Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Një tregim për mikun tim (V)
E hene, 20.06.2011, 06:59 PM
RESHAT KRIPA
NJË TREGIM PËR MIKUN TIM
NGJARJE TË JETUARA
VRASËSIT JANË MIDIS NESH
- Ç’kerkoni? - i thashë ftohtë.
- Nuk ishte faji i ynë - u pergjigj duke parë qëndrimin tim. - Ishte i sistemit që na bëri te tillë. Nuk kishim rrugë tjetër. Hymë në valle dhe nuk dilnim dot. Ato ligje ishin dhe ne ishim të detyruar t’i zbatonim.
Nuk po e dëgjoja më. Ai fliste ndërsa mua me dilnin para sysh ngjarjet e një viti më parë, në kohën e rrëzimit të monumentit të diktatorit, kur ai dhe shokë të tjerë të tij, ngriheshin në të ashtuquajturat antimitingje të organizuara nga forcat më të errëta të rregjimit të përmbysur. Më dilnin para syve të gjitha ato që më kishte punuar në shtatë muajt e qëndrimit tim në qelitë e sigurimit. Por mbi të gjitha më dilte një skenë mizore që lidhet direkt me të dhe të cilën nuk mund ta harroj kurrë. Ndaj nuk mund t’i besoja fjalëve të tij. Pendimi i tij ishte pendimi fallso i një njeriu që ka humbur gjithçka dhe mundohet të shpëtojë çfarë të mundi. Dëgjoni tani historinë e dhimbëshme që ka lidhje me këtë njeri dhe gjykojeni vetë atë.
- Përse nuk e realizove normën?
- Isha i sëmurë zoti toger! - u pergjigj djaloshi me gjysmë zëri.
Nuk e la të mbaronte fjalën. E rrëmbeu me forcë dhe duke e hequr zvarrë, e përplasi përjashta në borën që po binte. Filloi ta godiste ku mundte me kamzhikun që mbante në duar. Pastaj duke e tërhequr gjithmonë zvarrë, e mbylli në një nga birucat e caktuara për këtë qëllim.
Kur u err dikush i çoi një copë buke. Nuk e
- Shpormu nga sytë! - thirra sapo më kaloi vegimi që m’u çfaq. Por ai e kishte kuptuar me kohë dhe ishte zhdukur. Një tronditje të thellë ndjeja brenda vehtes time. Më ishte hapur një plagë e cila kishte zënë kore.
Në atë kohë m’u kujtua një film gjerman që kisha parë në fëmininë time. Ishte një prodhim i pasluftës dhe titullohej ‘’ Vrasësit janë midis nesh ‘’. Në qendër të filmit ishte një mjek nazist që ndonse në aparencë tregohej njerëzor, në të vërtetë ishte mishërimi i mizorisë. Në laboratorët e tij kryente eksperimente nga më monstruozet për torturimin dhe çfarrosjen e njerëzve. Mbas mbarimit të luftës edhe ai si shumë të tjerë dolën në bangën e të akuzuarve.
Kanë kaluar vite që atëhere. I kam harruar pothuajse të gjitha skenat e atij filmi. Vetëm njëra nuk me është shkulur nga kujtesa, finalja e tij. Mjeku i kapur me të dy duart mbas hekurave të burgut duke thërritur:
- Jam i pafajshëm! Jam i pafajshëm!
Ndërsa në sfond prapa tij, si përgënjeshtrim i të gjithë kësaj, çfaqeshin torturat, pushkatimet, varrosjet për së gjalli, djegiet në dhomat e gazit që ai kishte projektuar. Një skenë e paharruar. Një zgjidhje e përkryer regjizoriale.
Duke kujtuar këtë skenë dhe atë të djaloshit mirditor pyes:
- A ka vrasës midis nesh? Cilët janë ata?
Pergjigja është një dhe e prerë.
Por janë edhe një lloj tjetër vrasësish, më të rrezikshëm dhe më kriminelë se të parët. Janë ata që, ndonse sot janë të veshur me petkun e demokratit, presin ditën e nesërme për t’i ngulur thikën pas shpine demokracisë së brishtë që po ndërtohet.
- Jemi te pafajshëm! Fajin e kishte sistemi i përmbysur!
Sikur sistemi të mos përbëhej nga të tillë njerëz të tillë pa princip.
Vlorë, më 1 tetor 1992
NË PËRGJIGJE TË FANTAZMAVE TË ‘’ ZP’’-se
JU JENI TURPI I KOMBIT
’’Ahere shpifjen në gojë kot do ta mbani,
Sërish më s’ju ndihmon aspak,
Me gjakun tuaj pis ju s’mund ta lani,
Poetit
(M. Lermontov : Vdekja e Poetit )
Ju nuk jeni vlonjatë. Ju të vetquajtur ‘’ veteranë të qytetit të Vlorës ‘’ nuk mund të jeni vlonjatë deri sa arrini të hidhni baltë mbi njeriun që më shumë se kushdo, i këndoi aq bukur dhe me aq forcë këtij qyteti dhe historisë së tij:
‘’ O Vlorë, Vlorë, flamur’e krenari,
Zemër e gjak i kombit heroik,
Ti që thyen pranga e shuan robëri,
Përherë më çfaqesh në vegim magjik.’’
Ju nuk jeni shqipëtarë. Ju nuk mund të jeni shqipëtarë deri sa arrini aty që kërkoni të nxini figurën e atij që aq shumë e deshte atdheun dhe që i këndoi me aq mall:
‘’ Të dua, t’adhuroj për krenarinë,
E bijve të tu që s’ju perkulën kurrë,
Rrebesheve të kohës dhe lirisë,
Me gjak e mbrojtën dhe lavdi të thurrë.’’
Ju nuk keni komb. Ju nuk mund të keni komb, deri sa flirtuat me serbët, me rusët, me kinezët dhe jeni gati të flirtoni me këdo, qoftë edhe djalli vetë. Ju nuk keni turp. Ju nuk mund të keni turp se vetë ju jeni pjellë e gjymtyrës më të turpshme të sistemit komunist, sigurimit të neveritshëm.
Vlora ju njeh mirë. Ju njeh edhe pse nuk patët kurajon të shkruani emrat tuaja. Pa u shëruar akoma nga sëmundja e komunizmit ju u infektuat nga ajo e ‘’ Nanizmit ‘’, që ju ka kthyer në liliputë pa vlerë. Ju e dini këtë, ndaj nuk guxoni të shkruani emrat. Gjithmonë të pabesë keni qenë. Ky është parimi i juaj.
Vlora ju ka njohur gjatë gjithë viteve të karrierës tuaj të ndyrë. Por ajo ju njohu më mirë gjatë këtyre dy viteve të fundit, kur morët goditjen vdekjeprurëse. Ju njohu në shkurtin e 1991-shit, kur ëndërronit për ta bërë Vlorën ‘’kryeqytet’’ dhe të marshonit drejt Tiranës. Ajo u a dha përgjigjen. Ju njohu edhe këto ditë kur donit të organizonit të ashtuquajturin ‘’miting të madh’’.
Ajo u a dha përsëri përgjigjen. Por ju nuk doni të kuptoni.
Ju nuk doni të kuptoni se Vlora i njeh shumë mirë bijtë e saj të vërtetë, ata intelektualë demokratë që u sakrifikuan për atdheun, për lirinë, për demokracinë.
Vlora e njeh edhe Kudret Kokoshin, poetin e saj të shquar. E ka njohur që në rininë e tij kur shkruante ‘’Toton’’ dhe ‘’ Epopenë’’, ‘’Spartakun’’ dhe ‘’ Neronin’’, ‘’Krujën’’ dhe ‘’Skënderbeun’’, ‘’Këngën
‘’ Shqipëri, moj Shqipëri!
Ç’paske nxjerrë në dritë djema,
Që për tokën arbërore,
Hekur thyejn’e kur goditen,
E fshijn’gjakun me mëngore.’’
Si nuk skuqeni! Oh, më falni1 Ku e gjetet ju skuqjen, kur shkruani për të se paska qenë shërbëtor i fashizmit? Përse nuk shkruani për demostratën e madhe kundër fashizmit italian që u zhvillua ne Prizren në vitin 1942, ku ai ishte në ballë të saj dhe ku i plagosur shkruante vargjet:
‘’ Nuk duam pranga, nën zgjedhë s’pranojmë,
Për ne të shenjtë janë liria dhe nderi,
Atë që na i prek do ta coptojmë,
Liri! Turma bucet, armikun tmerri,
E kap. Jehon: lirinë do fitojmë!
Dhe shtin mbi foshnje e gra karabinieri.’’
Si nuk turpëroheni? E ku e gjetët ju turpin, kur shkruani se ai është autor i internimeve të kryera në Vlorë nga nazistët gjermanë? Ju e dini shumë mirë se ai në këtë kohë nuk ishte fare në Vlorë, por në Prizren nga ku u internua prej gjermanëve në Prillin e 1944-ës në Prishtinë dhe më vonë në Vjenë. Përse nuk shkruani se nga 600 burrat e internuar nga Vlora shumica e tyre ishte me bindje të theksuara nacionaliste dhe patriotike? Përse nuk shkruani se midis të internuarve ishin edhe nacionalistë të njohur si Beqir e Mehmet Sulua, Seit e Sezai Qemali, Bedri Agalliu, Dr. Shyqyri Çupishti, Dr. Vasil Dhimitri, Elmaz Memo Alimerkua dhe plotë të tjerë familjet e të cilëve ju i keni persekutuar?
A e dini zotërinj, se kur ai ishte në kampin e përqëndrimit të Vjenës, u njoh dhe lidhi miqësi me birin e pronarit të njohur të firmës automobilistike franceze ‘’Renauld’’ dhe kur u liruan nga kampi nga forcat aleate, refuzoi propozimin e tij për të shkuar në Francë? Ai nuk donte të braktiste atdheun. Ai u sakrifikua për të. Përse nuk shkruani se ndërsa kthehej në Shqipëri, arrestohet me porosi të Dushan Mugoshës në Kosovë dhe dorëzohet në organet e sigurimit shqipëtar?
Si nuk ju vjen rëndë, (ju jeni rënduar aq shumë me mëkate sa nuk ka mjet që t’u peshojë) kur keni kurajon të zini në gojë gjyqet fallso të pas luftës, të drejtuara nga kriminelë të kallëpit tuaj? Përse nuk flisni për qëndrimin e Kudretit në gjyq? Kur prokurori e akuzonte për bashkëpuntor të fashizmit ai i përgjigjej me vargjet:
‘’ Mallkuar qofsh Benito Musolini!
Një zë nëmës shpërthen nga cdo stërkalë,
Mallkuar qofshi ju që vdekjen bini!
Dhe nëma ushton nga
Për këtë prokurori famëzi kërkoi dënimin e tij me vdekje. Përse nuk shkruani se në atë gjyq, persona të lidhur organikisht me komunizmin, por të ndershëm dhe që e njihnin mirë Kudretin si Ariz Thanasi apo Ymer Çuçi, hodhën poshtë zyrtarisht akuzat e ngritura kundër tij? Përse nuk shkruani për refuzimin e grave të Vlorës për të manifestuar me thirrje histerike dhe të ndyra kundër të pandehurve? Përse nuk shkruani se një javë pas këtij gjyqi Enver Hoxha dhe Hysni Kapua dërguan gjeneralin lake Ibrahim Dervishi për ta bindur të hiqte dorë nga parimet e tij, gjë të cilën Kudreti e hodhi poshtë me përbuzje?
E akuzoni se paska thënë ne varrimin e Aziz Sharrës ‘’ Sot qan një nënë, neser do të qajnë mijra të tjera. ‘’
tuaja? Nga ato nuk qau vetëm një nënë. Nga ato qanë me mijra të tjera. Sa është numri i të vrarëve nga ana e juaj? Lexoni gazetën ‘’ Liria ‘’ dhe do të bindeni për këtë. Deri tani numri i të vrarëve ka arritur shifrën 3725. Gazeta vazhdon botimin e emrave. Sa do të jetë numri përfundimtar i tyre? 5000, 7000 apo më shumë? Le të presim dhe do ta shohim.
Ju zotërinj keni paturpësine të akuzoni edhe zotin Shpëtim Roqi për transmetimin e kronikave realiste të krimeve tuaja, rivarrosjes së eshtrave të të rënëve nga plumbat tuaj. Ju harroni se ka ikur ajo kohë kur televizioni ishte plotësisht në dispozicionin tuaj. Ju harroni se është në nderin e Shpëtim Roqit dhe tevizionit shqiptar të nxjerrë në dritë ato ngjarje që për vite të tëra ju i latë në harresë. Përse ju dhembin sytë nga këto pamje? Përse trembeni kaq shumë? Mos vallë keni frikë se mos eshtrat e këtyre të rënëve ngrihen dhe rrëfejnë krimet tuaja? Mos u mundoni t’i fshihni. Ju nuk i shpëtoni dot gjyqit të historisë, gjyqit të Zotit që ju e mohuat.
Gati 60 vjet më parë poeti shkruante për heroin e luftës së Vlorës, për bariun që la krrabën për të dhënë jetën për atdheun, për Toto Bolenën:
‘’ Mitrolozi të çau barkun,
Ti i hoqe zorrët zvarrë,
Por ky komb për t’cilin vdiqe,
As nuk di ku e ke varrë. ‘’
Edhe një profeci tjetër. Zemra e poetit ndjente dhimbje për heroin që nuk i dihej as varri, por më tepër parandjente katastrofën e ardhëshme.
Duke goditur Kudret Kokoshin ju kërkoni të godisni inteligjencën e vërtetë shqipëtare, atë që nuk u përlye nga molepsja komuniste, atë që nuk pranoi të bëhej servile dhe skllave e mendimeve tuaja.
Ju u munduat ta thyenit atë edhe atëhere kur kishte arritur moshën 78 vjecare . Jo më kot tetë vjet më parë, në vitin 1985, shokët tuaj të klanit të sigurimit e morën dhe e izoluan për tre ditë rresht në një nga dhomat e hotel turizmit në Fier, për ta detyruar të pranonte platformën tuaj. Por përsëri dështuat. Ai nuk ishte nënshtruar asnjëherë gjatë jetës së tij. I tillë mbeti deri në atë ditë maji të vitit 1991, kur mbylli sytë përgjithmonë.
Megjithatë ai nuk vdiq, se martirët nuk vdesin. Kurse ju mbetët fantazma të së kaluarës. Ju jeni bërë fantazma të ZP-së. Jeni bërë turpi i kombit tonë.
Vlorë, më 23 maj 1993