Mendime
Idriz Zeqiraj: Vetëzbulimi i votës së fshehtë, përbën krim elektoral
E premte, 04.07.2025, 06:55 PM
VETËZBULIMI I VOTËS SË FSHEHTË, PËRBËN KRIM ELEKTORAL
NGA
IDRIZ ZEQIRAJ
"Sa të rroç, do të mësosh", -
thonë vëllezërit tanë jugor. Me keqardhje e dhimbje të madhe, për partinë e
Presidentit Rugova, mësuam atë që nuk e prisnim kurrë! "Në Kryesinë e
LDK-së morëm vendimin që deputeti ynë të votojë fshehurazi, por pa e hedhur
fletën votuese në kutinë zgjedhore, ta trgojë adresimin e votës së
"fshehtë!" Shpalosjen e këtij "xhevahiri" unik, kryetari
LDK-së, Lumir Abdixhiku, e bëri publik në debatin televiziv. Këtë e
"arsyetoi" se e kërkuan dy deputetet e përfolura, Marigonë Geci dhe
Serbeze Kabashi-Muqaj, pasi i kontaktoi hapur LVV, në kërkim të votës së tyre.
Dhe, kjo është krejt normale për në subjekt politik, me fitore plebishitare,
duke vjelur vota sa e gjithë opozita e marrë së bashku, por të pamjaftueshme
për votimin e kryetarit të Kuvendit.
LVV i kontaktoi pikërisht dy deputetet
në fjalë, duke parë reagimet e tyre dinjitoze dhe me integritet të plotë, për
zgjidhjen e ngërçit kuvendor. Deklarimet e tyre të hapura dhe të sinqerta,
ndoshta, nuk i pëlqyen shefit të LDK-së dhe ngjallën dyshimin se ato mund të
mos jenë pjesë e votimit të tufëzuar, blegtoral. Dhe, kjo e nxiti kryetar
Lumirin, të bëjë atë deklarimin fatal të vetëzbulimit publik të votës së
fshehtë të deputetëve të LDK-së!
Marigonë Geci, mbesa e bajraktarit të
Llaushës, të ekzekutuar nga soldateska serbo-sllave, deklaroi hapur se nuk
voton rikthimin në pushtet të PDK-së të kriminalizuar. Kjo parti ka përgjakur
LDK-në dhe Kosovën, përfshi edhe familjen Geci, të cilën me Komunikatën numër
59, kërkonte eliminimin politik dhe fizik të saj. Për pasojë, u vranë gazetari
Bekim Kastrati, truproja e Presidentit Rugova, Besim Dajaku dhe u plagos babai
i Marigonës, Gani Geci. Edhe pse dihen urdhërdhënësit dhe ekzekutorët,
drejtësia e kapur nga PAN-i, çuditërisht dhe kriminalisht, i ka fshehur dhe
heshtur krimet.
Serbeze Kabashi-Muqaj, e specializuar
në mjekësi, në Mannheim të Gjermanisë, tani doktoreshë dhe profesoreshë në
Universitetin e Prishtinës. Është e bija e Ragip Kabashit, mërgimtari dhe
veprimtari i hershëm të Shoqatës "Nëna Tereze"; të Shoqatës së njohur
"Dardania", aktivist i Fondit të 3 %-it; i LDK-së dhe pjesëmarrës në
të gjitha aksionet për Kosovën në paqe dhe në luftë. Një humanist i
përkushtuar, burrë i dashur, komunikues i shkëlqyer, i matur, i mençur dhe
fisnik. Dhe, doktoreshë Serbezja ka trashëguar mjaft nga cilësitë e të atit,
deri në përmasën "më bëjë baba të të ngjaj". Si deputete rishtare, e
përgjegjshme, e përkushtuar, për ta përmbushur premtimin publik, të dhënë
zgjedhësve të saj dhe të Kosovës mbarë, e përjetoi rëndë ngërçin kuvendor.
Andaj, bëri thirrje publike, për një zgjidhje të shpejt e fatlume, pa e
fajësuar ndonjë subjekt politik me emër.
Vendimi i paprecedent i Kryesisë të
LDK-së, ka shokuar jo vetëm anëtarësinë, elektoratin dhe shqiptarët, sepse nuk
e prisnin këtë poshtërim, për deputetët e saj të zgjedhur me votën e lirë
dhe demokratike. Është një vendim unik, një lajthitje, që nuk i bënë
nder një partie veterane të demokracisë, bërëse e paqes dhe e luftës,
themeltare e shtetit të Kosovës. Dhe, pikërisht, kjo e rëndon, madje
skajshëm, lidershipin aktual të LDK-së, për censurimin e demokracisë!
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, duhej
të mblidhej të nesërmen e publikimit të deklarimit të kryetarit Abdixhiku,
për vendimin monstrum, ta demantonte, duke e zhbërë atë, me qortimin e madh se
metoda të tilla kontrolli të votës së fshehtë, nuk mund të jenë praktikë e
LDK-së zë madhe të Presidentit Rugova. Heshtja për këtë krim partiak elektoral,
duhet thyer nga vetë partia.
Edhe KQZ duhet të reagojë dhe ta
ndalojë me rregullore e ligj, ashtu siç ndëshkon fotografuesit e votës së
blerë. Heshtja, fshehja e krimit, inkriminon edhe aprovuesin, duke e bërë pjesë
të krimit. Ndërkohë KQZ, pas këtij skandali të legalizuar, duhet të mbikëqyrë,
pa cenuar fshehtësinë e votimit, të gjithë procesin votues, që mund të
bëhet përmes telefonit.
Votimi i fshehtë është parësor, votimi
i hapët është pjellë e diktatorëve
Qysh kur bota ka krijuar institucione
shtetërore, ka lindur edhe votimi i fshehtë. Votimi i fshehtë ka degjeneruar në
votimin aklamativ, të hapur|, përkatësisht, fiktiv, të rrejshëm, kur diktatorët
kanë dashur të mbijetojnë pushtetin e përjetshëm, respektivisht, deri në
ngordhje. Po të mos ndodhte ky degjenerim, kriminelët, si Hitleri, Stalini,
Enver Hoxha, Pol Pol Poti dhe soji i tyre, nuk mund të qëndronin në pushtet të pa
limit. Por, as bastardë si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa, nuk
mund të ricikloheshin ndër vite. Është vota e hapur e Këshillit të Përgjithshëm
që e solli LDK-në në 10 %!
Më në fund, "u mbars mali dhe
polli një mi", - thotë një urtësi. Kështu ndodhi me Gjykatën Kushtetuese,
fundoi ashtu siç pritej. Sistemi i drejtësisë, përfshi edhe Gjykatën
Kushtetuese të hymnizuar, qëllimshëm, nga PAN-i kriminal. Në 47 faqet
arsyetuese të saj shpërndanë mjegullnajë, për ta kamufluar të vërtetën
absolute: "Votimi për krykuvendarin bëhet i fshehtë, i hapur dhe në forma
tjera", thuhet në tekstin bazë të Kushtetueses. Duhej të kalonin 5 (pesë)
muaj të shqyrtimit, për ta gatuar këtë "çorbë të thartuar", diçka si
në stilin e veprave penale të parashkruara, nga gjykata tona mafioze!
Potere e zallamahi, si një kor i
çakorduar, analistë e juristë të opozitës, shkretonin, si me komandë: "Ne
kishim të drejtë, ligji duhet të ndëshkojë LVV, për prolongimin, zgjatjen e
konstituimit të Kuvendit!" Ndërkohë, Gjykata në vend që ta trajtojë
çështjen juridikisht, ajo veproi politikisht! Megjithatë, nuk i mjaftuan të 47
faqet, për ta dhënë verdiktin që shënon Kushtetuesja me një fjali ose, së
shumti, edhe periudhë të vetme.
Tashmë, nuk ka asnjë dyshim se opozita,
mediat, e ashtuquajtura "Shoqëria civile" korruptive, disa nga
sindikatat e manipuluara, Edvin Rama me social-komunistët e tij, OVL e UÇK-së
bashkëpunuese e hapur me Beogradin,i cili ia besoi dosjet e Gjykatës së Hagës,
me qëllim të nxitjes të vëlla-vrasjes nder shqiptare, përfshi edhe Listën
Serbe, janë palë me politikën e Serbisë, për ta rrëzuar Qeverinë Kurti, sepse
me gjithë kundërshtinë e kësaj lukunie monstrume, arriti ta shtrijë
sovranitetin në veriun e Kosovës. "Veriu i Kosovës është tokë e
askujt", thoshte Rama i Tiranës; "veriun nuk e administrojmë, e kemi
humbë", thoshte Hashimi; "unë nuk kam tokë për të falë", thotë
Albini.
Prandaj Kurti po i fiton votat e
shqiptarëve të Kosovës dhe zemrat e shqiptarëve të botës! Thënë troç, populli
jo vetëm që nuk e donë PAN-in në pushtet, por edhe e urren, për krimet vrastare
numerike dhe makro-hajninë zyrtare. Lidershipi i ri i LDK-së qe zotuar se nuk
do të jetë më -bisht e patericë- e PDK-së, e cila po e nxitë LDK-në marrëzira
kundër LVV, ndërsa vetë po zgërdhihet në anësore, për veprimet e tellallit të
saj, LDK-së!
Anëtarësia, elektorati, por edhe
populli e shqiptarët e kudondodhur po i gëzoheshin LDK-së të ringjallur. Por,
me qëndrimet e fundit, flirtet e hapura me partinë-bandë PDK-në; refuzimi i
ftesës për bashkëqeverisje me LVV, ka ngjallur dyshimin e bazuar, se ajo,
sërishmi, po kthehet në prehrin e persekutores të saj, PDK-së. Sjelljet,
veprimet aktuale, flasin për vartësinë e serishme nga PDK-ja, përgjakëse e
LDK-së dhe e Kosovës.
LDK- ja e ka shansin ideal, për ta bërë
aktin atdhetar, duke e lënë PAN-in në opozitë, duke u dhënë kohë dhe
ndihmuar që subjektet e tij në koalicion, PDK-AAK-NISMA të reformohen, më
saktë, të riformohen, duke u spastruar nga kriminelët, tashmë, të konfirfmuar
me procese gjyqësore vendore e ndërkombëtare. Lexoni listën emërore të
deputetëve të PAN-it, për t`u bindur se duhet një "fshesë e hekurt",
për këtë pastrim të domosdoshëm.
Në të kundërtën, organet kompetente të
Kosovës duhet të fillojnë procedurën e shpalljes së jashtëligjshme të këtyre
subjekteve rrastë të kriminalizuara. Sepse Kosova nuk mund të ecën para, me
krime nëpër këmbë.
Reflektimi i LDK-së, është urdhëresë e
kohës. Sa më parë, aq më mirë. Përndryshe, druaj së kohë të vështira do të na
presin!?