E shtune, 27.04.2024, 06:47 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Shkallët e ferrit (I)

E shtune, 03.04.2010, 03:58 PM


RESHAT   KRIPA

 

SHKALLËT  E   FERRIT

 

Roman

 

Tiranë 2008                                           

 

Autori:            Reshat Kripa

Titilli: Shkallët e ferrit           

Redaktor: Pandeli Koçi         

Recensues: Eden Babani, Fredi Babani

Kopertina: Marina Abramo

Kompjuter: Artan Kripa 

Filluar: 15.08.2007

 

Kushtuar  bashkëvuajtësve    mi

 

Njerëzit    kurrë nuk e  kanë njohur diktaturën dhe  tiraninë  e  kanë    lehtë    jepen pas retorikës  për lirinë,  duke  harruar fare realitetin e thjeshtë e të  tmerrshëm të shtypjes së njimendtë atje ku ekziston përnjimend

Giovani  Sartori

 

Edhe njëherë për teorinë e demokracisë

 

KREU I PARË

                                                             

PARA FURTUNËS

 

I

                                                                       

Robert Krasta e kishte bërë zakon që në çdo përvjetor të  prindërve      shkonte në varreza   dhe      vendoste     një     tufë    me    lule   mbi    varrin   e   tyre.   Vështronte fotografinë e stamposur në porcelan dhe fillonte bisedën me ta. Këtë zakon kishte kohë që e kishte bërë. Biseda sikur i qetësonte shpirtin. U tregonte për gjithçka kishte ndodhur në familje. Ndonjëherë, kur gjente vështirësi në ndonjë gjë, u kërkonte ndihmë atyre dhe i dukej sikur ata i përgjigjeshin. Ndoshta kjo mund të ishte ndonjë hamendje e tij, megjithatë ai e besonte. Kjo sikur  e   ngushullonte. E ndjente veten më të lehtësuar.

Aty pranë ndodheshin edhe dy varre të tjerë, fare të thjeshtë, vetëm me bordurat anësore që i vendoste ndërmarrja komunale dhe një pllakë granili në krye, ku ishin shënuar emrat e atyre që preheshin. Ishin varret e mikut të tij Agronit, së bashku me familjen e tij tragjike. Si mbaronte vizitën në varrin e prindërve, shkonte edhe te ai i mikut të tij.. Vendoste edhe atje një tufë me lule. Ishin lulet e vetme që zbukuronin ato varre. I pastronte nga bimët e këqia që mbinin dhe i lagte me ujë me një shishe  që e sillte me vete. Kështu ishte zakoni. Nuk kishte kush tjetër ta bënte atë punë. Miku i tij nuk kishte lënë njeri, përveç një vëllai që e kishte braktisur nga frika e persekutimit. Ishin kohë të vështira. Ndiente një dhimbje për fatin e mikut. I dukej sikur kishte një boshllëk nga mungesa e tij. Miku i kishte lënë gjurmë të thella në ndërgjegje, gjurmë që zor se mund të shlyeshin ndonjë ditë.

            Kështu veproi Roberti edhe atë ditë qershori, në përvjetorin e vdekjes së nënës dhe mikut të tij. Bleu dy buqeta të bukura lulesh dhe shkoi të kryente ritin e zakonshëm. U gjunjëzua në varrin e prindërve. Vendosi tufën e luleve dhe filloi bisedën me ta. Ndjente një mall të madh. Në rininë e tij kishte qenë një djalë çapkën me një shpirt rebel. I ndezur nga furitë*, në moshë fare të njomë, ishte ngritur kundër sistemit dhe kishte  përfunduar prapa hekurave të burgut. Prindërit nuk i ishin ndarë nëpër shkrepat dhe gërxhet ku e hodhi fati, deri sa e kthyen përsëri në gjirin e familjes. Këtë gjë ai nuk mund ta harronte.

            Ndërsa vështronte fotografinë e tyre të stamposur në porcelan, i kujtohej kampi i Bulqizës, në shtatorin e  vitit  1955.  Kishin  organizuar  një  mbrëmje   përkujtimore   për   

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

*  Në mitologi ishin xhinde që futeshin në shpirtin e njeriut dhe e xhindosnin.

nder     tridhjetepesë vjetorit të Luftës së Vlorës. Në atë mbrëmje kishin recituar poezi kushtuar kësaj lufte nga autorë të burgosur. Për këtë i kishin dënuar tre muaj pa takim me familjen. Rastisi qënë atë periudhë t’i vinte e ëma. Autoritetet nuk e lejuan ta takonte. Nënës, pasi kishte udhëtuar për dy ditë, i duhej të udhëtonte dhe dy të tjera për t’u kthyer, pa u takuar me të birin.  Pasi u lirua nga burgu, prindërit nuk ia hodhën asnjëherë në sy atë ngjarje të hidhur të jetës së tij.  As e qortuan, as i folën, përkundrazi i qëndruan fare pranë , sikur të mos kishte ndodhur gjë. Sjellja e tyre i dha të kuptojë se ishte kthyer në gjirin e familjes si më parë. Kjo  bëri që të harronte vuajtjet që kishte kaluar.

Roberti u ngrit dhe u drejtua nga varret e mikut të tij. U habit jashtë mase kur pa se në vend të varreve të thjeshtë, tani ngrihej një varrosh madhështor prej   mermeri,  poshtë    cilit preheshin eshtrat e  pjestarëve    familjes     mikut.   Mbi   varrosh   ngriheshin   dy   pllaka mermeri  me mbishkrime. Në njerën prej tyre ishte shkruar:

BEXHET    CANAJ    1900 – 1943

                                    GJYLO       CANAJ    1905 – 1985

            Ndërsa në të dytën dallohej mbishkrimi:     

AGRON      CANAJ   1930 – 1987

                                    LUMTURI  CANAJ   1935 – 1975

                                    IRIDA         CANAJ   1959 – 1975

Në mes të pllakave, mbi emrat e tyre  ishin vendosur dy fotografi të bukura porcelani. Në të parën ishin prindërit e Agronit, i ati me uniformën e ushtarakut mbretëror, ndërsa e ëma, një vajzë  shumë e bukur. Në të dytën ishte fotografia e Agronit me Lumturinë dhe Iridën, që Roberti e kishte parë disa herë në shtëpinë e tyre. Kishin dalë një vit më parë se të ndodhte tragjedia. Ishte fotografia e tyre e fundit. Dukeshin si engjëj që fluturonin në parajse

Në mes të bazamentit të varroshit ishte shkruar epitafi i mëposhtëm:                 

  JETË  KËRKUAT  GËZIM,

                                    NJERËZIT  JU  KISHIN  HARRUAR,

                                    POR  ZOTI  ME  PËRDËLLIM,

                                    JU  DHA  LIRINË  E  AMËSHUAR!

Robert Krasta mbeti i çuditur para pamjes së atij varroshi. Para një viti ishin dy varre të thjeshtë. Kush e kishte ngritur? Po eshtrat e të atit kush i kishte hequr nga varrezat e dëshmorëve dhe i kishte sjellë këtu? Përse e kishte bërë një veprim të tillë? Këtyre pyetjeve nuk ishte në gjendje t’u kthente përgjigje. U gjunjëzua pranë tyre, vendosi buqetën e luleve dhe po shikonte fotografitë dhe epitafin.

- O Zot! Si e shkatërrove këtë familje fisnike? – tha me një dhimbje të thellë.– Si nuk të erdhi keq për ta?

            - Ky varr ka shumë dilema, - dëgjoi një zë prapa tij. Ktheu kokën dhe pa specialistin që ndërtonte varroshet.

- Çfarë thatë? - pyeti Roberti.

- Thashë që ky varr ka shumë dilema

- E përse?

- Kam   tridhjetë   vjet       punoj        këtë

profesion.    nga  dita  kur  vdiq  Irida  e  vogël dhe   pas   saj   Lumturia,   këtë  varr  nuk  kam parë    vinte  njeri,  përveç  nënë  Gjylos  dhe Agronit, pasi doli nga burgu. Me vdekjen e tyre ishe  vetëm  ti    i  vizitoje   këto  varre. Mendoja se nuk kanë të afërm të tjerë. U çudita pa masë kur sivjet pashë të vëllanë që erdhi. Nuk e kisha parë herë tjetër. Solli eshtrat e të atit.  Më porositi që të ndërtoja një varrosh madhështor. Ato lule që shikon aty dhe që kanë filluar të vyshken i ka sjellë ai ditën që mbaruam varroshin. Kjo është dilema e ime.

- Ajo dilemë është një histori dramatike që më mirë të mos e dëgjosh.

- Më mirë mos  ma  thuaj.  Jam  lodhur  me    tilla   histori.   Tani     falni   se  

dua  të largohem. Duhet të punoj. Mirupafshim!

            - Mirupafshim!

            Specialisti i varrosheve u largua duke e lënë Robertin mjaft të habitur. Të vëllanë e Agronit e kishte takuar kur i kishte vdekur e ëma dhe kur ndërroi jetë ai vetë. Dy vëllezërit pothuajse nuk bëheshin fare. Skënderi, kështu quhej, kishte patur një punë të mirë. Ishte drejtor ndërmarrje dhe nga frika se mos e pushonin nga detyra, i preu mardhëniet  me të vëllanë. Gjatë dhjetë viteve që ai bëri burg nuk i vajti asnjëherë, bile nuk guxonte të ndihmonte as të ëmën. Ky ishte paradoksi i kohës. Ditën që ajo vdiq e thirri ndjenja e gjakut, shkoi në  varrimin e saj dhe iku të nesërmen që pa gdhirë. Të gjitha këto bënë që Roberti të habitej me vendimin e tij për të ndërtuar një varrosh madhështor. Çfarë e kishte shtyrë?

Nuk foli më. Ai e dinte shkakun e dilemës që mundonte specialistin, por e ruante vetëm për veten. Agroni ia kishte lënë amanet që të mos ia tregonte kujt. Vështronte epitafin e shkruar aty dhe para syve i dilte ajo ngjarje e dhimbshme që kishte ndodhur para shtatëmbëdhjetë vitesh. Ishte një ngjarje e hidhur, nga ato që nuk harrohen lehtë dhe që ai e kishte mësuar nga goja e vetë Agronit. Kjo ngjarje i dilte tani para syve e gjallë ashtu siç kishte ndodhur.

           

                             II

 

Gushti atë vit po mbaronte me shumë shira. Retë ngërtheheshin me njëra tjetrën dhe gjatë përplasjes lëshonin vetëtima verbuese që pasoheshin nga bubullima shurdhuese

- Shi vere, - tha një kalimtar që vraponte për t’i shpëtuar rrebeshit. -  Njërën anë të gunës ta lag, kurse tjetrën jo.

- Vera tani na la shëndenë - tha një tjetër që priste të pushonte shiu nën strehën e një godine

Vera në të vërtetë  kishte përfunduar, duke ia lëshuar vendin vjeshtës së mërzitshme dhe monotone. Rrugët ishin pothuajse të zbrazëta. Tek tuk të shihte syri ndonjë gaz 69-ësh* të lëvizte me ndonjë drejtor brenda.  Shiu vazhdonte të binte duke dashur të sfidojë vapën e madhe që kishte sunduar për muaj me radhë.

- Mor po ky dashka të bëka kiametin! - foli me vete Rustemi, roja i zyrave të ndërmarrjes, duke qëndruar i mbyllur në dhomën e  caktuar   për   të.  Kur   bënte  kohë  e

mirë, dilte aty rrotull dhe çoku bisedonte me banorët  që takonte rastësisht.

            Kështu e kalonte kohën e shërbimit, duke biseduar dhe shpesh herë duke bërë ndonjë dorë domino me cilin të mundte. Kjo ishte e vetmja  gjë    dinte    bënte  ai fakir. Kishte zbritur nga një fshat i largët i vendosur midis dy maleve, ku arrat ishin si oazet në shkretëtirë. Në to  mbillej  vetëm  thekër.  Me  këto dhe me disa bagëti që kishin, jetonin fshatarët. Për të mbijetuar shteti e kishte bashkuar këtë kooperativë me të tjera të zonës. Të gjitha këto formonin  një  kooperativë   bashkuar.  Ishte  pesëdhjetetetë  vjeç.

------------------------------------------------------------------------------------------------------------

*)  Makinë  e vogël, tip veture, mbuluar me mushama

Në kohën e Luftës kishte qenë partizan, së bashku me të atin që kishte rënë në luftën për liri. Pas mbarimit të saj ishte bërë  oficer.  Por   lumëmadhi  kishte  mbaruar vetëm shkollën fillore, kështu që në vitin 1949 e zhveshën nga ushtria. Megjithatë një favor e pati. Nuk e çuan më në fshat, kështu që shpëtoi nga kooperativa. Pasi kishte punuar nëpër punë të ndryshme, së fundi kishte ndonjë vit që punonte si roje. E fillonte shërbimin në orën katër pasdite dhe e linte më gjashtë të mëngjesit të nesërm.

Ndërkohë po zbriste nga shkallët inxhinier Agroni,  një  burrë  mbi   dyzetat.  Kishte studiuar në Pragë me rezultate të shkëlqyera  Fillimisht ishte emëruar si inxhinier i thjeshtë,  por      vonë,  duke   parë  aftësitë   e   tij,   e   kishin   emëruar   kryeinxhinier   të ndërmarrjes. Përveç çekishtes, zotëronte edhe anglishten, frëngjishten dhe italishten. Kishte një trup të gjatë dhe shumë të rregullt. Një palë mustaqe i dërsinin mbi buzë. Sytë e zezë, flokët gjithashtu, balli i gjërë prej dijetari, i jepnin një hijeshi të madhe. Ishte njeri i sjellshëm dhe buzagaz. Punonjësit  nuk  e  nxirrnin  nga  goja.   Për      thuheshin fjalët më të mira. Megjithatë,  ishin  edhe  disa  zëra    pëshpërisnin  se   Agroni  na  paskësh disa çfaqje të  huaja të ideologjisë borgjeze.  Një  nga  këto,  sipas  tyre,   paska   qenë   edhe leximi i shumë librave perëndimore në gjuhë të huaja, që ai i paskësh në shtëpi.

            - Shumë u vonove sonte, shoku kryeinxhinier, - i foli Rustemi sa e pa.

            - Në fakt kisha shumë punë. Pastaj ju e shikoni se ç’shi po bie. Ku të le ky i uruar të ecësh?

            - Po, po vërtet, po bëhet kiameti. Eja rrimë një copë herë bashkë dhe bëjmë një barrë muhabet se mase pushon edhe shiu.

            Agroni u mendua një copë herë dhe pasi vështroi edhe një herë përjashta, u fut në dhomën e rojes.

- A u lodhët, a u mërzitët ndopak, o xha Rustem?

            - Si e thua atë fjalë more shoku kryeinxhinier, ku lodhet njeriu kur punon për të mirën e përgjithshme? Të na rrojë Partia dhe shoku Enver që na pruri këto ditë të mira, pa kush pyet për lodhjen tonë. Ja ti, a nuk qëndrove deri vonë sot?

            - Keni të drejtë, është e vërtetë. Po çfarë do na thoni? Ç’keni dëgjuar të pëshpëritet rreth e rrotull. Ndonjë të re apo të vjetër.

Agroni e njihte karakterin e Rustemit. Ai e dinte se po ta gërvishte mund    nxirrte prej tij shumë gjëra. Ai ishte antar partie dhe me siguri mund të nxirrte prej tij ndonjë gjë që mund të ishte diskutuar     mbledhjen   e  organizatës   partisë. Ngjarjet e muajve    fundit e  shtynin   mësonte  më tepër.

            - Po ja, more shoku kryeinxhinier, - këtë shprehje ai  e  përdorte  vazhdimisht, - si të të them. Mua më vjen keq për ty se je djalë i mirë dhe të duan të gjithë. Ndaj të këshilloj të ruhesh dhe të mos bisedosh me asnjëri.

            Agroni e dëgjonte me vëmendje. Këto fjalë i dhanë të kuptojë se diçka kishte ndodhur. Donte ta ngacmonte më tej për të nxjerrë ndonjë gjë tjetër prej tij. Një gjë e tillë nuk ishte e vështirë, pasi naiviteti i Rustemit e bënte më të lehtë një gjë të tillë.

            - Unë nuk bisedoj me njeri gjëra që nuk duhen biseduar,  more xha Rustem! Në fund të fundit çfarë mund të bisedojë? Keni dëgjuar ndonjë gjë ju? Thomani se ju e dini që ne të dy jemi familje të Luftës Nacionalçlirimtare. Baballarët tanë janë vrarë në luftën për liri.

- Po ja, more shoku kryeinxhinier, para një jave në mbledhjen e  organizatës  bazë,  nja dy shokë thanë disa gjëra që mua nuk më pëlqyen.

            - E çfarë thanë?

- Thanë se ti lexoke literaturë kapitaliste në gjuhë të huaja dhe se gjoja këto të paskan helmuar ndërgjegjen. Thanë, gjithashtu, se shtëpinë e paske    mbushur  me  libra    tillë  të ndaluar.

- Po tjetër?

Rustemi u mendua. Brenda tij po zhvillohej një luftë në se duhej  t’ia  thoshte  apo jo Agronit të gjitha ato që kishte dëgjuar. Më së fundi vendosi.

- Folën edhe për ata dy shokët e tu,  Stefanin  dhe  Gjergjin.  Mua  ata     duken djem shumë të mirtë. Thanë se rridhkan nga familje reaksionare dhe se ju pëshpëritkeni lart e poshtë për një ndryshim të sistemit. Të them të drejtën unë nuk i kuptoja të gjitha ato që flitnin ata, por që ishin kundra jush, këtë e kuptoja fare mirë.

            - Po kush i thoshte  këto fjalë?

- Më tepër Resuli me Ibrahimin. Kishte edhe disa të tjerë që i përkrahnin. Por aman, se mos u thuash gjë, se më merr në qafë. Do më akuzojnë se kam nxjerrë jashtë sekretin e partisë dhe më merr lumi pastaj. Unë po t’i them ty se më pëlqen dhe më vjen keq të të ndodhë gjë, se e di që prej teje nuk del gjë. Vërtet nuk kam shkollë, por të vërtetën e kuptoj fare mirë.

Resuli ishte normist, ndërsa Ibrahimi teknik në një nga objektet e ndërmarrjes. Me ta Agroni ishte ndeshur disa herë,  pasi  i  kishte  kapur    gabime  në lidhje me zbatimin dhe normimin e punimeve të objektit. Ishin pothuajse fare të paaftë. Mirpo ata ishin komunistë, ndërsa Agroni jo. Kjo u jepte mundësinë atyre që mllefin e xhelozisë së tyre ta shprehnin në organizatën e partisë.

            - Mos u bëni merak xha Rustem. Unë jam i heshtur si vdekja. Po sikur pushoi edhe shiu dhe po iki tashti. Mirupafshim dhe ta kaloni i qetë.

            Mendoi se për sot kishte mësuar plot gjëra. Mori biçikletën që e mbante në korridorin poshtë dhe u nis duke menduar përsa i kishte thënë Rustemi. Fjalët e tij i dhanë të kuptojë se për deri sa problemi kishte shkuar në organizatën bazë të partisë, punët ishin komplikuar. Ndaj duhej menduar mirë si të vepronte. Mendoi të fliste me Stefanin e Gjergjin dhe t’ua shpjegonte se, prapa shpinës së tyre, një prapaskenë po përgatitej. Atyre u duhej treguar gjithçka kishte ndodhur deri në atë ditë.  Deri më sot kishte heshtur pasi shpresonte se çështja do të mbyllej shpejt. Donte të mos i shqetësonte. Kurse me rrjedhën që kishin marrë ngjarjet, koha nuk priste më. Duhej biseduar sa më shpejt, më parë se çështja të merrte ndonjë rrugë tjetër.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora