Mendime
Nikë Gashaj: Marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-serbe
E merkure, 16.07.2025, 04:57 PM
MARRËDHËNIET NDËRETNIKE SHQIPTARO- SERBE
NGA
NIKË GASHAJ
Shikuar
historikisht, shqiptarët në bashkësinë shtetërore me Serbinë kanë kaluar
periudha shumë të vështira në luftën e tyre për liri e drejtësi, për të drejtat
njerëzore dhe kombëtare – kundër regjimeve borgjeze, diktaturave monarkiste,
politikave nacionaliste, shoviniste dhe fashiste të Aleksadër Rankoviqit dhe
Sllobodan Millosheviqit.
Pra,
historia e shqiptarëve nuk është e varfër në ngjarje, por është e mbushur me
luftë për mbijetesë, vuajtje të padëgjuara, ngjarje dramatike dhe tragjike.
Prandaj, kur flitet për marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-Serbe në Jugosllavi,
respektivisht në Serbin e Madhe, duhet të kihet parasysh tërë dramën, tërë
udhtimin e shqiptarëve në bashkësinë me Serbinë.
Serbia
si shtet okupues dhe agresor, ka kryer tre gjenocide mbi shqiptarët. Gjenocidi
i parë u krye me 1878 në Kurshumli, Leskovac, Prokuple, Topllicë, Vranje dhe
Nish. Gjenocidi i dytë u krye gjatë luftërave Ballkanike të viteve 1912-1913
dhe gjenocidi i tret, gjatë agresionit ushtarako-policor serb mbi
popullin shqiptar të pa mbrojtur, duar
thatë, në vitet 1998/99, në Kosovë.
Ekziston
një literaturë voluminoze dhe një material historik-politik për jetën e
vështirë dhe të padurueshme, si dhe për pozicionin e nënshtrimit e të shtypjes së shqiptarëve nën sovranitetin dhe
jurisprudencën serbe. Por me këtë rast do të citoj disa vlerësime dhe qendrime
të një socialdemokrati, publicisti dhe humanisti të mirënjohur serb, Dimitrije
Tucoviq, i cili thotë: ”Sot është berë shumë e rrezikshme të predikosh nevojën
për të punuar së bashku me Arbanasit. Mendime të pavërteta dhe tendencioze, si
dhe politka pushtuese e Serbisë me metodat e saj barbare duhej të mbushte
Arbanasit me urrejtje të thedhë ndaj nesh…”
Gjithashtu,
është i njohur rasti kur deputeti Kosta Novakoviq ngriti çështjen e terrorit
dhe presionit fizik ndaj popullatës së pafajshme shqiptare nga regjimi serb në
Mbretërinë e Jugosllavisë, por u sulmua fizikisht dhe u rrah nga deputetët
pozicionar serbë në vetë Parlamentin.
Pikërisht
për shkak të pozicionit skllav, një pjesë e madhe e shqiptarëve e mirëpriti
ardhjen e trupave Italiane, me 1941, në
Jugosllavi të cilët i konsideruan si
çlirimtare. Njerëzit atëherë thoshin”Le të vijë edhe djalli i Zi, thjesht le të
ndryshoj kjo qeveri, sepse nuk mund të jetë më e keqe për ne”. Dhe sigurisht,
ata kishin të drejtë.
Shqiptarët
nën regjimin italian në Jugosllavi gëzonin të drejta të konsiderueshme civile
dhe kombëare, të cilat ishin të paimagjinueshme nën sundimin serb. Për
shembull, shqiptarët ishin të lirë të përdorin gjuhën dhe alfabetin e tyre si
gjuhë zyrtare, së bashku me italishten; lëjohej përdorimi i flamurit kombëtar
shqiptar; ishte e lëjuar përdorimi Himnit shqiptar; janë hapur një numër i madh
i shkollave fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe; u krijuan mundësi që shqiptarët
të punësohen në administratën shtetërore;
një numri të shqiptarëve iu kthye toka e uzurpuar nga pushteti serb,
etj.
Për
më tepër vendosjen e regjimit politik italian, shqiptarët e përjetuan atë si
çlirim nga persekutimi, arrestimi, vrasja dhe dëbimi në botën e jashtme. Me një
fjalë, si çlirim nga pozicioni kolonial, nga presioni, terrori dhe gjenocidi.
Kjo është vetëm si sintezë e shkurt e historisë tragjike të shqiptarëve në
ish-Jugosllavi, apo Serbi, por gjithashtu
më duket se është mjaftë bindëse në paraqitjen e marrëdhënieve ndëretnike
shqiptaro-serbe.