E shtune, 27.04.2024, 11:01 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Shokut tim

E enjte, 15.04.2010, 09:57 PM


Reshat Kripa

 

SHOKUT TIM

 

Kushtuar  shokut  tim    fëminisë  dhe burgut Jorgo Beshos,

vdekur    Shtetet  e Bashkuara       Amerikës. 

 

Jetën bashkë e filluam, ende kur ishim fëmi,

Luanim bashkë  sylla mbylla, kur s’na trazonte njeri.

S’kishim halle, s’kishim brenga, qeshnim, qanim dhe këndonim,

Zërat se ç’buçisnin fortë, botën donim të pushtonim.

 

Vitet rrodhën porsi lumë, porsi lumë prej kristali,

Ëndrrat tona djaloshare, askërkush më nuk i ndali,

Ëndërruam dhe luftuam, për lirinë  e dëshëruar,

Së bashku me Myrtezanë, shokun tonë të paharruar.

 

Por përpara ish pantera, panterë e zezë mizore,

Që na grabiti rrëmbyshëm dhe na ndau nga jeta prore,

Na lëndoi, na sakatosi, na vërviti  mes të ferrit,

Ku  sundonin pa mëshirë,  tre gojët e  Luçiferrit.

 

Zemra jote shumë e fortë, zemra jote shumë e zjarrtë,

U ngrite kundër Zeusit, plot me flatra krah të artë,

Hape krahët fluturove, lart  në qiellin e nxirë,

Dhe e ndale vrullin tënd, atje në botën e lirë.

 

Por Atroposi  mizore, nuk të la që të gëzoje,

Të shkëlqeje, të tregoje, aftësitë arbërore,

Kur arrite majën malit, kur  shpërtheve ti në jetë,

T’u  pre fija jote jetës, u mbylle në  varr të shkretë.

                                   

Ike me zemër të plasur, për atdhe dhe për liri,

Për ato kishe luftuar, me plot zjarr në Shqipëri.

Ike pa i patur pranë, familjen dhe shoqërinë,

Larg në botën e lirë, që të rrëmbeu rininë.

 

Jorgo, shoku yn i dashur, Jorgo, shoku yn  i parë,

Përgjithmonë të kujtojmë, të kujtojmë ty  me mall,

Unë  bashkë me Myrtezanë, që të dy pleq të moshuar,

Shokun e rinisë kujtojmë, shokun tonë të  paharruar..



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora