E merkure, 01.05.2024, 06:36 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Rini e copëtuar (XIV)

E diele, 27.02.2011, 08:57 PM


RESHAT KRIPA

 

RINI E COPËTUAR

 

Kujtime

 

RIKTHIMI      FAMILJE

 

11 Dhjetor 1955. Orët e fundit të qëndrimit në kamp. Prisja të dëgjoja të thërrisnin emrin tim. Hodha dhe një herë vështrimin nga kapanonet, ku kisha jetuar për kaq kohë, guzhina, infermieria, dyqani. Më tutje ishte miniera. Tashti do t’i lija  të gjitha. Polici thirri emrin tim. Mora dengun e plaçkave në krah dhe u drejtova për në zyrat e komandës. Aty do të bëhej kontrolli i plaçkave dhe imi. Më kishin kontrolluar kur më futën në burg. Po më kontrollonin edhe tani që po dilja. Rregullorja e brendëshme kështu e përmbante.

Oficeri i rojes po mbushte fletën e lirimit. Si e mbaroi, më vështroi në fytyrë dhe tha:

- Këtë do ta dorëzosh në zyrën e pasaportizimit, pranë Degës së Punëve të Brendëshme Vlorë, brënda një jave.

- Hej dreq! - mendova - Përsëri më duhet të shkoj në atë derë?

Kisha kujtime shumë të hidhura nga ai vend. Nuk doja t’i dëgjoja as emrin.

- Një porosi ke nga unë, - vazhdoi oficeri. - Vuri drynin gojës se përndryshe  do të kthehesh përsëri këtu.

Ai kishte të drejtë. E ndieja se vërtet po lirohesha, por gjithmonë do kisha pas krahëve dikë që priste të më shkiste diku këmba.  Kjo më bëri të mendoja  se isha liruar me kusht.

Mora dengun me rroba dhe dola në rrugën automobilistike pranë portës së hyrjes në kamp. Po afrohej mesdita. Një grup familjarësh prisnin të takonin të afërmit e tyre. Më në fund isha i lirë. Kisha

një dëshirë të madhe të thërrisja me zë të lartë:

- Jam i lirë! Jam i lirë!

Nuk guxova. Nuk e dija në isha me të vërtetë i lirë. Aty pranë ishte kampi i rrethuar me tela me gjemba. Brënda tij jetonte dhimbja.  Një burrë që porsa kishte mbaruar takimin, afrohet dhe më pyet:

- Ku do të shkoni?

- Në Vlorë.

- Paskeni rrugë shumë të gjatë. Nuk besoj të arrini  sonte. Brenda ështe një gaz që pruri ushqime dhe do të kthehet në Tiranë. Atje do të shkoj dhe unë. Ejani të pushojmë në shtëpinë time dhe nesër ju përcjell për në Vlorë.

Zemërgjërësia e tij më preku tepër. Kishte të drejtë. Nuk mund të mbërrija dot në Vlorë atë mbrëmje. Vendosa të shkoj në Tiranë te Drita.

- Faleminderit, por kam motrën në Tiranë.

- Ashtu! Shumë mirë. Në ç’lagje banon motra?

- Në Pazarin e Ri.

- Unë banoj në rrugën e Pishës. Jemi afër me njeri-tjetrin.

Nuk vonoi shumë dhe makina erdhi. Hipëm në karrocerinë e saj. Binte një shi i lehtë që sa vinte shtohej. Kur mbërritëm në Burrel ishte kthyer në një rrebesh. Por ne e ndjenim veten të sigurtë brenda karrocerisë së mbuluar. Së bashku me ne ishte edhe një nuse e re me një djalë jo më të madh se tetë vjeç. Ishte nga Rrësheni. Kishte qenë në takim me të shoqin. Ndërsa bashkudhëtari i Tiranës kishte takuar të vëllanë. I njihja që të dy. Ishin njerëz të mirë. Burri i mirditores kishte edhe një vit  për    bërë,  kurse  tiranasi pesë vjet. Megjithatë, nuk u hapa shumë. Burgu më kishte bërë që të tregohesha i matur. Ishte periudha e ndodhive nga më të çuditshme.

Në Tiranë mbërritëm rreth orës tetë të darkës. Makina ndaloi pranë stacionit të trenit. Zbritëm dhe shkuam të paguajmë . Burri që ishte me mua, diçka i tha shoferit.

- Sa kushton? - pyeta.

- Për ty asnjë lek. Zoti ta bëftë mbarë!

- Falemnderit!

U largova me përshtypjen se në këtë botë paskan mbetur njerëz të mirë.

- Hajde të nisemi tani! - tha burri dhe zuri dengun nga njera anë.

Ai më shoqëroi deri te porta e Dritës. Atje u ndamë. E falënderova dhe hyra brenda. Nga shkallët po zbriste doktor Kërçiku me të shoqen.

- Mirëmbrëma! - fola unë.

- Mirëmbrëma! - u përgjigjën. - Ku shkoni?

- Te motra, Drita.

Një shkëndijë shpërtheu në mendjen e doktorit. Më pa me vëmendje. Pastaj  hodhi vështrimin nga dengu i rrobave dhe kuptoi gjithçka.

- Mos je Reshati?

- Po.

- Urime, urime! - thirri gjithë gëzim duke më shtrënguar duart.

U kthye prapa dhe duke rendur sipër thirri:

- Drita, sihariq, sihariq! Dil të shohësh kush ka ardhur?

Motra doli e habitur nga thirrja e doktorit. Më pa dhe qëndroi disa minuta pa folur. Nuk më njohu. Kishim pesë vjet pa u parë. Më kishte lënë fëmijë dhe tashti kthehesha djalë i rritur. Vitet e burgut kishin bërë që të tregoja më i madh. Por kur pa kostumin që më kishte dërguar, lëshoi një britmë dhe u drejtua duke thërritur:

- Shpirti i motrës! Vëllaj i vogël i motrës!

U përqafuam me një mall të paparë. U trondita së tepërmi. Pas kaq vitesh po përqafoja i lirë një pjesëtar të familjes. Ndieja ngrohtësinë familjare.

- Tani shkoni brenda dhe urime dhe një herë tjetër! - tha doktori dhe u largua.

Në dhomë u takova me Hysenin dhe dy vajzat, Oshkën gati tetëvjeçe dhe Orën tre vjeç e gjysmë. Pas pak shkuam në guzhinë. Drita shtroi tryezën. Kishte gatuar fasule me mish  derri. Pastaj nxorri një pjatancë me mollë e portokalle. Kisha pesë vjet pa shijuar asnjë frut.  Nuk e di, por ajo darkë m’u duk më e shijshmja që kam provuar ndonjëherë. Pas darke Hyseni mori vajzat  dhe shkoi në dhomën e gjumit. Donte të na linte vetëm motër e vëlla të bisedonim.

Qëndruam deri vonë. Unë i tregoja jetën time në burg, ndërsa ajo për familjen. Fatushja  ishte    Vlorë  me  babanë  dhe nënën. E  kishin  transferuar  përsëri    qytet. Agimi me Besnikun  të dy në Rinas, i pari i lirë, ndërsa i dyti i burgosur.  Liria  ishte transferuar  në Ulëz, ndërsa Qamileja vazhdonte në Tiranë.

- Nesër në mëngjes do të shkojmë te Qamileja. - tha Drita

- Nuk do ishte më mirë ta lajmëroje të vinte këtu? - i thashë unë.

Druhesha të    shkoja në shtëpinë e saj. I shoqi ishte Zëvendës Minister i Industrisë dhe Minierave. Kisha frikë mos prania ime atje i shkaktonte ndonjë dëm. Atëhere as që  e mendoja    se   vetëm   pas   disa  muajsh ,  si    rezultat  i  konferencës    Tiranës,  do  ta shkarkonin dhe internonin në Selenicë dhe Vlorë, ku më vonë do të vinte edhe motra.

Qamileja erdhi të nesërmen së bashku me dy fëmijtë, Anitën që kishte moshën e Oshkës dhe Rezartin pak më shumë se katër vjeç. Anita shkoi të luante me Oshkën, ndërsa Rezarti m’u  ngjit mua, sikur të ishim njohur me kohë. Ndejtëm atë ditë së bashku. Në pasdite bëmë edhe dy vizita, te hallë Fitneti dhe teze Zyhraja. Në mbrëmje shkuam të bisedojmë në telefon me Fatushen. Lajmëruam me telegram Lirinë dhe Besnikun, ndërsa Agimit i dërguam lajmin me një shokun e tij.

 

*     *     *

 

Të nesërmen mora trenin për në Rrogozhinë. Drita donte të më mbante, por nuk mundja. Përveç mallit për vendlindjen dhe familjen duhej të isha atje brenda shtatë ditësh për t’u paraqitur në degë. Kisha zënë vend pranë dritares. Vështroja qytetet dhe më vinte çudi. I kisha parë kur kalonim nga një kamp në tjetrin. Por atëhere i shikoja me syrin e një të burgosuri, ndërsa tani me syrin e një qytetari të zakonshëm. Për çudi, më dukeshin krejt ndryshe.

   Rogozhinë   mora   autobuzin     shkonte    Vlorë.  Kur  kaluam  Qafën  e Bestrovës, para meje u shpalos pamja e qytetit tim. Një melankoli më pushtoi. Nostalgjia më brente shpirtin.

- Ja dhe qyteti im! - mendoja. -  Atje më presin prindërit, Fatushja, ndoshta  edhe Neri.

Pa dashur mendja më shkoi te ajo. A më kishte pritur? Po përse të më priste? Ajo nuk më kishte premtuar gjë.  Ishte një enigmë që do të  zgjidhesh së shpejti. Autobuzi mbërriti në stacion. Ishte po ai  ku kishim ngjitur traktin e fundit, traktin fatal.  M’u kujtua Dhimitri, ai që na denoncoi. Ç’të ishte bërë vallë? Më vonë  mësova se ndodhej në Moskë për studimet e larta në degën e akademisë së aviacionit. Kishte marë shpërblimin për shërbimin e kryer.

Në stacion më priste babai. Më përqafoi, më

puthi në ballë dhe më tha:

- Mirserdhe në familje, or bir!

U nisëm. Nuk kishim bërë veçse pak hapa, kur drejt nesh po vinte duke vrapuar Fatushja. Lotët kishin mbuluar fytyrën e saj. Edhe unë u preka tepër. Sytë m’u përlotën.  Zemra më kishte lëshuar.

- Lërini lotët për në shtëpi. -  tha im atë.

Ai ishte një burrë i fortë. Kishte përballuar  shumë  situata    vështira. Ishte  gati gjashtëdhjetetre  vjeç. Megjithatë,  dinte  ta kontrollonte    veten.         shtëpi    na    priste me padurim nëna. Përsëri përqafime, përsëri lot. Takova edhe gjyshen, xhaxhallarët me gratë e tyre, fëmijtë e xhaxhajt.

Atëhere banonim në shtëpinë e Thoma Shytit në lagjen Varosh, përballë godinës së ish Degës së Punëve të Brendëshme, që tashmë ishte  kthyer    poliambulancë.  Dega ishte vendosur në një godinë të re në hyrje të qytetit. Shtëpinë tonë e kishin kthyer në zyra administrate dhe më pas kishin strehuar familje të tjera.

Në atë shtëpi kishim dy  dhoma.  Njëra  ishte

më e madhe me dimensione 4 X 3 metra. Ajo shërbente si dhomë gjumi për babanë, nënën dhe mua,  njëkohësisht edhe si dhomë pritje dhe ndenie. Dhoma tjetër ishte e vogël 3 X 2 metra. Ajo ishte dhoma e Fatushes.  Në dy dhomat e tjera banonte xhaxhai.

 

 

FATUSHJA

 

Po hyja në një  botë  tjetër.  Burgu    kishte transformuar.  Nga   një  fëmijë  i  qeshur  dhe  gaztor isha kthyer në një djalë serioz dhe fjalë pakët. Më dukej vetja si i  huaj në qytetin tim.  Më dukej sikur nuk njihja njeri. . Ditët e para nuk dilja nga shtëpia. Ku të shkoja? Shumica e shokëve të shkollës  ishin në universitet. Nuk e dija se ç’qëndrim do të mbanin.  Do të afroheshin me mua, apo do të qëndronin larg? E ndieja veten shumë të ndrojtur. Burgu më kishte transformuar, më kishte bërë një njeri të mbyllur në veten e tij. Jorgua ishte ushtar, ndërsa Myrtezai ishte vendosur familjarisht në Peshkopi. I vetmi njeri i afërm më dukej Neri, por nuk e dija ç’qëndrim do të mbanim karshi njeri-tjetrit.

Babai me nënën më qëndronin pranë. Mundoheshin të më bënin të harroja periudhën e burgut. Bisedat i zhvillonin me shumë takt. Asnjëherë nuk më kishin hedhur në sy atë që kisha bërë. Unë e kuptoja përse e bënin një gjë të tillë. Por më pranë nga të gjithë më qëndronte Fatushja, motra ime  Ajo luajti rolin kryesor në përshtatjen time me jetën e re. Më shpinte në kinema dhe  teatër,  të vetmet vende dëfrimi që ekzistonin në atë kohë. Më takonte me shokët dhe shoqet e saj pa u drojtur. Motra bënte pjesë në elitën e inteligjencës së qytetit. Ishte në atë pjesë të  saj      nën     mbiquhej “borgjezia e re  shqiptare“. Ishin shumë  arsimtarë, mjekë, inxhinierë, ekonomistë, por vetëm një pjesë prej tyre bënin pjesë në inteligjencën e vërtetë.  Me pak fjalë, ajo i përkiste asaj pjese të shoqërisë shqiptare që ruante fisnikërinë e klasës prej nga rridhte dhe  traditat e saj më të mira.

 

Ndieja një kënaqësi të madhe kur bisedoja me të.

Nuk kisha më shumë se dy javë që isha liruar. Fatushja më tha:

-          Sonte do të vemi në mbrëmjen e vallzimit

që organizojnë  mësuesit  e  shkollës tonë.

Mbrëmja kaloi më së miri. U prezantova me kolegët e motrës. Midis tyre dua të përmënd Odisenë nga Palasa  dhe Lumen nga Elbasani. Ishin një çift i mrekullueshëm. Një përshtypje të veçantë më bëri edhe çifti Shezai Borshi me të shoqen, dy arsimtarë të vjetër të shkollës. Kishin një mënyrë të veçantë kërcimi, një mënyrë klasike.  Kishte  lezet  t’i shikoje.  Kur  kërcenin  ata,    tjerët  uleshin  dhe  i  linin  solo. Unë   rrija   i   drojtur.     dukej   vetja   si   i   huaj      atë   ambjent.  Atëhere  motra  më merrte për të kërcyer. Këtë gjë bënin edhe shoqet e saj të ngushta. Vija re se kishte edhe disa që më shikonin shtrembër. Bile hidhnin edhe ndonjë romuz. Por motra bënte sikur nuk dëgjonte. Të tilla mbrëmje organizoheshin shpesh në shkollën e saj.

Një  mbrëmje kishte prerë bileta për në teatër. Kishte ardhur teatri i Durrësit me pjesën  “Familja e peshkatarit“. Shkuam. Admiroja interpretimin e shkëlqyer të aktorëve, por ndjeja një zhgënjim me tekstin e dramës. Tek unë influenconte akoma mentaliteti i burgut. Atje çdo gjë shikohej me dy ngjyra, bardhë e zi. Nuk mund të pajtohesha me paraqitjen e realitetit  historik që pasqyroheshin në atë pjesë. Një gjë e tillë më diziluziononte. Ndaj në mbarim të çdo  akti, kur salla oshëtinte nga duartrokitjet, unë qëndroja në heshtje.

-          Duartrokit se po bie në sy, - më tha  motra

me ngadalë.

Instiktivisht fillova të duartrokasë pa e ditur edhe   vetë  përse.  Kur  mbërritëm në shtëpi ajo  më tha:

- Përse nuk duartrokisje?

- Nuk më bënte zemra. Në burg historinë ma kanë mësuar ndryshe..

- Unë të kuptoj, ndoshta  ti ke të drejtë për të gjitha ato që mendon. Por duhet të përshtatesh me ambjentin real, duke ruajtur karakterin tënd.  Duhet ta shohësh realitetin ashtu si është në të vërtetë dhe të mos lësh shkak për t’u përsëritur tragjedia e kaluar.

Ajo luajti rolin kryesor në ringjalljen time. Këtu qëndron madhështia e karakterit të saj  Kjo gjë i  dedikohet  vetëm asaj. Kështu,  pak   nga pak,  fillova     ambjentohesha   me   botën        rrethonte.  E  njoha  atë ashtu si ishte në të vërtetë, plot me intriga, servilizma, formalizma, despotizma dhe arrogancë. Por në të njëjtën kohë edhe me fisnikëri, mirësjellje dhe dinjitet.. Trashëgimia familjare, eksperienca pozitive që më kishin mësuar ata burra të shquar në burg dhe rruga e drejtë në të cilën më futi ime motër, formuan karakterin tim. Zgjodha rrugën e ndershmërisë, rrugën e dashurisë për njerëzit. Por, në të njëjtën kohë, nuk harroja rrugën nga kisha ardhur, për të bërë dallimin midis të keqes dhe të mirës, midis moralit dhe dekadencës shpirtërore.

Fatushja zuri një vend të veçantë në jetën time. Është influenca e atyre ditëve të vështira që kaluam së bashku në ato vite, që ndikuan në formimin e kësaj bindjeje. Në ndërgjegjen time  vendin  e saj nuk mund ta zërë askush. Ajo ishte simboli i vetmohimit dhe sakrificës për familjen, por në mënyrë të veçantë për ne dy vëllezërit që fati na kishte degdisur në humnerë. Ajo nuk na u nda për asnjë çast,, që nga Vlora në Bulqizë dhe që nga Maliqi në Rinas, deri sa u kthyem përsëri në gjirin e familjes, deri sa u kthyem përsëri në jetë. Më prapa ajo u bë mësuesja e jonë, për të mos na lejuar të hidhnim  ndonjë hap të pamatur që mund të na kushtonte shtrenjtë.

Kishin kaluar vetëm pak ditë nga lirimi im kur erdhën nga Ulëza Aliu me Lirinë dhe Agimi nga Rinasi. U çmallëm me njeri-tjetrin. Na mungonte vetëm Besniku. Aliu me Agimin qëndruan vetëm dy ditë. Duhej të shkonin në punë. Liria qëndroi dy javë. Me vete kishte edhe djalin e vogël, Ilirin, që nuk kishte mbushur akoma vitin.

Nga shokët e burgut vinte vetëm Klitua me të motrën e tij Lushen. Ishin mbrëmje të këndëshme. Rrinim deri vonë duke biseduar. Klitua ishte njeri me horizont të gjërë. Bisedonim për letërsinë dhe artet, për shkencat dhe teknikën. Në këto biseda binte në sy edhe niveli i lartë i sime motre.

Klitua më fliste edhe për Nerin.  I dinte ndjenjat e mia ndaj saj. E kishim biseduar shpesh herë këtë çështje kur ishim në burg.. Kishin banuar disa kohë pranë njeri-tjetrit.

- Kur i fola për ty, ajo u hodh përpjetë nga gëzimi. - më tregonte ai. - Donte të mësonte çdo gjë që kishte lidhje me ty.

Heshti dhe nuk foli më. As unë nuk e ngacmova më tej. Nuk guxoja nga frika se mos dëgjoja ndonjë lajm që do të më trondiste. Doja ta lija

fantazinë time të lundronte në ëndrrën e saj.

 

*     *     *

 

Ishte pranvera e vitit 1956. Abazi, miku i ngushtë  i familjes tonë  bënte  martesën  e  të birit. Në dasëm ishin të ftuar edhe im atë me nënën, së bashku me xhaxhanë me të shoqen. Unë me motrën ishim vetëm në shtëpi. Ajo ishte mbyllur në dhomën e saj duke bërë ditarin dhe përgatitjen për ditën e nesërme në shkollë, ndërsa unë isha zhytur në leximin e një libri. Ora nuk kishte shkuar nëntë kur në shtëpi vjen im atë. Pamja  e fytyrës tregonte se diçka e rëndë, jo e zakonshme kishte ndodhur. I habitur e pyeta:

- Babi, pse u ktheve kaq herët?

Ai nuk  u përgjigj, por u çvesh dhe u shtri    shtrat.  Shkova  lart  dhe  i   tregova motrës. Ajo zbriti menjëherë dhe e pyeti se mos ishte i sëmurë. Vuante nga tensioni i lartë i gjakut.

- Jo, jo, nuk jam i sëmurë, por më lini të qetë në hallin tim, - u përgjigj  me një zë që dukej sikur vajtonte.

- Po çfarë ke që je prekur kaq shumë? - insistoi motra.

- Për herë të parë në jetën time, pas gjashtëdhjetepesë vjetësh , po e ndjej veten të fyer. Këtë nuk kam për t’ua falur kurrë!

Fytyra e tij kishte marë një pamje të atillë, që edhe sikur ta vrisje në atë çast do të ta falte. Kaq e madhe ishte dhimbja që ndiente. Në atë çast mbërriti edhe xhaxhaji Ne e rrethuam dhe  e  pyetëm  se  çfarë kishte ngjarë. Ai u  ul    divan  dhe  foli  me  një 

gjysmë të mekur:

- Më sillni një gotë ujë!

Motra   nxitoi      mbushë   gotën.   Ai, pasi piu ujin dhe u qetësua,  filloi të flasë:

- Na ndoqën, moj bijë, na ndoqën! Ishim të padëshërueshëm për atë ambjent. Të drejtën mua nuk më thanë gjë, por, kur vura re se Qazimi mungonte, pyeta për të. Më ra në sy mungesa e tij. E pashë që shmangeshin të më përgjigjeshin. Nuk dinin ç’të më thonin. Mendja   më vajti se mos ishte sëmurur dhe ngula këmbë. Atëhere më afrohet Refiku, ai ishte vëllaj i Abazit  dhe më thotë:

- Dëgjo Shyqyri, Qazimi ka ikur në shtëpi.

- E përse?

- Po ja, ai Elhami kërkoi që  të largohej, përndryshe do ikte vetë. Ne nuk mundëm të mos ia plotësonim dëshirën. Ju e dini që ai është një funksionar i lartë i partisë dhe nuk mundeshim ta kundërshtonim.

- Po unë ç’kërkoj që rri  këtu? A nuk jam edhe unë vëllai i tij?  Ju  falemnderit për fisnikërinë që treguat dhe ju rruat ai, pasi  është funksionar i lartë. Por ne nuk kemi ngelur keq për njerëz që  kanë frikë nga hija e tyre.

- Po gratë pse nuk ikën me juve? - pyeti motra.

- Ato ishin në dhomën tjetër dhe nuk dinë gjë.

Motra u revoltua së tepërmi.  Shkoi në dhomën lart, u ndërrua shpejt e shpejt dhe u kthye:

- Reshat, eja me mua, - më tha.

- Ku do veni? - pyeti babai.

- Rrini të qetë, do kthehemi shpejt.

U nisëm të dy. Rrugës e pyeta:

- Çfarë do të bëjmë?

- Eja dhe mos fol asgjë, vetëm shiko.

Shkuam në shtëpinë ku zhvillohej dasma. Që larg dëgjohej kënga që buçiste me forcë. Kur hymë në shtëpi na doli para motra e dhëndërit me një tepsi me mish, që e shpinte në dhomën e grave.

- Mirseardhët! Ejani, sa mirë e bëtë.

- Ju faleminderit po  nuk  kemi  ardhur  për  të ngrënë

U futëm në dhomën  e  grave.  Ato  hanin  dhe  bënin  muhabet  duke  qeshur  dhe kënduar. Sa na panë ne heshtën. Motra, duke qëndruar pranë portës,  iu  drejtuar nënës   dhe xhaxheshës:

- Po   ju   moj,  keq   për   thelat  e  këtyre keni mbetur? Burrat ju a dëbuan dhe ju vazhdoni të hani . Ngrehuni dhe ejani të ikim.

Ato të habitura, pasi nuk dinin se çfarë kishte ndodhur u ngritën dhe ndoqën motrën dhe mua që u larguam menjëherë. Rrugës ajo u tregoi gjithçka. Kur mbërritëm në shtëpi babaj tha:

- Rrofsh, moj bijë, se të kam si djalë e kaluar djalit.

E tillë ishte motra e ime. E tillë qëndroi ajo edhe në vitet që do vinin më prapa. Simbol i sakrifices dhe vetmohimit.

Sa për marëdhëniet me familjen e Abazit, ato mbetën të ngrira deri sa ai vdiq.  Më prapa djali i vogël i tij, u afrua përsëri me ne. Të themi të drejtën na është ndodhur pranë në të gjitha momentet e vështira, sidomos me rastin e sëmundjes së nënës dhe babait. Kështu që miqësia e jonë u ngrit përsëri në nivelin që ishte më parë.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora