Përjetësi » Kripa
Përparim Hysi: Një akuzë tronditëse...
E diele, 24.06.2012, 06:52 AM
Një akuzë tronditëse...
(esse )
Pas leximit të "Shkallët e ferrit" të Reshat Kripës
Nga Përparim Hysi
E lexon
romanin e Reshat Kripës "Shkallët e
ferrit" dhe,menjëherë,zë e hamendëson: të jenë hipotetike apo reale këto
shkallë ? Duke hamendësuar,me të vërtetë,që nuk ke se si mos tronditesh:shkallët,mjerisht,nuk
janë hipotetike apo sajesa të një pene,por një realitet i zymtë dhe rrëngjethës. Aq rrëngjethëse janë,sa të vjen të ulërish
dhe të bërtasësh kundër atyre që i ngritën këto shkallë që janë aty e
aty,indentike apo dhe ca më keq se sa rrathët e Ferrit që ka përshkuar këtu e 8
shekuj më parë,Dante i madh dhe i papërsëritshëm.
Në roman,pa
ndonjë sforcim të madh, hasë në befasi,sa,për një çast,nuk të duket se je bash
në shekullin e XX-të,por të duket vetja sikur je një "pasagjer modern"
që ke hipur mbi trenin e mesjetës. Dhe ç'shkruaj është pak.Fare pak. Kur sheh toturat që ushtrohen nëpër qelitë e degës mbrëndshme,nuk
ka se si nuk të shkon mëndja në qindra e qindra vjet më parë,në ato tortura që,ndoshta,me
aq sa kam lexuar,ushtroheshin vetëm nga
njerëzit e inkuizicionit,sidomos nga jezuitët,kundër njerëzve të shkencës
e përparimit. Ajo që i dallon këto tortura,është vetëm një fakt:në diktaturën
komuniste mungoi vetëm djegia made in Xhordano Bruna,Jan Hus,Kopernik dhe për të
mos vazhduar më tej. Toturat e diktaturës komuniste-hoxhiste ishin ku e ku më sadiste
dhe më të egra nga të gjithë vëndet e lindjes komuniste. Vërtet që yrnekun e
kish marrë nga Rusia,por "xherahët" e
Hoxhës e Co... qenë nga më sadistët. E kam thënë dhe diku tjetër,më duket:
në se Stalini ,mes miqësh intimë,kish nofkën aq kuptimplote:Koba,ky "Enveri
inë!!!",pa patur frikë se i prish "ajkën",duhet ta kish nofkën:Kobi.
Se kob që hëngri të gjallë qindra familje atdhetare,por,sistematikisht,hëngri
dhe shokët e vetë. Metaforikisht,më kujton atë filmin "Shpatarja e verbër",e
cila,godiste vertikalisht dhe horizonatlisht. Ky,Kobi inë,sikur kish lindur si
një "zombie" që kënaqej veç duke toturuar dhe,sa më shumë njerëz të dënonte,aq
më i qetë dhe i gëzuar qe. Dhe të ngrihen flokët gjëmb e të shkojnë mornica kur
lexon,se "Kobi in" kish studjuar në Francë.Në Perëndim. E mori nuk e
mori diplomën,as që ka rëndësi. Ai për 50-vjet sundoi,si me zjarr e me hekur,dhe,do nuk do, të shkon në mëndje,një
parashikim gjenial bërë nga një misionar
kishtar grek,i cili,sa vuri këmbë në Gjirokastër (thonë e zuri mbrëmja
atje dhe qe aty nga viti 1820 ) ,u thotë
bashkëshokëve të vetë:-O burra të ikim nga ky qytet,se mbas afër 100-vjetësh,në këtë qytet do të lindë një
djall... Orakulli grek qe mik i Pasha Aliut dhe është Shën Kozmai. Një parashikim
gjenial:djall e kaluar djallit.
* * *
Të vijmë tek
romani. Në qendër të romanit,është një igjinier nga një familje të lidhur me
luftën. Igjinieri ka mbaruar studimet në një nga vëndet e Lindjes (mike aso
kohe me vëndin tonë ) dhe mundohet,me mish e me shpirt, që këto dije t'i vëjë në
shërbim të Atdheut. Igjinier Agron Canaj,është intelektuali i asajj kohe,që,përveç
punës,shuan pasionin e tij mbi libra.Zgjeron horizontin që si e si të kryejë sa
më mirë detyrën e tij. Jo vetëm punonjës i mirë,po dhe një familjar shëmbullor.Dhe
bashkëshortja e tij është intelektuale:drejtoreshë shkolle dhe,parë kështu,kalimthi,nuk
ke se çfarë kërkon më shumë nga kjo familje,e cila,ka dhe një çupë si trëndafil
dhe mjaft të mbarë. Veç tyre,me ta rron dhe e ëma që,siç zhvillohen ngjarjet më
vonë,ka një përfaqësim dinjitoz në roman.
Por kaq sa lexoni,është veç një "trokitje" në portën e kësaj
familje.Trokit atje dhe,pasi hapet porta,ke për të parë se si para syve tënd,
shfletohet një histori aq tronditëse,sa nuk ke të bësh më me një rrëfim,po me
një dramë. Një dramë që pak ose fare pak,dallon nga ato tragjeditë e lashta ku
pjesa më e madhee e personazheve gjen vdekjen. Edhe këtu,pas kësaj porte që u "hap",ka
për të parë syri lemerira.Lemerira që të stresojnë dhe,në je në moshën time apo
diku tay afër,ka rrezik që të lëviz tensioni. Nodh si pa dashje,po i tillë është
densiteti i ngjarjeve që zënë e zhvillohen para syve,si në një ekran të madh.Veç
ekrani është i zi dhe të vjen pështirë nga ato që sheh.
* *
*
Partia
apo "Kobi in" janë kapur nga një obsesion tragjik: të sajojnë armiq,qofshin
dhe imagjinarë se kanë nevojë të ushqejnë oreksin sadist për ngrënie kokash. Armiq të jashtëm,po
se po:imperialstë e revizionistë,por,sidomos,të brëndshëm. Këta,të brëndshmit,janë
dhe më të"kërkuar",se"sirit vigjelent të partisë" nuk i shpëton
asgjë;se "lufta e kllasave zhvillohet dhe në gjirin e familjes",-porosiste Kobi,shoku SHPATI !!!
Dhe pikërisht,nga kjo "luftë e sajuar për gjetje armiqësh" e pëson
dhe igjinier Agron Canaj. Këtë intelektual të ndershëm dhe aq paqësor,pa
pritur,e prangosin si armik dhe sabotator. Kaq qe.Nga një familje e qetë dhe,relativisht,e
lumtur në këtë familje bie një tërmet i vërtetë politik. Agron Canaj,me që nuk
pranonte të tradhtonte shokët,u torturua çnjerëzishj,por nuk u dha. Nuk u dha...Është
veç një fjalë goje. "Xherahët" e "Kobi in",dinë mirë se si
t'i mrephin hanxharët. Ata janë si ata djajët e vegjël që ecin në gjurmat e
Djallit të madh. Janë aq të egër e sadist,sa nuk njohin skrupuj. Lëshohen si
hijena mbi bashkëshorten dhe të bijën. Duke përdhunuar qoft të shoqen dhe ca më
shumë të bijën 15-vjeçare,para sysh të dalin veç nazistët e Hitlerit me çifutët
apo dhe me vëndaset në viset që pushtonin. S'ka krim më të ndyrë se sa kaq. Kur
bëhet me fëmijë,njeriu është më pak burrnor;bëhet pak më i "thyeshm" dhe
ndodh që e dhe dorëzohet,siç ndodhi me igjinier Agronin. Është një "thyerje"
e dhimbshme dhe tronditëse. Sa i bukur
para torturave dhe sa burrëror dhe për t'u marrë shëmbull,aq keqardhës bëhet
kur fillon "thyerjen". Një "thyerje" që lë pasoja:një bashkëshok
pushkatohet dhe tre prej tyre burgosen kot së koti. Parë me këtë sy,Agron
Canaj,hyn tek ata personazh që herë del i bukur dhe herë pak përçud,po,megjithatë,i
dhimbshëm. Të jetë unik ky personazh apo veç sajesë e një pene që i ka njohur
dhe ca më tepër i ka kaluar këto "shkallë ferri". Duke bërë pak
anaologji me këto shkallë dhe me rrathët mitike të "Ferrit" të Dantes,autori,sjell
me shëmbuj dy tercina,që,unë,përmbledhtas,mund t'i them kështu:
-Ju që kini
hyrë këtu,lani duarët nga çdo shpresë".Dhe vërtet që kështu ndodhi.Po ta
lexosh romanin,gjen gjithë atë dramë që zhvillohej mu para syve tanë. Dhe
Reshat Kripa nuk është as i pari dhe as
i fundit që shkruan për këtë "ferr" të asaj kohe.Por,megjithatë,unë iu
futa kësaj "esseje" jo për të folur për këtë dramë,sajuar nga hiçi,nga
një obsesion pervers e sadist,por e thërres në "gjyq të hapur" Reshta
Kripën si "plagjiat" që më "ka parë gurët".
* * *
Sentenca "më
ke parë gurët",përdoret në domino.Lojtari që mundet,akuzon kundërshtarin
se"më ke parë gurët",pa fitove. Po Reshat Kriap "ç'gurë më ka
parë?". Ju lutem bëni pak durim.Unë "akuzoj" veç me fakte. Në qytetin
tim,dënuan një ditë prej ditësh,një igjinier shumë të zotin,që kish mbaruar në Poloni.E quajtën agjent dhe sabotator. E
shpallën armik. E ndau gruaja"se nuk mund të rronte me një "armik",dhe
jo pak,po 7-vjet të mira,në apsan.
Prokurori
që bëri akuzën qe i njohuri im dhe,një ditë në intimitet,i them:-Ore,si e morët
në qafë atë igjinier X... ?!!! Dhe prokurori më tha:-I kishim vënë 15 veta që e
"ruanin" dhe kur pamë që gjithë ai mundim na shkoi kot,e arrestuam,e
torturuam dhe i bëmë skicën e vëndndodhjes të"asaj shtëpisë në Vrashavë"
ku "çonte dhe merrte informata".Këto do t'i mësonte përmëndësh dhe do
t'i "recitonte" paara"gjyqit të popullit". A nuk ndodhi kështu
me Agron Canaj ? Ç'më thuaj,more
Reshat Kripa?!!!
Por dhe
pak më tej. Një zanatçi të rëndomtë në qytetin tim që rregullonte vetëm
bicikleta,e arrestuan për"agjitacion e propagandë" (e vërteta:qe
pinjollë i një dere të madhe !) ;e
arrestauan dhe drejt e në kaush:në Tiranë. Duke u nisur nga përbërja
familjare,destinacioni i tij qe për në Burrel. Tek prisja,-më tregonte fakiri,-
për të shkuar në Burrel,befas më afrohet një i burgosur dhe më thotë:- Ti ke me
shkue në Burrel.Atje janë do shoq të mi (priftërinj katolikë,më tha dhe
emrat,po sot nuk më kujtohen ),të lutna me u çue fjalë pendim prej meje,se nuk
mujta me i rujt e me më fal,due.
-Shkova,-
tregonte miku im, dhe,sa mbrrita,i kërkova dhe u thashë porosinë.Dhe ata njëzëri
më thanë:-Po si mos me e fal,or mik! Këtij satanai (aludimi është për xherahët
e Kobit ) nuk mundesh me i rezistue. E,tani,të dashur lexues:bëni krahasimin
dhe më shkruani:- "M'i ka për gurët Reshat
Kripa ?" Se a nuk e arrestuan kot së koti igjinier Agronin?A nuk ia
prishën familjen si atij,në Fier? A nuk u "thye" si ai miku i kaushit në Tiranë? Dhe,së fundi,a nuk
e falën dhe Agronin njësoj si ndodhi me
ata priftërinjtë katolikë? Ja,të gjitha,këto ndodhin dhe në romanin e
Reshat Kripës ,i cili,jo vetëm nuk ka shpikur,por e ka mbajtur pak dorën të "shtrënguar"
duke na treguar për një dramë kaq trondtëse.
* *
*
Ajo që ia
ngre vlerat këtij romani,është fakti
shumë domethënës:falja. Falja është një finale aq e bukur.Finsikët dinë të falin.Dhe janë para nesh,ende të gjallë,një pjesë e
atyre që i ngjitën ato shkallë ferri dhe që të gjithë nuk kërkuan
hakmarrje,por,përkundrazi,falën. Falja është ruba më e bukur që ka veshur ky roman. I kapur pas kësaj faljeje,edhe unë po e "fal" Reshat
Kirpën që"duke më parë gurët",ka sjellë për lexuesit një libër që nuk
është vetëm artistik,por dhe si një dëshmi dhe porosi:ato "shkallë ferri"
kurrë mos u ua pafshin sytë më.Dhe nga
ana tjetër,a nuk ia vlen që "pasazhe të këtij romani,siodmos ato faqet ku
sadistët lëshohen si hijenat mbi një adoloshente ,duke e shpërfytruar aq sa e
cojnë në varr, të ishin si"tregime për moshat parrauniversitare dhe jo vetëm
për to? Unë mendoj që,tërsisht,romani ka vlera të një leksioni moral të papërsëritshëm.Thyer para këtyre vlerave,ia
fal " plagjiaturën" Reshat Kripës dhe jo vetëm kaq:pafshë "gurë të
tjerë më cilësorë" !!!.
Tiranë,21
qershor 2012