Mendime
Petrit Dibrani: A do vishemi ndonjëherë?!
E marte, 08.07.2025, 06:55 PM
A
do vishemi ndonjëherë?!
Nga
Petrit Dibrani
Qysh
po thua t’vishemi?
Të
zhveshur me gjuhë e kulturë, traditë e dinjitet dhe identitet.
•
Me gjuhë të lashtë 7000 vjeçare dhe n’vend të juzgjatjeta, hej me
ju-zgjat-jeta, k’ta e përdorin “selam alejkum”!
•
N’vend se me plis, k’ta kardinal dhe imam; me kapela të huaja n’kokë.
•
N’vend se me veshje kombëtare, k’ta apo ato ngase i shihen vetëm sytë e nuk
dallohen, janë femra apo meshkuj, përveçse kur janë me mjekra deri n’bark dhe
pantollona të shkurtuara, që s’janë në dijeni as pse i kanë lëshuar dhe as pse
i kanë shkurtuar.
•
Dinjitetin e kemi humbur, përderisa qëndrojmë të zhveshur!
•
Identitetin, duke na quajtur me një “komb të shpikur kosovar dhe me identitet
musliman”, o k’shtu ndodh veç me shpirtshitur dhe trushpërlarë!
Urrejtjen
nuk e mbaj dot, ngase është një barrë e rëndë, mirëpo edhe të qëndroj i
zhveshur duke heshtur, s’mundem asnjëherë, ngase nëna më mësoi të vishem dhe më
tha; qëndro i veshur se është turp dhe babai, kujdes se nuk e kemi pasur as
n’farë e as n’fis dhe mos qofsh i imi, nëse bëhesh (servil).
Ti
krejt je tranu, se “dreqin” n’shtëpi s’po e lejon me hy, veç edhe me u dorëzu
kurrë, se horra e trushpërlarë dhe spiun, ka pasur mjerisht gjithmonë.