Mendime
Florim Zeqa: 120 Gjarpinjë për Kuvendin e Kosovës!
E enjte, 19.06.2025, 06:51 PM
120 Gjarpinjë për Kuvendin e Kosovës!
Shkruan:
Florim Zeqa
Dështim edhe pas
përpjekjes së 34-të në Kuvendin e Kosovës! Të zgjedhurit e 9 shkurtit 2025 nga
përfaqësues të popullit u shndërruan në pengmbajtës dhe bllokues të
institucionit më të lartë ligvënës në vendin tonë!
Gjarpinjtë
paralajmërim kobëzi për Kosovën
Numri
enorm i gjarpinjve nuk ka qenë asnjëherë më i madh në fushat dhe malet e
Kosovës, të përhapur edhe në lagje të ndryshme të qyteteve tona!
Shoqëruesit
më të shpeshtë dhe të përditshëm të popullatës së pakët të mbetur në zonat
rurale janë gjarpinjtë (bollat), këta zvarranik sa shqetësues po aq edhe të
rrezikshëm për jetën e qytetarëve!
Pas
seancës së fundit të Kuvendit të Kosovës, sikur m'u kujtua rastësisht romani
"Gjarpinjtë e Gjakut" të simbolit të qëndresës popullore kundër
pushtuesve serbë, Adem Demaçit!
Për
dallim nga 'Gjarpinjtë e Gjakut' të Demaçit që simbolizonin pushtuesit serbë që
ushqeheshin me gjakun e shqiptarëve, deputetët servil dhe morbid të Kuvendit të
Kosovës me bllokadën politike në konstituimin e Kuvendit të Kosovës janë kthyer
në 'gjarpinjë' që thithin gjakun e popullatës së varfër të këtij vendi,
përkatësisht të buxhetit të shtetit duke shkuar në seanca vetëm sa për të siguruar
meditjet dhe pagat e majme me 2-3 minuta prezencë pasive në tempullin e
demokracisë!
Kjo
përveqse papërgjegjësi e deputetëve dhe kryeneqësi e liderëve partiak, paraqet
vetëshkatërrim të institucioneve shtetërore!
Kjo
situatë e jashtëzakonshme e krijuar në Kuvendin e Kosovës duhet të pasohet me
veprime të jashtëzakonshme, për t'iu rikujtuar liderëve partiakë dhe
deputetëve, se ky vend ka Zot dhe ka nevojë për deputet atdhetar dhe të
përgjegjshëm që mbrojnë buxhetin e shtetit e jo karrigët e tyre në dëm të
qytetarëve!
Meqë
karrshi kësaj bllokade të palogjikshme dhe abnormale po hesht Presidentja dhe
Gjykata Kushtetuese, po hesht edhe shoqëria civile me pengimin e hyrjes së
deputetëve në Kuvend!
Andaj,
dikush duhet të përkujdeset me sjelljen e 120 Gjarpinjve në Sallën e Kuvendit,
për t'ua pamundësuar qëndrimin në Kuvend të deputetëve servil të liderëve
partiakë.
Gjarpinjtë
për më tepër se dukuri shqetësuese për popullatën, mund të jetë një paralajmërim
kobëzi për të ardhmen e Kosovës, e cila ka mbetur jetime pa institucione dhe pa
mbështetje ndërkombëtare!