Mendime
Nue Oroshi: Këndellja apo humbja në thellësinë e shkretirës
E hene, 30.06.2025, 06:55 PM
Këndellja apo humbja në thellësinë e shkretirës
Nga Nue
Oroshi
Këndellja shpeshherë ndahet në dy pjesë: në
kthjellimin për të ardhmen dhe ndërtimin e perspektivës apo në humbjen në
thellësinë e shkretirës dhe quhet moskëndellje apo komë kombtare.Ndërtimi i
perspektivës së një populli apo një kombi bëhet përmes kokave të idealisëtave
atdhetarë të cilët projektojnë të ardhmën e popullit përmes projekteve
politike, shkencore, ekonomike dhe ushtarake. Edhe tek populli ynë shqiptarë në
këtë moment janë duke u ndërtuar dy rrugë te ecjës përpara.
Njëra rrugë është këndellja apo kthjellimi që janë duke punuar një grup
idealistësh atdhetarë shqiptarë që ka të bëj me ndriçimin dhe ruajtjen e
historisë,kulturës,traditës arkeologjisë si dhe ndertimin e një përspektive
kombëtare shqiptare përmes projekteve kombëtare dhe bashkëpunimit ekonomik,
diplomatik, kulturor dhe ushtarak me shtetët që historikisht e kanë ndihmuar çështjen
shqiptare.Por paralelisht me punën për këndelljën kombtare kemi edhe grupet
paramilitare, bashkëpuntor të Serbisë, Iranit, Turqisë e Rusisë të cilët janë
duke punuar që ta fundosin në greminë të thellë kombin shqiptarë ku kurrë nuk
do ta ketë mundësinë e daljes nga kjo greminë e thellë dhe tepër e errët ku
janë mbledhur në këtë greminë të gjithë mbeturinat satanike që ka shekuj që
janë duke e luftuar shqiptarinë për ta fundosur. Madje gjatë historisë
shqiptare shpeshherë kemi pasur dy rruma politike që paralelisht njëra ka qenë
në anën e Zotit apo në anën e të drejtës kombëtare dhe tjetra ka qenë në anën e
djallit, mefistofilit apo të mallkuarit. Këto dy rryma politike kanë pasur
mbështetesit e tyre madje njëra rrymë ka qenë e lidhur ngushtë si mishi me
thonin me politikat e Rusisë, Turqisë, Iranit e Serbisë. Më një fjalë kanë qenë
të lidhura me politikat e atyre vendeve që historikisht e kanë masakruar, e
kanë vrarë dhe kanë kryer gjenocid kundër popullit shqiptar. E kanë përzenë
këtë popull përmes konventave jougosllavo-turke ku i kemi pesë konventa të
nënshkruara nga turqit dhe jugosllavët. Për një shqiptar qeveria turke i ka
dhënë qeverisë jugosllave një mushkë. Aq vlerë i kanë dhanë satanët e karpateve
dhe ata të bosforit shqiptarve.Madje nëse shikohen prejardhja gjenologjike e
turqve dhe serbeve ata kanë të njejtën prejardhje, kanë të njejtin mentalitët
në gjenet e tyre si dhe e
kanë ndihmuar historikishtë njëri-tjetrin për ti zvogluar tokat shqiptare dhe
për ta zhdukur shqiptarinë.Edhe sot janë në rrugën e përbashkët për zhdukjen e
kombit shqiptar. Por një gjë është për tu cekur: Si ka mundesi
që një pjesë e mirë e shqiptarve kanë ra nën ndikimin e politikës se
Serbisë,Rusisë,Turqisë dhe Iranit. Si është e mundur që një pjesë e shqiptarve
pa kurrfarë turpi dhe pa u skuqur fare dalin dhe i mbrojnë anmiqtë më të mëdha
të shqiptarve dhe bëhen pjesë e projekteve antishqiptare. Si është e mundur që
faqezitë që flasin shqip edhe sot e asaj dite punojnë për projektet e Serbisë
dhe te Turqisë, që të
sulmohët aq vrazhdë Amerika nga këto grupe politike dhe të mbrohet Irani i cili
është i lidhur si mishi me thonin me Serbinë kriminale. Madje jo vetëm me fjalë
por e ka përkahë edhe me avion luftarak dhe tankë tjera për ta çfarosur kombin
shqiptarë në luftë në vitin 1998/1999. Dhe këta shqipfolës përkrahes të
politikave satanike dhe gjenocidiale të Serbisë, Turqisë, Iranit e Rusisë nuk
janë asgjë tjetër përveç se kopila që ju takojnë
familjeve të përziera serbo-turko-boshnjake dhe që historikisht kanë qenë
kundër çështjes shqiptare.Madje këta kopila që janë ngjizur nga
këto përzierje edhe sot e kësaj dite nuk e pranojnë faktin se janë shqiptarë.
Dhe mirë bëjnë që nuk e pranojnë se janë shqiptarë sepse në fakt nuk
janë shqiptarë të rrënjëve Arbërore. Lufta në mes të Amerikës e Izraelit kundër
Iranit,Rusisë,e Turqisë jau ka hequr perdët dhe kanë dalë lakuriq. Kanë dalë
lakuriq sepse duhet t´iu tregojnë shefave të tyre se janë me ta.
Edhe më shumë të tjerë do të dalin lakuriq kur të filloj lufta me
Turqinë. Asgjë nuk bahët rastësisht kur vjen në pyetje gjuajtja në gremin e
shqiptarisë. Rastësisht nuk bëhen as emrimët e gradimet që po i ban Serbia
publikisht siç është rasti me Shpresa Berishën që e emron gjeneral
të Serbisë dhe Ganimete
Osmanin e Majlinda Kurtin majore të Serbisë. Krejt ky është një ekip proserb që
po punon për ta fundosur shtetin e Kosovës për ti hapur rrugë aneksimit dhe
pushtimit të Republikës së Kosovës, dhe për ta formuar një qeveri proserbe siç ishte
ajo e viti 1945 ku u rikthye Kosova në duart e Beogradit pasi që katër vjet
ishte me Shqiperinë Etnike 1941-1944. Fatkeqësisht përveç mbrenda Serbisë që gradon
shqiptare e shqiptar Serbia ka ende bashkëpuntorët e vet që punojnë për ta edhe
mbrenda Republikës se Kosovës dhe që janë te infiltruar mbrenda insttitucioneve
të Republikës se Kosovës si dhe atyre mediatike.
Por gjithë ky ekip proserbë i ka bërë pazarët pa të zotin e shtëpisë. Kanë harruar që tash NATO është e ulur këmbkryq në Kosovë. Kanë harruar se idealizma shqiptare është ma e fortë se sa përkrahesit e projekteve karpatiano-aziatike, që në çdo zgjedhje shtetërore dhe ato lokale i nënshkruajnë vendimët për rikthimin e mbeturinave aziatike siç është rasti i Prishtinës, Deçanit dhe Klinës ku tre kryetarët e këtyre komunave nënshkruan vendime për shkatrrimin e kulturës dhe arkeologjisë shqiptare. Këtë shkrim po e përfundoj me fjalët e Kapidan Dedë Gjon Markut i cili në një intervistë që e pata realizuar me të për një film dokumentarë për Derën e Gjomarkajve u shpreh kwshtu:"Të gjithë ata që i kanë shpëtuar periudhës komuniste pa u njollosur ta dinë se janë burrat më të mirë të Shqipërisë. "Kapidan Deda i kishte bërë 46 vjet burg e internim në regjimin komunist.E unë do të shtoj: " Të gjithë ata shqiptarë në Republikën e Kosovës që kanë shpëtuar pa u njollosur në këto 26 vite dhe pa ngrënë në grazhdin e Serbisë,Rusisë,Turqisë dhe Iranit në Republikën e Kosovës ta dini se janë burrat dhe gratë më atdhetare të Kosovës." Janë personifikim i orientimit të shqiptarëve në rrugën evropiane.Po disa që u dobësuan dhe për shkak të interesave personale u bën ushtarë të kësaj ideologjie aziatike dhe karpatiane mos kofsha në lekurën e tyre. Eh për të mbetur shqiptarë i pastër dhe atdhetar duhet të ia kushtosh shqiptarisë tërë jetën dhe jo vetëm dy apo tri vite angazhim dhe me pas duke rënë pre e politikave antishqiptare. Dhe populli shqiptar në këto momente gjindet në mes të këndelljes kthjellimit dhe ecjës në rrugën e duhur, apo gjuajtjes në një greminë të thellë ku nuk do të mundët të dalë kurrën e kurrës.