Mendime
Isuf Çipi: E keqja na erdhi nga vetvetja
E diele, 13.07.2025, 11:57 AM
E keqja na erdhi nga vetvetja
Nga
Isuf Çipi
Sot
njerzimi ndodhet sipër së keqes dhe të keqen e sollëm “Ne”, që të parët lindëm,
rritëm dhe zhvilluam të mirën. Që më shumë se 2000 vjet filloi vjedhja e
shqiptarve në ato vise të perandorisë ilire, e cila ishte perandoria e parë në
botë, në teritore mjaft të gjëra të Kontinentit të vjetër e deri në Amerikën
Latine (Perandoria e parë që konsolidoi kulturën e vërtetë njerzore). Vjedhja
dhe mashtrimi kolektivit të kësaj perandorie i erdhi nga vetvetja, pikrisht në
kohën kur perandorë ilirë nuk po e pëlqenin punën në shërbim të kolektivit të
shoqrëisë njerzore, por kërkonin një jetë luksi mbi kolektivin dhe në kurriz të
tij. Kjo shkoi deri në kufirin që të mendohej për të lindur një perandori të
re, jo mbi parimet e lëvizjes dhe zhvillimit, që diktonte “nëna” natyrë, por
mbi “diktate” që gjoja vinin nga qielli. Këto diktate të rreme, që kurrësesi
nuk mund të përbënin kulturë, do të hapnin rrugën e “lirisë” së individit, për
të kaluar një jetë luksi të shfrenuar dhe nga ana tjetër diktaturën ndaj
kolektivit të shoqërisë njerëzore, i cili përbënte ambientin kryesor të
prodhimit të të gjithë të mirave materiale, shoqërore, shkencore, morale,
kulturore etj.
Lindja
e një perandorie të re do të fillonte matanë detit, drejt perendimit të
diellit, së cilës që në fillim do t‘i jepej një pamje “hyjnore”e ngjajshme me
muzgun e mbrëmjes, si diçka që vjen nga larg, me vullnetin e një fuqie
mbitoksore, që për jetën që na ka falë (duke humbur komplet kuptimin e lindjes
së jetës), i jemi borxhli atij dhe pa tjetër duhet t‘i lutemi e t‘i falemi për
dhuratën që i ka bërë njerzimit. Në këtë konteks, për t‘u ngritur diçka
madhështore, me përmbajtje të rreme, por me shkëlqim verbues nga jashtë (që
kërkohej të ishte e shpejtë në efektin mashtrues), puna do të fillonte me
grabitjen (vjedhjen) e pasurisë kolektivit të Perandorisë ilire, e cila ishte
grumbulluar në shekuj të tërë. Kjo pasuri do të ishte metali ar (flori), i cili
u zbulua dhe u përdor në këto vise, jo më pak se 13 mijë vjet para lindjes së
Krishtit. Rezervat e tij u rritën shumë, sa që përveç përdorimit ditor,
qëndronin edhe stoqe të shumta brenda kullave të ngritura me gurë. Dokumentet
gojore popullore (që vërtetohen edhe në përpunimet matematikore), kur ato të
shkruarat digjeshin e zhdukeshin apo groposeshin (nuk janë të pakta ato të
groposurat që sot po dalin në dritë), tregojnë që së paku 3000 karroca kuajsh
me ar, kaluan detin, për të na sjellë “mrekullinë” po nga deti. Kjo do të ishte
e tepruar për të ngritur Romën, si qendër të Perandorisë së re, “Perandorisë
romake”, por që më vonë do të pagzohej si qendra e “Krishtërimit”.
Tanimë,
mosbindja e atyre pak perandorëve ilirë, që nuk e tradhtuan dhe nuk e vodhën
kolektivin e tyre, kur zbuluan vjedhjen e madhe që u ishte bërë nga tradhëtia e
një pjese të mirë të shokve dhe kolegve të tyre (për t‘u kthyer nga kolektive
në individuale), do të bënin që të fillonin luftrat shekullore ndërmjet dy
perandorive (njëra, që vinte nga zhvillimi në kohë i shoqërisë njerzore, ndërsa
tjetra krejtsisht artificiale), të cilat do të përfundonin me nënshtrimin e
Perandorisë ilire, për më shumë se 12 shekuj. Ushtria e paguar mercenare romake
u kthye në ushtri barbare dhe shkatruese, sepse drejtohej pikërisht nga ato
perandorë ilirë, që kishin grabitur popullin e tyre. Tani ato me anë të pushtimit
nga ushtarët e pa kulturuar, kërkonin të grabitnin dhe të shuanin tërë kulturën
e mirfilltë ilire, e cila kishte lindur dhe zhvilluar në të mirë të njerzimit
për shekuj me rradhë. Kultura ilire që kishte sjellë në të njejtën kohë edhe
pasurinë në formën e kapitalit financiar, tanimë pikrisht ky kapital financiar
po përdorej kundër kulturës së vërtetë njerzore, nga njerëz që kishin tradhtuar
kuptimin dhe vlerat e vërteta të jetës. Gjatë kësaj periudhe të gjatë, kur
ilirët u bindën se nuk mund të luanin më rolin e një perandorie, në të mirë të
njerzimit në kontinentin e vjetër e më gjërë, filluan të tkurren në një teritor
më të vogël, në qendër të perandorisë ilire. Kjo tkurrje erdhi si e si të ruhej
kultura njerzore e deriatëhershme, që kishte lindur në shekuj të zhvillimit së
jetës shoqërore, nga njerëzit e parë të pa djallëzuar. Kjo qe një strategji e
tyre, duke menduar se në një teritor më të kufizuar, do të ishin më të bashkuar
e më të mbrojtur nga armiku. Ky teritor, që erdhi nga tkurrja e viseve ilire
dhe që në përbërje kishte racën e pastër të pellazgve, do të pagzohej me një
emër të ri, “Shteti i Arbrit” me kryeqendër në Matin e sotëm, por që në atë
kohë fillonte te burimi i lumit Mat dhe përfundonte gjatësinë e lumit, që
derdhej në det (jo në brigjet e sotme). Në atë kohë tërë lugina e Matit të
sotëm ishte liqen, për shkak të kanionit të Shkopetit. Vendlidhjet e varkave,
apo anijeve të kohës në shkëmbijtë rreth e rrotull luginës së sotme tregojnë
qartë për këtë histori dhe për këto ndryshime që ka sjellë koha. Emërtimi
“Arbër” kuptohet që u bë për nder të zbulimit më të madh që ishte bërë në atë
kohë, të metalit ar dhe që ky zbulim ishte po brenda këtyre teritoreve.
dhe
viset e shtetit të Arbrit, që përbënte shtetin e parë në Europë, duke qëndruar
me shekuj të tërë nën sundimin e Perandorisë Romake, kuptohet që ishin të
infektuar nga kultura e rreme e romakëve. Tanimë tempujt e ilirëve, që përbënin
shkollat e para të kulturës së vërtetë njerzore, ishin zevendsuar me kisha, ku
në ‘to nuk pasqyrohej asgjë e vërtetë për jetën në përgjithësi dhe asaj
njerëzore në veçanti. Po ashtu nga individë të veçantë filloi të propogandohej
e të pëlqehej tradhtia ndaj aspiratave të kolektivit edhe në shtetin e Arbërit.
Meqë
Perandoria romake filloi të kalbëzohej, në radhë të parë nga degjenerimi moral
i brendshëm, ku nderi kishte qenë çelsi i kulturës ilire, duke e humbur fuqinë
e saj të fillimit, tani tradhtarët e Arbërit filloi t‘i joshte një tjetër forcë
e lindur në viset e shkretirës, që ishte Perandoria islame, më vonë Perandoria
osmane. Kjo në të njejtën kohë përbënte një racë tjetër njerzore, rracën brune
të shkretëtirës” dhe që kultura e saj u lind po nga gënjeshtrat e librit të
“zbritur nga qielli, Kur‘anit”, (15-20 mijë vjet mbas shqiptarisë dhe 500 vjet mbas
inxhilit të romakve).
Udhëheqsi
i parë i kësaj race, Muhameti Aleiselam (autori i Kuranit), qe shumë i aftë të
mashtronte kolektivin, duke krijuar një ushtri mjaft të fuqishme për kohën, me
qëllim jo vetëm për të zotëruar viset e tij, por ajo që ishte kryesorja,
kërkonte të shtrihej në kontinentin e vjetër. Nga ana tjetër me dobësimin e
Perandorisë romake dhe në shembullin e shtetit të Arbërit, në Europë filluan të
lindin edhe shtete të tjera: Franca, Gjermania, Anglia, Zvicra, Rusia etj, por
ama nën infeksionin e kulturës së rreme romake. Kjo nuk ishte asgjë tjetër,
vetëm se e tëra filloi të ndahej në pjesë të veçanta, jo nën influencën që
kërkonte kultura e vërtetë njerzore, por nën interesat e grupeve të vogla të
individëve, që donin të shfrytëzonin sa më shumë nga ky kolektiv i përbashkët i
kulturës së lashtë ilire.
Edhe
këtu puna do të fillonte me vjedhje nga perandoria osmane: grabitja e arit në
shtetin e Arbërit. Sigurisht që Muhameti vetë nuk do të arrinte të realizonte
këtë penetrim në Europë. Në kohën e tij ai vetëm arriti të përzejë izraelitët
nga trojet e tyre, për mosbindje të kulturës fetare islame dhe në këto troje të
ngrinte qendrën e islamizmit, “Mekemedinën”. Izraelitët ishin raca e bardhë
pellazge dhe kishin ngritur kulturën e vërtetë të tyren, ku edhe vetë emri
Izrael në shqipen e sotme do të thotë dritë, që Muhameti shumë shpejt do t‘u
vinte nofkën çifut, e cila presupozonte njerëz të egër. Nga ana tjetë Muhameti
përegatiti një kastë ushtarake, e cila do t‘i zbatonte e do t‘i zhvillonte në
shekuj parimet e gënjeshtra mbi të cilat lindi.
Ari
tanimë në shtetin e Arbërit nuk ishte vetëm mbi tokë, në kulla të posaçme, por
nga individë të veçantë, që e kuptuan rrezikun filloi edhe groposja e tij, që
nga mesi i shekullit XII, ku akoma edhe sot kërkimet kanë zbuluar e vazhdojnë
të zbulojnë nga këto rezerva, meqë sinjalistika sekrete kishte humbur dhe ishte
harruar. Mbasi vazhduan vjedhjet edhe në shtetin e Arbrit, për rreth dy shekuj,
përsëri i erdhi radha dyndjes së ushtrisë osmane, në gjithë teritorin e
Arbërisë. Ushtria turke do të ishte shumë më barbare se ushtria romake. Ajo
krahas vjedhjes dhe zhdukjes së kulturës tonë, kërkonte edhe ndryshimin e racës
tonë, meqë ato vetë përbënin një racë tjetër njerzore, rracën brune të
shkretëtirës. Theksojmë se romakët ishin e njejta racë me ne, raca e bardhë
pellazge, ashtu siç ishin dhe tërë ato shtete, që u ngritën më pas në Europë e
më gjërë.
Ushtarët
dhe komandantët turq kryenin përdhunime të papara në atë kohë të gjatë në gratë
dhe vajzat arbëreshe, deri në shkallën që nga këto syresh do të zhduknin veten
vetëm për mos të ndryshuar racën. Por njëkohsisht një pjesë filluan edhe të
martohen me ushtarë turq, edhe të shkojnë hareme në oborret e sulltanëve të
Stambollit. Po ashtu edhe shumë djem të privelegjuar të Arbrit nga turqit,
filluan të martohen me femra turke, gjë e cila po çonte gjithnjë e më shumë në
një përçarje të madhe të popullsisë vendase, e cila ua lehtësonte shumë turqve
sundimin dhe luftën ndaj kulturës së arbërve, duke ndryshuar edhe emrin në
arnaut, e cila ishte një nofkë përçmuese.
Një
njollë tjetër e zezë në kulturën tonë, do të ishte edhe homoseksualiteti, që
solli ushtria barbare osmane. I gjithë ky barbarizëm solli në shekullin XV
lindjen e një njeriu të madh (më të madhin për kohën, në gjithë botën), Gjergj
Kastrotin. Këtë arbërit e nxorrën nga gjiri i vet, si nevojë e bashkimit të
tyre, por ama infeksioni nga kultura romake nuk i kthjelloi ato që t‘i linin
një emër të pastër ilir. Më vonë kur Gjergji u shkollua në Stamboll, sepse
ishte marrë peng nga turqit, siç rrëmbeheshin shumë fëmijë në atë kohë, për t‘u
bërë ushtarë të perandorisë osmane, u pagëzua me një emër të ri, që përbënte
një ofiq të lartë të perndorisë, Skënderbe dhe ai këtë nuk e ndryshoi më edhe
mbas vitit 1443, kur u bë princi i Arbërisë. Ai vetëm se e pasuroi kostumin e
tij me përkrenaren që mbante në kokë. Brinjët e dhisë që mbante përkrenarja,
tregonin forcën më të madhe që kishte dhia në dobi të njeriut, si përfaqsuese e
malit, ku qumshti dhe mishi i saj ishin më të shëndetshmit se çdo përbërës
tjetër ushqimor, ashtu si gunat e leshta, që siguronin temperaturën e trupit,
nga sipër visheshin me leshin e dhisë, që nuk lejonte asnjë pikë uji të
depërtonte brenda, siç mbrojnë luspat trupin e peshkut.
Shekulli
XV; po të kishte drejtësi bota, me plot kuptim do të quhej Shekulli i
Skënderbeut, i cili u vuri fre barbarizmave osmane në shembjen e kulturës
njerzore, jo vetëm në shtetin e Arbërit, por në gjithë Europën.
Duke
bashkuar popullin, nën kuptimin që liria dhe kultura e të parëve është aspirata
më e madhe e juaja, krijoi mbrojtjen e pathyeshme ndaj osmanve, deri në
shkallën që po mos të ishte tradhëtia serbe, që nuk i hapi rrugën ushtrisë, ku
do të bashkoheshin edhe shumë ushtri të tjera të shteteve europiane, të keqen
do ta shkulte nga rrënjët në kryeqendrën e saj, Stambollin, që më parë kishte
qenë teritor i ilirëve. Skënderbeu nuk do të jetonte gjithmonë (vdiq më 1468),
por ama vepra dhe mësimet e tij e mbajtën të bashkuar Arbërinë edhe 15 vjet të
tjera mbas vdekjes së tij, deri sa princat arbërorë filluan të përçahen nga
joshjet dhe lajkat që u bënte Porta e lartë e Stambollit. Kjo do të përfundonte
në një nënshtrim të plotë të të gjithë teritoreve të Arbrit dhe të rënies së
shtetit të tij, si shteti i parë në botë, që për gati pesë shekuj qëndroi i
nënshtruar. Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kishte më nevojë për vjedhje të
fshehura, se çdo vlerë grabitej nën diktatin e ligjit dhe të kërbaçit. Gjatë
kësaj periudhe të gjithë familjet e Arbërit kishin detyrime ndaj portës së
lartë osmane: të derdhnin taksa, të dërgonin djemtë ushtarë, të mos kenë të
drejtë të shkruajnë dhe të flasin gjuhën e tyre, t‘i nënshtrohen totalisht
parimeve të fesë së tyre. Kjo e zhyste popullsinë tonë në injorancën më të zezë
(në varfërinë materiale e shpirtrore). Kjo jo vetëm që ia hodhi krejt kulturën
e saj në harresë të plotë, por në të njejtën kohë, nuk lejonte ritmet e
zhvillimit, të paktën me nivelin që kishin vendet rreth e rrotull, të cilët
kaluan shumë para nesh, ku përveç turqve u lindi dhe atyre dëshira për
asimilimin tonë, pavarësisht se ishin e njejta racë me ne.
Nga
fundi i shekullit XIX Perandoria osmane filloi kalbzimin e saj nga brenda në
radhë të parë, por edhe nga kundërvëniet e tjera, nga fuqitë e reja që po
lindnin, sidomos e Rusisë. Xhonturqit e ri, që gjoja dolën si kastë e re për
shpëtimin e Perandorisë, nuk ishin asgjë tjetër vetëm se një pjellë e kastës së
vjetër sulltanore, (ato nuk e mohuan kastën e vjetër). Ato projektuan jo
demokratizimin e perandorisë së tyre të kalbur brenda përbrenda, por shlyerjen
e borxheve për dëmet që kishin sjellë në shekuj ndaj kulturës njerzore (nga
frika e forcave të reja të Europës), ta shlyenin me tregtimin e teritorve të
shtetit të Arbërit. Tanimë po vidhej jo vetëm ajo që kishte dalë nga toka, por
edhe vetë tokat e shtetit të Arbërit po ktheheshin në plaçkë për të tjerët. Kjo
me gjithë lëvizjet e mëdha të rilindasve shqiptarë, në rrugën e vërtetë
demokratike e njerëzore, do të realixohej me pandershmërinë europiane (që edhe
ato ishin vetja jonë), pikërisht të atyre shteteve, që ishin ngritur nga një
kulturë e rreme dhe në të njejtën kohë mohonin rracën e tyre. Idiotizmi i
administratorëve të tyre do të kultivonte në kolektivat e tyre, se ato janë
raca të tjera, më të vjetra e më të privilegjuara dhe se shqiptarët janë një
racë e egër e izoluar (njerz me bisht).
E
pa drejta Europë, që në zhvillimin kapitalist kishte arritur në fazën e
imperializmit, në vend që të përzinte turqit në teritoret e tyre të shkretirës,
mbështeti tregëtinë me teritoret e Arbërit, për të shpëtuar të sëmurin me
gjakun e të shëndoshit (mos e ngatërroni me dhurimin e gjakut! Këtu gjaku
merret mbas pushkatimit të të shëndoshit). Ama përsëri kjo nuk do të arrihej,
pa tradhtinë e arbërve në fillim dhe të shqiptarëve më vonë, ku ndërgjegja
kombtare e tyre ishte shumë e sëmurë. Sëmundja më e madhe ishte nga injoranca
që ishte mbjellë, për më shumë se 20 shekuj, ku loja e hajdutëve dhe të
pandershmëve ishte kultivuar në ndërgjegjen e tyre, si urdhër i Zotit dhe se ne
vetëm duhet t‘i falemi atijë për të ardhmen tonë dhe t‘i bindemi më të
fuqishmit, (Zoti në qiell dhe qeveria në
tokë) dhe fatit të verbër.
Tani
më Shqiprinë e vogël, që nuk përbënte as çerekun e teritorve të Arbërit, nuk do
ta sillte vetvendosja e kolektivit të Arbrisë, por traktatet ndërkombtare dhe
tradhtarët vendas, që merrnin grada të larta nga armiqtë e Shqiptarisë. Edhe
Shqipria e vogël përsëri mbas vitit 1915 (konferenca e Londrës), përmbante
rezerva ari, si të gatshme, ashtu dhe të papërpunuara, të cilat nuk mund t‘i
shterojnë kurrë.
Një
strategji tjetër vjedhjeje e shqiptarëve të Shqipërisë së vogël do të përdorej
mbas vitit 1924, kur udhëheqës i shqiptarëve erdhi Ahmet Zogu (sa më shumë
tkurreshin teritoret tona, aq më të sofistikuara bëheshin edhe format e
vjedhjes). Edhe në atë kohë, për numrin e banorve që ishin, shqiptarët zinin
vendin e parë në botë, për sasinë e arit të gatshëm që zotëronin. Dinakëria e
mbretit Zog bëri që popullsia ta dorëzonte vetë arin në bankën e shtetit të
asaj kohe. Qarkullimi në tregun e asaj kohe përmbante edhe arin metal, por edhe
konvertimin në letër. Dinakria e mbretit qëndronte në atë që vlera në letër të
ishte më e lartë se në metal, ku shumicën e rezervave të metalit, populli i
ktheu në letër. Mbasi mbreti ia mbathi më 6 prill 1939, tetë makina të
ngarkuara me ar i depozitoi në bankat ndërkombtare, në emër të vet dhe të
familjarëve të tij, ndërsa letrat ia la popullit, që nuk hynin më në punë (me
nder me thënë edhe në atë vendin nuk mund t‘i përdorje, se ishin shumë të
trasha).
Edhe
gjatë luftës së dytë botërore përsëri u grabitën sasira të konsiderueshme ari,
si nga gjermanët ashtu dhe anglezët. Në periudhën e socializmit, mbas vitit
1944, filloi me shpejtësi të shtohen përsëri rezervat e arit në bankën e shtetit,
si pasuri e gjithë kolektivit. Krahas konfiskimit të arit që kishin depozituar
bejlerët dhe agallarët, shumë shpejt filloi punën fabrika e përpunimit të
bakrit në Rubik. Këtu për 35 vjet me rradhë, prodhohej edhe 1.5 ton ar në vit
me cilësi shumë të lartë dhe që në vitin 1990 kapte mbi 60 ton rezerva
shtetrore, vetëm nga kjo fabrikë, sepse të dhënat flasin që sasira më të vogla
nxirreshin në Poliçan. Dihet që gjatë periudhës së socializmit shteti shqiptar
u forcua shumë edhe në produkte të tjera industriale e bujqësore. Banka e
shtetit në atë kohë, përveç qarkullimit pa humbje në valutë, ekzistonte një
miliard dollarë sufiçit dhe kishte një thesar shteti në klering nga më të
pasurit për vendet lindore. Krejt pasuria e gatshme në vitin 1990, e cila ishte
e tëra e kolektivit, po të konvertohej në dollarë, kapte mbi 600 miliard
dollarë, duke zënë vendin e parë në botë për numrin e popullsisë që kishte
Shqipria e vogël. Kjo pasuri marramendëse, ashtu siç ishte në kohën e
perandorisë ilire, e gjitha e kolektivit, e tillë ishte edhe në vitin 1990, e
gjitha e kolektivit, jashtë çdo individi të diferencuar (me përjashtim të Ramiz
Alisë dhe Nexhmie Xhuglinit, Hoxhës, që në vitin 1986 thesarin e shtetit e
transferuan në Amerikë.
Plani
i vjedhjes dhe i shkatërrimit së kësaj pasurie përsëri do të vinte nga kupola e
lartë e shtetit shqiptar, të iniciuar nga agjenturat e huaja. Që të kryhej kjo
vjedhje më parë duhej shkatërruar shteti i demokracisë popullore, për të
ngritur antishtetin, kundër popullit (anarshi dhe kaos) dhe në fshehtësi të
popullit.
Lëvizjet
e studentëve në fillim të viteve ‘90, me slloganin “Liri-Demokraci” dhe e duam
Shqiprinë si e gjithë Europa, ishin totalisht të iniciuara nga agjenturat e
huaja dhe udhëheqja shqiptare, në fillim mbylli sytë, por shpejt pastaj po e
quante këtë si një lëvizje zhvillimore dhe një hapje me botën e zhvilluar.
Ramiz
Alia, duke lënë tërë klasën puëntore pa punë, por që paguhej në shtëpi, për
gati një vit e gjysëm, jo vetëm që krijoi bindjen e gabuar te klasa punëtore,
që në atë kohë ishte shumë e madhe në numër, që në Shqipëri u jetoka pa punuar,
por nga ana tjetër nxori jashtë përdorimit 500 uzina e fabrika, duke i lënë të
ndryshken, që më vonë shitja e tyre mbeti vetëm për skrap.
Studentët
nga ana tjetër kaluan në delir, nga sevdaja e degjeneruar, duke e shndërruar
kohën e shkollës në “motel”. Ato menduan që nuk hyn më në punë mësimi dhe
shkenca, por nga ana tjetër kur mbaronin shkollën dhe diplomoheshin, po
shikonin se nuk kishin ku të punonin, sepse “demokracia” që kërkuan e
shkatërroi bazën ekonomike dhe shkencore që pati ngritur socializmi. Sot ajo
intelegjencë, që është shndërruar në prindër e deri gjyshër, po e shikon se
liria që kërkuan në vitet ‘90, qe mashtrim. Ajo qe liri për hajdutin dhe
kriminelin dhe kaos e anarshi për shqiptarët. E gjithë pasuria u vodh dhe u
shkatrua nga politikanët e shpifur dhe tradhëtarë të popullit të tyre që morën
pushtetin, pikërisht nën mbrojtjen e asaj pararoje, që populli pati nxjerrë në
luftë e në punë. Ramiz Alia qysh në vitin 1986, mbasi mori pushtetin, e
transferoi thesarin e shtetit në Amerikë, i cili kapte shumfishin e shumës të
atyre që mori mbreti më 1939.
Ajo
rrugë sot ka çuar në një diferencim të thellë klasor, të cilën socializmi e
pati zhdukur, ku një pakicë e vogël, sot është pasuruar në shifra marramendëse,
ndërsa rinia e shumicës mori arratinë. Kjo kastë e pasur sot zotëron toka pa
kufi, vende turistike, pasuri nëntoksore. Shkollat dhe spitalet i kanë jashtë
Shqiprisë, kurse brenda vendit kanë sjellë injorancën dhe papunësinë, kanë
mohuar totalisht kulturën dhe traditat tona shekullore, nën slloganin se po
luftojmë komunizmin shqiptar. Ato kanë lënë komplet në harresë brezin e tretë,
që nuk ka humbur vlerën e madhe të kulturës tonë dhe kupton tradhëtinë që po
bëhet kundër kësaj kulture. Duke i larguar rininë, për të qenë jashtë edukatës
dhe besës me brezin e vjetër, sot në Shqipëri kemi një popullsi të plakur, me
pensione qesharake. Vendi më i pasur, më me kulturë dhe me të gjitha traditat
njerzore, sot është kthyer në vendin më të varfër, ku lulëzon droga dhe
prostitucioni, përçarja, gjakmarrja dhe hakmarrja, që kanë çuar në tregtimin e
parimeve dhe teritorve me të huajt. Të gjitha fitimet që vijnë sot nga burimet
energjitike, nga pasuritë e tjera nëntoksore e mbitoksore i marrin konçesionet
e huaja, ndërsa shqiptarët blejnë mbeturinat e botës me çmimet më të larta në
rajon. A përgjigjesh dot Shqipëri, si duhet të ishe dhe si je sot?!
Nuk
mund të përgjigjesh kurrë, pa kuptuar që populli të do, ndërsa shfrytëzuesit e tij
nuk të duan...