E marte, 30.04.2024, 03:46 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Heshtja që vret

E premte, 06.08.2010, 09:59 PM


Kujtesë për zonjën Topalli

 

Heshtja që vret

 

Nga Reshat Kripa

 

            Luftëtari i shquar i të drejtave të njeriut, në mënyrë të veçantë i njerëzve me ngjyrë, Doktor Martin Luter King, ka thënë:

            Ajo që është më e rrezikshme nuk është vetëm njeriu i keq, por dhe heshtja e njerëzve të mirë.

            M’u kujtua kjo aforizmë, pasi  vë re se edhe në ditët tona, kur demokracia ka arritur shkallët më të larta, vihen re raste të heshtjes së pajustifikuar të  personaliteteve shtetërore karshi kërkesave zyrtare të bëra, sidomos nga përfaqësues të shtresave të ndryshme shoqërore siç është për shembull ajo e të përndjekurve politikë nga rregjimi totalitar.

            Në shkresën Nr. 740/3 datë 17.09.1966 të Institutit të Sigurimeve shoqërore midis të tjerave thuhet:

            Mbështetur në Vendimin e Këshillit të Ministarve Nr. 108 datë 08.01.1996, Drejtorisë së Përgjithëshme të ish të Përndjekurve Politikë dhe Shoqatës të ish të Përndjekurve Politikë Antikomuniste i janë dhënë ish ambjentet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Nga këto ambjente është menduar që Shoqata të ketë 4 zyra dhe 1 mbjent në bodrumin e godinës

            Aktualisht shoqata ka në dispozicion të saj 2 zyra në katin përdhes të godinës, ku ndodhet Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe 1 ambient në bodrumin e saj, ku kryen funksionet e Dega e Tiranës e kësaj shoqate.

            Për arsye që nuk i kuptuam, duke filluar nga muaji maj, porta e koridorit që të shpie në zyrën tonë në bodrum u mbyll dhe vazhdon të jetë e tillë, megjithse kanë kaluar mbi tre muaj. Për zgjidhjen e këtij problemi iu drejtuam me shkresën Nr.399 datë 09.06.2010, Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Marlind Myftiu por, megjithse kaluan mbi dhjetë ditë, nuk morëm asnjë përgjigje. E përsëritëm kërkesën me shkresën Nr. 400 datë 21.09.2010 por, përsëri asnjë përgjigje, megjithse të dy shkresat ishin dorëzuar në protokollin e Kuvendit ku ishin marrë në dorëzim nga zonja Valbona Ukcamaj.

            Në këto kushte u detyruam t’i drejtohemi Kryetares së Kuvendit, zonjës              Jozefina Topalli, me shkresën Nr. 402 datë 28.06.2010, marrë në dorëzim nga punonjësja e protokollit. Zonja Rrapaj. Heshtja sundoi edhe në këtë rast. Një letër e dërguar me anën e postës, me dëftesën Nr. 221139 datë 07.07.2010, i kujtonte zonjës Topalli problemin.  Por edhe këtë herë nuk denjuan të përgjigjen.

            Tani më lejoni të paraqes, me dy fjalë, shoqatën që unë përfaqësoj. Është krijuar në vitin 1995 si vazhdim i shoqatës së parë të krijuar më 28 prill 1991, me në krye të paharruarin Osman Kazazi. E shtrin aktivitetin e saj në çdo rreth të Shqipërisë dhe është antare e Shoqatës Ndërkombëtare të Burgosurve Politikë dhe Viktimave të Komunizmit, duke marrë pjesë në të gjitha Kongreset e zhvilluara prej saj për çdo vit. Ka qenë gjithmonë në vijën e parë të luftës për demokratizimin e vendit dhe përkrah forcave të djathta shqiptare.

            Personalisht jam antar i kësaj shoqate qysh me themelimin e saj. Kam qenë Sekretar i Degës së Vlorës, dy herë Nënkryetar i Shoqatës Kombëtare në vitet 1993-1995 dhe 1997-2000. Sot jam antar i Kryesisë Kombëtare dhe Kryetar i Degës së Tiranës të kësaj shoqate.

            Jam antar i Partisë Demokratike qysh nga 6 janari i vitit 1991, duke u zgjedhur në Kryesinë e Degës së Partisë së Rrethit gjatë periudhës 1992-1996. Në periudhën 2001-2002 kam kryer funksionet e Drejtorit të Departamentit të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë pranë Partisë Demokratike. Gjithashtu kam kryer detyrën e Drejtorit të Zyrës së Punës dhe Çështjeve Sociale të Vlorës gjatë viteve 1992-1997

            Më falni nëse u zgjata pak me këto të dhëna, që nuk doja t’i përdorja, por u detyrova nga heshtja e personaliteteve të Kuvendit të Shqipërisë. Si ka mundësi që një Institucion që miraton ligjet që duhet të zbatohen në vend, nuk i zbaton ato? E pra, ekziston një ligj që rregullon marëdhëniet ndërmjet institucioneve. Sipas tij Kuvendi duhej të na kishte kthyer përgjigje zyrtare për tre shkresat e dërguara, qofshin ato edhe negative. Por ai nuk e bëri atë. Ai preferoi heshtjen dhe heshtja të vret më tepër se mohimi i një të drejte.

            Ndaj e ndjej veten në gjendjen e Martin Luter Kingut, kur luftonte për të drejtat e zezakëve dhe protesta e tij binte në veshin shurdh të autoriteteve të bardha. Por di gjithashtu se sot nuk jemi në gjendjen e Amerikës së atyre viteve dhe një gjë e tillë nuk duhet të ndodhi.

            Zotin Marlind Myftiu nuk e njoh. Nuk e di prejardhjen e tij.  Do të më vinte shumë keq nëse do të ishte pjesë e shtresës së të përndjekurve politikë dhe të mbante një qëndrim të tillë karshi kësaj shtrese.  Por edhe po të mos ishte, përsëri do të më vinte keq, pasi kam mendimin se një nëpunës i periudhës së demokracisë duhet të ketë të paktën sensin e mirësjelljes dhe zbatimit të detyrës.

            Për zonjën Topalli kam ushqyer gjithmonë një respekt të thellë. Kjo për hir të karakterit të saj, gjë që e ka bërë të fitojë nga populli titullin “Zonja e hekurt e Shqipërisë”. Këtë e kemi shprehur edhe në shtyp. Lexoni gazetat “55” dhe “Telegraf” datë 19 nëntor 2006. Di që rrjedh nga një familje fisnike me tradita të lashta patriotike, e përndjekur barbarisht nga rregjimi diktatorial. Këtë gjë e kam mësuar që herët, që kur isha i ri dhe endesha kampeve të punës së detyruar dhe e dëgjoja nga ata burra që zor se mund t’i vijnë ndonjëherë këtij kombi. Di gjithashtu se ka hyrë në një familje tjetër të madhe dhe të barabartë me familjen e saj. Ndaj prisja që të më thërriste dhe të bisedonim për të gjetur rrugët e zgjidhjes së këtij problemi. Por fatkeqësisht kjo nuk ndodhi.

            Ndaj e ndiej veten të fyer, të fyer dyfish pasi më bëhet nga një njeri i shtresës time dhe unë nuk e besoja të ndodhte një gjë e tillë.

            Megjithatë ndodhi.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora