E merkure, 30.04.2025, 12:26 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Rini e copëtuar (III)

E diele, 10.10.2010, 07:44 PM


RESHAT KRIPA

 

RINI E COPËTUAR

 

Kujtime

 

KOHË     LUFTE

 

Kam lindur më 28  Janar  1936.  Nëna    ka treguar se në moshën dy vjeç e gjysmë kam shpëtuar për një fije nga vdekja. Muaji korrik 1938. Ishim me pushime familjarisht në vilën e plazhit. Një pasdite, ndërsa gjyshi dhe gjyshja qëndronin në verandën e shtëpisë duke pirë kafe, i shpëtova kontrollit të prindërve dhe u nisa në drejtim të detit. Po qëndroja në breg të tij duke vështruar. Deti kishte dallgë të mëdha. Një dallgë u përplas dhe më lagu këmbët. Unë qesha dhe bëra disa hapa para. Një dallgë tjetër më e madhe u përplas mbi mua dhe më rrëzoi në ujë. Duke u tërhequr më mori me vete. Po mbytesha. Për fatin tim  në këtë kohë kalonte andej karrocier “zdrypni“. Këtë nofkë e kishte pasi ishte me origjinë nga veriu  dhe kur  mbërrinte    stacion  thoshte gjithmonë “zdrypni, zdrypni!“. Sillte në plazh pushuesit. Ai më pa që po mbytesha dhe më ngriti menjëherë. U mblodh i gjithë plazhi. Më nxorrën ujin që kisha pirë dhe më përmendën.

Pas  disa  ditësh  kaloi  andej  një  arixhofkë, nga ato që parashikonin fatin. Nëna e pyeti për të ardhmen time dhe ajo, pasi mori një fije nga flokët e mi, tha:

- Djali do të kalojë një rini të rëndë, një burrëri të vështirë dhe një pleqëri të qetë.

Këtë parashikim të arixhofkës nëna ma tregoi pak kohë para se të mbyllte sytë, duke më uruar që të plotësohesh pjesa e tretë e parashikimit të saj.

Janari i vitit 1942.  Isha gjashtë vjeç. Që nga kjo kohë fillon kujtesa ime. Çdo gjë që do të shkruaj tani e tutje do të jenë kujtimet e mia  Ishim një familje e madhe.  Përveç  shtatë fëmijve dhe dy prindërve në familjen tonë ishin edhe gjyshi me gjyshen si dhe halla e babajt, Hajria. Gjithashtu ishin edhe familjet e dy xhaxhallarëve, me të cilët jetonim të pandarë. Gjithsejt bëheshim nëntëmbëdhjetë persona.

Babaj ishte i madhi i familjes. Ai kishte  autoritet  karshi gjithë pjesëtarëve të tjerë të saj. Kishte synime të qarta për të ardhmen e sejcilit prej fëmijve. Liria ishte fejuar me Ali Tufën, një kosovar që banonte në Durrës dhe punonte si nëpunës në degën e Bankës së Shtetit. Qamileja vazhdonte studimet në kolegjin e hapur nga murgeshat.. Drita dhe Fatushja vazhdonin mësimet në institutin femëror “Nana Mbretëreshë“ që në atë kohë kishte marrë emrin “Nana Skanderbeg“ në Tiranë. Edhe për ne djemtë kishte  parashikuar,    pasi    mbaronim   shkollën  fillore,    na dërgonte për të vazhduar jashtë shtetit, ashtu si kishte vepruar i ati me të.

 

*     *     *

 

Ishte mbrëmje. Në dhomën e zjarrit rrinin rreth e rrotull oxhakut të madh, gjyshi, gjyshja, babai dhe dy xhaxhallarët. Gratë po përgatitnin darkën. Liria me Qamilen  qëndisnin. Përgatitnin pajën e Lirisë. Ne të tjerët ishim mbledhur në një dhomë në katin e parë dhe po luanim.  Dëgjohet një trokitje e fortë në portë. Xhaxhai u ngrit dhe e hapi. Hynë një grup milicësh italianë të komanduar nga një kapiten dhe të shoqëruar nga një shqiptar,  përkthyesi i tyre.

- Kemi ardhur për kontroll – tha përkthyesi.

- Urdhëroni! - u përgjigj babai i shpenguar

Ishte  kohë  lufte  dhe  kontrolle      tilla   

atë   kohë   ishin      zakonshme    familjet  shqiptare. Kontrolluan me imtësi  të gjithë dhomat. E kthyen çdo gjë përmbys.  Së fundi edhe dhomën ku ishte Liria. Në sirtarin e komodinës së saj gjetën një letër që ia dërgonte Drita nga Tirana. Letrën e mori përkthyesi dhe  e  lexoi.      ajo  shkruante  me  entusiazëm  për demostratën e madhe antifashiste që ishte zhvilluar në Tiranë me rastin e 28 nëntorit të vitit 1941. Komandanti i milicëve diçka tha në italisht. Babanë dhe Lirinë i morën dhe i mbyllën në burgun e Vlorës.

Unë   qaja   se      dukesh   sikur  nuk  do  të ktheheshin më. Nëna më mori në gjirin e  saj  duke më thënë:

- Mos qaj se nesër do kthehen përsëri.  Gjyshi  do t’i lirojë.

Në të vërtetë gjyshi ishte njeri me influencë në Vlorë. Të nesërmen shkoi te Kryetari i Bashkisë, që e kishte mik, dhe i tregoi çfarë kishte ngjarë. Ai bisedoi me autoritetet italiane dhe babanë  e  liruan  atë  pasdite,  ndërsa  motrën  pas  tri  ditësh.  Pas gjashtë muajsh gjyshi ndërroi jetë.

Ngjarja e mësipërme e detyroi tim atë të mendonte për të ardhmen. Sikurse kam shkruar edhe më lart, ai kishte një nuhatje të fortë për perspektivën e tregëtisë. E  kuptoi se e ardhmja e saj ishte Tirana. Në atë kohë ajo kishte filluar të zhvillohej mjaft. Vendosi të shpërnguleshim atje.

Morëm një shtëpi me qera,  në një rrugicë në rrugën e Kavajës, përballë asaj ku ka qenë Radio Tirana  Rrugica, në mos gabohem, quhej “Myslym Llagami”. Sot mban emrin “Islam Alla“. Shtëpia ishte një vilë shumë e bukur dy katëshe, pronë e Selim Farkës. Ishte e madhe. Në të banonim ne dhe familja e një italiani.  Përveç kësaj morëm, gjithashtu me qera, edhe një dyqan në Pazarin e Ri, pronë e Met Maleshkës. Ishin gjashtë dyqane. I pari ishte yni, ndërsa i dyti  një dyqan manifature i Hysen Drishtit,  një tregëtar shkodran, që u bë mik i ngushtë i tim eti. Të tjerët nuk i mbaj mend  të kujt ishin. Në Vlorë mbetën xhaxhallarët, për t’u kujdesur për fabrikën dhe dyqanin.

 

*     *     *

 

Shtatori i vitit 1943. Bëheshin përgatitjet për martesën e Lirisë. Ishte dasma e parë që zhvillohej në familjen tonë dhe, për ironi të fatit,  dasma  e  vetme    është zhvilluar si duhet. Të tjerat pothuajse nuk janë ndierë, me fare pak persona, ata më të afërmit, sa për të thënë se u zhvillua dasmë. Vihej re një përzjerje e tradicionales me modernen. Krahas këngëve dhe valleve të njohura shqiptare, tingëllonin edhe këngët dhe kërcimet moderne. Një frymë e re kishte filluar të hynte në qytetet shqiptare. Fryma e civilizimit modern, fryma e qytetarisë.

Dasma filloi sipas zakonit ditën e hënë. Ishin marrë të gjitha masat që ajo të zhvillohej në mënyrë të përsosur. Një kujdes i veçantë ishte treguar për ftesat. Duhej patur kujdes që të mos harrohej asnjë nga miqtë apo farefisi.  Një guzhinier që punonte në hotel Internacional,  përgatiste gatimet. Gjithashtu ishte marrë edhe një nga orkestrat më të njohura të asaj kohe, ajo e Radio Tiranës, së bashku me këngëtarin  e  saj  Pjetër Gjini.

Të dielën motra shkoi në shtëpinë e  burrit 

Durrës. Thuhej se ishte nusja më e bukur që kishte hyrë atë ditë në atë  qytet. Pas dy muajsh i shoqi u transferua në Prizren si drejtor i Bankës së Shtetit. Së bashku me të shkoi edhe motra

Tri   ditë  pas  martesës    saj,  një  ngjarje  e rëndë ndodhi në rrugicën tonë. Ishte mëngjes. Sapo ishim ngritur nga gjumi dhe po bëheshim gati të shkonim në shkollë kur dëgjuam dy krisma revolveri dhe fare pak pas tyre një klithmë, që të ngjethte shpirtin. Vrapuam të gjithë përjashta. Te pragu i portës së fqinjit përballë shtrihej i gjakosur trupi pa jetë i djalit të vetëm njëzetëvjeçar të të zotit të shtëpisë. Mbi të ulurinte dhe shkulte flokët nëna e tij e mjerë. Unë ktheva kokën nga ana tjetër e rrugicës dhe pashë dy persona që vraponin dhe u  zhdukën  në një rrugicë tjetër. Me siguri ishin atentatorët.

- Të vranë, or bir, të vranë katilat! - qante me dënesë e ëma.

Nëna dhe gratë e tjera u afruan dhe filluan ta ngushëllojnë. Pastaj erdhën burrat që ngritën kufomën dhe e futën brënda. Më prapa erdhi edhe i ati, një ekonomist i lartë, që tashti  punonte    një shoqëri private.

Ne rrinim si të hutuar. Fytyra e bukur e atij djali me flokët kaçurela dhe  me shënjën e  plumbit në ballë nuk më hiqej nga mendja. Qamileja më pa në atë gjendje dhe më tha:

- Futu brënda se nuk është për ty kjo pamje.

Im atë u kthye vonë bashkë me një mikun e tij. Kishin qënë për ngushëllim në familjen e të vrarit. U futën në dhomë dhe bisedonin për ngjarjen që kishte ndodhur. Unë dëgjoja me kureshtje.

- Çfarë patën me djalin xhanëm? - pyeste im atë.

- I    ati   është   një   nga   drejtuesit    e  Ballit

Kombëtar për Tiranën. Djali kishte vendosur të shkonte në çetat e ballit së shpejti.

- Vetëm  për  këtë? Po kjo  është   e pashpjegueshme. Ç’të keqe paska në se do të shkonte në atë çetë? A nuk luftojnë të dy palët për liri?

- Situata       ka      ndryshuar,     Qazim.    

Shqipëri është  futur  përçarja. Këto janë shenjat e para të një  përplasje midis dy forcave që deri më sot luftonin së bashku.  Në vend që të luftojnë pushtuesin, shqiptarët kanë filluar të vrasin njeri-tjetrin.  Kjo është tragjedia shqiptare. Ka filluar lufta e egër për pushtet.

Unë dëgjoja por nuk kuptoja asgjë nga ato  që thonin.   Dëgjoja   fjalët  e  tyre  dhe    dukeshin    çuditëshme.. Ç‘lidhje  kishin   këto  fjalë  me  vrasjen  e  atij  djali?  Mosha në të cilën isha, nuk më lejonte t’i kuptoja këto probleme.

 

*     *     *

 

Pas dy muajsh. Ndodheshim në shkollë. Një zhurmë e fortë motorësh dhe zëri  i sirenës së alarmit gjëmuan në qytet. Një skuadrilje avionësh aleatë filluan  bombardimin e  fushën së aviacionit. Mësuesit na mblodhën të gjithëve në katin përdhes të shkollës. Ishim fare afër fushës së aviacionit. Gjëmimi i bombave ishte i tmerrshëm. U bë një  panik  i  madh.  Një   pjesë   e   fëmijve     klasës  së parë filluan të qajnë nga frika.

-          Mos qani vogëlushë? Nuk ka asgjë. Edhe

pak dhe ata do të largohen.

Mësuesit mundoheshin të qetësonin nxënësit. Së fundi, bombardimi pushoi. Ndiheshin avionët që largoheshin. Zhurma e tyre sa vinte dhe pakësohej deri sa u shua fare. Ishte hera e parë që përjetonim një bombardim të tillë

Në këtë kohë shohim nënën që vinte e alarmuar. U qetësua vetëm kur pa se ishim mirë  të tre. Na mori me vete. Rrugës  shiheshin disa  shtëpi    shkatërruara.   Flitej  se pranë fushës së aviacionit ishin vrarë  disa njerëz. Më tutje, më zuri syri një kalë të vrarë. Nuk u mor vesh se përse ndodhi një gjë e tillë, për gabim të pilotëve apo ishte bërë qëllimisht.

Kjo ngjarje i  tregoi tim eti se zona e rrugës së Kavajës nuk ishte një zonë e sigurtë. Ajo  ishte  pranë fushës së aviacionit dhe si e tillë  mund    rrezikohej  edhe  herë të tjera. Përveç kësaj, shtëpia me dyqanin ishte  larg.  Pas  disa  përpjekjesh  u shpërngulëm në Pazarin e Ri, në rrugicën Jani Vreto, në shtëpinë e doktor Kërçikut. Edhe sot kjo rrugicë mban të njejtin emërtim. Ishte një shtëpi e madhe dy katëshe. Ne banonim në katin e parë. Ishin nëntë dhoma. Më vonë atje erdhën edhe dy xhaxhallarët dhe halla. Në katin përdhes ishin klinika mjekësore, njera prej të cilave, ajo e burrit të hallës, doktor Bajram Emirit. Shtëpia kishte edhe një taracë të madhe në të cilën ne luanim.

Në shtëpinë tonë vinte shpesh herë teze Zyhraja. Ajo ishte një aktiviste e shquar e Frontit Nacionalçlirimtar. Idenë e saj e mbronte edhe në bisedat që zhvillonte  me babanë. Por mendimet e tyre shpesh ishin të kundërta. Dëgjoja  tezen të thoshte se luftën do ta fitonte ”Mustaqja“, ndërsa  babaj  i  kundërshtonte  duke  thënë  se  do   ta   fitonte “Çibuku“. Atëhere nuk e dija se kush ishin Mustaqja dhe Çibuku.     vonë   mësova   se  bëhej

fjalë për Stalinin dhe Çurçillin.

Një ditë forcat e gestapos ndiqnin Besim Levonjën, një aktivist i njësiteve guerile të qytetit. Ai, duke vrapuar, mundi të futej në rrugicë dhe të hynte në shtëpinë tonë. E dinte se aty banonte edhe halla. Ishte rritur në shtëpinë e saj. Petriti, djali i hallës, e mori dhe e mbylli në një dhomë. Skuadra gjermane hyri në rrugicë dhe filloi të vështrojë me rradhë portat e shtëpive. Porta e jonë ishte e vetmja ku banonin familje. Hynë brënda dhe filluan të ngjiten lart. Në këtë kohë Sabrija, gruaja e Shyqyriut, që nuk kishte parë asgjë, po kalonte andej.  I pa dhe iu drejtua, krejt e qetë:

- Ç‘ka ndodhur? Ç’është kjo kështu?

Zëri i saj ishte i prerë. Komandanti i skuadrës gjermane ndaloi dhe po e studionte. Syri i saj tregonte se vërtet nuk dinte gjë. Diçka foli me zë të lartë dhe pastaj dha urdhër të largoheshin. Si u qetësua gjendja, Besimin e nxorrën nëpërmjet oborrit të familjes Kërçiku.

Shkollën e kishim në rrugën e Pishës. Ishte  një  shkollë  fillore. Edhe  ajo  quhej Jani Vreto. Mësues kishim një arsimtar shumë të mirë. E quanin Dhimitër. Mbiemrin nuk ia mbaj mend. Ishte një patriot i madh. Na fliste gjithmonë për dashurinë që duhej të kishim për atdheun. Na mësonte vazhdimisht këngë patriotike.

Një ditë, në orën e arithmetikës, pa se në rrugë po kalonte një skuadër ushtarësh gjermanë. Ndërpreu shpjegimin dhe na tha të këndojmë këngën “Sa      rrojë   gjithësia“.  Ne  filluam    gjithë  nën

drejtimin e tij:

 

Sa të rrojë gjithësia,

Sa të rrojë gjithë dheu,

Do të rrojë Shqipëria,

Edhe emri Skënderbeut!

 

Këngën tonë e pasuan edhe klasat e tjera që kishin dritaret  nga  rruga.  Gjermanët vështronin nga ne, por hapin nuk e ndalën. Vazhduan rrugën për ku ishin nisur.

 

*     *     *

 

Ishin ditët e luftës së Tiranës. Qyteti, që priste agimin e lirisë, jetonte ditë të pasigurta.  Njerëzit  nuk dinin se kujt t’i ruheshin më parë. Pushtuesve gjermanë që po largoheshin, apo “çlirimtarëve“ partizanë që po vinin?  Flitej se në zonat  ku  ndodheshin partizanët, patrullat e tyre hynin në shtëpitë qytetarëve, i rrëmbenin dhe i pushkatonin  pa  zhvilluar asnjë gjyq, pa dhënë asnjë shpjegim. Dhe këto raste nuk ishin të rralla.

Në njerën nga këto netë, ndërsa rrinim në bodrumin e shtëpisë, u dëgjua një trokitje e fortë në portë. Kjo bëri që burrat të vështronin njeri-tjetrin.

- Kush të jetë vallë në këtë orë? - pyeti babai.

- Po shkoj të shoh unë, - tha nëna.

Trokitja u përsërit më me forcë

- Kush është?

- Hapeni, jemi partizanë!

Nëna hapi portën. Brenda hynë katër partizanë të armatosur.

- Përse nuk e hapët portën menjëherë? -  pyeti

me një zë të ashpër  njeri prej tyre që,  siç  duket, ishte komandanti.

- Ishim poshtë në bodrum dhe nuk dëgjuam.

- Duam doktor Kadri Kërçikun.

- Ai nuk banon këtu.

- Ashtu! Po a nuk është kjo shtëpia e tij?

- Po, por tashti banojmë ne me qera.

Në këtë kohë mbërriti doktor Bajrami që pasi dëgjoi për çfarë flisnin, tha:

- Në rast se keni nevojë për mjek, edhe unë jam i tillë dhe jam i gatshëm t’ju ndihmojë.

- Si  të quajnë?

- Bajram Emiri.

Komandanti nxorri një letër nga xhepi dhe filloi ta lexojë. Pastaj, duke tundur kokën, tha:

- Jo, jo, nuk kemi nevojë. Duam doktor Kërçikun. Pa na tregoni ku banon?

- Shtëpia e tij e ka hyrjen nga ana e Pazarit të Ri.

Partizanët u larguan. Bajrami i  tha   Agimit:

- Shko shpejt dhe lajmëro doktorin të largohet sa më parë se po e kërkojnë!

Agimi iku me vrap nëpërmjet një porte që lidhte dy oborret tanë dhe mundi të lajmëronte doktorin para se të arrinin partizanët atje.

Bajrami u kthye në bodrum dhe i tha tim eti:

- E kërkonin për ta vrarë. Donin ta vrisnin ashtu si vranë Akil  Sakiqin, ushtarakun e shquar që banon në rrugën e Pishës. Ashtu si vranë vëllezërit Mumtaz dhe Vesim Kokalari, botuesit e njohur të   “Mesagjerisë Shqipëtare“. Ashtu si vranë gazetarin  e

shquar Nebil  Çika te kafe  Kursali.  Por,   shyqyr  

patëm kohë dhe e lajmëruam Kadriun.

Vonë, kur do të isha më i rritur dhe do të njihesha me bijtë e disa prej këtyre viktimave, do të kuptoja se ajo ishte një  masakër e tmerrshme që i bëhej dhuratë popullit të Tiranës në prag të ikjes së pushtuesve nazistë. Një dhuratë prej tridhjetetetë të pushkatuarish, tridhjetetetë të pafajshmish.  Ishte zëvëndësimi i diktaturës fashiste me atë komuniste.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx