Përjetësi » Kripa
Poezi nga Reshat Kripa
E enjte, 16.02.2012, 07:41 PM
Reshat Kripa
Botë e trazuar
Kujtoj kohën e kaluar,
Jetën plot brenga kujtoj,
Rininë time shkatërruar..
Bisedë me zemrën
Çfarë ke zemër që rënkon? Pse s’më thua çfarë ke?
Porse zemra drithëron dhe përgjigje nuk më kthen,
Çfarë po fsheh ti brenda vetes? Ç’është ajo uturimë?
Thellësi e zemrës time, nxjerr një zë si një kushtrim.
Deri kur do të duroj, këtu ndrydhur brenda teje,
E dëgjon ti shkrepëtimën që ushton
Dua jetën, bukurinë, dua edhe trimërinë,
Dua shumë begatinë, por më shumë dua lirinë.
Kështu foli zemra ime e unë shumë u turbullova,
Siç isha i çoroditur, zemrës time prapë i fola:
Nuk më sheh që jam i mitur, n’atë flakë për t’u futur
Jam në moshë t’ ëndërroj, për një jetë më të bukur.
Ti do që të ëndërrosh? Por më të bukur a ka?
Se të fluturosh i lire edhe të pushtosh gjithçka.
Porsi një zgalem të zhytesh, në mes dallgve uturimë,
Edhe fjala jote zjarrtë, të buças si një kushtrim.
Krejt papritur këto fjalë, mendjen time e kthjelluan,
Seç u ndez një zjarrë brenda, shpirti seç u turbullua
Një shpërthim si një vullkan, një gjëmim si një tërmet
U ndez flakë zemra ime , zgjohu koha më nuk pret!
Ah, më zgjoj nga letargjia, atje ku unë kisha rënë,
porsi një zog fluturova, lart diellin për të zënë.
Pëshpërita dy, tri fjalë, ushtoj zëri si bori:
“Për liri, për Shqipëri, për flamurin kuq e zi!“
Vlorë, janar 1991
Nata e majit
Ish një natë, natë maji,
Yjet shndrisnin lart në qiell,
Buzë detit, shtrirë zallit,
Plot kujtime në mend sjell.
Kujtoj kohën e kaluar,
Kohën time të rinisë,
Atë kohë të trazuar,
Nën sundim të tiranisë.
Rri mendoj me veten time,
Vallë si mundëm të jetojmë?
Rini ndarë copë e thërrime,
Jetën s’mundëm ta gëzojmë.
Por pejsazhi më shndërrohet,
Më merr pamje krejt të re,
Në të sotmen po ndalohet,
Ndiej një gaz dhe një hare.
Ndiej se edhe sot ka dhimbje,
Ndiej diku po derdhet lot,
Porse bashkë me hidhërimet,
Dhe gëzimet janë tok.
Sepse s’kanë më mbi krye,
Diktatorë dhe kriminelë.
Sepse s’munden më të fyen,
Nga xhahilë ordinerë.
Ndaj dhe zemra është e qetë,
Ëndërron ditët e mira,
Ëndërron që këtë jetë,
Ta kalojë me mirësira.
Vlorë, dhjetor 1993
Politikani dhe kovaçi
Rrugën mora jashtë qytetit,
Në varreza unë shkova,
N’atë vend hijen e mbretit,
Me kovaçin krahasova.
Të dy hijet pranë e pranë,
Për çudi ishin njëlloj,
Politikanin me famë,
Nga kovaçi s’e dalloj.
Politiku kur ish gjallë,
Bilbilosi aq sa deshi,
Trutë na i bëri dhallë,
Vaj dhe uthull i përsheshi.
Shtronte dreka, shtronte darka,
Bashkë me miqtë kuvendonte,
Ishte dita apo nata,
Ai kudo ligjëronte.
Kurse ky kovaçi mjerë,
Kudhrën
Bukën e gojës të nxjerrë,
Që fëmijtë të siguronte.
Herë ngrënë, herë pa ngrënë,
E kaloi jetën e tij,
Deri sa trupi i rëndë,
Përfundoi në varr të zi.
Ngjitur me varrin e tij,
varrosën politikanin,
Të dy bashkë ishin tani,
S’ dihej se për kë po qanin.
Qanin t’urtin a të marrin,
Fjalë shumtin a memecin,
Të dy në zemër të varrit,
Çuditërisht tani heshtnin.
Tiranë, nëntor 2000