| E enjte, 06.01.2011, 08:57 PM |
Reshat Kripa
TURBULL
Ah, kjo zemra ime, plot me dashuri
Mbushur me pasion, zjarr dhe miqësi,
Po kërkon së koti, kërkon qetësi,
Por nuk e gjen dot, gjen veç ftohtësi.
Tiranë, dhjetor 2010
LOTËT E NOSTALGJISË
Zhytur thellë në mendime, seç po ecja turbulluar,
Njerëzit kalonin pranë, unë ecja pa vështruar,
Nuk e di se ç’po mendoja, nuk e di se ku po shkoja,
Rrugës ecja çoroditur, nuk e di se ç’po kujtoja.
Lehtas ndiej një zë hyjnor, emrin tim e pëshpëriti,
Zonj’e bukur buzëqeshte, syt e saj seç shkëndrisnin,
M’u duk si një zë qiellor, nga thellësitë vinte larg ,
S’po më njeh? Tha me ngadalë, fjal’e saj u duk varg.
Ai zë më zgjoj kujtime, kujtimet e rinisë,
Në timbrin e atij zëri, njoha shoqen e feminisë,
Buzëqeshje saj qiellore, syt e saj që ndriçuan,
I dhanë dritë mendjes time, zemrën time ma trazuan.
Hapa krahët dhe thërrita, shoqen në krahë e prita,
Përmes lotësh që nga sytë, po na rridhnin pika-pika,
Kishim vite pa takuar, kishim vite pa u parë,
Që nga mosha e rinisë, që aherë kur ishim ndarë.
Kujtuam mbushur me mall, kohën tonë të fëminisë,
Atë kohë mjaft të bukur, plot me zjarrin e rinisë,
Kur u ndamë permes lotve, zëri dridhur pëshpëriti:
- Të kam dashurë dikur! - dhe përgjigjen time s’priti.
Fluturoi porsi era, porsi era pranverore,
Fluturoi si thëllënza, larg në ëndrrat shpirtërore.
Unë qëndroja i hutuar, i trallisur nga habia,
Ajo fjalë e papritur, se ç’m’i mori mendt e mia!
Vlorë, mars 1992
DY DASHURITË
Dashuritë e mia, tufan dhe stuhi,
Si zjarr i pashuar, afsh dhe ëmbëlsi.
Zemra fluturoi, larg nga trishtimi,
Dy herë dashuroi, lot nga gëzimi.
Dashuri e parë, dashuri e zjarrtë,
Ne mosha fëminore, ne moshen e artë.
Nerin tim të shtrenjtë, Nerin tim të bukur,
S’mund ta harroj kurre, është e imja flutur.
Digjem, përvëlohem, afshi më pushton,
Dashuri e dytë, zemrën ma zapton.
Në një ditë maji, lule mbushur plot,
Ida, ty të dua, thirra nëpër lot.
Ju do të më pyesni, cilën do më shumë,
Kush ta therri zemrën, Kush të la pa gjumë,
Dashuri e parë, e dyta dashuri,
Nuk di të përgjigjem, pse s’ma thua ti?
Dashuri e parë, ëndërr fëminore,
Sikur fluturoja në botën qiellore,
Sikur fluturoja diku në parajsë,
Mbeti vetëm ëndërr, ëndërr e pamasë.
Dashuri e dytë, ëndërr e vërtetë,
E rinisë time, që rrojti për jetë.
Që dhuroi fëmijë, vatër familjare,
Prehu zemrën time, zemrën djaloshare.
Vlorë, qershor 1994
PORTRETI YT
Mbi qerpikun tënd të bukur,
Peneli i hollë kalon,
Ky profili yt i bukur,
Zemrën time robëron.
Pikturoj fëmininë tënde,
Mbetur thellë në kujtesë,
Tënden vetull plot me ëndje,
Po të lutem, falmë ndjesë.
Falmë nëse kam harruar,
Diçka nga fytyra jote,,
Shumë vjet që kanë kaluar,
I kanë fshirë prej kësaj bote..
Por nuk mundem të harroj,
Sy e vetull dhe qepallë,
Përgjithmonë i adhuroj,
Ato më kanë mbajtur gjallë.
Mbajtur gjallë zemrën time,
Mbushur plot me dashuri,
Ndaj tani këto kujtime,
Zjarrin ndezin mu në gji.
Zjarri i rinisë së largët,
Zemrat tona i pushtoi,
Dashurinë tonë të pastër,
Errësira e mbuloi.
Tiranë, nëntor 2008
DASHURI E PERËNDUAR
Kur ty të takova, pranë një burimi,
Mbushje ujë në krua, si muzë frymëzimi,
Syt e tu të kaltër, rreze xixëllimi,
Flokët e tu të arta, fije ngazëllimi.
Shumë u hutova, shumë u befasova,
Dhe nga buzët tua, shumë u turbullova,
Ndenja dhe vështrova , edhe për pak shkova,
Por këmbët nuk ecnin, pranë teje qëndrova.
Dorën seç ta kapa, në zemër e vura,
Ti je imja thashë, në zemër të thura,
Vargje të pamasë, në parajsë të shpura,
Ëndërr apo zhgjëndërr, para seç t’i prura.
Por ti fluturove, lart në qiell shkove,
Më helmove zemrën, shumë më lëndove,
Jetën ma shkurtove, shpirtin copëtove,
Mendjen turbullove, kohën ma ndalove.
Tiranë, dhjetor 2008