E shtune, 27.04.2024, 09:40 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Mbi ndëshkimin e krimeve të komunizmit

E shtune, 20.08.2011, 07:00 PM


Mbi ndëshkimin e krimeve të komunizmit

 

Nga Reshat Kripa

 

Për çdo pasdite më është bërë zakon të ulem pranë kompjuterit dhe të lexoj diçka, diku një lajm, diku një tregim apo poezi, diku ndonjë gjë nga historia e vendit apo ajo botërore, diku të dhëna për personalitetet e mëdha botërore e të tjera. Ato më japin më shumë kënaqësi se sa dëgjimi i fjalimeve propagandistike të disa liderve apo bisedat boshe të ndonjë analisti të përhershëm të televizioneve.

            Atë pasdite e kisha hapur kompjuterin në median elektronike “Zemra shqiptare”. Po lexoja një njoftim mjaft interesant të bërë nga zonja Sadie Kryeziu. Ajo shkruante:

 

            Kohë më parë, në një nga kontaktet e mia të para me mediat shqiptare, ajo që më bëri    përqëndrohesha  ishte  një  debat  me  temë: “Të  lemë  pas    shkuarën”.  Kjo nënkuptonte të harronim krimet dhe kriminelët. Kjo shkruhej më saktë nga bij të tillësh, që donin që “baballarët e tyre” të lyer me krime të “flinin e të preheshin të qetë”. Por pas 14 dhjetorit të vitit 2010 duket që ajo që kisha lexuar e dëgjuar më parë në këtë debat të kishte marrë një rrugë tashmë. Ishin pikërisht Ministrat e Jashtëm të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë që i kishin  kërkuar në një letër zyrtare, Komisares Europiane për Çështje të Drejtësisë, zonjës Vivian Reding të dënonte “Miratimin publik, mohimin dhe trivializimin e krimeve totalitare”. Zëdhënësi i komisares së Bashkimi Europian  kishte thënë:

            “Ne e marrim shumë seriozisht këtë kërkesë. Krimet e regjimeve totalitare janë pjesë e kujtesës kolektive të Europës”.

            Letra e vendeve ish-komuniste të Bashkimit Europian, e kishte nismën tek inisiativa e Ministrit të Jashtëm Lituanez, Audronius Azubalis. Gjashtë ministrat e kishin bazuar këtë tek mohimi i holokaustit, i cili ishte i dënueshëm si në Gjermani ashtu dhe në shumë vende të tjera.

 

        Lexoja njoftimin e mësipërm dhe mendoja se do të ishte dashur që krahas firmave të ministrave në fjalë të kishte qenë edhe ajo i ministrit tonë, si përfaqësues i shtetit me përndjekjen më mizore dhe që aspironte për t’u futur në Bashkimin Europian.  Mendoja se nuk ishte vonë që edhe tani përfaqësuesit e shtetit shqiptar t’i bashkangjiteshin zyrtarisht kësaj nisme. Një gjë e tillë do të ishte në nderin dhe dinjitetin e çdo personaliteti  shtetëror. Të mos harrojmë se kjo është edhe një nga kërkesat kryesore që Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara i kanë paraqitur Shqipërisë.

            Kjo gjë më kujtoi një njoftim tjetër të bërë më parë nga zoti Ajet Nuro, drejtues i  medias tjetër elektronike “Tribuna shqiptare”, ku njoftonte:

           

Para disa ditësh lexova një lajm që më bëri shumë përshtypje. Aty thuhej se një delegacion i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shqipërisë të dënoj komunizmin… Kuptojeni mirë, një delegacion i Kombeve të Bashkuara i kërkon Shqipërisë të dënojë krimet e komunizmit

            Që një  delegacion  i  Kombeve    Bashkuara  të kërkoj që Shqipëria të dënoj komunizmin, punët janë shumë keq. Sepse ky delegacion duhet t’i ketë parë gjurmët e kësaj murtaje kudo, aq sa është i shqetësuar. Dhe kjo njëzet vjet pasi Shqipëria pretendon se e hodhi poshtë komunizmin.

 

            M’u kujtua gjithashtu intervista që zoti Gabriel Partosh i ka dhënë  kohë    parë

një televizioni shqiptar. Midis të tjerave ai ka thënë:

 

  Gjermani  dhe    Francë   dënohen   po  deklaruan  se  nuk  është  zhvilluar holokaust gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

  beri  përshtypje të madhe ky fakt, sidomos për  Gjermaninë. Kombi i lindjes dhe zhvillimit të nazizmit, kishte gjetur kurajon të hidhte poshtë të keqen e madhe që e kishte vënë në armiqësi me popujt e botës mbarë.

E pra ku e kishte gjetur populli gjerman këtë forcë? Kishte arritur të bënte denazifikimin e plotë të vendit.  Ishte gjenialiteti i atij kombi që e kishte bërë një gjë të tillë, gjenialitet që e kishte shpënë Gjermaninë në nivelet ku ndodhesh sot.

Një fjalë e urtë popullore thotë: Ku dhëmb dhëmbi vete gjuha. Edhe mua këto njoftime më goditnin atje ku më dhimbte    shumë,      ardhmen  e  atdheut.  Por  si mund të ndërtohet e ardhmja? Mos vallë duke harruar rrugën nëpër të cilën kemi kaluar?

            Për fat të keq,  në Shqipëri, zërat e burrave të shquar, apo zërat e rinj që kërkojnë një reflektim sa më të plotë të idealeve perëndimore, pothuajse nuk ndihen fare. Shqipëria po kalon një periudhë tensionesh të krijuara artificialisht për mbajtjen apo marrjen e pushtetit, të ngritura nga udhëheqës karrieristë dhe që mbështeten nga individë të ngjashëm me ta, pa moral dhe pa parime, apo nga turma militantësh fanatikë, që nuk shohin më larg se hija e tyre.

            Këto mendoja me vete dhe pyesja:

            - Përse u dashka që një delegacion i Kombeve të Bashkuara t’i kërkoj Shqipërisë dënimin e krimeve të komunizmit? A nuk e dinë shqiptarët se komunizmi ishte ai që i la me shekuj prapa vendeve të tjera?  Atëherë, si mund të ndërtohet kapitalizmi me mentalitet komunist?

            Po shetisja me një mikun e tij në bulevardin “Bajram Curri”. Po afroheshim te vendi ku ky bulevard bashkohet me rrugën e Kavajës. Në një pallat të kohës së perënduar,  ende i pa suvatuar,  ndërtuar me tulla silikate, ishte shkruar me tulla të kuqe: Rroftë Partia e Punës.

Nuk u besova syve të mi. Tani, pas  njëzet vjetësh, në vendin tonë kishte ende parulla të tilla të një diktature që pretendojmë se e kemi rrëzuar. Ia tregova mikut. Ai buzëqeshi dhe tha vetëm një fjalë:                          

-  Katovica!     

            Nuk pata kurajo t’i ktheja përgjigje. Nuk dija  çfarë t’i thosha. 

Ka mbi një vit e gjysmë që, sigurisht nën presionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar  ngritjen e një komisioni hetimor për zbardhjen e krimeve të komunizmit. Por, për të thënë të vërtetën, edhe herë të tjera është folur për inisiativa të tilla, por ato kanë mbetur në letër.  Unë kam dyshimin se edhe ky komision do të ketë të njejtin fat. Deri tani është zgjedhur vetëm Bordi Drejtues dhe emëruar drejtori dhe nëndrejtori. Kur do të fillojë nga puna? Mos vallë pas dy apo tre vjetësh?

Ka vite që është miratuar një rezolute mbi ndëshkimin e  krimeve    komunizmit, në mbështetje të rezolutës analoge të miratuar nga Asamblea Parlamentare e Këshillit të Europës në vitin 2006, por  asnjë veprim tjetër nuk është bërë për zbatimin  e  saj.  Ajo rezolute ka disa pika siç janë gjetja, rivarrosja dhe ngritja e memorialeve për të rënët e diktaturës, hapja e dosjeve për bashkëpuntorët e sigurimit dhe institucionet e përndjekjes si Sigurimi i Shtetit, Gjykatat, Prokuroritë, Komitetet e Dëbim-Internimeve dhe Organizatave të masave, rishikimi i historisë dhe teksteve shkollore, hapja e muzeumeve, kthimi në muze i burgjeve të tmerrshëm e të tjera.  Çfarë pritet për zbatimin e tyre? Si gjithmonë, në Shqipëri sundon vetëm heshtja

            

Një gjë e tillë neve, që i kemi hequr mbi shpatullat tona tmerret e atij sistemi, na le një shije mjaft të hidhur,  pasi jemi të bindur se pa zbatimin e tyre Shqipëria nuk mund të hyj në rradhën e vendeve demokratike të botës perëndimore, se pa zbatimin e tyre në vendin tonë do të kemi përsëri 21 janar të tjerë që do të na kushtojnë shtrenjtë.

Kjo nuk duhet harruar!



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora