E enjte, 24.07.2025, 11:13 PM (GMT+1)

Mendime

Fahri Dahri: Reforma Agrare e shtetit grek

E diele, 06.07.2025, 02:57 PM


REFORMA AGRARE E SHTETIT GREK

Kush ishte qëllimi i shtetit grek me o Reformën Agrare që u zbatua në mënyrë selektive vetëm në krahinën e Çamërisë!

Nga Fahri Dahri

Qeveria Greke nëpërmjet "Reformës Agrare selektive, filloi shpronësimet arbitrare; me anë të saj vendoste sanksione të rënda ekonomike ndaj kësaj pjese të popullsisë; realizonte luftë raciale deri në braktisjen dhe lënien në injorancën më të urryer; organizonin inkurajimin e kryqëzatave fetare kundër banorëve myslimanë te Çamërisë e shumë e shumë të tjera.

Veprimet e mësipërme tregojnë qartë të gjitha qëllimet e Qeverive Greke kundrejt çamëve myslimanë gjatë periudhës skëterrë 32 vjeçare nën regjimin shovinist Grek. Si rrjedhojë e këtyre shtrëngimeve dhe metodave nga më çnjerëzoret, herë pas here shumë familje çame detyroheshin të braktisnin vëndin e tyre të lindjes dhe për të gjetur qetësi shpirtërore mërgonin në Shqipëri, Turqi, Amerikë e gjetkë.

Gjatë  periudhës 25 Qershor 1925 deri në 19 Korrik 1926 kur Teodor Pangallos ishte kryeministër i Greqisë, një komision që përfaqësonte banorët e Gumenicës dhe të Margllëçit, i është adrejtuar atij në datën 26 Janar 1926 me një memorandum ku ndër të tjera i këkrohej të ndërhynte për vënien në zbatim me korrejtësi të Reformes Agrare, mbasi me atë Reformë nëpunësat e ngarkuar gjatë zbatimit të saj kryhenin veprime tepër arbitrare dhe trashanike.

Për këtë do të citojmë disa nga shkeljet që bëheshin prej zyrtarëve lokale, sigurisht të mirë instruktuar nga eprorët e tyre:

1) Vendosja dhe përqendrimi i emigrantëve që erdhën nga mikroazia (sipas marveshjes Turko-Geeke, për shkëmbimin e popullsisë) në atë kohë, u realizua veçanërisht në fshatrat myslimane të Çamërisë, madje ata i vendosën edhe në fshatrat ku arat mezi mjaftonin për vetë banorët që ishin të zotët e tokave ose për vetë pronarët. Gjithashtu për strehimin e tyre u rekuizuan edhe shtëpitë e çamëve, duke i nxjerrë me forcë nga shtëpitë e tyre dhe si rrjedhojë e këtyre shtrëngimeve (detyrimeve), familjet çame shkuan për strehim në kasollet e kafshëve dhe të zaireve që i përdornin përpara se të vinin emigrantët aziatikë (veprime që janë kryer 20 vjet para pushtimit italio- gjerman të Greqisë-FD).

Sqarojmë se shteti Grek, emigrantët e ardhur nga Turqia, jo vetëm që i stabilizoi në Çamëri, por morri edhe masa ekstreme si për shpronsimin e çamëve nga pronat, ashtu dhe nxjerrjen jashtë shtëpive, duke futur emigrantët brënda shtëpive të çamëve, kjo me arësyetimin gjoja sepse emigrantët ishin "mahaxhirë të shkretët”; ndërsa për çamët që ishin të zotët e vëndit, jo vetëm që nuk pati mëshirë, por ata i priste kasaphana, ata do të bëheshin pre e masakrave të pa shembullta, të cilat tashmë janë bërë të njohura.

Shteti Grek zgjodhi jo pa qëllim pikërisht Çamërinë për të sjellë orthodoksët e Turqisë, sikur nuk kishte hapësira banimi në krahinat e tjera të territorit Grek. Janë të gjitha këto masa dhe ato që do trajtohen më poshtë, që Fuqitë e Medha nuk i mësuan, ose nuk donin ti mësonin për ti ardhur në ndihmë një komuniteti të vogël, i mbetur si ishull në mes të egërsirave.

Vetë qeveritarët grekë apo dhe tellallët e tyre, më pas thonin se: “Vërtet janë bërë disa gjëra të vogla, por kjo erdhi se çamët urreheshin nga grekët dhe bashkëpunuan me gjermanët”.( gjëra të vogla, i quajtën vrasjet, masakrat dhe dëbimin nga vatani-vendlindja!?).

Vërtetohet katërcipërisht se Greqia ndaj çamëve, ishte betuar në kryq për ti zhdukur dhe shfarosur, pasi çamët zotëronin toka të shumta pjellore dhe hapësira detare tepër të lakmuara nga ekspansionismi grek.

2) Në kundërshtim me çdo të  drejtë ligjore dhe akoma më shume me vetë kërkesat e Reformës Agrare, u imponua shpronësimi edhe për çamët pronarë të vegjel të tokave, duke u a dhënë të ardhurve nga Azia e Vogël, si dhe banorëve të tjerë vendas (jo çamë) që banonin rresh fshatrave çame myslimane. Sekuestrime të tilla të jashtë ligjshme u kryen në të gjitha fshatrat e Çamërsë, por sidomos më të theksuara ato ishin në Nihor, Mininë, Koriqan, Gurrëz, Pjadhul, Picar, Petrovicë, Dhragumi, Karbunar, Paramëthi, Margëlliç.

3) Krahas shpronësimit të detyrueshëm të pronarëve të tokave, për vleresimin e tyre zbatohej një çmim krejtësisht i pa drejtë dhe i pa logjikshëm. Kështu në mallrat e sekuestruara, si në perfekturën e Prevezés, Kravari, Koçonopullo, Sintikël, etj, ku vlera e tokave duhej të llogaritej, sipas çmimit në tregun e kohës me 120 dhahmi për stremë  (dynymë), shpronësimi i tyre u llogarit me çmimin 7 dhrahmi për dynym, pra me një vlerë tepër të ulët e qesharake. Qeveria Greke me Ligjin Nr. 2521 e la në kompetencë caktimin e çmimit organeve vendore. Ata gjatë vendosjes së çmimeve treguan ligësinë e tyre duke çvlerësuan vlerën reale të sipërfaqeve në tokave, siç u tha më lart. Ata vepronin si të donin mbasi askush nuk ndërhynte.

4) Vlerësimet e tokave u bënë me çmime 15 deri 20 herë më të ulta nga sa ishin çmimet në tregun e kohës, por krahas këtij vlerësimi përdorej dhe një vlerësim tjetër qesharak, i cili u aplikua në sasinë e tokave (në madhësunë e sipërfaqeve te tokave) që sekuestroheshin  duke zvogluar gjatësinë dhe gjërësinë e këtyre pronave dhe "gabimet” ishin jo me qindra dynymë më pak, por shumë më tepër.  Për të sqaruar edhe këto vlerësime, që në fakt ishin vetëm grabitje, përmendim disa raste si ato në fshatin Gorrucël ku arat për shpronesim u llogaritën nga 7.000 dynymë, u vendosën për shpronësim sikur t? ishin 1.400 dynymë (pra u paksuan artificialisht 5.600 dynymë); fshatit Janur nga 5.000 dynymë, në 1.500 dynymë; fshati Trikoplako nga 5.500 ?ynymë në 1.500 dyn?më; fshatit ??ronopullo nga 3.000 në 1.200 dynymé; fshatit Kanallaqi nga 8.000 dynymë, në 1.800 dynymë etj. Këto gershëra në paksimin e tokave, bëheshin që të dëmshpërbleheshin çamët sa më pak, megjithse nuk u dëmshpërblyen asnjëherë. Veprimet ishin aq skandaloze sa dhe vetë ata që i përfitonini kundërshtuan në zyrat e rregjistrimit (etablissment) kur u kërkua me vone deklarimi i tokave të punuara pasi donin që tapitë e tyre të ishin të sakta, për të mos pasur probleme që mund të cënonin pronësinë në të arthmen.

5) Veç vlerësimeve mospërfillse si më sipër, për çmimin e sipërfaqes së tokave dhe në sasinë e saj, një tjetër vlerësim tepër qesharak ishte ai i prodhimit nga tokat e mbjella. Kështu sasia e grurit të prodhuar u llogarit me 30 lefta/oka (pare greke të asaj periudhe), ndërsa misri me 1 lefta/ oka që nuk arrinte as në një të tretën e çmimit të vërtetë të kohës.

6) Në kundërshtim me Ligjet dhe Reformën Agrare, u përfshinë në shpronësimin e tokave edhe çifliqet në 20 fshatra të qarkut të Fanarit të prefekturës së Prevezës, të cilët nuk duhej të quheshin të tillë, pasi shumica e tyre kishin jo më tepër se 300 dynymë (30 ha) tokë. Të 60-70 familjet Margëlliçiote që zotëronin këto prona, asnjëra prej tyre nuk kishte sipërfaqe toke që të kapërcente kufirin që lejonte ligji, por pavarësisht nga kjo, këto toka u a morën dhe u a kaluan në favor atyre që banonin për rreth, të cilët u bënë çifligarë me 120-140 dynymë; ndërsa pronarët e vërtetë u detyruan të bëhen argatë në ish pronat e tyre!

Mendoj se është e nevojshme të sqarojmë se në Çamëri, rreth 70 familje konsideroheshin pronarë të mëdhenj të tokave, ndërsa 80-85 përqind e familjeve zotëronin sipërfaqe që kategorizoheshin në grupin e pronarëve të mesëm të tokave dhe pjesa tjetër e familjeve kategorizoheshin pronarë të vegjël të tokave, por dhe këta, së bashku me pasuritë e tjera që dispononin, siguronin një jetesë më se normale dhe më të mirë se banorët e fshatrave greke në afërsi të fshatrave çame.

Sipas disa të dhënave statistikore (jo të plota-shifrat zvogëloheshin), vetëm në prefekturat e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit dhe Paramëthisë ishin mbi 1.840.000 stremë (dynym) toka buke, kopshte dhe kullota, ose mbi 184 mijë hektarë. Në raport me numurin e popullsisë të periudhës 1944-1945 (rreth 27.600 frymë), çdo personi i takonin rreth 7 hektarë tokë buke, kopësht dhe kullotë; ose 36,7 ha për familje (5.020 familje). Po kështu, sipas statistikave të cunguara (jo të sakta), vetëm në perfekturën e Filatit, Gumenicës, Margëlliçit e Paramëthisë kishte mbi 481.000 rrënjë ullinj që i takonin rreth 100 rrënjë ulli çdo familje dhe rreth 18 rrënjë ullinj për frymë. Këto të dhëna statistikore megjithëse të cunguara në zvoglim, tregojnë më së miri nivelin e jetesës të asaj popullsie, pa përmendur këtu të ardhurat familjare nga pasuritë e tjera të paluajtëshme e të luajtëshme të familjeve çame.

7) Qeveria Greke nuk mbrapsej lidhur me shtimin e vuajtjeve të familjeve çame, ajo megjithëse me veprimet e mësipërme i çoi banorët e kësaj krahine në mjerim të plotë, nuk ngopej, por vendosi që edhe ndaj të ardhurave (tepër të krasitura) që mund të merrnin si dëmshpërblim nga shpronësimet (theksojmë se vlerësimet për shpronësimet, jo vetëm që nuk u llogaritën, por nuk u pagua kurrë, asnjë dhrahmi), duhej t'i paguanin shtetit nga një hane (për çdo familje), sipas ligjeve të vjetra të Turqisë (megjithëse këto ligje kishin qindra vite që nuk ishin vënë në zbatim) edhe:

a) Një të pestën e tokave të reja, e cila quhet pronë e shtetit. Tokat e Çamërisë u quajtën nga shteti Grek, "Toka të Vëndeve të Reja", sepse në atë kohë i kaluan asaj, ndërsa përpara vitit 1913-të sipërfaqja e territorit të Çamërisë dihet, nuk ka qënë tokë Greke, kjo ishte e vërtetë, mbasi ato ishin nën pashallëkun e Janinës që i takonte Shqipërisë. Këtë e vërteton plotësisht edhe vënia në zabtim e këtij Ligji, me të cilin më në fund vetë shteti Grek pranon dhe vërteton se para 1913-tës, Çamëria nuk ishte tokë e Greqisë.

b) Një të katërrën e saj që mbetej nga dëmshpërblimi, i cili u cungua e u ricungua me mënyra të shumëfishta, kalon në favor të arkës së stabilizimit, që u krijua posaçërisht për herë të parë. Fshatarët që banonin në afersi të fshatrave myslimane, duke patur mbrojtje nga institucionet shteterore, po thuaj kishin zaptuar edhe malet që ishin pronë shekullore e çamëve dhe pavarësisht tapive që dispononin (të cilat nga shteti  Grek nuk merreshin parasysh), ankimini ndaj dëmtuesave jo pronarë duhej të bëhej në gjyq. Theksojmë se gjyqet ishin të njëanshme, çamët për të mbrojtur pronën e tyre ishin të detyruar të shkonin në gjyqe, megjithëse dihej që nuk do e fitonin, ata shpresonin në ndonjë drejtësi dhe shpenzonin para për zhvillimin e gjyqeve. Edhe pronat e vakëfeve u përfshinë në veprimet e më sipërme. Si rrjedhojë fukaralleku, varfëria u fut në të gjithë damarët e shoqërisë dhe duke qenë në varfëri, nuk mund të kishte qetësi dhe as mundësi për të kryer qoftë edhe ritet e besimit përkatës, pra indirekt shteti ndërhyri dhe në pengimin e ushtrimit të besimit fetar, nëpërmjet formave ekonomike që sollën mungesën e mjeteve materiale e financiare.

9) Në dëm të pronarëve çamë myslimanë, u aplikua edhe Ligji 1073 i vint 1917, me anën e të cilit u zaptuan tokat duke u quajtur ato si té abandonuara, megjithëse banorët çamë (pronarë të ligjshëm të këtyre tokave) ishin prezent dhe për kohën ishin nënshtas grekë, por ky ligj nuk e merrte në konsideratë këtë fakt, mbasi kishte plan për t'i quajtur

tokat, mallin dhe pasuritë e Çamërisë të abandonuara, sikur nuk kishin pronarë dhe se ishintë përfituara si Toka të Reja.

10) Shpronësime të padrejta, duke i quajtur ato si çifliqe, u aplikuan edhe në të gjithë Qefalloninë (fshatrat që banorët ishin pronar të vegjël të tokave dhe me prodhimet që merrnin përballonin vetëm nevojat e familjeve të tyre). U zaptuan të gjitha livadhet dhe kullotat, të cilat, gjoja sipas reformës agrare, ishin përjashtuar nga shpronësimi, me pretendimin se do tu jepeshin atyre që nuk kishin, por në të vërtetë nëpunësat përkatës i mbajtën ato për vehte.

Në Reformën Agrare, shteti Grek për të ligjëruar vjedhjen, grabitjen e tokave të Çamërisë, sanksionoi edhe ndalimin e shitjes së tokave, pavarisisht se pronat ishin me tapi te rregullta të popullisë si Çamëris. Ndalimi i shitjes së tokave u bë me qëllim që edhe ndonjë çam po të donte ta shiste dhe të largohej në një vënd tjetër, të mos përfitonte para, por toka ti grabitej dhe t'ju shpërndahej pa shpërblim grekëve. Në gjithë shtetet ku prona private është e shenjtë, ruhet e drejta e pronës dhe sipas ligjeve ndërkombëtare ajo blihet, shitet, dhurohet, trashëgohet, jepet me qera etj. të drejta këto që çamëve ju hoqën me Reformën Agrare. Çamëria u rrembye, u vodh, u grabit me ligje shtetërore dhe çamët nuk u dëmshpërblyen me asnjë lefta (para) për pasuritë e tyre të trashëguara mjaft të vlefshme dhe të çmueshme, ato u tjetërsuan me gjyqet e dhunës e të harbutërisë.

Dinakëria Greke, apo pabesia janë të ngritura në art, ata ndryshe nga sa nënshkruan në traktatin e Lozanës, ku Greqisë ju ndalua këmbimi i popullsisë çame, pasi u vërtetua se ata nuk ishin turq por shqiptarë, shteti Grek vazhdonte ta trajtonte jo vetëm popullsinë çame si të tillë, por ajo e shtriu gënjeshtrën e turpshme edhe tek pronat e palujtëshme, duke i konsideruar ato si toka të ish Perandorisë Turke, pavarësisht se ishin me tapi toka të Çamëve, por që i kaluan me dhurim nga Fuqitë e Mëdha padrejtësisht Greqisë. Ndërsa për tokat greke nuk u vendosën kritere te tilla, megjithëse edhe ato (po të ecim me llogjikën greke) para vitit 1830 ishin toka nën sundimin e Perandorisë Osmane, ashtu si dhe tokat e Çamërisë. Kuptohet qartë qëndrimi me dy standarte ndaj të njëjtit problem. Ja pra sa larg shkoi fantazia e pushtetarëve grekë. Me veprimet e jashtëligjshme të kryera me gjoja Reformën Agrare, siç u parashtrua me lart, detyrimisht arrihet në qëndrimin qe duhet mbajtur dhe konkretisht: "Kur të vijë dita e kthimit në identitet të Çamëris, çamët jo vetim që nuk do ta njohin atë Reformë (e cila nuk isher gjë tjetër, veçse një dokument i hartuar për të shkatërruar gjithçka në këtë krahinë), por duhet të mos harrojnë të kërkojnë prerazi, pa as më të voglin lëshim, zbatimin e nenit 6 të Konventës midis Turqisë dhe Greqisë të nënëishkruar në Athinë me datë 1/14 Nëntor 1913, ku shteti Grek është i detyruar të njohë të drejtat e pronësisë mbi pronat agrare të paluajtshme të zotëruara nga persona privatë, sipas dokumenteve në lëshuara nga Shteti Osman, (të cilat i disponon Greqia) para aneksimit të krahinës së Çamërisë nga Greqia në vitin 1913. Eshtë pikërisht ky nen i Konventës që shteti Grek nuk duhej të nxirte ligjin për Reformën Agrare të më sipërme, është po ky nen i Konventës që e bën të pavlefshme atë Reformë Agrare të shtetit Grek.

Janë këto të vërtetat e qëllimeve greke, për shfarosjen e popullsisë çame dhe jo bashkëpunimi me këtë apo atë forcë ushtarake apo politike, me këtë apo atë armik. Filosofia greke dihet se ka në qëndër të saj bërjen e "ditës-nate”.

Akuza Çame ndaj Fuqive të Mëdha, do qëndrojë deri në vendosjen e drejtësisë për këtë fenomen unik, duke dënuar genocidin e pastërt etnik e fetar të kryer nga Greqia ndaj popullsisë së pafajshme të Çamërisë, kthimin, njohjen dhe dhënien e të drejtave të plota të tyre.

Këto ishin disa nga shkeljet e rënda, ndaj qëndrimit të pronave çame, të gjoja Reformës Agrare dhe zbatimit të saj në praktikë, kjo ishte rruga e ndjekur nga qeveritë Greke për ta shpronësuar popullsinë çame myslimane dhe për të përgatitur terrenin që më pas kjo popullsi, duke qënë para faktit të skamjes, si efekt i shpronësimit të pronave, përbuzjes, trysnive, diskreditimeve të vazhdueshme dhe nga të gjitha drejtimet, të bëhej pré e gjakëpirsave, vjedhësve, vrasësve, përdhunursave, zjarrvënsave e njerëzve të dhunshëm, për të realizuar dëbimin nga trojet e veta me egërsi çnjerëzore. Kjo ishte strategjia dhe amaneti i të parëve të Greqisë që nga viti 1844, me në krye ish ministrin e Carit të Rusisë (me origjinë greke), Ioannis Kapodistria që më pas u bë Presidenti i parë pas pavarësisë së Greqisë, pavarësi të cilën e fitoi falë edhe ndihmës së madhe të kapedanëve suliotë, agallarëve të Çamërisë, arvanitasve dhe shqiptarëve të tjerë.

Arroganca greke e ka mohuar dhe e mohon faktin e vërtetë se kush ishin ata kapedanë që krijuan shtetin Grek.

Vijon nesër pjesa e II



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx