jo grek. Ata nuk
përfaqësonin asgjë në Epir, sikundër dhe në ditët tona kemi të tillë njerës që
ndjekin rrugën e pabesisë-tradhëtisë!).
.
???
Nuk do jem i qetë nëse nuk sjell këtu
edhe një tragjedi çnjerëzore të ushtruar nga shteti Grek në Panaritin e Korçës.
Masakra e Grekëve të vitit 1914 në
Panaritin e Korçës, sipas dëshmisë së nënë Emine Hoxhës e rrëmbyer nga grekët
në vitin 1914. Deponimi është bërë më 13 gusht 1986 dhe është rregjistruar nga
historiani Petrit Zeneli. Nënë Emineja është e mbijetuara nga masakrat e
Panariti, në moshë 88 vjeçare ka rrëfyer: "Mbaj mend mirë se kur më morën grekët në 1914, isha plot 17 vjet,
dhe nëna po më përgatiste pajën për t'më martuar. Tani jam plot 88 vjet. Quhem
Emine Hoxha, po më thërresin shkurt Mine. Kam dhe një emër tjetër që më
pagëzuan grekët, Vangjeli. Kur erdhi haberi se grekërit po i afroheshin Korçës
e Kolonjës, dhe bëhej thirrje që burrat e fshatit të shkonin në luftë, u bë
berihajë dhe të gjithë dolën të shohin ç'bëhej. Ca burra u nisën për në Vithkuq
që të merrnin vesh ndonjë lajm, ca të tjerë shkuan në drejtim të Kolonjës dhe
nja katër a pesë veta u nisën të lajmëronin Qazim Panaritin, që të kthehej
menjëherë. Siç u mor vesh, dyfeku u ndez në Selenicën e Pishës dhe Qesarakë.
Ndërkohë, banorët e Kolonjës, të lemerisur, morën arratinë dhe arritën mbi
Panarit. Karvane me njerëz dhe kuaj të ngarkuar me plaçka, nuk kishin të sosur.
Të nesërmen, Qazimi dërgoi haber që gjithë fshati të ngrihet e të niset për në
Skrapar, pa humbur kohë. U bë alarm i madh. Lufta po afrohej. Greku po shtinte
me topa dhe gjylet pëlcisnin mbi fshat, andej nga do të shkonim ne. Rrugët
ishin mbushur plot, edhe me të ardhur nga fshatrat e tjera, që po e mbanin
frymën drejt Skraparit. Sa kaluam malin e Panaritit, për në Backë, lufta po
zhvillohej në afërsi të Panaritit. Pas dy ditëve, greku e zuri fshatin tonë,
ndërsa çeta e Qazimit me trimat e Backës e zunë Qafën e Martës dhe atje bënë
rezistencë të fortë, derisa populli u tërhoq në thellësi të Skraparit e
Beratit. Kur greku hyri në Panarit, nuk gjeti asnjë nga banorët myslimanë.
Shtëpitë e tyre kishin mbetur shkretë. Nuk kaloi veçse ca ditë, kur erdhi
haberi nga Stefan Panariti (kryeplak në atë kohë i lagjeve të krishtere) se
greku u bën thirrje dhe u jep besën që të kthehet i tërë populli që ka ikur, se
nuk i trazon njeri. Për këtë ishte bërë garant vetë Stefani. Kështu thanë
njerëzit që kishte dërguar ai dhe grekët. Siç më tregoi im atë, pasi u mblodhën
disa burra e pleq, vendosën të dërgojnë në Panarit dy njerëz të pjekur për të
biseduar me Stefanin gojarisht. Këta u kthyen pas dy ditë dhe, siç flitej,
kishin marrë garanci nëpërmjet Stefanit, i cili ishte betuar përpara qitapit
(ungjillit) në kishë se, greku kish dhënë besën dhe nuk trazonte njeri, ndaj të
ktheheni e të shikoni punët në shtëpitë tuaja, se po bëhen arat për të korrur
edhe bagëtitë kanë mbetur pa zot. (Kjo taktikë greke më kujtoi
njëllojshmërinë e veprimit të 30 viteve më pas të andartëve grekë të Napoleon
Zervës, që në qershor të vitit 1944, i dhanë besën banorëve të Pramëthisë se
nuk do t'u ndodhte asgjë e keqe, por të nesërmen, besa e thye, filluan
masakrat, që tashmë dihen. Kjo "dhënie e besës" greke ndodhi në të
gjithë rajonin e Çamërisë- FD).
Njëri pas tjetrit, u kthyem edhe ne,
bashkë me shumicën e fashtarëve të ikur. Grekët silleshin shumë mirë.
Stefani me shokë akoma dhe më mirë, bile me dorë në qafë na thoshte se jemi
vëllezër. Këto ishin fjalët që qarkullonin e bisedoheshin çdo mbrëmje në
fshat. Po ç'fshihej realisht mbas gjithë kësaj mirësie?! Një ditë të mirë,
grekët dhanë urdhër që të mblidhen të gjithë burrat e fshatit, 16 vjet e
përpjetë, te kisha, se do të bënin gjoja disa sqarime për rregullat në fshat,
për pleqësinë etj. Kështu u mblodhën burrat e çdo dere dhe vanë në avllinë e
kishës, ku midis të tjerave u thanë se, ashtu siç ishin, do të vinin të
ndërtonin rrugët nga Trebicka, Grabocka e deri në Sinor me Skraparin, se do të
kalonin topat e ushtrisë (artileria). Kështu i vunë të gjithë burrat përpara
varg, në drejtim të Trebickës, duke marrë dhe bukë me vete për dy ditë. Pleqtë
e mbetur na treguan se ç'u kish thën greku në mbjedhje. Ne besuam se vajtën për
të bërë rrugë, ndaj gratë, nënat dhe fëmijët e mbetur në fshat u qetësuan. Por
kish ndodhur hataja...! Të gjithë burrat i kishin kthyer drejt Grabockës dhe i
kishin vrarë e copëtuar me thika e sopata, disa në përruan e Dinçes, disa në
Grabockë dhe shumicën në rripën e Melckës, në kufi me Skraparin. Kështu
përfunduan nja 200 a më shumë burra e djem, aq sa në Panarit nuk mbeti këmbë
mashkulli".
Kjo dëshmi e të mbijetuarës na
vërteton "pabesinë greke" dhe hedh poshtë deklaratat e shtetit Grek,
se dramat, tragjeditë dhe masakrat ç'njerëzore të kryera ndaj banorëve të Jugut
shqiptar "nuk është qeveria greke ajo që
dëshiron të aneksojë Epirin, por vetë epirotët që pretendojnë ribashkimin me
Greqinë".
[Asnjë koment nuk është i nevojshëm, kur përballë kemi fakte rrënqethëse
për zhdukje e shfarosje dhe armiqësi mbi 100 vjeçare të Greqisë ndaj
Shqiptarisë. Ne, shqiptarët historikisht rezulton
se në marëdhiet me Greqinë, vetëm kemi dhënë-FD)]. Njihemi edhe me ç'farë thonë këta
dy sutorë për Çamët! Para se të rrëfej mrndimin e dy sutorëve, dëshiroj të bëj të njohur
thëniet e Koloneli Britanik C.M. Woodhouse. 16 Tetor 1945, i cili ishte i
pranishëm në prriudhën e gjenocidit grek ndaj çamëve. "Zervas i inkurajuar nga Misioni Aleat nën mua, i dëboi çamët nga
shtëpitë e tyre në vitin 1944. Ata kryesisht u strehuan në Shqipëri. Dëbimi nga
Greqia u krye me gjak... Zonat e Filiatit dhe Paramithia që vizitova në korrik,
duket se janë 100% greke tani. Çamët e meritonin atë që morën, por metodat e
Zervas ishin goxha të këqija. Rezultati ka qenë në fakt një zhvendosje e
popullsisë, duke hequr një pakicë të padëshiruar nga toka greke. Ndoshta do të
ishte më mirë t'i lini gjërat me kaq.."(Burimi: Foreign Office Archives
Nr: FO371-48094). *Raporti ushtarak britanik nga koloneli C.M. Woodhouse, datë
16 tetor 1945, pas masakrave në Filat dhe Paramythia. Book: The Cham Albanians
of Greece: page 373. Edited by Robert Elsie and Bejtullah Destani. Published in
2013, London. [Nuk do komentoj se
tashmë janë sqaruar të vërtetat. Por më duhet të theksoj se Napoleon Zerva,
arriti të kompromentojë dhe ti mashtrojë me zgjuarsinë e tij si "Aleatët
dhe Boshtin".
a) [Libri:
"EPIRUS". Autor: Arthur Foss.] Robert Curzon i përshkroi ato, kur
ishin aty të egra dhe të ashpra Shqiptarët nuk bërtisnin dhe nuk bisedonin siç
bëjnë arabët, por endeshin kot nëpër pazar, të gatshëm për t'u grindur me këdo
dhe të paaftë për t'u marrë me ndonjë punë. Shkurt, më dhanë idenë e të
qenit një grup idiotësh shumë të varfër dhe krenarë, pa vlerë për asgjë. Çamët
myslimanë ose çamët e Thespotisë ishin në armiqësi të përjetshme me fqinjët e
tyre të krishterë (lexuesi duhet të kuptojë se fqinjët e tyre të krishterë
ishin po çamë, kushurinjtë dhe fise të njëjta me çamët islamë. Por harrojnë
autorët se si çamët ortodoksë dhe çamët islamë, para turqisë ishin të dy të
besimit katolik-FD) dhe, të favorizuar nga bashkëfetarët e tyre turq (në Çamëri
nuk kishte anjë familje turke. I gjithë territori i Çamërisë, si para
Osmanllinjëve, bizantinëve, bullgarëve, romakëve ishte që nga lashtësia tokë e
thesprotëve/çamëve. Askush nuk pruri asnjë metër tokë nga perandoritë që
shkelën në atë rajon.-FD) kishin fituar tokat më të mira, ndërsa të
krishterët, si suliotët, ishin detyruar të jetonin në tokë më pak pjellore (Suliotët
nuk jetonin në fushat e Çamërisë, por ishin të ngulur në malet e Sulit. Ndërsa
disa pak fshatra greke, me banorë të ardhur jetonin në periferi të
rajonit. Ata nuk kishin toka, ata ishin të punësuar tek agallarët e Çamërisë-FD).
Përfshirja e
Threspotisë në Greqi kishte qenë e pafat për çamët, por ata vazhduan të
lulëzonin, duke u kujdesur për ullinjtë e tyre, për vajin e tyre. Në vitet
1941-44 çamët u armatosën nga gjermanët dhe italianët dhe bashkëpunuan me ta
kundër fshatrave greke të kontrolluara nga andart?t. Shumë mizori të kryera
prej tyre ishin të njohura. Në gusht të vitit 1944, si prelud i betejës
përfundimtare kundër gjermanëve në tërheqje, EDES i dëboi çamët në Shqipëri,
pasi ata përbënin një kërcënim për krahun e majtë të Zervës. Shumica prej tyre
ia mbathën, por shumë nga ata që nuk ishin mjaftueshëm të shpejtë pësuan
hakmarrje në jetën e tyre. Meqenëse Threspotia ndoshta vuajti më shumë gjate
atyre viteve sesa shumica e pjeseve të Greqisë nga luftat dhe semundjet fryma e
hakmarrjes së egër, siç shihet sot nga rrënojat e pakta të mbetura të fshatrave
çame përgjatë dhe poshtë lumit Kalama. Ka shumë njeres, fshatarë
ortodoksë grekë (lexo:çamë ortodoks-FD) në Threspoti. flasin shqip midis
tyre. Ato janë të shperndara në veri nga Paramëthia deri në lumin Kalama e më
tej, dhe në perëndim deri në Fushën e Margëllëçit. Disa nga të moshuarit mund
të flasin vetem shqip, dhe gjuha nuk po vdes. Ndërsa shume çifte ne jeten e
hershme martesore shkojnë drejt Athinës ose Gjermanisë për punë dhe fëmijët e
tyre mbeten në shtëpi për t'u rritur nga gjyshërit e tyre që flasin
shqip.
. ???
U përpoqa të sjell
në kujtesë marëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë gjatë më tepër se një
shekull, duke shfletuar në fletët e historisë si me të dhënat nga pala
shqiptare dhe ato të dhëna nga të huajt. Me informim historik nga të dy palët,
është në të drejtën e kujtdo të nxjerrë konkluzione dhe ti kalojë në peshoren e
të vërtetave. Në hartimin e këtij shkrimi m'u desh të përqëndrohesha në
përballjen mes të vërtetave dhe mashtrimeve, por ishte e vështirë, jo se nuk e
përballoja, por ishte shumë e bezdisëshme për lexuesit, sepse çdo rresht i
shkruar prej tyre është shumë larg të vërterave, dhe shumë, shumë irritues. Të
njihet e vërteta kërkohen mendje të qeta, të përqëndruara, larg molepsjeve
politike, nacionaliste ekstremeve nacionale, larg keqpërdorimit e
interpretimit të katër Librave të shenjtë. Megjithatë, duhet të
ndërgjegjësohemi, të dimë të kuptojmë se jemi pjesë e së tërës, ku e tëra
(shoqëria nherëzore) ka në përbërje dy të kundërta. Të mirën dhe të keqen, të
bukurën dhe të shëmtuarën, lindjen dhe vdekjen, mikun dhe armikun, lumturinë
dhe hidhërimin, të pasurin dhe të varfërin, siç ka mashtrimin, shpifjet,
manipulimin dhe të vërtetën, etj, që të gjithë i dimë. Ndaj përpara këtyre dy
të kundërtave, të pashmangshme duhet të kalisim vet veten me durim, aftësi për
të mposhtur me argumente bindëse dhe përherë me tolerancë. Nuk përjashtohet vet
mbrojtja në krejt përfshirjen jetësore. Kemi kohë që jemi dëshmitarë të kalimit
nga një rend të përcaktuar, në një rend të pacaktuar. Për këtë po citoj
"të vërtetën e madhe" të deklaruar nga Karl Marksi 200 vite më
parë.
Të gjithë
diskutojmë në familje dhe në shoqëri, duke shtruar shqetësimin e madh jetësor,
sidomos ata më të moshuarit, të cilët kanë më shumë përvojë me jetën se ç'farë po ndodh në
nivelin tonë shoqëror dhe subjektiv?. Përgjigjen e gjejmë tek Karl Marksi, në
vitin 1848, i cili ka dhënë një shpjegim goditës të këtij realiteti.
Lexojmë disa pjesë nga teksti i Marksit shkruar dy shejuj më parë, por tepër i
goditur për situatën ku ndodhemi sot.
"Kudo ku ka
fituar, borgjezia u ka dhënë fund të gjitha marrëdhënieve feudale, patriarkale,
idilike...Ajo i ka zhytur ekstazat më qiellore të zjarrmisë fetare, të
entuziazmit kavaleresk, të sentimentalizmit filistin në ujin e akullt të
përllogaritjes egoiste. E ka shndërruar dinjitetin personal në vlerë këmbimi...
Borgjezia ia ka hequr aureolën çdo profesioni deri më atëherë të nderuar e të
respektuar me frikë përulëse. Ajo i ka kthyer fizikanin, juristin, priftin,
poetin, njeriun e shkencës në punëtorët e vet me mëditje.
???
Shënim: Për përgaditjen e këtij shkrimi u
jam referuar shumë sutorëve vendas dhe të huaj, të cilët i kam cituar në
fjali të drejta dhe të zhdrejta. I falenderoj për mundësinë që na kanë
ofruar me shkrimet e tyre!. Studjues
Fahri Dahri
10/Qershor/ 2025