Mendime
Gjon Keka: Festa e 4 Korrikut dhe miqësia e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova me SHBA
E premte, 04.07.2025, 06:58 PM
Festa e 4 korrikut dhe miqësia e presidentit dr. Ibrahim Rugova me ShBA
Nga
Gjon Keka
Mendimet
e mia për festën kombëtare të ShBA-së zgjerohen, sepse është ajo që iu gjendet
popullit tonë në kohë të vështira dhe në prag të zhdukjes. Aq më tepër sa herë
kujtojë këtë datë të shënuar, pra datën 4 korrik që tregon vulën e pavarësisë
së ShBA, nuk mund të mos e kujtojmë edhe presidentin historik e vizionar
dr. Ibrahim Rugova që ishte tepër i lidhur jo vetëm me këtë datë të 4 korrikut,
por edhe me vetë popullin mik Amerikan.
Shqiptarët
e Kosovës, por edhe gjithë shqiptarët si komb kanë mjaftë arsye ta festojnë
bashkë këtë datë të madhe të popullit amerikan, pra 4 korrikun, sepse kombin
tonë e lidhë dhe është i detyruar të jetë mirënjohës ndaj SHBA-së sidoms për
përkrahjen e saj të madhe si në kohën e Presidentit ëilson, ashtu edhe më vonë
në kohën e Presidentit Klinton. Me një fjalë ShBA-t për Kosovën dhe Shqipërinë
është shpëtimtarja e saj dhe mbështetsja më e madhe në të gjitha periudhat deri
më sot.
Kështu
me të drejt presidenti ynë i pavdekshëm dr.Ibrahim Rugova e mbajti lidhjen e
fuqishme të miqësisë me miken e madhe ShBA dhe e dinte se vetëm prej saj vjen
shpëtimi dhe mbështetja dhe se Kosova e arriti aspiratën e saj me vulën dhe
mbështetjen e ShBA-së, NATO-s dhe vendeve mike europiane.
Presidenti
Rugova ishte vizionar dhe i urtë, prandaj edhe thoshte :"Amerika dhe
Europa do të na ndihmojnë, NATO do të ndërhyjë dhe kërkonte të vendoset në Kosovë
për të siguruar paqen", dhe të gjitha këto që i tha u bënë më pas
realitet.
Ai
sigurisht se këto fjalë i thoshte duke qenë i sigurtë sepse këtë siguri dhe
mbështetje e kishte marrë nga ShBA, por edhe nga fjalët që i kishte dërguar
humanistja e madhe e kombit tonë dhe botës Nënë Tereza që i kishte kërkuar
presidentit Klinton që të bënte diçka për ta shpëtuar popullin e saj në Kosovë.
Fjalët
si këto të presidentit Rugova :"Amerika na ka premtuar se do të na
ndihmojë dhe na ka siguruar që çështja e Kosovës të vendosej në agjendën
ndërkombëtare me prioritet", tregojnë atë që i nënvizua këtu më lartë.
Kur
jemi te kjo datë e shënuar e kombit amerikan, po i ndaj fjalët që shkruante një
shkrimtar europian(O.Z.) në vitin 1897 në lidhje me këtë datë të shënuar historike
të popullit amerikan: „festimi i 4 korrikut në Amerikë është në fakt dhe në
kuptimin më të plotë të fjalës një manifestim i madh kombëtar, një që nuk mund
ta imagjinoja më prekës dhe universal. Një kontinent i tërë gëzon në harmoni të
pandarë.kudo jehojnë himnet e lirisë dhe pavarësisë. Gjithçka feston; gjithçka
ndihet e ngritur; flamujt që valëviten, muzika që tingëllon, fishekzjarrët që
kërcasin, turma që këndon, njerëzit që festojnë i japin shprehje motos së
madhe: "E pluribus unum"( Out of many, one). Nuk është çudi që
amerikanët, edhe larg atdheut të tyre dhe në diasporë midis popujve të Botës,
nuk mund t'i rezistojnë kujtimeve të lavdishme në këtë ditë dhe të festojnë
kudo që të jenë."
Gëzuar
mikja e shpëtimtarja jonë ShBA dhe testamenti i presidentit dr.Ibrahim Rugova u
bëftë realitet që miqësia jonë me ShBA-t të jetë e përjetshme.
Zoti
e bekoftë Amerikën.
Zoti
e bekoftë Dardaninë(Kosovën) dhe Arbërinë e Gjergj Kastriotit.