At Pjetër Meshkalla: 28 Nandor
Kur u ngrit Flamuri ynë në token tonë, nuk di se çfarë do të kénë mendue shumica e Shqiptarëve!?... Përgjithësisht, pesimizëm: Jo, pse nuk donin Shqipninë e Lirë, por pse nuk e besonin.Kur u ngrit Flamuri ynë në token tonë, gjaku i nxehun që vlonte nder déj (damar) të njomë, u trumhas: Një nervozizëm i egër na pushtoi; Kénka pra, një Shqipni! ...
























