E shtune, 19.04.2025, 09:36 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Rini e copëtuar (VIII)

E diele, 19.12.2010, 10:58 PM


RESHAT KRIPA

 

RINI E COPËTUAR

 

Kujtime

 

 

VRULL   RINOR

 

Fundi i shkurtit 1951. Ditë e dielë. Nëna kishte  përgatitur kullure, një lloj gurabie që bënte herë pas here në ditët e pushimit.    Atë pasdite e  kishim lënë për të përgatitur detyrat së bashku me  Jorgon. Mora disa kullure, i mbështolla me  gazetë dhe u  nisa. Kur dola jashtë, si zakonisht, këmbët më çuan nga rrugica e Nerit. E pashë në shesh pushimin e shkallëve duke pastruar. Edhe ajo më pa, por uli kokën dhe bëri sikur nuk shihte gjë. Kisha vendosur ta qerasja me kullure, por nuk guxova t’i flisja.  Kalova pa folur dhe shkova në shtëpinë e Jorgos. Atje gjeta edhe Myrtezanë.

U dhashë kulluret dhe pastaj hapëm librat. Filluam të bëjmë detyrat. Mësimi nuk po na ecte. Kisha vënë re se Jorgua kishte disa ditë që nuk ishte si zakonisht.  Nuk përqëndrohesh dot. I ishte hequr vëmendja nga gjithçka.

- Jorgo, sot nuk më duke mirë. Çfarë ke? – I thashë.

- Ka tre ditë që kam humbur triskat e bukës.* Në shtëpi nuk kemi ç’të hamë. A nuk e keni vënë re që edhe në shkollë nuk e kam mendjen në mësim?

- Ku i humbe? – pyeti Myrtezai.

- Nuk e di. Mora bukën dhe u ktheva në shtëpi. Atje pashë se triskat nuk i kisha  me  vete. Atë

mbrëmje babai më rrahu keq.

- A u ankuat gjëkundi?

----------------------------------------------------------------

*           Në atë periudhë çdo gjë ishte e racionuar dhe

shpërndahej me anën  e  triskave    jepeshin  një

herë në  muaj.

- Babaj vajti në zyrën e triskëtimit, por ata e pritën me mospërfillje.

- Nuk menduan se me çfarë do të jetonte kjo familje?

Një revoltë shpërtheu në zemrat tona. Kishte kohë që ishte grumbulluar dhe tani i erdhi çasti të shpërthente. Secili prej nesh filloi të shprehte pakënaqësinë kundër pushtetit Ishin vitet e përplasjeve    mëdha  ndërmjet vlerave dhe   antivlerave.    këto  ditë      turbullta  njeriu, pavarësisht nga mosha, duhej të gjente veten e tij.

- Nuk e di se si jam këto ditë, - foli Myrtezai. - Ndjej diçka përbrenda vetes time.

Unë i pohova të njëjtën gjë. Po ashtu edhe Jorgua.  Ishim    tre    një  mendje. E  ndienim  që duhej të bënim diçka. Po çfarë?

- Unë mendoj të krijojmë një organizatë dhe të shpërndajmë trakte në qytet. -  fola  unë.

Myrtezai,   pasi   u  mendua  pak,  filloi    na

tregonte se si para dy vjetësh me disa shokë kishin formuar një organizatë të tillë dhe shpërndanin trakte.. Mua m’u kujtua një vjershë    kisha  lexuar  në një trakt të asaj kohe. Ajo i kushtohej dy të rënëve, Hysen Sinanit nga Lepenica dhe Zagoll Shenajt nga Gjormi, që u vranë    përpjekje  me forcat e mbrojtjes. Ata i  prunë  ashtu    gjakosur  dhe  i  hodhën  pranë shtizës    flamurit  në sheshin me të njëjtin emër, për të terrorizuar popullatën. Akoma i kam parasysh disa nga vargjet e  asaj poezie:

 

Ju ratë viktima,

Si burra, si trima,

Në luftë heroike,

Me zemër kreshnike.

 

Ju të dy shokë,

Luftuat tokë,

Luftuat me trimëri,

Për mëmën Shqipëri.

 

Ju bij të Lepenicës,

Dukatit, Selenicës,

Të Gjormit an’e mbanë

Shqipërisë tanë.

 

Në çastin e fundit,

Me një zë ju thatë,

Poshtë kush sundon,

Popullin e ngratë.

 

- Atë poezi e bëra unë. E shkruajta në shumë kopje dhe e hodhëm në disa pika ku grumbulloheshin njerëz. -  vazhdoi Myrtezai. -  Unë jam dakord të krijojmë organizatën.

- Edhe unë . -  foli Jorgua.

Shkëndia ishte ndezur. Tani pritej    ndienja

e protestës të shpërthente.

- Por më parë duhet të betohemi. Më prisni këtu.

U thashë dhe fluturova si era për në shtëpi. Kisha parë që nëna ruante një flamur kombëtar pa yll në sëndukun e saj. Kur mbërrita atje, Fatushja me Agimin ishin në dhomën lart. Nëna përgatiste darkën në guzhinë. Babai nuk kishte ardhur ende. Hyra në dhomën e zjarrit, hapa sëndukun, mora flamurin dhe e mbështolla me gazetë. Kur po dilja, erdhi nëna dhe më tha:

- Ku po shkon?

- Te Jorgua.

Fluturova dhe, sa hap e mbyll sytë, u ndodha në shtëpinë e Jorgos. E hapëm flamurin mbi tavolinë dhe u thashë shokëve të vendosnin pëllëmbën e dorës së djathtë mbi shqiponjën dykrenore. Atëhere shqiptuam betimin solemn:

 

PËR LIRI, PËR SHQIPËRI, PËR FLAMURIN

KUQ E ZI!

 

Ishte një parullë nacionaliste që e kisha lexuar në një trakt të hedhur nga avionët e huaj që në atë kohë fluturonin shpesh mbi qiellin tonë, të shoqëruar nga goditjet e kundrajrorve, që nuk arrinin t’i godisnin.

Në atë çast solemn, ndjeva se po më lageshin sytë. Të njëjtën gjë pashë edhe në ato të shokëve të mi. Ishin lotët e dhëmbjes për atë që na mungonte. Ishin lotët për padrejtësitë, për  lirinë e humbur.

U ulëm në tavolinë dhe filluam të diskutojmë për emrin e organizatës. Pas shumë debatesh vendosëm ta  quajmë  “ ATDHETARI “. Për    mos  u  njojtur  shkrimi, vendosëm qe pjesët e rrumbullakosura të gërmave t’i bënim në formë katrore. Një gjë të tillë e propozoi Jorgua. Kjo ishte një fantazi  fëminore se, në të vërtetë, po ta krahasoje me shkrimin tonë të zakonshëm,  ishin të njëjta. Vendosëm gjithashtu që traktet t’i ngjisnim në muret e qytetit, pasi kështu do lexoheshin nga më shumë njerëz. Vendosëm gjithashtu, me propozimin e Myrtezait, që si hymn të organizatës të kishim këngën patriotike “O trima luftëtarë“.

Së fundi diskutuam  për  tekstin   e   traktit   të parë. Secili shfaqi  mendime të ndryshme. Unë propozova të shkruanim një pjesë të nxjerrë nga një ligjëratë e Nolit. Ata ranë dakord. U ula dhe fillova të shkruaj:

1

Për liri, për Shqipëri, për flamurin kuq e zi!

 

Le të sulemi, nën flamurin e kuq, në flakë të luftës, që të na drithësohet trupi nga dehja e barutit, që të na ndizet shpyrti nga zjarri i shenjtë i lirisë dhe le të vdesim duke thirrur: RROFTË SHQIPËRIA!

 

“ATDHETARI“

 

E shkruam në tre kopje. Njerin e ngjitëm në Tophananë e Jorgos, tjetrin në Muradien e Myrtezait, kurse të tretin në Vrenezin tim.

 

*     *     *

 

Mblidheshim dy-tre herë në javë. Me një zell të paparë shkruanim traktet dhe i ngjisnim mureve nëpër rrugicat e qytetit. Sikur të kishin gojë ata  mure do të flisnin. Në mendjen time ato rrugica dhe sheshe kanë mbetur ashtu si kanë qenë atëhere.  Për çudi, na kishte ikur ndjenja e frikës. Mendonim se do të vazhdonim pambarimisht aktivitetin tonë. Na dukej sikur fluturonim lart në qiell. Kishim harruar se çfarë ndodhte në tokë. Mosha nuk na lejonte që të shihnim realitetin. Besonim se me ato trakte do të ndërronim sistemin. Kishim parë filma të shumtë të tipit “Garda e   re“,       atë   kohë  shfaqeshin  shpesh   dhe  

shtytur prej tyre mendonim edhe ne të bëheshim si ata. E quanim veten heronj.

Si tekst i trakteve na shërbenin pjesë të nxjerra nga poezitë e poetëve tanë si: Çajupi  dhe Noli. Ndonjëherë i shkruanim ashtu siç ishin, ndonjëherë ia përshtatnim kohës tonë si për shembull një poezi të Çajupit që e kishim transformuar kështu:

 

Errësira ka mbuluar gjithë dhenë,

Robëria ka plakosur mëmëdhenë.

Zija, vaji dhe mjerimi mbretërojnë,

Vrasja dhe litari  sot gjykojnë.

Një kuçedër e tërbuar po pi gjak,

Një popull i robëruar kërkon hak.

Mos bëni si keni bërë gjer më dje,

Po të ngrihemi të gjithë për atdhe.

Të ngrihemi të dëftojmë trimëri,

Ja  të vdesim, ja të rrojmë në liri!

 

Në disa prej trakteve të tjera shkruhej:

 

Luftoni  për liri, për jetën e lumtur! Mos kini frikë nga vdekja sepse:

Kush bënë vdekjen për atdhe,

Ai s’ka vdekur, por ka le!

Poshtë Stalini dhe satelitët e tij!

Poshtë këlyshi i Stalinit, duhanxhiu Enver Hoxha!

Poshtë satrapi Mehmet Shehu!

 

“ATDHETARI”

 

Ose:

 

THIRJE

 

Vëllezër dhe motra!

Zgjohuni prej gjumit të rëndë të robërisë!

Shikoni shtypjen që po ju bëhet prej barbarve komunistë!

Shikoni krimet, tmerret, vrasjet dhe torturat e tmershme që po bëhen sot në çdo anë të Shqipërisë!

E ardhshmja e juaj do të jetë e lumtur në rast se ju ngriheni dhe luftoni!

 

“ATDHETARI”

 

Një preokupim për ne ishte zgjërimi i organizatës me elementë të rinj. Kështu që filluam të mendojmë për kandidaturat e ardhëshme. Midis më të mundëshmeve ishin tre: Luan Koka, Fadil Meçua dhe Spiro Kokaveshi. Menduam që ta fillonim me këtë të fundit. I shkruam letrën e mëposhtme:

 

Në rast se ju jeni me të vërtetë një atdhetar i ndershëm dhe do të lëftoni për çlirimin e atdheut tuaj, atëhere ju duhet të përpiqeni me të gjitha forcat  tuaja për t’ia arritur kësaj çështjeje.

Përpara së gjithash ju duhet të jepni provat e para të një besnikërie ndaj kauzës së shenjtë të popullit.

Për këtë gjë ju ngarkoheni, në rast se  doni me të vërtetë lirinë e Shqipërisë, me grisjen e parullave të propagandës komuniste, të gazetave në shkollë, si dhe me përhapjen ose ngjitjen  e  parullave që po ju dërgojmë.

Po qe se ju i zbatoni këto që po ju besohen prej nesh, do të mundni të bëheni antar i organizatës sonë me emnin “ATDHETARI”

 

Me nderime:

Organizata e atdhetarve të qytetit

 

“ATDHETARI”

 

Letrën ia postuam së bashku me dy trakte dhe po prisnim reagimin e tij, por nuk arritëm. Pas dy ditësh u arrestuam.

Kishim menduar t’i shkruanim edhe Sekretarit të Parë të Partisë për Vlorën. Madje përpiluam edhe tekstin e saj: Mirpo këtë letër, pasi e diskutuam hollësisht, vendosëm të mos e postojmë. Gjithashtu vendosëm të mos postojmë edhe një letër që kishim shkruar për Presidentin e  Organizatës së  Rinisë Komuniste të shkollës, si dhe një letër tjetër për një anëtare të Byrosë së Komitetit të Rinisë së shkollës, ndaj të cilëve kishim disa pakënaqësira.

Duke u marrë me aktivitetin tonë, kishim filluar të binim nga mësimet. Shpesh herë shkonim në shkollë të papërgatitur.  Një gjë e tillë ra në sy të mësuesve.   Drejtori   i   shkollës,  mësuesi  i  nderuar Harilla Koçuli, na thirri dhe na hoqi vrejtjen:

- Ç’është kështu me juve?  Jeni nxënës të mirë. Përse kjo rënie tani që po afron fundi i vitit? Do na detyroni të thërrasim prindërit tuaj.

Ai fliste,  kurse ne fluturonim në ëndrrat tona. Unë mendoja se ishte vetë drejtori që me leksionet e tia patriotike na i kishte ngulitur atë ndjenjë. E imagjinoja atë duke deklamuar vargje të tilla plot zjarr:

 

Sikur të kisha, ah, fuqi prej Perëndie!

T’i jepja shkelmin kësaj gjithësie,

Dhe të krenja botë tjetër ku të kishte,

Çdo plotësim dëshire dhe lirie!

 

Atë mendonim të bënim edhe ne. Donim të kontribuonim për zhdukjen e padrejtësive. Donim të kontribuonim për lirinë. Por a kishim forcë vallë?

Megjithatë, premtuam se do të bënim kthesë. Vendosëm që për të arritur këtë, me aktivitetin tonë të mereshim vetëm të shtunave dhe të djelave pasdite. Shpejt arritëm rezultatet e dëshiruara në mësime.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx