E hene, 29.04.2024, 11:56 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Poezi lirike nga Reshat Kripa

E enjte, 06.01.2011, 08:57 PM


Reshat Kripa

 

 

TURBULL

 

Ah, kjo zemra ime, plot me dashuri

Mbushur me pasion, zjarr dhe miqësi,

Po kërkon së koti, kërkon  qetësi,

Por nuk e gjen dot, gjen veç  ftohtësi.

 

Tiranë, dhjetor 2010

 

 

LOTËT   E   NOSTALGJISË

 

Zhytur thellë në mendime, seç po ecja  turbulluar,

Njerëzit kalonin pranë, unë ecja pa  vështruar,

Nuk e di se ç’po mendoja, nuk e di se ku po shkoja,

Rrugës ecja  çoroditur, nuk e di se ç’po kujtoja.

 

Lehtas ndiej  një zë hyjnor, emrin tim e pëshpëriti,

Zonj’e bukur buzëqeshte, syt e saj seç shkëndrisnin,

M’u duk si një  zë qiellor, nga thellësitë vinte  larg ,

S’po më njeh? Tha me ngadalë, fjal’e saj u duk varg.

 

Ai zë më zgjoj kujtime, kujtimet e rinisë,

  timbrin e  atij zëri, njoha shoqen e feminisë,

Buzëqeshje saj qiellore, syt e saj që ndriçuan,

I dhanë dritë mendjes time, zemrën time ma trazuan.

 

Hapa krahët dhe thërrita, shoqen në krahë e prita,

Përmes lotësh që nga sytë, po na rridhnin pika-pika,

Kishim vite pa takuar, kishim vite pa u parë,

Që nga mosha e rinisë, që aherë kur ishim ndarë.

 

Kujtuam mbushur me mall, kohën tonë të fëminisë,

Atë kohë mjaft të bukur, plot me zjarrin e rinisë,

Kur u ndamë permes lotve,  zëri  dridhur pëshpëriti:

- Të kam dashurë dikur! - dhe përgjigjen time s’priti.

 

Fluturoi porsi era, porsi era pranverore,

Fluturoi si thëllënza, larg në ëndrrat shpirtërore.

Unë qëndroja i hutuar, i trallisur nga habia,

Ajo fjalë e papritur, se ç’m’i mori mendt e mia!

 

Vlorë, mars 1992

 

 

DY DASHURITË

 

Dashuritë e mia, tufan dhe stuhi,

Si zjarr i pashuar, afsh dhe ëmbëlsi.

Zemra  fluturoi, larg nga trishtimi,

Dy herë dashuroi, lot nga gëzimi.

 

Dashuri e parë,  dashuri e zjarrtë,

Ne mosha fëminore, ne moshen e artë.

Nerin tim të shtrenjtë, Nerin tim të bukur,

S’mund ta harroj kurre, është e imja  flutur.

 

Digjem,  përvëlohem, afshi më pushton,

Dashuri e dytë,  zemrën ma zapton.

Në një ditë maji,  lule mbushur plot,

Ida, ty të dua,  thirra nëpër lot.

 

Ju do të më pyesni, cilën do më shumë,

Kush ta therri zemrën, Kush të la pa gjumë,

Dashuri e parë, e dyta dashuri,

Nuk di të përgjigjem, pse s’ma thua ti?

 

Dashuri e parë, ëndërr fëminore,

Sikur fluturoja në botën qiellore,

Sikur fluturoja diku në parajsë,

Mbeti vetëm ëndërr, ëndërr e pamasë.

 

Dashuri e dytë, ëndërr e vërtetë,

E rinisë time, që rrojti për jetë.

  dhuroi fëmijë, vatër familjare,

Prehu  zemrën time, zemrën djaloshare.

 

Vlorë,  qershor  1994

 

 

PORTRETI YT

 

Mbi qerpikun tënd të bukur,

Peneli i hollë kalon,

Ky profili  yt i bukur,

Zemrën time robëron.

 

Pikturoj fëmininë tënde,

Mbetur thellë në kujtesë,

Tënden vetull plot me ëndje,

Po të lutem, falmë ndjesë.

 

Falmë nëse kam harruar,

Diçka nga fytyra jote,,

Shumë vjet që kanë kaluar,

I kanë fshirë prej  kësaj bote..

 

Por nuk mundem  të harroj,

Sy e vetull dhe qepallë,

Përgjithmonë i adhuroj,

Ato më kanë mbajtur gjallë.

 

Mbajtur gjallë zemrën time,

Mbushur plot me dashuri,

Ndaj tani këto kujtime,

Zjarrin ndezin mu në gji.

 

Zjarri i rinisë së largët,

Zemrat tona i pushtoi,

Dashurinë tonë të pastër,

Errësira e  mbuloi.

 

Tiranë, nëntor  2008

 

 

DASHURI  E  PERËNDUAR

 

Kur ty të takova, pranë një burimi,

Mbushje ujë në krua, si muzë frymëzimi,

Syt e tu të kaltër, rreze xixëllimi,

Flokët e tu të arta, fije ngazëllimi.

 

Shumë u hutova, shumë u befasova,

Dhe nga buzët  tua, shumë u turbullova,

Ndenja dhe vështrova , edhe për pak shkova,

Por këmbët nuk ecnin, pranë teje qëndrova.

 

Dorën seç ta kapa, në zemër e vura,

Ti je imja thashë, në zemër të thura,

Vargje të pamasë, në parajsë të shpura,

Ëndërr apo zhgjëndërr, para seç t’i prura.

 

Por ti fluturove, lart në qiell shkove,

Më helmove zemrën, shumë më lëndove,

Jetën ma shkurtove, shpirtin copëtove,

Mendjen turbullove, kohën ma ndalove.

 

Tiranë,  dhjetor  2008



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora