E enjte, 24.07.2025, 11:50 PM (GMT+1)

Mendime

Fahri Dahri: Reforma Agrare e shtetit grek (2)

E hene, 07.07.2025, 06:59 PM


PJESA E DYTË

Pasojat e reformës agrare

Nga Fahri Dahri

Ioannis ishte ideatori i "Megalle Ideas" (Idea e Madhe), që synonte dhe synon për të përfshirë në shtetin Grek gjithë hapësirat e ish perandorisë Bizantine, pasi sipas tyre ajo ishte e përfaqësuar nga Greqia, kur dihet mjaft mirë se Perandoria Bizantine ishte përzierje kombesh (shumëkombëshe)e Greqia një presë e saj.

Sipas historianit bizantin, Prokopi i Cezare të shekullit VI të e.s. “Bizantët nuk e ndhenin aspak veten grekë”. Drejtimi në Perandorinë Bisantine bëhej me dinasti që perfaqësonin herë pas here kombe të ndryshëm. Në periudha caktuara kjo  perandori është drejtuar edhe nga dinastitë greke, por historia na tregon se Perandoria Bizantine ka patur edhe 20 perandorë me origjinë ilire: Perandorin Aurelian (270-276); Perandori Diokleciani në fund të shekullit të III, ose ne fillim të shek. IV pasardhes i perandorit Aurelias, që të dy me origjinë llire. Besoj se Greqia e di këtë fakt. Po kujtoj këtu se Iliria i ka dhënë njerëzimit edhe disa Papë, si Shën Eleuterin, Papa i parë Ilir, i cili ishte nga Çamëria. Në afërsi të fshatrave Kastri ndodhet dhe fshati me emrin Eleuterio. Ai u vendos në Romë viet 179-180 e.s. dhe ka vdekur në vitin 193 e.s. Titullin "Papë e mbajti për dy vjet. Ka patur të tjerë "Papë" shqiptar si Gjon Françesku, Papa Klementi XI (1700-1721), etj. Gjithashtu ju kujtoj se edhe dita 26 Maj është dita e kujtimit të Shën Eleuterit "Papës Çam". Këto të vërteta tregojnë se Perandoria Bizantine ishte shumëkombëshe dhe jo vetëm Greke, Shqiptare, apo Bullgare. Mendoj se kisha Greke i ka këto të dhëna.

Ishte pikërisht kjo strategjia që vepronte në Greqi kundër çamëve myslimanë, ndaj dhe Memorandumit që përmëndëm më sipër, nuk mund i kthehej përgjigje nga ish Kryeministri Pangallos (megjithëse ky kryeministër pranoi ekzistencën e minotiteit çam në Greqi) apo edhe kërkesave të tjera të bëra herë pas here deri sot.

Në sofrën  politike, ekonome, sociale, ushtarake Geke ishte shtruar banketi, apo ceremonia e qendrimit armiqësor ndaj pakicës shqiptare-çame dhe ky qëndrim ishte vulosur dhe arshivuar teorikisht: Çamët myslimanë, ose do të ikin nga Çamëria, ose do të vdisnin të gjithë”. Ky qëndrim i prerë, filloi të niste zbatimin hap pas hapi në terren, që nga viti 1913 deri sa u realizua në vitin 1945.

I pa pranueshëm  konfuziteti dhe naiviteti i kësaj popullate e sidomos për "më të diturit”, që nuk arritën të gjenin, variantin më të mirë, të merrnin masa për zgjidhjen e marëdhënieve greko-shqiptare, në konfliktin etno-fetar të ndryshëm.

I pa konceptueshëm është edhe veprimi që pas 22 vjetësh, dmth në Shkurt 1946, një nga katër personat çamë që na qenkan thirrur nga disa drejtues qeveritarë grekë, deklaron se në vitin 1923, një komision grek i përbërë prej Anastas Sotiri, kryetar i Bashkisë së Filatit, Kosta Pulidhi kryetar i Bashkisë së Gumenics, senatori Petro Bebi dhe një person i zyrës politike me qëndër në Athinë, i paskan thirrur duke ju kërkuar këtyre personave nga Filati, të hiqnin dorë nga kundërshtimi për këmbimin e popullsisë, për këtë veprim do t’i paguanin këtyre gjithë pasurinë dhe po të donin të rrinin, mund të qëndronin ose mund të iknin në Shqipëri, me kusht të deklaronin që pjesa tjetër e çamëve janë turq, më tej deklarata vazhdon, se më pas e kishte thirrur edhe guvernatori i Janinës Betihaqi duke i propozuar se: "Çfarë kërkoni nga qeveria Greke, na e thoni dhe ne do u a japim, mjaft që të hiqni dorë nga kundërshtimi (të pranonin që ishin turq, jo shqiptarë), mbasi në vëndin tuaj (në Çamëri) qeveria do të vendosi "muhaxhirët e shkretë" që kanë ardhur nga Turqia". Këto propizime, këta nuk i kanë pranuar, sigurisht veprim i drejtë dhe i saktë në këndvështrimin atdhetar!. Por nuk mund të justifikohen mos veprimet e tyre, të cilët duhej të mblidhnin krerët e Çamërisë nga të gjitha fshatrat e qytetet, të hartonin një strategji konkrete, duke e trajtuar me komunitetin çam nëpër kuvënde, si dhe të bashkërenditej strategjia me ndërkombëtarët dhe me qeverinë Greke, pavarësisht se ajo e kishte vendosur strategjine e saj, e cila ishte për përfshirjen në shtetin e saj të gjithë Epirin, që në të vërtetë nuk i takonte as edhe një metër katrorë tokë epirote, gjë që u trajtua shkurt pak më lart.

Masakrat, tragjeditë e Çamërisë, nuk duhej të kishin ndodhur, ato duhej të ishin parandaluar.

Kjo gjëndje e mjeruar që kishte pushtuar Çamërinë, vihet re dhe në shqetësimet e disa politikanëve të ndërgjegjshëm Grekë, siç është thirrja që ka bërë deputeti i Janinës Jorgos Spiro Sakkos, i cili në atë kohë i drejtohej qeverisë Greke:

"Uri dhe mjerim ka mbërthyer popullin e Çamërisë..... kohë më parë qeveria Greke vuri në zabtim Ligjin e Reformës Agrare duke shpronësuar toka të mëdha të myslimanëve me qëllim që ti shpërblejë. Tokat e tyre u shpronësuan, por çamët mbetën me duar bosh.... Trokitën dyerve të qeverisë të trëmbur, por u ngopën me premtime dhe tani pa shpresë kanë varur kokat dhe presin fatin..... Në emër të popullit të uritur, në emër të së drejtës dhe njerëzimit, në emër të ndihmës shoqërore e të ndihmës reciproke, kërkoj ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit dhe i lutem kryetarit të qeverisë të ndihmojë këta të mjerë bashkatdhetarë, vllezërit tanë me të cilët na ndan feja, por na bashkojnë zakonet e njëjta të së kaluarës dhe e njëjta histori.......Le të mendojë qeveria e përsërisim dhe le të urdhërojë Z. Metaksas të shpërblej sa më shpejt qoftë dhe me gjysmën e së drejtës si paradhënie, sepse nuk do të gjej për pak kohë, veçse skelete dhe fantazma". Grabitja dhe plaçkitja e pronave çame, bëheshin me mënyra krejtësisht të jashtëligjëshme dhe me sjellje skandaloze sa, jo vetëm që hidhëroheshin intelektualët e vërtetë grekë, por habiteshin me sjelljen e shtetit të tyre që haptazi po shndërronte bashkëkombasit në skelete dhe fantazma, mbasi ata ishin të një race dhe feje tjetër me të grekëve. Sipas qeverive grek, kjo do të thotë se njerëzit që nuk janë orthodoks, duhet të theren, të vriten e të digjen, ata nuk duhet të kenë vëndbanimi apo atdhe.

Është plotësisht e vërtetë se struktura të ndryshme shtetërore, të përfshira në 'të dhe struktura të caktuara kishtare greke, nuk heqin dorë nga praktikat e Mesjetës së Zezë, prandaj duhet shumë kujdes, vigjilencë, në të njëjtën kohe të bëhen përpjekje ndërkombëtare për parandalimin e katastrofave që duken të qarta në horizont, për ndryshime territoresh në kohët që po vijnë!

Në mbyllje po shtoj se: Pas aneksimit të krahinës së Çamërisë, gjendja në këtë rajon ishte tepër e tensionuar. Bandat greke terrorizonin në vazhdimësi banorët myslimanë, duke përfituar dhe nga mos përcaktimi i kufijve shtetërorë.

Në taktikat greke mbizotëronin veprimet ushtarake, pengesat në zhvillimin ekonomik, mos funksionimi normal i shërbimeve demagrofike dhe në tërësi shërbimet administrative. Trajtim i diferencuar skajshëm ndaj çamëve nga drejtësia, politika, ekonomia, arësimi, etj . Veprime këto të marra, sëbashku  arritë qëllimin grek për zvoglimin e elementit çam në rajon.  Për atë situatë  që po kalonin familjet çame, raportonin të shqetësuar edhe diplomatë të huaj, të cilët pasqyronin de fakto gjendjen e mjeruar që përjetonte popullsia autoktone shqiptare e Çamërisë. Raportime të tilla ishin të herë pas herëdhme. Këtu do të sjellim raportin që Harry Lamb, konsulli britanik, i dërgonte Sekretarit të Punëve të Jashtme në Vlorë më 25 tetor 1913. Mes tjerash në raport konsulli britanik shprehej se qëllimi i autoriteteve ushtarake greke ishte "shuarja e elementit johelenik në rajon", i cili sipas tij ishte pothuajse tërësisht shqiptar. "Këto veprime, vazhdonte në raportim konsulli, ishin cinike dhe të pafalshme, sidomos në Çamëri".  Ndërsa Diplomati austriako -hungarez Karl Buhberger dëshmonte mbi mizoritë greke në rrethinat e Janinës se: "nëpër rrugë kishte muhamedanë të vrarë, e me sy të nxjerrë".

Ngjarje të tilla kanë ndodhur gjatë gjithë kohës, por kryesisht nga viti 1913 e deri në mars 1945. Në trajtimin e historisë tonë, ngjarjet armiqësore greke ndaj nesh, vlejnë për përgënjeshtrim të akuzës greke, të cilët i anashkalojnë vitet 1913-1943 dhe përqendrohen vetëm tek periudha 1940 -1945, duke shfrytëzuar me tjetëesim ndodhitë e L2B.

( Shkëputur nga libri : “AMANETI ÇAM”, fq. 62-75. Botim i vitit 2011).

Autor: Fahri Dahri



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx