Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Requiem për Izet Shehun
E hene, 26.11.2012, 06:20 PM
Requiem për Izet Shehun
Nga Reshat Kripa
Ike Izet
i dashur! Ike dhe na le vetëm në rrugën tonë. Nuk besoja kurrë se do të isha
unë ai që do të thoja këto dy fjalë të përmortëshme në përcjelljen tënde për në
banesën e përjetëshme. Nuk besoja, se
deshëm të të kishim gjithmonë pranë, gjithmonë në krye të rrugës që kishim
nisur së bashku, sepse kishim nevojë për prezencën tënde, për mendimin tënd,
për fjalën tënde. Por ti ike. Zoti kishte
vendosur të të merrte pranë vetes dhe Zoti gjithmonë zgjedh më të mirët dhe
ti ishe më i miri.
Çfarë të
të kujtoj o vëlla? Ishe ende i ri kur u detyrove të përballeshe me përndjekjen
më mizore të sistemit totalitar. Por ti kishe genin fisnik të fisit tënd. Ishte
ky gen që të udhëhoqi në çdo hap të jetës tënde. Ndaj nuk u përule asnjëherë.
Dallgët e jetës i përballove me krenari dhe dinjitet. Bijtë e një familje
fisnike e tregojnë veten edhe në rrethana shumë të vështira. Po, Izet i dashur, ti i mbijetove
asaj kohe barbare, i
mbijetove sepse në
venat e tua rridhte gjak fisniku
dhe ky gjak nuk të mungonte ty, i dashur vëlla! Fisnikërinë e familjeve të
mëdha nuk mund ta errësojnë klithmat e korbave të zinj.
Por së
fundi kohët ndryshuan dhe ti ishe gjithmonë në rradhën e parë të atyre që iu
kushtuan demokratizimit të vendit dhe në mënyrë të veçantë të atyre që i kishin
hequr mbi supet e tyre tmerret e atij sistemi.. Për këtë arsye ata të zgjodhën
si përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe nuk u gabuan. Ti e
justifikove plotësisht besimin që të dhanë. Ti ishe gjithmonë i gatshëm për të
ndihmuar me të gjitha forcat e tua për demokratizimin e vendit dhe luftën
kundër mentalitetit të përmbysur totalitar që ende sundonte në vendin tonë. Ti
ishe gjithmonë përkrah shtresës tënde nacionaliste, së cilës i përkisje. Ne nuk
do të harrojmë kurrë për tërë këta vite që do të jetojmë.
Kush ishe ti, Izet Shehu? Ishe poeti, ishe shkrimtari, ishe publicisti, ishe politikani. Këtë ti na e ke treguar nëpërmjet vargjeve të tua të arta :
Jam
zjarri i zjarrit tim,
Më i
hershëm se Prometeu,
Mos më
shihni si hutinë!
U ndeza
Kur u
ngjiz dheu.
Jam
ushtari,
Që i
binte bririt
Rrotull
zjarreve pagane,
Me Teutën
verë kam pirë,
Vallen hoqa mes taulntëve.
Ky ishe ti, i dashur Izet. Por të tilla vargje ne nuk do t’i dëgjojmë më.
Pushuan
tingujt e magjepsur,
Ato nuk do t’i dëgjojmë më.
Shkruante
dikur poeti i madh i madh Lermontov dhe mua sot më duken sikur këto vargje të
kushtohen ty, Izet.
Ngriheni
kokën lart e nderuar zonja Shehu! Ngriheni kokën lart të nderuar Agur Shehu, vajza, nipër e mbesa! Qëndroni
krenarë. Ju keni me se mburreni. Krenaria, fisnikëria dhe dinjiteti i burrit
dhe babajt tuaj ju bënë edhe juve krenarë si ai. Për njerëzit e mëdhenj nuk
derdhen lot. Për ta thurren vargje dhe ngrihen këngë. Izeti ishte njeri prej tyre..
Ju humbët
me të vërtetë njeriun më të dashur tuajin, por edhe ne nuk kemi humbur pak. Ne
humbën mikun tonë të mirë. Humbëm njeriun
që e kishim në krahun tonë. Ne sot po i falim tokës mëmë vetëm trupin e
tij të drobitur, ndërsa shpirtin e tij e kanë marrë engjëjt dhe kanë fluturuar
lart në qiell për ta shpënë te Zoti i madh i madhërishëm, në parajsën e
përjetëshme. Ndërsa deri dje kishim në mes tonë Izetin tonë të dashur, tani e
tutje do të kemi kujtimin e tij të paharruar.
Qoftë i lehtë dheu që i ka rënë përsipër!
_______________
Shkëputur
nga Wikipedia:
Izet
Shehu lindi në Lushnjë më 15 djetor 1942. Mbaroi gjimnazin në Lushnjë më 1960,
ndërsa studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti
Histori-Filologji, dega gjuhë letërsi shqipe. Më 1995 ka kryer Kolegjin e
Mbrojtjes së Shqipërisë. Ka punuar si mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në
Lushnjë dhe Elbasan. Krijimtarinë letrare e nisi qysh në bankat e shkollës.
Botoi dendur gjatë viteve gjashtëdhjetë, por, për shkak të biografisë politike,
pasi iu pezullua vëllimi poetik “Gjaku im”, do t’i hiqej përfundimisht e drejta
e botimit deri në vitin 1990. Është një prej inicuesve dhe themeluesve të
Partisë Demokratike dhe në vitin 1991-1996 u zgjodh deputet i kësaj partie në
Kuvendin e Shqipërisë. Është dekoruar si mësues me urdhrin “Naim Frashëri të
klasit I” dhe me medaljen “Pishtar i demokracisë”. Pas viteve ’90-të boton
artikuj, polemika, ese, prozë e poezi në disa nga organet më të rëndësishme
kombëtare.
Ka botuar
këto libra :
"Çiltërsi
lirike", përmbledhje poetike
"Vjeshtë
njerëzore", përmbledhje poetike
"Ëndrra
trëndafilash në borë", përmbledhje poetike
"Brohorima
e një dimri", përmbledhje me tregime dhe novela
"Troku
i fatit të verbër", përmbledhje poetike
"Mjegulla
e trishtimit", përmbledhje me tregime
"Fatkeqja
e bukur", novelë
"Perëndimi
në zabelin plak", përmbledhje me tregime
"Mbi
qerpikë çlodhet agu", përmbledhje me poezi
"Drithërime
muzgu", përmbledhje poetike (ZSH)