E premte, 25.07.2025, 02:07 AM (GMT+1)

Kulturë

Në Pejë u promovua libri 'Sejdi Berisha – Një jetë bardi', i autorëve Neki Lulaj dhe Agim Desku

E hene, 21.07.2025, 06:54 PM


Nën udhëheqjen e LSHK-së, në Pejë u promovua libri 'Sejdi Berisha – Një jetë bardi', i autorëve Neki Lulaj dhe Agim Desku

Salla e Kuvendit Komunal në Pejë ditën e Shtunë dt.19 korrik 2025 ishte e stërmbushur me dashamirët e artit dhe të fjalës së shkruar. Kështu nën përkujdesjën e LSHK. dhe Kryetarit të saj prof dr. Shyqeri Galica, dhe të familjarëve të Sejdi Berishës  u kujtua me shumë mall dhe emocione Bardi i Pejës tani më i amëshuar Sejdi Berisha.

Neki Lulaj

Kujtesa librore për një njeri të librit

Në ditën e përurimit për librin kushtuar Sejdi Berishës

Edhe pa këtë libër që po ju paraqesim sot kujesa e Sejdi Berishës do jetë kaherë e ndezur.

Librat e tij janë piskama shekujsh. Studentët e miqtë do ta kenë në breza në çdo tryezë. Lulet që do vëmë te varri i tij, kurrë nuk do kenë vyshkje

Mbase edhe ky libër do ishte një homazh kujtese për atë bard të Kosovës.

Nuk kemi nevojë në Kosovë vetëm për dëshmorët e luftës, po dhe ata që i shërbyen shkronjës.

Me  bashkëudhëtaret  ngusht të lapsit dhe pendës me miqtë e  mikut tonë të përbashkët po kujtojmë dhe  nderojmë punën kulmuese të mikut tonë të shquar dhe  vlerat e tij madhore sa

pesha e qiellit dhe e tokës nuk i maten me asnjë kandar.

Mua më shkrepi ideja e guximshme pas mbi 25 vite  takimesh të ngrohta  miqesore qe të gdhend kujtesën  për të. Është shërbimi më i vogël për gazetarin, shkrimtarin, poetin dhe  mendjendriturin

e madh Sejdi Berishën. Gjithë jetën shprehu përmes vargut dashurinë për familjen dhe individin.  Iku në heshtje duke lënë një psherëtimë dhe duke e ngritur një përmendore madhështore me një fantazi të harlisur me një lirizëm plot lëng e njomështi, njashtu si Lasgush Poradeci dikur.

Me tërë fuqin e fjalës mund të theksoj se Sejdi Berisha kishte ndikim të jashtëzakonshëm në jetën kulturore të Pejës dhe më gjerë,  kisha për ta martur në  analizë poezinë  "Elegjia e shekujve", në të cikën vërehet shembulli i qartë i fuqisë së tij krijuese dhe i angazhimit të thellë ndaj padrejtësive historike,dhimbjes dhe luftës për liri. Pikëtakimet tona të Blini i Poetit, si vend ku fliteshin për hallet e mëmëdheut dhe për zhvillimet kulturore, me aromën e kafes dhe gurgullimat e rrjedhës se lumit, një kujtim shumë i bukur, një peizazh shpirtëror që përmes fjalës shpërfaq lidhjen e ngushtë mes miqve dhe dashurinë për artin. Nën hijën e Blinit " flisnim, dertonim për hallet e mëmëdheut, për libra të rinj,ai tregon se bisedat mes poetëve dhe shkrimtarëve janë gjithnjë një mundësi për të komunikuar dhe përcjellë pasionin dhe brengat e popullit. Ky Bli ishtë si një vend i shenjtë pelegrinazhi për ata që kanë kontribuar në letërsi dhe kulturë, dhe në këtë rast, për Sejdi Berishën, simboli i pasionit të tij të pandërprerë për artin. Pa e harruar intervistën time e publikuar me Sejdiun, si dhe një shkrim për librin "Njeriu 'a"Vendlindje' ".

Sejdiu ishte një gur xhevahiri. Ishte lumë i qetë si Buna që nuk shtjerr kurrë.  Dhimbjen dinte ta kthente në frymëzim e plagët në mençuri kohe .

"Athua,a është madhështi dhe njerëzore që pas këndimit,njeriu t'i kërkoj falje vetvetes?!...S.Berisha

Opusi i tij letrat mbi dyzetvjeçar dhe botimi i 44 librave janë një trashëgimi madhore që ia la  kombit.

Poeti i shquar  dardan, Bardi i poezisë moderne shqipe gjithmonë për lexuesin shqiptar sillte diçka te re si ne poezi, prozë, monografi romane, ese, këndveshtrime letrare drama, poema.  Shpesh pohonte: „Rrugëtimin  tim  e shtrova në libër për ta mposhtur dëshpërimin dhe për ta madhështuar lumturinë, krenarinë dhe fatin e njeriut".

Latinët thonë se për ata qe nuk jetojnë më duhët thenë vetëm e vërteta.

Proza dhe poezia e tij kishin plot metafora e tema të veçanta dhe shumë interesante duke përhapur universin e bukurisë në vargje.

Nga  një jetë plot me sfida e qe ne vargjet e tija hetohet një rënkim i heshtur duke pikuar nga palca e shpirtit si loti nga syri

diçka e veçantë.

I brumosur herët me valët e pamëshirshme të jetës dhe me një dashuri vuajtjesh prindërore  duke ja vjedhur situatat skandaloze pafajësinë fëmijërore. Më vonëe këto ishin tema oqeanike që e preoukupuan autorin deri në frymën e fundit të jetës.

Dashuria prindërore  dhe fati i atdheut ishin  fanari i jetës se tij. Ai ishte një fisnik i rrallë, një hulumtues i talentuar dhe latues i vargut, shumë i dashur dhe i respektuar për çdo kend, i rreshkur nëpër valët e jetës, plot me sfida por kurrë nuk ishte i mërzitur e donte jetën u gëzohej rezultateve të miqve, botimeve të reja i qeshte fytyra kur i dhuronim ndonjë libër.

"Unë i gëzohëm botimit të librit

të një mikut ta kisha botuar vetë"

Sejdi Berisha

Sejdiu ishte një personalitet i spikatur me vlera autentike i letërsisë bashkëkohore. Në rrugëtimin e tij krijues ka vlera të veçanta me një stil krijues dhe figuracione letrare çka e karakterizojnë

karakterin dhe simbolikën e pasur të autorit dhe botën e tij shumë dimensionale. Ai ka një filozofi emocionuese universale që rrallë e gjen tek ndonjë krijues tjetër.

Librin që po e përurojmë sot "Një jetë bardi" e hartova me mikun tim Agim Desku. Idesë tonë ju bashkangjitën miqtë e sinqertë të Sejdiut, mbi njëzet krijues nga Kosova, Shqipëria Ilirida   dhe  trevat e  tjera shqipfolëse si dhe nga mërgata si nga  Bostoni-Amerika dhe nga Anglia. Po sjellim në këtë libër  kujtimet më të bukura shoqëruar me foto  gjatë takimeve jetësore me poetin, përshtypjet  të shkruara  prozë e poezi kushtuar vetë Sejdi Berishës. Besoj qe për lexuesin e mirëfilltë sa do jenë emocionuese aq edhe do ta ngrejnë kërshërinë për të kërkuar librat që i la si testament kombëtar artit dhe letërsisë. Kështu qe ai herët e fitoi pavdekësinë.

Atë ditë nëntori   që ju vizitova  në shtëpi u ndamë pa lamtumirë me shpresë që të takohemi shpejt.

Ti na le. Mik, nuk guxoj as sot, as kurrë të të them "Lamtumirë!"

Sa herë që e kujtoj Blinin te shoh ty aty ulur me ndonjë libër te ri në dorë.

Le të jetojmë sëbashku rizgjimin e tij në një libër.\

U kujtoftë në jetë të jetëve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx