Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Petrit Dibrani: A do vishemi ndonjëherë?!

| E marte, 08.07.2025, 06:55 PM |


A do vishemi ndonjëherë?!

Nga Petrit Dibrani

Qysh po thua t’vishemi?

Të zhveshur me gjuhë e kulturë, traditë e dinjitet dhe identitet.

• Me gjuhë të lashtë 7000 vjeçare dhe n’vend të juzgjatjeta, hej me ju-zgjat-jeta, k’ta e përdorin “selam alejkum”!

• N’vend se me plis, k’ta kardinal dhe imam; me kapela të huaja n’kokë.

• N’vend se me veshje kombëtare, k’ta apo ato ngase i shihen vetëm sytë e nuk dallohen, janë femra apo meshkuj, përveçse kur janë me mjekra deri n’bark dhe pantollona të shkurtuara, që s’janë në dijeni as pse i kanë lëshuar dhe as pse i kanë shkurtuar.

• Dinjitetin e kemi humbur, përderisa qëndrojmë të zhveshur!

• Identitetin, duke na quajtur me një “komb të shpikur kosovar dhe me identitet musliman”, o k’shtu ndodh veç me shpirtshitur dhe trushpërlarë!

Urrejtjen nuk e mbaj dot, ngase është një barrë e rëndë, mirëpo edhe të qëndroj i zhveshur duke heshtur, s’mundem asnjëherë, ngase nëna më mësoi të vishem dhe më tha; qëndro i veshur se është turp dhe babai, kujdes se nuk e kemi pasur as n’farë e as n’fis dhe mos qofsh i imi, nëse bëhesh (servil).

Ti krejt je tranu, se “dreqin” n’shtëpi s’po e lejon me hy, veç edhe me u dorëzu kurrë, se horra e trushpërlarë dhe spiun, ka pasur mjerisht gjithmonë.