Mendime
Milazim Zeqiraj: Moskompromisi, premtimet gjatë fushatës dhe bllokada politike
E enjte, 10.07.2025, 06:54 PM
Moskompromisi, premtimet gjatë fushatës dhe bllokada politike
Nga
Milazim Zeqiraj
Në fushatën zgjedhore u premtu qartë
nga partit politike se nuk do të këtë kompromis. Votusi e pranoi ofertën e
partive politike me vetëdije për mos marrjën e kompromiseve dhe për refuzimin e
çdo lloj kompromisi.
Ai tani është i knaqur për besnikrin
e partive politike, për moskompromis.
Zgjedhjet kanë kaluar. Rezultatet
janë të qarta si dielli. Votusi e ka zgjedhur rrugën dhe kjo rrugë nuk kalon
përmes kompromisit.
Në fund të fundit votusi ka votuar
për kët situatë, refuzim të koalicioneve dhe përplasje pa kompromis. Tani ai
s´ka arsye për tu ankuar. Bllokada është produkt i paktit të heshtur të partive
politike me votusin.
Thirrja për protestë për krijimin e
institucioneve është e pa nevojshme, e dëmshme dhe shkon në rrenim të rendit
demokratik
Sot kur ka bllokadë në formimin e
indtitucioneve nga mungesa e kompromisit, shpesh na bie të ndegjojmë nga
aktoret e ndryshë thirrjet për protestë masive, së ajo mundet ta zgjidh
bllokadën e krijuar në Kuvend.
Kjo thirrja për protestë dhe presioni
ndaj institucioneve në këto rrethana nuk është zgjidhje dhe është e pa
nevojshme dhe e dëmshme. Ajo shkon në llogari të armikut dhe në rrenim të
rendit demokratik.
Me këtë lojë të gjithë janë të
knaqur, partit politike janë duke respektuar marrëveshjen që e kanë bëre me
votusin gjat fushatës zgjedhore,andaj protesta është e panëvojshme dhe jo
produktive.
Institucionet e vendit nuk krijohen,
sepse nuk ka vullen për kompromis, për këtë votusi ka votu. Deri tani partit
politike janë besnik në këtë pikë, votusi është i knaqur.
Këtë situatë nuk e zgjidhin
protestat, por marrveshjet (koalicionet) e sinqerta të partive politike në të
mirën e vendit.
Presidentja i këshillon partit
politike, kurse Gjykata Kushtetutese sqaron disa ligje të pa kjarta, ato i
kjartëson, paraqet rregulla për të ardhmen që mos të shkohet në pafundësi me
bllokim të institucineve.
Votusi është i knaqur në besnikrin e
premtimeve gjat fushatës
Në fushatë partia VV, dhe partnërt e
saje Lista Guxo dhe Alternativa shpallën synimin për ti marr tëra portat dhe
dritaret dhe nuk do të bëjnë koalicion me parti opozitare.
Edhe partit opozitare LDK, PDK dhe
AAK proklamuan ndryshim dhe nuk lanë hapësirë për ndonjë koalicion e
bashkëqeverisje me VV.
Këto qëndrime u mirëpritën nga një
pjesë e elektroratit në fushatë dhe ishin të kënaqur me këto vendime të partive
politike për të mos bërë kompromise me kundërshtarin politik dhe kështu krijuan
njëfarë pakti të zi politik në mes veti dhe çdo formë e kompromisit do të
trajtohet trathti ndaj vullnetit të elektroratit. Kjo situatë nuk është në
rregullë por për votusin koalicioni nuk është zgjedhja e ti.
Bllokada në Kuvendit nuk i prekë
partitë politike. Votusi s´ka mendu se Kosova e kështu duhet me jetu.