E diele, 28.04.2024, 04:57 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Shkallët e ferrit (III)

E diele, 11.04.2010, 09:58 PM


RESHAT KRIPA

 

SHKALLËT E FERRIT

 

Roman

 

 

VI

                                                                                   

            Dita e fundit e pushimeve. Në atë ditë qielli u mbulua nga disa re të zeza. Por shi nuk ra.  Megjithatë nuk ishte ditë e përshtatëshme për t’u larë. Vendosën të  dilnin dhe të vizitonin qytetin. Ishte hera e parë që vinin atje dhe natyrisht kishin shumë gjëra për të parë. Vizituan muzeun  historik  dhe  atë  etnologjik,  qytetin  antik  dhe banesat e vjetra karakteristike që ngriheshin nëpër lagjet e vjetra. Së fundi  u  ulën    një bar lulishte që ndodhej në qendër të tij.

            Kamarieri, një djalë i ri dhe shumë simpatik, iu drejtua me një buzëqeshje të ëmbël:

            - Mirseardhët në lokalin tonë! Shijoni gatimet  dhe do të mbeteni të kënaqur.

            U zgjati menunë dhe po priste porosinë në qëndrim gatitu. Agroni e hapi dhe pasi e lexoi tha:

- Na sillni nga një makaronë dhe nga një biftek viçi me patate.  Sillni  edhe   një pjatë të madhe me sallatë të përzier dhe një shishe verë. Mos harroni sillni dhe një shishe ujë gline.

            Kamarieri u largua të kryente porosinë. Nuk vonoi dhe solli verën dhe ujin e glinës si dhe katër gota. I vendosi mbi tavolinë, hapi shishen e verës dhe filloi të mbushë gotat. Kur i erdhi rradha Iridës ajo tha:

            - Jo, ujë gline.

            Kamarieri hapi shishen dhe i mbushi gotën, pastaj iu drejtua të tjerëve:

- Dëshëroni dhe juve?

Agroni   pohoi   me   kokë  dhe  ai  ua  mbushi  pjesën e mbetur  nga  vera.  Pastaj  u   largua    sillte porosinë tjetër.

            - Qenka djalë i  edukuar, - tha Lumturia.

- Me siguri do ketë kryer shkollë. Atje ia mësojnë këto gjëra, - e përforcoi Agroni.

            - Këta djemtë e sotëm i mësojnë të gjitha, - e plotësoi bisedën nënë Gjyla.

            Vazhduan të hanë me qetësi duke biseduar me zë të ulët. Gjellët ishin me të vërtetë të shijshme. Kamarieri kishte patur të drejtë. Së fundi Agroni porositi:

- Tre kafe ekspres dhe një kasatë.

- Mua bëma turke me pak, - shtoi nënë Gjyla.

            Ndërsa pinin kafetë, u afrua kamarieri, që i foli me zë të ulët:

- Ai shoku që është në atë tryezën atje, dëshëron të bisedojë me ju.

            Agroni vështroi në drejtimin që i tregoi kamarieri. Në atë tryezë ishte vetëm një burrë rreth të pesëdhjetave. Iu duk si një fytyrë e njohur. U mendua për një çast. Iu kujtua se e kishte parë në qytetin e tij. Kohët e fundit ai  i  ishte  çfaqur  disa  herë.  I ishte  dukur sikur e ndiqte si ndonjë hije nga prapa. Megjithatë vendosi të shkonte për të mësuar se ku qëllonte çekani.

            - Më prisni këtu, se unë do shkoj të takohem me të.

            Shkoi në tryezën e tij.

            - Mirdita!

            - Mirserdhe! Më fal se të prisha qetësinë familjare.

            - Asgjë, sapo bëheshim gati për t’u ngritur.

- Nuk dua të të mbaj tepër. Po hyj drejt dhe në  temë.  Nga  ty  presim    shumë, 

por  ti deri tani  nuk po na jep asgjë.

Këto  fjalë  i  treguan  Agronit se  ku  qëllonte miku  misterioz.  Vendosi    hiqej  

sikur nuk kuptonte.

- Më falni po unë nuk  ju  njoh  dhe  nuk  e  di përse bëni fjalë?

- Ke të fala nga kryetar Petriti. Ai do të dijë nëse  i   ke   kuptuar   fjalët   e   tij   që të tha.

- E çfarë mund të them unë kur nga mëngjesi në mbrëmje nuk mendoj tjetër veçse si të realizoj sa më mirë detyrat?

            - Por mos harro shoku Agron, Partia të bëri kryeinxhinier dhe kjo detyrë duhet justifikuar.

            - Unë mendoj se e kam justifikuar besimin e dhënë.

- Nuk është tamam  ashtu, -  personazhi  enigmatik  u  hodh    ofensivë, -  kush  ishte miku që darkuat para tre ditësh?

- Komshiu që kemi me gabinë. Është nga klasa puntore, saldator, ndërsa e shoqja elektriçiste. Nuk besoj se ka ndonjë të keqe në këtë mes.

            - Pse është nga klasa puntore dhe qenka njeri i besuar? Ai, o lum miku, është një gjarpër i fshehur që pret rastin të të pickojë.  A e di se gjyshi i tij është vrarë nga Partia dhe babaj ia mbathi te imperializmi amerikan? Dhe ti djali i dëshmorit të luftës ha, pi dhe bënë llogje me një person të tillë. E vogël të duket kjo?

            Sulmi kishte filluar. Bashkëbiseduesi, që nuk i tregoi as emrin, nuk dinte të fliste në shumës, siç e kërkonte etika e një intelektuali. Toni që përdorte ai, i dhanë të kuptojë Agronit se tashmë duhej të tregohej shumë i kujdesshëm për çdo veprim dhe për çdo fjalë që do të thoshte. Para vetes kishte një nga ata tipat, që ishin mësuar të flisnin nga pozitat e atij që ndodhet më lartë në hierarkinë administrative dhe që është mësuar vetëm të komandojë, ndonse niveli i tij është shumë më i ulët se ai i bashkëbiseduesit. Ishte para një bango-prove të rrezikshme. Megjithë tronditjen e pësuar, iu përgjigj i shpenguar:

            - E ku ta di unë se ai qenka i tillë?

            - Mirë, mirë, ngreu dhe ik tani se po të presin. Hap sytë për ato që të ka thënë kryetar Petriti dhe mos i hap telashe vetes.

            Agroni u ngrit, i dha dorën dhe shkoi te tavolina e tij.

            - Përse të donte? - e pyeti Lumturia.

- Eja të ikim, - tha pa iu përgjigjur pyetjes së bërë. Pagoi kamarierin dhe  u  larguan  të heshtur.

Rrugës   mendonte   për    skenën      i    kishte    ndodhur.   Ndodhej    para   një udhëkryqi    madh   Si   t’ia   bënte?  Si     dilte   nga   kjo   gjendje?  Këto    pyetje    e torturonin. Deri para pak kohe kishte jetuar i qetë, pa telashe.   Punonte   me   ndershmëri.   Ishte   edhe  një shahist i mirë. Por ja, papritur dhe pakujtuar, dikush i kërkonte të kryente veprime  kundër  karakterit  të tij. Ky dikush ishte një përfaqësues i shtetit,   i   atij   shteti për të cilin kishte dhënë jetën i ati. I shtrëngoi krahun së shoqes në mënyrë   domethënëse      mos  hapte gojën dhe nxitoi hapat.

Në mbrëmje, kur ranë të flenë, i tha me zë të ulët  që të mos e dëgjonte e ëma:

            - Ishte i dërguar i sigurimit të shtetit. E  kishte  dërguar  kryetar  Petriti.  Ofensiva filloi. Le të përgatitemi për të pritur rrebeshin.

- Rrebeshin?   Cilin   rrebesh?   Ne  nuk  kemi  bërë  asgjë.  Përse    ndëshkohemi   në këtë mënyrë?

            - Mos u shqetëso! Edhe kjo do kalojë si të tjerat. Do gjejmë mënyrën si ta përballojmë. Do japin dhe do japin dhe pastaj do pushojnë. Punë e madhe, duhet të përgatitemi për këtë. Do të jemi      qetë. Të paktën do  të jemi dikushi.

            Të nesërmen u nisën për në qytetin e tyre.

       

                              VII

 

            Stefani me Gjergjin ishin dy inxhinierë të rinj. Kishin pesë vjet që kishin mbaruar studimet dhe ishin emëruar në atë qytet. Ishin kushërinj të dytë me njëri-tjetrin. Baballarët e tyre ishin djalë halle dhe djalë daje. Një kushëri tjetër me pozitë kishte ndërhyrë dhe atyre u kishte dalë e drejta e studimit. Të dy ishin beqarë. Prisnin të transferoheshin në qytetin e tyre dhe atje të lidhnin jetën me ndonjë vajzë të bukur. Ishin djem për së mbari. Universitetin e kishin përfunduar me rezultate të mira. Por ishte biografia ajo që i kishte prurë në këtë qytet. Ajo vazhdonte t’i ndiqte këmba këmbës.  Kishin zënë  një  dhomë  në një hotel beqarësh. Atje banonin. Megjithse kishin një diferencë moshe prej rreth pesëmbëdhjetë vjetësh me Agronin, ishin lidhur me të me një shoqëri të madhe.

            Atë ditë, dy javë pasi Agroni ishte kthyer nga pushimet, u takuan në klubin e shahut. Kishin një takim miqësor me skuadrën e qytetit fqinj. Agroni nuk e ndjente veten mirë. Në kokë i silleshin vërdallë furitë, që e kthenin në një njeri pa shpresë. Kujtonte bisedën e fundit me Rustemin. Veten e ndjente të rrethuar nga një lukuni shushunjash,    kërkonin  t’i

pinin gjakun.

            Në këtë  gjendje  u  ul    tavolinën e  takimit. Ishte  tavolina  numër  pesë.  Përballë  kishte shahistin më të mirë të skuadrës kundërshtare. Katër tavolinat e tjera i kishin mbaruar takimet. Rezultati ishte dy me dy. Fati i tij varej nga rezultati i tavolinës numër pesë. Pas pesëdhjetë e katër lëvizjesh Agroni u dorëzua.  Skuadra  e  qytetit    tij  e  humbi takimin. Shkaku i kësaj humbje ishte ai.

            Kur dolën përjashta Stefani i tha:

- Po ti ç’pate? Përse qe në një ditë aq të errët? Kundërshtari nuk  ishte  kushedi  se çfarë.

- Sonte dilni nga unë se kam diçka për të biseduar – tha Agroni, pa e zgjatur më tepër.

Në mbrëmje ata shkuan në shtëpinë e tij. Ai i futi në dhomën e gjumit.

- Ju futa këtu  se  dua    bisedoj për  një  çështje    nuk  dua  ta  marrë  vesh nëna me Iridën. Një re e zezë po vjen rrotull mbi kokat tona.

- Ç’do të thuash me këto fjalë? -  pyeti Stefani.

- Mbrëmë dola vonë nga puna. Binte shi dhe ndenja me Rustemin duke biseduar.  Ai  më tha disa fjalë që nuk më pëlqyen.

- Çfarë ju tha? -  Pyeti Gjergji i paduruar.

- Në organizatën e partisë paskan biseduar  për  ne tre se gjoja paskemi mbeturina mikroborgjeze. Ata që na akuzonin ishin  Resuli dhe Ibrahimi. Ju i njihni mirë të dy se sa vlejnë. Por ata kanë atë që ne nuk e kemi. Janë komunistë dhe u shkon fjala.

- Po pastaj? -  vazhdoi përsëri Gjergji.

- Pastaj thanë se si ka mundësi që një kryeinxhinier si unë, me babanë dëshmor të luftës, të shoqërohet me dy persona që, sipas tyre, e paskan biografinë të keqe.

- Po tjetër gjë kishin thënë? -  ndërhyri Stefani.

- Kishin thënë se ju  rridhkeni  nga  familje  të deklasuara dhe nuk u dashka patur besim. Unë një gjë të tillë e dija, pasi e kemi biseduar bashkë, por bëra sikur nuk kuptova gjë. Luajta rolin e budallait.

            - E ç’do na bëjnë kur ne jemi në rregull? - foli Gjergji.

            - Nuk është ashtu Gjergj, - vazhdoi Stefani. - Sot duhet të ruhesh më tepër nga e pabëra. Sa veta janë marrë në qafë të pafajshëm. Po çfarë thoshte Rustemi?

- Ai thoshte se kishte dëgjuar që ne gjoja nuk qenkemi të kënaqur me sistemin  në vendin tonë. Për mua kjo nuk ka shumë rëndësi. Por dua t’ju lajmëroj për diçka tjetër shumë më të rëndësishme dhe dua edhe mendimin tuaj për këtë.

            Lumturia hyri me tabakanë me filxhanët e kafesë. I morën dhe filluan t’i pinë duke u menduar.

- Lumto,   rri   dhe   ti     bisedojmë. –  foli Agroni. -  Mund të na japësh  ndonjë  mendim.  Para  dy  muajsh më takoi Petriti, kryetari i degës. Më propozoi të bëhesha bashkëpuntor i sigurimit të shtetit. Më ngarkoi t’ju survejoja edhe juve. Që nga ajo ditë më ndjek një individ i panjohur. Më takoi kur isha me pushime dhe më kërcënoi. Gjatë këtyre takimeve unë luajta rolin e atij që nuk kupton. Përpiqesha të ndrroja bisedë. Tani  kërkoj  mendimin tuaj për këtë çështje.

            Një heshtje pasoi fjalët e tij. Të katër po mundoheshin të gjenin përgjigjen e asaj që kishte kërkuar Agroni. Por një gjë e këtillë ishte shumë e vështirë.

- Jetojmë      kohën   e   absurdit,  -   filloi  Stefani. -   Individi  kërkon    mendojë   dhe veprojë i lirë, pa i rënë askujt në  qafë,  por  nuk  mundet. Vijnë    tjerët  dhe    kërkojnë  të mendosh dhe veprosh ashtu siç duan ata, paçka se mund të jenë  njerëz  fare    rëndomtë,  pa personalitet. Ti duhet t’u nënshtrohesh atyre, t’i himnizosh,  t’i  ngresh  lart    qiell,  me  pak fjalë të kthehesh në një servil i ndyrë dhe pa moral. Kjo është tablloja e shoqërisë së sotme.

- Po morali? - pyeti Gjergji.

- Morali? Cili moral? Ai i Resulit dhe Ibrahimit? Morali i vetëm i tyre është nënshtrimi, xhelozia e verbër dhe servilizmi i paskrupull. Ky është morali sundues në shoqërinë tonë. -  përfundoi Stefani.

- Duhet të qeshësh kur nuk të qeshet, - ndërhyri Agroni, -  të pranosh absurdin kur logjika  nuk  ta  pranon,    duartrokasësh  kur  flet eprori yt, pavarësisht    se  fjalët    thotë  janë  qiqra     hell.    harrosh  se  duhet     kesh   dinjitet.     zhvishesh   nga  çdo  formë  e ndjenjave njerëzore.  Ky  është  “njeriu i ri“    po  ndërtohet      vendin  tonë. Ai është spiuni i ndyrë që kërkon t’i bëjë gropën shokut të tij më    ngushtë.  Është djali    spiunon  babanë   apo  vëllai  vëllanë.   Spiunllëku,   servilizmi   dhe hipokrizia mbretërojnë sot në sjelljen e shqiptarëve.

Lumturia që deri atëhere  kishte  qëndruar    heshtje,  ndërhyri  dhe  me  një    të dridhur foli:

- Para dy ditësh më takoi  sekretarja  e  partisë    shkollës.  Filloi    më fliste   me  një ton të atillë sikur të ishte ajo drejtore e shkollës dhe jo unë. Ky është një paradoks i kohës sonë. Siç thotë populli, bëhet bishti më i madh se sqepari. Toni me të cilin më foli nuk më pëlqeu. Nënkuptimi i fjalëve të saj ishte që unë të hiqja  dorë  nga  detyra  e  drejtores  së shkollës.  Punët po shkojnë drejt atij përfundimi.

- Me sa duket edhe unë drejt asaj po vete,  -  vazhdoi Agroni, -  mos  do  ishte  më mirë të jepnim dorëheqjen? Të gjenim ndonjë arsye për këtë.

- Jo, jo unë nuk jam dakord me këtë, -- vazhdoi Lumturia. –  Një  gjë  e  tillë   do   u jepte një argument më shumë për të menduar se ne e ndjejmë veten fajtorë, ndaj japim dorëheqjen.

            - Lumtua ka të drejtë, - e përforcoi mendimin Stefani. - Ne duhet të vazhdojmë kështu si deri tani. Nuk duhet t’u lemë të kuptojnë se jemi të tronditur nga zhvillimi i ngjarjeve. Të hiqemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Shoqërinë tonë ta vazhdojmë kështu si sot. Edhe me të tjerët të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Në mënyrë të veçantë duhet të kemi kujdes me Resulin dhe Ibrahimin. Pastaj këtu jemi dhe bisedojmë.

            - Në fund të fundit çfarë do të na ndodhë? Le të mendojmë se do na pushojnë nga puna. Do gjejmë ndonjë punë tjetër  dhe do të jetojmë, - foli Gjergji.

            - Atëherë kështu do ta lëmë, - përfundoi Agroni. - Ju falemnderit shumë se më qetësuat. Tek unë do të keni shokun tuaj besnik deri në vdekje

            - Edhe te ne, - thanë të dy të rinjtë njëherazi.

U ndanë. Kur dolën një hije lëvizi prapa  tyre. Ishte një hije tinzare. Ajo kishte kohë që i  ndiqte.  Stefani  me Gjergjin e panë, por bënë sikur nuk e vunë re.  Ikën  qetësisht  deri sa mbërritën në dhomën e tyre, duke biseduar dhe qeshur me zë të lartë, të shkujdesur. Kush i shikonte kujtonte se kishte të bënte me dy të rinj që kishin pirë pak  si tepër dhe fluturonin në botën e ëndrrave.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora