E marte, 30.04.2024, 04:29 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Shkallët e ferrit (VII)

E diele, 30.05.2010, 07:57 PM


RESHAT KRIPA

 

SHKALLËT E FERRIT

 

Roman

                        KREU     I     DYTË

 

                                                                  V

 

            Kryetari i degës, Petriti, qëndronte në zyrën e vet dhe jepte urdhëra. Hetuesit hynin dhe dilnin njëri pas tjetrit. Merrnin udhëzimet e rastit dhe largoheshin. Ishte zyra ku gatuheshin të gjithë skenarët që do të zhvilloheshin. Me pak fjalë, ajo zyrë ishte truri i të gjithë asaj godine që, sipas Kushtetutës së vendit, ishte mbrojtësja e interesave të pushtetit të popullit. Çdo gjë, që më vonë zbatohej nga hetuesit, përgatitej më parë në atë zyrë. Asnjë prej tyre nuk guxonte të vepronte me iniciativë. Përndryshe mund ta paguante me kokën e vetë. Hetuesit ishin manekinët, ndërsa kryetari regjizori i tyre. Ky ishte ligji i kohës dhe askush nuk mund ta kundërshtonte.

            Atë   ditë  po  lexonte  një  udhëzim  sekret  të Ministrit të Brendshëm, sipas të cilit udhëzoheshin të gjitha degët e rretheve të shtonin vigjilencën kundër çfaqjeve të huaja. Në udhëzim thuhej se duke përfituar nga tradhëtia e disa udhëheqësve, që ishin vënë në shërbim të spiunazheve imperialisto - revizioniste (dhe përmendeshin emrat e tyre), kishin filluar të çfaqeshin dukuri negative në kulturë dhe në fusha të tjera, si në ekonomi, ushtri e të tjera. Sipas udhëzimit, një frymë liberalizmi i palejueshëm kishte filluar të përhapej në vendin tonë. Në fund theksohej se nuk duhej patur mëshirë kundër kujtdo që i kundërvihej vijës së Partisë dhe mësimeve të shokut Enver.

            Trokiti dera.

            - Hyni!

            Në zyrë hyri hetues Demiri.

            - Më falni që ju shqetësoj, - tha ai, -  e di që keni shumë punë dhe shqetësimi im mund t’ju pengojë në punën tuaj…

            - Flisni çfarë keni dhe mos e zgjasni shumë me hyrje.

            - Po ja, shoku kryetar, ai Agron Canaj nuk pranon asnjë akuzë.

            - E pastaj?

            - Nuk e di si të veprojë. Mendoj të arrestojmë dy shokët e tij.

            - Pa deponimin e tij? Në asnjë mënyrë. Ju duhet të gjeni mënyrën  për  t’ia  nxjerrë  atë deponim. Mjetet i keni të gjitha, kush ua ka ndaluar dorën?

            - Kam menduar një metodë tjetër, por më duhet miratimi juaj.

            - Çfarë metode?

- Thirrja e  familjarëve    tij,  e  gruas  për  shembull  dhe  presioni    sy të  tij, për  ta  detyruar të flasë.

- Se   çfarë  metode  do  përdorësh  mua  pak    intereson. Mua më duhet  vetëm 

rezultati. Tani shko dhe mos më eja më për të tilla probleme.

Demiri u largua pa hapur    gojë.  Kryetari  ia  kishte  prerë  si  ai  druvari    i  pret drutë me një sëpatë. Megjithatë, edhe një farë lirie i  kishte  dhënë.    fund    fundit  i  kishte thënë se mund të bënte ç’të donte me të. Tashti mbeteshin në duar të tij se çfarë metode  do  të përdorte. Fatin e Agronit   tashmë  e  kishte  plotësisht    duar.    mendje  filluan  t’i  vijnë  gjithfarë mënyrash torturimi. Një pjesë prej tyre i kishte parë në një film që u kishin çfaqur në kursin e hetuesisë në Tiranë. Aty bëhej fjalë për metodat naziste të torturimit. Ato metoda do përdorte edhe ai. Po të mos kishte rezultat, si do të bënte? Mendjes së tij djallëzore i shkrepi një ide. Buzëqeshi dhe mendoi se ky ishte varianti më i mundshëm që mund t’i jepte atë që dëshëronte. Përveç të tjerave ishte një variant që do t’i jepte edhe një kënaqësi. E ndjeu veten më të lehtësuar në djallëzinë e tij.

            Karakteret e njerëzve janë të ndryshëm. Ata më stoikët e ruajnë karakterin e tyre gjatë gjithë rrjedhës së jetës. Sido që të zhvillohen ngjarjet, në çfardo lloj kushtesh që të ndodhen, ata do t’i gjesh gjithmonë  të palëkundur në bindjet e tyre. Stoicizmi i tyre bënë që të durojnë çdo lloj presioni ose torture fizike dhe psikologjike që mund të ushtrohet ndaj tyre. Një i tillë iashte edhe Agroni.

Të tjerë janë ose elastik, ose të thyeshëm.  Ata dinë të  përshtaten në çdo lloj mjedisi dhe nuk e kanë për turp që pështymën e sotme, ta lëpijnë nesër.  Janë të gatshëm që pasi të të kenë lëvduar deri në qiell,  kur të biesh nga kali, të të hidhen sipër me mijra mallkime dhe epitete nga më të ultat. Me pak fjalë janë një lloj kameleoni që ndërron ngjyrën e lëkurës sipas rrethanave ku ndodhet. Shembull tipik i tyre ishin Resuli me Ibrahimin.

            Këta janë dy karakteret kryesore që hasim çdo ditë nëpër rrugët e qyteteve tona. Por ka edhe një tip tjetër, një tip i veçantë nga dy të parët. Ata nuk janë as stoik si të parët dhe as elastik si të dytët. Te ata është kultivuar ndjenja e urrejtjes që ua ka verbuar sytë dhe shkatërruar ndërgjegjen.  Urrejtja është e vetmja ndjenjë që zotëron zemrat e tyre. Dhe kjo ndjenjë i bën që të jenë egoistë,  sadistë, barbarë, të gatshëm të përdorin çdo lloj mjeti për të realizuar  dëshirat e tyre, që në të shumtën e rasteve janë jashtë çdo norme të shoqërisë njerëzore.  Janë tipa të etur për të thithur gjak bashkëqytetari. Gjaku është ushqimi i shpirtrave të tyre të zinj.  Në këtë kategori njerëzish bënte pjesë, për fatin e keq të Agronit, edhe hetuesi i tij, Demiri.

            Me këtë ndjenjë Demiri doli nga zyra e kryetarit dhe filloi të stërhollonte në mendjen e tij metodat e Satanait që do të përdorte. I mendonte dhe, pa vetëdijen e tij, mbi buzët ravijëzohej një buzëqeshje ironike dhe triumfale. Hamendësonte çastin kur do të thyente krenarinë e të burgosurit dhe ndiente një kënaqësi gati fizike për këtë. Iu duk një ide e mrekullueshme, ajo shpikje cinike e një njeriu që nuk njihte asnjë normë morali.

            - Ç’ke që qesh me veten tënde, more derdimen? - dëgjoi zërin e operativ Ilias, të ngjashëm në karakter dhe moral me të si dy pika uji.

            - Sa mirë që të takova! Eja këtu  se  dua    të them diçka. Kemi në duart tona një gjah të majmë.

            U takuan të dy dhe filluan të  bisedojnë.  Sytë  u  shndërrisnin  si  hienave    errësirë. Fërkonin duart sikur të kishin shpikur gjënë më të çmuar të botës.

            - Eja shkojmë ta festojmë. – tha Demiri.

            U nisën dhe u futën në një kafene.

            - Dy dopio raki dhe dy bërxolla, por shpejt se nuk kemi kohë.

            Kamarieri solli porosinë dhe  u  largua.  Shkoi te banaku dhe i tha banakierit:

            - Erdhën prapë këta dy kalecët*.

- Bobo, ç’i dëgjon daullet  e  tyre! 

Megjithatë  ishin    detyruar  t’i  dëgjonin. Të gjithë i njihnin dhe e dinin se ku punonin. Një gjë e tillë i  bënte    paprekshëm.  Askush  nuk  guxonte  t’u  dilte  përpara.  Dy persona që po pinin në një tryezë aty pranë, u ngritën dhe u larguan sapo kishin filluar të pijnë.

- Përse u larguat kaq shpejt? - u tha kamarieri.

Ata nuk folën, por i bënë një shenjë me kokë nga ana e dy hetuesve. Ndërkaq bandillët vazhdonin të rrëkëllenin gotat e rakisë njëra pas tjetrës.

- Ta pimë një mirësi për gjahun tonë të ardhshëm!

Gotat u zbrazën në gurmazet e dy të pangopurve. Së fundi vendosën    largohen.  Paguan paratë dhe u nisën duke u lëkundur sa djathtas, sa majtas dhe duke mbajtur njëri- tjetrin.

- E   dëgjove  çfarë  llapën? -  i  tha  kamarieri banakierit kur ata u larguan. - Të pimë një mirësi  për  gjahun e ardhshëm! Kush do të jetë ai fatkeq që do të bjerë në duart e tyre?

- Dëgjo, mos e hap më gojën se do të marrësh Veten më qafë. Leri të  thonë  e    bëjnë  ç’të   duan.Ne s’jemi në gjendje t’i ndalim. Të shikojmë punën tonë dhe të heshtim. Kjo është detyra  jonë.

Në kafene hynë një grup të rinjsh dhe ata heshtën.

                                                           

                                                                  VI

 

- Besoj se u çlodhe? - i tha Demiri, kur e thirri Agronin pas tri ditësh në zyrë - Unë jam gati. Fillo dhe fol.

- Të flas? E çfarë të them?

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

*)  Kështru quheshin në zhargonin popullor punonjësit e sigurimit të shtetit.

- Më duket se ta lexova akuzën herën e parë. Tani dua konfirmimin tënd për ty dhe bashkëpunëtorët e tu.

- Më falni shoku hetues, por më duket se keni gabuar adresë. Ajo akuzë nuk është për mua.

- Zoti hetues thuaj, - e korigjoi Demiri.

            - Ah, më falni! Por me sa di unë shprehja zotni është  borgjeze  dhe  ne  jemi    gjithë kundër borgjezisë.

- Po të paralajmëroj. Përgjigju pyetjeve të mia dhe mos më lodh kokën me fjalë në erë.

- Atëherë ja ku po jua them, nuk kam asgjë për t’ju thënë.

- Ashtu? Po sikur unë t’ju a dokumentoj.

- Atë do të doja edhe unë.

- Mirë atëhere.

Hapi sirtarin e tryezës dhe nxori dy shkresa të shkruara me shkrim dore.

- Besoj se e njeh shkrimin e këtyre dy shkresave.

Ia vendosi para syve. Sipër tyre Agroni lexoi shkruar me shkronja të mëdha:     

                              DEKLARATË       

Në njërën njohu shkrimin e Resulit. E njihte mirë atë shkrim se  e  kishte  parë  në borderotë e çrregullta që dorëzonte ai dhe që Agroni i gjente plot me gabime. Në tjetrën ishte shkrimi i Ibrahimit. Edhe shkrimin e tij e njihte pasi e kishte parë në relacionet që dërgonte në drejtori për probleme teknike.

- Nuk e njoh, - u përgjigj, duke mos dashur t’i japë të kuptojë se e dinte kush ishin  ata.

            - Atëherë dëgjo:

Unë   i   nënshkruari   Resul  Idriz  Sulejmani,  datëlindja  1935,  me  detyrë normist në  ndërmarrjen elektrike të qytetit, me ndërgjegje të plotë deklaroj përsa më poshtë vijon:

            Duke qenë një bir i denjë i popullit tim dhe i shtyrë nga mësimet e Partisë dhe të shokut Enver Hoxha, duke parë se disa individë, të maskuar nën petkun e revolucionarit, po përpiqen të sabotojnë punën vetmohuese që po zhvillohet në vendin tonë për ndërtimin e shoqërisë socialiste, akuzoj shokun Agron Canaj se së bashku me dy shokët e tij, Stefan Gjokën dhe Gjergji Panon, po përgatiten të hedhin në erë turbinën e re që do të vendoset së afërmi në hidrocentral. Një veprim të tillë e bëjnë me qëllim që të sabotojnë punën e hidrocentralit dhe për  të ushtruar   terrorizëm      rradhët   e   punonjësve  të ndërmarrjes.

            Një gjë të tillë e kam dëgjuar nga biseda që këta  persona zhvillonin me njëri-tjetrin dhe ku unë isha afruar rastësisht pa rënë në sy të  tyre.  Për  këtë  kam  dëshmitarë

edhe shokun Ibrahim  Mehmeti, i cili u ndodh me mua në ato çaste.

            Këtë deponim timin e kam bërë krejtësisht me vullnetin tim, pa as më të voglin shtrëngim. Jam i gatshëm ta deklaroj sa herë të jetë i nevojshëm nga organet kompetente.

                                                                                                Resul   Sulejmani

Demiri e mbylli dhe mori shkresën tjetër. Edhe ajo kishte pothuajse të njëjtën përmbajtje si e para, veçse në të ishin shtuar edhe emrat e Ylli Nivicës, Gëzim Shpendit dhe Përpasrim Seferit, të tre punonjës të ndërmarrjes, dy të parët ekonomistë dhe i treti financier. Në fund të deklaratës ishte nënshkrimi i Ibrahimit.

            - Po tani çfarë do të na thuash? - i tha Agronit.

            - Mos kujtoni se do të bie aq kollaj në grackën tuaj? Mos u mundoni të më ngatërroni në  të tilla dredhira të fabrikuara.

            - Po të paralajmëroj se do të filloj të përdorë metoda të tjera, që do të bëjnë të  bilbilosësh.

            - Dua të takoj kryetarin.

            - Kryetarin e sat ëme? Ai nuk pranon të bisedojë me armiq të popullit si ti.

            - Atëherë bëheni sa më parë atë që mendoni.

            Demiri i ra ziles. Në zyrë hyri  polic Myfiti.

-          Merre dhe ma kij kujdes. Di  vetë  ti  si  ta trajtosh. Po ta lë amanet.

            Myfiti i vendosi prangat, e mori për krahu dhe e shpuri në qelinë e  bodrumit. E lidhi në ganxhat që ishin vendosur në mur. Ai mbeti i varur për duarsh dhe për këmbësh.

- Kështu do qëndrosh deri sa të pranosh.

U largua duke mbyllur derën. Agroni nuk e kishte kuptuar sa kohë  kishte  kaluar  kur filloi të ndiejë dhimbjet në kyçet e duarve dhe të këmbëve, pikërisht në ato vende ku e kishin lidhur dhe ku qëndronte e gjithë pesha e trupit. Papritmas u ndez drita e prozhektorit që i verboi sytë. I mbylli me shpejtësi. Megjithatë shkëlqimi i dritës bënte që të depërtonte brenda syve të tij. Kjo gjendje zgjati pothuajse një gjysmë ore. Prozhektori u shua dhe errësira  mbuloi gjithçka. Nuk vonoi shumë dhe ai u ndez përsëri. Një gjë e tillë vazhdoi në intervale të caktuara kohe. Ishte një torturë mbi tjetrën. Së fundi ndjeu ta linin fuqitë. Koka iu var dhe iu duk sikur po fluturonte për diku. I dukej sikur ndodhej në një botë tjetër. Në një botë ku zjarret ishin sunduesit e vetëm të atij vendi. Ai ndiente djegien, por nuk gjente mundësinë të largohej. I dukej sikur zjarri po e thëthinte gjithmonë e më shumë. Një rënkim i mbytur filloi t’i dalë nga gjoksi.

Befas ndjeu një dhimbje në thonjtë e këmbëve, sikur ta kishte  shpuar  dikush.   Lëshoi një britmë, hapi sytë dhe pa Myfitin që me një gjilpërë i shponte majat e gishtërinjve.

            - Do të flasësh? –  e pyeste  ai me padurim.

            Agroni ndjeu një neveri të thellë për të. Mblodhi ato pak fuqi që i kishin mbetur dhe u mundua ta qëllonte me shkelmë. Por harroi që këmbët i kishte të lidhura. Myfiti e kuptoi  qëllimin  e

tij.

- Do të më qëllosh?! Ta tregoj unë qejfin.

            Mori   një   kamzhik  dhe  filloi  ta  godasë  me   gjithë   fuqinë  e  krahut.  Kamzhiku  vringëllinte  mbi  trupin  e  tij.  Pas çdo goditjeje dëgjohej një rënkim i thellë.

            - Do  të më qëllosh?! - përsëriste Myfiti me mllef.

            Kamzhiku vringëllinte më me forcë. Nga gjurmët e tij filluan të rridhnin vija gjaku. Agronit koka iu var  dhe rënkimet pushuan.

            - Vdiq? - pyeti Myfiti i shqetësuar. -  Jo, jo vazhdon të marrë frymë.

E zgjidhi  dhe  u  largua.  Pas  pak u  kthye    bashku  me Demirin.  Ai e vështroi Agronin dhe pasi e preku me dorë, vuri re se merrte frymë me vështirësi.

            - Nuk duhej ta kishe kaluar kufirin, - i tha me zë të ulët Myfitit. - A e di se ç’pësojmë po ta gjejë gjë këtë? Ende nuk ia kemi marrë deponimin. Merre, dhe shpjere në qelinë numër shtatë.

            Myfiti e  ngriti me vështirësi dhe ashtu, gjysëm të alivanosur, e shpuri në qelinë ku kishte qenë më parë. Isufi kishte shërbimin atje.

            - Kije kujdes! Për çdo gjë njofto shokun Demir, -  i tha atij.

            Isufi u afrua te viktima dhe po e shikonte. I erdhi shumë rëndë. E kishin katandisur si mos më keq. Iu duk sikur edhe ai ishte përgjegjës për atë që ndodhi. Kishte zemër të mirë. Nuk duronte dot kur shihte të tilla tortura. Disa herë kishte vendosur të jepte dorëheqjen, por mendonte se do ta keqkuptonin dhe mund të përfundonte  keq.  E  shtriu    shtrat,  e mbuloi me batanie dhe i foli me një zë të butë:

- Pusho  i  qetë!  Gjithçka  mbaroi. Nuk  do    bëjnë më të tilla tortura. Fli dhe do

të shohësh se nesër do të gëdhihesh shumë më mirë.

Agroni hapi sytë, e  vështroi   me   mirënjohje  dhe  desh  ta  falënderonte.  Por  nuk mundi. Fjalët nuk i dilnin dot. Isufi e kuptoi.

- Rri i qetë! – i tha. -  Nuk është nevoja të flasësh. Ju thashë, nesër do  ta  ndjesh  veten më mirë.

Dhe ashtu ndodhi. Të nesërmen Agroni u zgjua    një  gjendje      mirë.  Por ende ndiente dhimbje në kyçet e duarve dhe të këmbëve, si dhe në gjurmët që i kishte lënë kamzhiku. Megjithatë, me kalimin e kohës filloi ta merrte veten. Plagët po i mbylleshin dhe kjo falë kujdesit të Isufit që e shikonte herë pas here.  Në pyetje nuk po e merrnin më.  Kjo e qetësonte më tepër. Mendonte se nuk mbetej gjë tjetër veçse t’i kërkonin të falur dhe ta lironin.

Por nuk ndodhi kështu. Pasi vunë re që e  kishte  marrë  mirë  veten,  mbi    filloi kalvari i dytë i torturave të tmerrshme. I vendosnin vezë të sapo ziera nën sqetull, e digjnin me cigare të ndezur deri sa më në fund përdorën edhe metodën e fundit të torturës, atë të rrymës elektrike. Dridhja ishte e tmerrshme. Megjithatë nuk foli asnjë fjalë. Sado që u munduan ta detyronin të pranonte fajin, ai nuk u dorëzua.

            - Si do të veprojmë? - pyeti Ilia që në ato çaste u ndodh aty.

            - Do të vemë në  zbatim  planin  tjetër,  atë  që kemi biseduar, - u përgjigj Demiri.

            - Mos rrezikojmë?

            - E   kush   do  ta  marrë  vesh?  Do    gjejmë çastin kur të mos ketë njerëz. Për shembull, në ditën e festës. Ta kremtojmë edhe ne siç duhet festën e çlirimit.

            U larguan duke qeshur me zë të lartë.

 

                                                                 VII

 

            29 nëntor 1974, tridhjetëvjetori i çlirimit të atdheut. Kudo të shihte syri parulla dhe flamurë. Ngado dëgjoheshin marshe dhe këngë partizane. Nëpër sheshet zhvilloheshin mitingje madhështore. Të gjithë qytetarët i kishte mbuluar petku i festës.  Ishin veshur me rrobat e tyre më të mira. Kryetar Petriti dhe disa funksionarë të tjerë kishin shkuar në kryeqytet, ku ishte zhvilluar një paradë ushtarake madhështore. Në degën  e punëve të brendshme kishte mbetur një sasi e vogël personeli. Oficer roje atë mbrëmje ishte hetues Demiri.

            Ai po qëndronte në zyrën e tij. Herë pas here vështronte orën. I dukej sikur minutat nuk kalonin. Sytë i shndrisnin si të hienave kur përgjojnë gjahun. Sillte ndër mend gjëra nga më të përbindshmet. Këto i jepnin kënaqësi. Herë pas here qeshte me veten e tij. Kur ora po i afrohej njëmbëdhjetës erdhi  Ilia.

            - Merr Selimin dhe nisu. Me kujdes që ai të mos kuptojë gjë. -  tha Demiri

            Selimi ishte shoferi i gazit.

            - Demir, a nuk të duket me rrezik një veprim i tillë? – iu përgjigj mëdyshas Ilia

            - Në qoftë se nuk do, mund të tërhiqesh. Ka të tjerë që mund të dëfrejnë në vendin

tënd.

            - Më thuaj, çfarë do të bëjnë ato këtu?

            - Do  t’i  bindim      detyrojnë  Agronin  të deponojë.

            - Si do t’i detyrojmë?

            - Atë ta them kur të kthehesh.

            - Mirë or mirë, po këto misteret e tua sikur nuk më pëlqejnë.

            - Jam i sigurtë që do të pëlqejnë shumë. Do ta shohësh.

            Ilia u mendua pak dhe pastaj vendosi të shkonte.

- Të dalë ku të dalë -  tha dhe u largua.

Demiri filloi të fërkojë duart me një kënaqësi të egër.

- Budallai, nuk e kupton se fati  një herë të çfaqet në jetë dhe po nuk dite ta çfrytëzosh, aha, laji duart. Si tha romaku: Zaret u hodhën!

I ra ziles dhe në zyrë u paraqit Myfiti që nderoi në qëndrim gatitu.

            - Merr të pandehurin Agron dhe lidhe në dhomën speciale. Pastaj shko te qelitë. Isufi të qëndroja te porta e jashtme. Kur t’ju lajmërojë unë të ktheheni..

            - Si urdhëron shoku hetues!

            Dhoma speciale ishte ndërtuar posaçërisht për të torturuar të burgosurit. Si në birucën, ku vendosën në fillim Agronin, edhe këtu në mur ishin katër ganxha ku lidhej viktima. Pastaj vazhdonin torturat nga më të tmerrshmet. Dhoma ishte në një ndarje të veçantë ku ishin edhe dy dhoma  të tjera. Atje vendoseshin të burgosurit që mendohej të torturoheshin. Kjo ndarje ishte izoluar nga pjesa tjetër e  birucave    mënyrë    sado    bërtisnin  ata  që torturoheshin, të mos dëgjohej asgjë.

            Ndërkohë Ilia kishte mbërritur në   apartamentin e Agronit. Trokiti në portë. U dëgjua zëri i nënë Gjylos:

            - Kush është?

- Hape! Vijmë nga dega e punëve të brendshme.

            Porta u hap dhe Ilia hyri brenda.

            - Dua të takoj Lumturinë.

            - Përse?

            - E kërkon Agroni. Më dërgoi kryetari për këtë qëllim.

            Në këtë kohë doli edhe Lumturia me vajzën.

            - Agroni kërkon të takohet me ty dhe vajzën.

            Lumturia u mendua. I dukej e çuditshme që tani gati në mes të natës ta kërkonte Agroni për takim. Ajo kishte kërkuar disa herë të takohej me të ditën me diell dhe nuk e kishin lejuar. Edhe nënë Gjylën po ashtu. Si ishte e mundur që një gjë e tillë të  realizohej

tani natën?

            - Po tani është natë. Ne mund të vimë nesër në mëngjes.

            - Jo, jo duhet të vini sot. Nesër që me mëngjes atë do ta nisin për në Tiranë për në spitalin e burgut.

            - Çfarë ka djali i nënës? - pyeti nënë Gjyla e shqetësuar.

            - Do shkojë për një kontroll, pasi këto ditët e fundit ka patur një dhimbje në stomak

            - Po, ai ka vuajtur nga ulçera, - vazhdoi Lumturia.

            - Pikërisht për këtë kryetari, meqënëse e  keni kërkuar kaq herë, vendosi  t’ju  lejojë  sonte    është edhe qetësi.

            - Një minutë sa të vishemi, - tha Lumturia dhe pasi mori Iridën shkoi në dhomë.

            - Do të vij dhe unë, - tha nënë Gjyla dhe vrapoi të vishej.

            - Më fal nëno, por kam urdhër vetëm për ato të dyja. Nuk mund të veprojë ndryshe se më heqin veshin.

            Ndërkaq Lumturia me vajzën ishin veshur.

            - Jemi gati, nisemi.

            Ilia i shoqëroi në zyrën e Demirit. Ai i vështronte sikur do i përpinte me sy. Irida ndjeu frikë dhe kapi të ëmën fort për krahu. Pamja e hetuesit, që buzëqeshte në mënyrë cinike, e tmerronte.

-          Ju kemi thirrur për të na  ndihmuar    burri juaj të deponojë ato që  ka   bërë. 

Për  këtë ju garantoj se do të ketë lehtësira për të dhe për juve. Përndryshe…

            Demiri e la fjalën në mes. Lumturia e vështronte e habitur. Ilia i kishte thënë tjetër gjë.

            - Po ky shoku na tha se do të takonim Agronin?

- Atë fjalë e tha për të mos shqetësuar t’ëmën. Megjithatë Agronin do ta takoni tani, por mos harroni fjalët që ju thashë. Ju porosis që gjatë rrugës për të shkuar tek  ai  të mos flisni asnjë fjalë.

            Si kaluan një korridor të shkurtër, zbritën disa shkallë dhe u gjendën në rradhën e gjatë të qelive. Prej andej nëpërmjet disa shkallëve të tjera, zbritën në ndarjen ku ndodheshin dhomat e torturave. Demiri hapi një portë dhe ato panë Agronin të lidhur për këmbësh dhe duarsh në ganxhat e murit. Të dyja lëshuan nga një britmë dhe filluan të qajnë me ngashërim. Irida u vërsul dhe duke kapur këmbët e të atit filloi të flasë nëpërmjet lotëve që i rridhnin nëpër faqe:

            - Babi, ç’të kanë bërë kështu? Përse?

            Demiri ndërhyri dhe e tërhoqi. Ilia mbante Lumturinë.

            - Kjo varet vetëm nga ai. Atij duhet t’i vijë keq për lotët tuaja. Mjafton të pranojë ato që ka bërë.

            - Ju jeni kriminela shpirtzinj! Unë nuk kam bërë asgjë.

            - E moj, e dëgjon? - iu drejtua Demiri Lumturisë. - Ende nuk do të tregojë. Foli ti se ndoshta bindet.

Lumturia mendoi se duke i folur ajo, ai mund të  pranonte    fliste.  Për  hir    saj  dhe Iridës ai do ishte i gatshëm të bënte gjithçka. Por në çast mendoi karakterin e tij. E njihte shumë mirë atë karakter. E dinte se ai nuk do ia falte kurrë nëse do t’i bënte një propozim të tillë. Vendosi të qëndronte si ai, e paepur.

            - Ai ka karakterin e tij. E di vetë nëse ka kryer gjë apo jo. Unë nuk mund ta detyroj të pranojë  një gjë që ai thotë se nuk e ka kryer.

            - Ashtu? Atëherë po na detyroni të përdorim metodën tjetër. - Dora e tij u fut ndërmjet kofshëve të Iridës, - Paske kofshë të mira!

            - Lëshomë! -  thërriti Irida duke uluritur

            - Lereni vajzën! -  thirri Lumturia dhe u nis në drejtim të saj, por u ndalua nga Ilia që fillojë t’i zbërthejë gjokset dhe t’ia shtrëngojë.

            - Lëshojini të poshtër!  -  u dëgjua zëri i mekur i  Agronit.

            Lumturia e ndjeu veten në një pozitë mjaft të vështirë. Nuk i kishte shkuar ndër mend se mund të arrinin deri këtu. Irida vështronte me sy të zgurdulluar, duke mos kuptuar se çfarë po ndodhte.

            - Agron! - thirri Lumturia e mbytur nga lotët.

            - Babi, babi, babi,  ndihmona! - përsëriste Irida.

            - Hë, si thua, të vazhdojmë më?

            Agroni përpëlitej në ganxhat ku e kishin lidhur. Mundohej të zgjidhej dhe t’u hidhej sipër atyre dy çakejve, por ishte e kotë. Si e pa që nuk kishte tjetër rrugëdalje,  pasi  ata  mund të bënin çdo gjë, tha:

            - Ndaloni! Bjere të nënshkruaj atë që doni.

            Krenaria e njeriut fisnik më në fund ishte thyer. U tmerrua nga ajo që do të shihte Ai që deri në ato çaste ishte dikushi, papritur dhe pakujtuar, ishte shndërruar në askushi. Ai po fillonte të binte në humnerë. Nuk mund të quhej më njeri. Ishte shndërruar në një person pa parime, pa  moral. Ishte depersonalizuar i tëri.

            Demiri hoqi duart nga vajza. Po ashtu edhe Ilia.

            - Merri dhe prismi aty, - tha Demiri  duke i shkelur syrin Ilias.

            Ato dolën. Demiri thirri Myfitin dhe e urdhëroi të merrte Agronin dhe ta shpinte në zyrën e tij.

            - Qëndro edhe ti atje sa të kthehem unë.

            Myfiti mori Agronin dhe u nis për lart.

            Demiri u drejtua te dhoma e parë përbri asaj të torturës. Hapi portën dhe pa Ilian    mundohej    shtrinte në  një  tavolinë    ndodhej  aty  Lumturinë,

duke e kërcënuar me revolver.

            - Kafshë, kafshë, kafshë! – bërtiste ajo.

            - U vaftë mbarë! – tha Demiri dhe u drejtua nga dhoma tjetër.

            Hapi derën dhe pa Iridën fare të  hutuar,  si  të përgjumur që fliste me vete.

            - Babi, babi, babi, -  pastaj shkrehej në vaj.

            - Nesër babi do vijë në shtëpi, po hajde ta festojmë sot bashkë.

I zbërtheu bluzën dhe i nxorri jashtë gjokset  e  vegjël.  Filloi  t’ia  shtrëngojë  fort dhe t’ia kafshojë. Ajo vazhdonte të qante dhe të thërriste të atin.  Klithmat e saj mbyteshin brenda mureve të betonta. Ata ishin të plotfuqishëm mbi ato dy viktima të gjora. Egërsirat e kishin kapur gjahun dhe po e coptonin pa mëshirë.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora