E premte, 25.07.2025, 08:32 AM (GMT+1)

Mendime

Petrit Dibrani: Gjaku rrjedh nëpër vena...

E diele, 29.06.2025, 12:14 PM


Gjaku rrjedh nëpër vena dhe çdo njeri, e shkruan dhe flet atë çfarë i thot zemra!

Nga Petrit Dibrani

Për ju shqipfolës nostalgjik, të Jugosllavisë e Serbisë dhe Turqisë, që e quani Kombin shqiptar: kosovar, kosovali, kosovski narod!

Është vërtetuar shkencërisht, a jemi (komb shqiptar) apo kosovar, andaj edhe konkludimet e juaja të pabaza, janë shpifje për vëmendje publike.

“Unë ju kuptoj”!

Ngase e bëni edhe nga asketizmi i vrazhdë dhe i shpifur fetar, e jo vetëm për vëmendje publike.

Ju besoni fillimisht, pastaj edhe flisni në diçka që nuk kuptohet, andaj është trushpërlarje e servilitet dhe mos respekt ndaj vetvetes, kur verbërisht akceptohet!

Mosdija nuk është më e keqja, po mjerisht; mos edukata prindërore, që edhe e sjellë rënien e moralit, ndjenjave patriotike, indiferentizmin për atdheun dhe servilitetin e spiunazhin, duke e shprehur dhe tentuar për t’i përdhosur dhe tjetërsuar vlerat kombëtare, janë shumë më t’këqija dhe vdekje për së gjalli!

Këta që tentojnë të shpikin një komb me shpifje, e kanë bërë dhe e bëjnë për vëmendje publike apo edhe në rastin më t’shëmtuar, për mosdije dhe servilizëm.

Andaj është njerëzore e moralshme, të kuptohet dhe pranohet, gjithfarë është vërtetuar shkencërisht.

(Kombi shqiptar), e ka të shkruar autobiografinë; me gjuhën e lashtë, historinë, traditën e kulturën dhe gjakun e dëshmorëve dhe ju kot kokorisni, me ngrefosje dhe kapardisje, sikurse “gjeli majë plehut”!

Kudo dhe kurdo, shqiptarët që kanë qëndruar bashkë, pavarësisht ku kanë jetuar, e kanë humbur, larguar ndjenjën e dobësisë së tyre, duke e fuqizuar ndjenjën e përbashkimit për atdhedashurinë.

Trungu i Shqiptarisë, s’ka qenë kurrë dhe kurrë s’do ndryshohet, as me indentitet të kishës e të xhamisë dhe as me “Kombin Kosovar”.

Ju dua veç të bashkuar, ngaqë jemi një komb, e kemi një atdhe, një gjak, një gjuhë, një flamur dhe për mua personalisht, Gjergj Kastriotin një Profet.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx