Mendime
Florim Zeqa: Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?
E enjte, 26.06.2025, 04:55 PM
Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?
Shkruan:
Florim Zeqa
Nderi
dhe dinjiteti, besa dhe bujaria, fjala e dhënë dhe besnikëria, humanizmi dhe
solidariteti, ndershmëria dhe mirësjellja njerëzore, dashuria vëllazërore dhe
fqinjësia e mirë, vyrtyte këto të trashëguara brez pas brezi dhe gjeneratë pas
gjenerate janë tretur në errësirën e lirisë së fituar me gjak dhe sakrifica të
panumërta.
Tretja
e vlerave njerëzore
Të
gjitha këto vyrtyte të mira të shqiptarëve janë zavendësuar me egon për pushtet
dhe përfitime personale, me urrejtje dhe xhelozi ndaj vëllaut dhe fqinjit të
parë, me sadizëm dhe skizofreni ndaj atij që është më i ditur dhe më i ngritur
sesa të tjerët.
Dëshira
për të përfituar nga meritat dhe vlerat e tjetrit, i kanë kthyer njerëzit në
grabitës të çdo gjëjë me vlerë në këtë vend!
Askush
nuk e ka pritur se liria do t'na sjellë kaq shumë zhgënjime dhe dëshprime, kaq
shumë hidhërime dhe vuajtje shpirtërore prej njëri-tjterit!
Urrejtja,
kërcënimet dhe shantazhet janë kthyer në standard të jetës në Kosovë.
Në
mungesë të dijes dhe vlerave, shqiptarët i tregojnë "muskujt"
njëri-tjetrit duke i treguar lidhjet që kanë me të fortët e politikës, si
paralajmërim, se nëse nuk bën si të themë unë, do të pësosh dhe nuk do të
shpëtosh nga më e keqja!
Kjo
është gjuha që shqiptarët e përdorin me njëri-tjetrin dhe kundër atyre që janë
më të ditur dhe më të ngritur sesa ta!
Humbja
e besimit në Zot dhe në shtet
Humbja
e besimit në Zot dhe tretja e besimit në shtet, i ka kthyer njerëzit në
egërsira të shekullit 21, të shekullit të revolucionit teknologjik!
Kur
bota e civilizuar dhe demokratike garojnë mes tyre me inovacione dhe zhvillim
ekonomik, ne shqiptarët i tregojmë muskujt njëri-tjterit sikur në kohën e
mesjetës!
Mbase
kjo çasje irracionale dhe denigruese na ka kthyer në popullin më të prapambetur
në kontinentin evropian!
Në
këtë kohë të ndryshimeve globale gjeopolitike, ne shqiptarët po vazhdojmë të
jetojmë me mentalitetin e vjetër patriarkal, të kohës së fiseve dhe bajraqeve,
duke harruar se jemi duke jetuar në kohën e globalizimit, kur bota po përballet
me ndryshimet klimatike, zhvillimin e hovshëm teknologjik dhe rrezikun e një
lufte shkatërrimtare bërthamore, ne shqiptarët kemi mbetur në embrionin e
muskujve me një pistolet në bel duke i shitur trimëri njëri-tjetrit, por jo
edhe armikut, i cili është duke e pritur momentin për t'na gllabëruar me një
"kafshatë mëngjesi"!
Për
ndërgjegjësim dhe vetëdijësim të popullatës, këtë shkrim po e përfundoj me një
thënje të Prof. Mark Krasniqit, po citoj: "Mrekullia vetëm një herë ka
zbritur nga qielli për shqiptarët".