E shtune, 27.04.2024, 03:45 PM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Shkallët e ferrit (IV)

E diele, 25.04.2010, 09:58 PM


RESHAT KRIPA

 

SHKALLËT E FERRIT

 

Roman

                                                                 

                              VIII

 

Një   ditë   postjeri   solli   një   letër      çuditëshme.  Vinte   nga   Italia.  E   dërgonte administratori   i  gazetës     përjavëshme    “Domenica  del  Corriere“.  Midis    tjerave  ai shkruante:

Morëm letrën tuaj brenda së  cilës  dërgonit  500   lireta.  Por   meqenëse       nuk shkruanit përse i dërgoni këto të holla, po ua rikthejmë

            Në zarfin e letrës ishte emri dhe adresa e plotë e Agronit. Ishte gjithashtu edhe adresa e gazetës. Brenda bashkë me letrën ishin edhe 500 lireta.  Agroni u habit së tepërmi. Nuk kishte shkruar asnjë letër dhe nuk kishte dërguar të holla për ndonjë gjë. Por letra vinte nga Italia. Mendoi se mos i kishte dërguar në emrin e tij Beni që vazhdonte në ambasadë. E mori në telefon dhe e pyeti. Ai i tha se nuk kishte dërguar gjë.

            - Me siguri kjo është lojë e sigurimit të shtetit, - i tha Lumturisë.

            - Deri këtu të kenë arritur?

- Ata janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Do t’i përdorin     gjitha   gjërat.  Por    ne   do  ua  plasim bombën në dorën e tyre.

            - Si do të veprosh?

- Nesër do të shkoj në degë dhe do ta denoncoj letrën që më ka ardhur.

            - Mos është më mirë t’i rrish larg asaj dere?

            - Jo, do të shkoj. Është përplasja ime e parë me ta. Do t’u them se dikush më ka provokuar duke më dërguar këtë letër.

   nesërmen   shkoi   atje.    Kërkoi  operativ Ilian. E njihte. Ai mbulonte ndërmarrjen e tij. E futën brenda dhe e dërguan në zyrën e tij. Ai u ngrit dhe duke buzëqeshur i tha

            - Mirserdhe shoku Agron, kam kohë që ju pres.

            - T’ju them të drejtën nuk e kuptoj se përse më prisni, por unë kam ardhur për një çështje vetiake.

- Çfarë çështje?

            - Dikush po më provokon dhe dua ta di kush është.

            Agroni nxorri letrën dhe i tha:

            - Lexojeni dhe më jepni mendimin tuaj.

            Ilia e mori dhe filloi ta vështrojë. Italisht nuk dinte. Duke ia rikthyer i tha:

            - Lexojeni ju, unë nuk di italisht.

            Agroni e lexoi dhe pasi e mbaroi  tha:

- Unë nuk kam dërguar asnjë letër apo të holla. Atëhere kush i ka dërguar këto? Se dikush duhet ta ketë bërë këtë. Ata nuk shkruajnë kot. Kush e ka bërë këtë lojë në kurrizin tim. Këtë kërkoj të zgjidhni ju.

            Ilia qëndronte pa folur. Nuk gjente dot fjalë për t’u përgjigjur. Agroni e vuri re dhe vazhdoi më tutje:

- Unë  kërkoj      vihet    vend  dinjiteti.

Kush e  përdor  emrin  tim  për    tilla lojra?

            - Çfarë keni menduar të bëni?

- Do t’u shkruaj se nuk u kam dërguar asnjë letër dhe  asnjë monedhë.

- Shumë mirë do të bëni.

- Por kërkoj që edhe ju të lëvizni dhe të gjeni fajtorin e vërtetë. Tani më falni. Më duhet të largohem se kam shumë punë. Mirupafshim!

U nis të largohej, por ai e ndaloi:

- Prisni, prisni. Të bisedojmë pak për problemet tona.

- E çfarë mund të bisedojmë?

- Po ja shoku Agron. Ju jeni njeriu ynë, bir dëshmori. Jeni edhe kryeinxhinier i ndërmarrjes. Kemi disa të dhëna se në ndërmarrje keni disa njerëz të dyshimtë.

- T’ju them të vërtetën unë nuk njoh njerëz të tiillë.

- Po ju flas për ata dy inxhinierët që  shoqëroheni  juve,  si  dhe  për  disa    tjerë.

Sikurse u ka thënë edhe kryetari  ata i përkasin asaj shtrese që na ka luftuar me pushkë në krah. Sipas të dhënave që  kemi ata diçka po përgatisin.

- Unë nuk kam dëgjuar asgjë. Ne nuk flasim asnjëherë për probleme që bien ndesh me vijën e partisë.

- Por a e dini përbërjen familjare të tyre?

- Ç’më duhet mua ta di? Mua më  intereson  puna  dhe  qëndrimi    mbajnë.  Kjo  më mjafton.

- E ke gabim. Ti duhet të thellohesh,  duhet  të jesh  shumë  vigjilent.  Mos  harro!

Lufta e klasave është forca lëvizëse  e  shoqërisë  socialiste.  Pa  luftë klase rrezikohet i gjithë sistemi ynë.

Papritur kishte filluar të fliste në njejës.

- Kur qenkan të tillë, si mundën të  mbarojnë  universitetin?  Këtu  duhet    ketë ndonjë keqkuptim, - tha Agroni.

- Nuk ka asnjë keqkuptim. Nëse një herë me manovrat e tyre ose nga mendje-lehtësia e ndonjë funksionari, mundën të mbarojnë universitetin, kjo nuk do të thotë që ne të mos i survejojmë dhe të mos i demaskojmë po të jetë nevoja.

- Po pse t’i demaskojmë? Unë kam shoqëri prej pesë vitesh me ta. Kurrë nuk kam dëgjuar ndonjë fjalë kundër pushtetit popullor prej tyre.

- Megjithatë, të tjerët flasin ndryshe.

- E kush qenkan këta?

- Kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që ata që i akuzojnë janë persona të ndërgjegjshëm dhe besnikë ndaj mësimeve të partisë dhe shokut Enver. Ndonjë ditë mund t’i mësosh edhe emrat e tyre.

- Mos vallë unë nuk qenkam i tillë?

- Nuk e kam fjalën aty. Por ti duhet të jesh më aktiv. T’i mbash sytë hapur dhe të mos biesh pre e dredhive të tyre të pabesa. Kjo nuk vlen vetëm për ata. Ti duhet të shohësh më gjërë. Je kryeinxhinier. Horizonti yt është më i largët.

- Pastaj?

- Duhet të bashkëpunosh më ngushtë me ne për të nderuar emrin tënd.

- Nuk e kuptoj se ç’doni të thoni.

- Ta shpjegoj unë.

Mori makinën e shkrimit, shtypi një shkresë dhe ia dorëzoi.

-          Lexoje dhe  kthemë përgjigje. 

Agroni e mori  dhe lexoi:

     DEKLARATË

Unë  i   nënshkruari   Agron   Canaj,  deklaroj    se    jam   i  gatshëm   të bashkëpunoj me organet e  sigurimit      shtetit   për   zbulimin   e   armiqve      partisë   dhe pushtetit popullor. Deklaroj se do të denoncoj çdo lloj shprehje të deklaruar nga njerëz antipushtet që bie ndesh me normat e moralit tonë socialist dhe që dëmton të ardhmen e atdheut tonë, e fituar me gjakun e dëshmorëve tanë.

            Deklaroj se këtë dëshmi e kam bërë me ndërgjegje të plotë, pa asnjë shtrëngim nga ana e autoriteteve përgjegjëse dhe e konsideroj si një detyrë patriotike për çdo shqiptar të ndershëm.

Nënshkruar

Agroni ndjeu një neveri të thellë për atë deklaratë. I dukej sikur i digjte dorën. Por një neveri më të madhe ndjente për personin që ia serviri,  Ilian,  atë  individ    kërkonte

të detyronte një intelektual të kthehej në një njeri pa parime. Për një çast mendoi t’ia përplaste në fytyrë  dhe    ikte,  por  e  mbajti  veten. U kujtua se një gjë e tillë mund t’i kushtonte shtrenjtë. Mendoi se këtu duhej përdorur diplomacia.  Ndaj nuk foli, por bëri sikur po lexonte për së dyti atë deklaratë.

            - Nënshkruajeni, - i tha Ilia.

            - Unë mendoj se  për    punuar  për  partinë  dhe  atdheun  nuk  është  nevoja  të nënshkruash deklarata të tilla. Ne çdo ditë ua kemi kushtuar atyre. Për to punojmë, realizojmë plane, ndërtojmë Shqipërinë socialiste.

- Mjaft më me këto deklamime. Këtu nuk jemi në  mbledhje    kolektivit.  Je  përpara organeve të sigurimit të shtetit dhe duhet të mendohesh mirë para se të flasësh. Mos na shit dokra

            Toni i Ilias tashmë kishte ndërruar. Fytyra i kishte ndryshuar ngjyrë.  Nuk ishte më ai bashkëbiseduesi i mëparshëm. Kishte marë pamjen e tij të vërtetë, atë të njeriut që me çdo mjet kërkon të realizohet ajo që thotë ai. Para nuk i qëndronte më ai biri i dëshmorit të atdheut. Ai ishte shndërruar në një armik të popullit. Këtij armiku i duhej treguar vendi.

            - Dëgjo shoku kryeinxhinier, do ta nënshkruash apo jo? Vetëm të paralajmëroj se në të kundërt do kemi të tjera biseda për të bërë bashkë.

- Shoku Ilia, unë  i  qëndroj  mendimit    parë  se  nuk  është  e  nevojshme  të nënshkruaj një deklaratë të tillë. Shpresoj të mos më keqkuptoni. Kjo është fjala ime e fundit.

            Vendosmëria e Agronit e stepi Ilian. Nuk ishte mësuar ta kundërshtonin në raste të tilla. E ndjente veten të fyer nga krenaria e këtij njeriu. I skuqur flakë në fytyrë i tha

            - Po të lë dy javë kohë të mendohesh, Kur të vish përsëri duhet ta kesh mendjen në kokë. Tani ik!

            Agroni u largua. Në shtëpi i tregoi gjithçka Lumturisë. Ajo u trondit tepër, por nuk e tregoi veten.

-  Vepruat shumë mirë që ia bëtë të qartë. Nuk besoj të  guxojë    t’ju  bjerë  në qafë.

            Të nesërmen gjeti rastin dhe e bisedoi me Stefanin dhe Gjergjin. Mbasi e diskutuan me gjakftohtësi, në fund arritën në përfundim me mendimin që kishte shprehur Lumturia. Kjo gjë e qetësoi disi.

 

                                                                  IX

                                                                       

Pas dy javësh operativ Ilia  e  thirri  përsëri.  Kërcënimet  ishin      forta.  Letrat ishin hapur plotësisht.  Para Agronit ishin hapur dy alternativa. Ose duhej të pranonte të bashkëpunonte, ose duhej të merrte parasysh pasojat që do të vinin,  ndoshta edhe burgosjen. Kjo e fundit e trondiste. Në shtëpi kishte tri femra. Një vëlla i vetëm  Skënderi, ndodhej larg në një qytet tjetër.

            - Bëni si të doni, - i tha operativit kur po largohej. - Unë jam i pafajshëm dhe i ndershëm. Karakteri im nuk mund të ndryshojë në këtë moshë që jam tani.

            Kur doli në koridor iu duk sikur pa kryetarin e degës që hyri në zyrën e tij. Kërkoi të takohej me të. Donte t’i shpjegonte gjithçka. Shpresonte    gjente  mbështetje  te  ai.  I tha një polici se donte ta takonte. Ai iu përgjigj:

            - Prisni këtu    .

Hyri në zyrë dhe pas disa çastesh u kthye.

            - Kryetari nuk mund t’ju presë pasi është i zënë me një mbledhje të rëndësishme.

            - Kur mund të vij ta takojë?

            - Nuk e di. Plani i punës së tij është shumë i ngarkuar dhe nuk e di nëse do të ketë kohë për t’ju pritur. Por ju drejtohuni te operativ Ilia. Ai merret me këto probleme.

- Ju  faleminderit,  por   me   shokun   Ilia.  i   zgjidha   problemet,  -  tha   me   ironi Agroni.

            Doli në rrugë dhe po ecte pa e patur mendjen se ku shkonte. Kërcënimet e Ilias dhe sidomos  mospërfillja e kryetarit e kishin zhgënjyer. Ku vajti ajo mirësjellja e tij dhe fjalët e matura të thëna disa muaj më parë, kur kishin pirë kafe së bashku? Qëndrimi i tij i sotshëm nuk ishte një shenjë e mirë. Koka i ziente. Tëmthat i rihnin me forcë. Hidhte sytë rreth e qark. Kërkonte të takonte ndonjë të njohur, me të cilin mund të bisedonte. Ndoshta Stefanin apo Gjergjin. Ndoshta edhe Lumturinë. Ajo ishte njeriu i vetëm që mund ta ndihmonte në këtë situatë. Vetëm ajo mund të qetësonte plagët e zemrës që kishte marrë. Para syve pa një godinë dy katëshe. Në hyrje të saj ishte një tabelë e madhe:

                                          MUZEU  HISTORIK

Hyri brenda. Aty ishte edhe i ati. Edhe ai kishte qenë komandant batalioni në kohën e luftës. Edhe ai kishte rënë në këtë luftë. Vizitoi pavionin e dëshmorëve të rrethit. Filloi të shohë fotografitë e tyre të vendosura në mur. Ndaloi para njerës. Ishte portreti i një burri të pashëm, i veshur me uniformë ushtarake. Mbi buzë i nxinin një palë mustaqe që ia shtonin më tepër hijeshinë. Ishte i ati. Për herë të parë konstatoi se i ngjante atij. I gjatë si ai, mustaqet po ashtu, ballin të gjërë që tregonte zgjuarësi. U habit me veten që nuk e kishte konstatuar këtë më parë.  Poshtë portretit qëndronin një uniformë ushtarake angleze dhe një revolver tip “beretta“. Mbi xhaketën e uniformës, në pjesën e kraharorit,  dukeshin tre gjurma plumbash. Një njollë gjaku rrethonte gjurmat e tyre. Në një karton ishte shkruar me  një  shkrim   të goditur:

Këto   sende i   përkasin   dëshmorit     Luftës  Nacionalçlirimtare,  komandantit  trim    batalionit partizan, Bexhet Canaj, rënë më 12 korrik 1943 duke luftuar trimërisht me hordhitë  fashiste dhe tradhtarët e vendit

Vështronte portretin e të atit dhe  nga  sytë  i rrodhën dy pika lot. Sa do të donte ta kishte  pranë      atë  çast   kaq     vështirë. Ta   pyeste,     këshillohej  me  të.  Por  ai  e  vështronte  nga  porteti   dhe   nuk   fliste. Agroni donte të dëgjonte zërin e tij. Kurrë në jetë nuk  e  kishte  patur  një  dëshirë    tillë.  Ky  ishte  një   rast   i  veçantë.  Vështronte fotografinë  dhe  për  një  çast  iu duk sikur ai i  tha:

-          Ndiq rrugën  time  or  bir  dhe  do dalësh në jetë!

 Para syve i dilte i ati  i  atyre  viteve. Kishte rrëmbyer armët  dhe  dalë  malit   për   liri.  Ishte bashkuar me lëvizjen nacionalçlirimtare, por i quante miq  dhe  bashkëluftëtarë  edhe  ata     luftonin  nën  komandën   e   forcave   nacionaliste.  Kështu   kishin  luftuar edhe atë ditë f atale.  Bashkë  me    dhe      krah të tij  kishte  rënë  edhe  nacionalisti Sabri. I kishin varrosur të dy njëri pranë tjetrit, ashtu si  kishin  rënë. Kështu kishin vepruar edhe shtetet e tjera të Europës. Në Francë, komunistët  e  Moris  Torezit  luftonin  së bashku   me   nacionalistët   e   De   Golit.      Itali komunistët  e  Palmiro Toliatit   luftonin      bashku  me nacionalistët e Alcide De Gasperit.  Pas  mbarimit të   luftës   çdo   gjë   u  zgjidh   me  anën  e  votës     lirë. Kurse  te  ne  doli   parulla  “Pushteti  buron nga gryka   e  pushkës“  dhe      vërtetë  u  zgjidh  me grykën e saj. Të gjithë nacionalistët u  shpallën armiq dhe bashkëpunëtorë të armikut.  Gjyqe të  panumurta u zhvilluan. Ekzekutimet ndoqën njëri tjetrin.  Ngado u ngritën burgje dhe kampe të tmerrshme. Agronit ato i  kujtonin  getot  e  famshmë  naziste.  Nga  tekstet  e historisë u hoqën emrat e sa e sa burrave të  shquar  të vendit. Vendin e  tyre  e  zunë   “heronjtë“  e   rinj   të socializmit. Për  ata  zhvilloheshin  pelegrinazhe.  Për ata   shkruanin   gazetat   dhe   revistat.  Për  ata  fliste radioja dhe televizioni.  Një  propagandë  e  shfrenuar mbizotëronte kudo. Një demagogji e paparë sundonte në jetën e përditshme të njerëzve. Dhe ja, demagogjia sundonte  edhe  këtu    muze.  Shikoni  çfarë   është shkruar për vrasjen e të atit:

Rënë        12    korrik   1943   duke   luftuar trimërisht   me   hordhitë   fashiste  dhe  tradhtarët   e vendit.

Agroni e dinte të vërtetën për rënien e të atit. Në atë betejë kishin luftuar së bashku partizanë dhe nacionalistë. Kishin rënë dëshmorë nga të dy anët. Midis tyre edhe i ati me Sabriun. Por pas mbarimit të luftës kishte ndërruar dhe historia. Miqtë e dikurshëm papritur ishin kthyer në armiq. Madje Sabriut i kishin mohuar edhe varrin. Ata e kishin ndarë kufomën e tij nga i ati. Një veprim barbar. Të gjitha këto mendime sikur ia kthjelluan mendjen.

            - Të falemnderit, o babë! Ti fole dhe më tregove rrugën nëpër të cilën duhet të eci. Të falemnderit!

            Këto fjalë i tha me zë të lart, por kur u kujtua se ishte në pavionin e dëshmorëve, vështroi rreth e rrotull. Për fat, në atë çast, në sallë nuk kishte njeri, përndryshe do e kishin marrë për ndonjë të çmendur.

            Doli  në rrugë. Tashti sikur nuk e ndjente as brengën që e kishte kaplluar.  Shpirtin  e kishte më të qetë. Kishte dëshirë të ecte dhe të ecte pa  mbarim.  Nuk  ndiente  lodhje.  Së fundi u fut në një bar dhe porositi një dopio konjak. E piu përnjëherësh dhe u ngrit. Vazhdoi të ecte. U drejtua nga kodrat e qytetit. Ndaloi në pikën më të lartë. Prej andej qyteti dukej si në pëllëmbë të dorës. U ul në rrëzë të një rrapi të madh. Vështronte qytetin. Njihte çdo pëllëmbë të tij. Ishte lindur dhe rritur në atë qytet. Iu kujtua fëminia. Një fëmini e përzier me krismat e armëve, me të vrarë dhe të plagosur që kërkonin ndihmë. Para syve iu fanit përsëri fytyra e të atit. Më pas ajo u zëvendësua me atë të s’ëmës. Edhe ajo nuk vazhdoi gjatë, u zëvendësua me të Lumturisë, e cila ia  la  vendin  Iridës    vogël.  Ishin njerëzit më të dashur të tij. Për ata punonte. Për ata ishte i gatshëm të sakrifikonte gjithçka.

I kredhur mes këtyre përfytyrimeve, nuk kishte vënë re se ishte bërë natë. Errësira kishte mbuluar vendin Kjo i kujtoi errësirën që kishte mbuluar shpirtin e tij. U ngrit dhe shkoi në shtëpi. Atje po e prisnin me merak.

            - Ç’u bëre more bir? Ora po shkon njëmbëdhjetë, - i tha e ëma.

            - Isha me Stefanin dhe Gjergjin, - e gënjeu ai. Vetëm te ata kishte besim nënë Gjyla - Po Ridushka ime si është? A ke marrë ndonjë dhjetë sot?

            - Dy babi, një në fizikë dhe tjetrën në letërsi.

            - Të lumtë! Nesër do të sjellë babi një dhuratë për hir të tyre.

            - Dhurata më e mirë për mua jeni ju të tre, - qeshi Irida dhe iu hodh në qafë.

            Kur shkuan në dhomën e gjumit, Lumturia i tha:

            - Sot mora një lajm të keq. Një shoqja ime, që është drejtoreshë në një shkollë tjetër, më tha se kishte dëgjuar në seksionin e arësimit, ku kishte shkuar për të çuar disa relacione, të flitej për mua. Madje kishte dëgjuar shefin e seksionit të fliste me një vartësin e tij për mundësimin e transferimit në ndonjë shkollë tjetër. - Gjeni ndonjë vend bosh në ndonjë shkollë shtatëvjeçare, - kishte thënë shefi. Kam  frikë  mos    transferojnë    ndonjë  shkollë fshati.

            - Të gjitha do t’i presim. Besoj se edhe mua do më ndodhë e njëjta gjë. Sot më thirri përsëri operativ Ilia. Më kërcënoi se po të mos nënshkruaja deklaratën, duhej të përgatitesha për më të madhen. Cila është e madhja. Të presim dhe të shohim. Ndoshta mjaftohen vetëm me uljen në detyrë. Megjithatë unë e kundërshtova.

            - Ndoshta! Nuk e kuptoj se përse duhet të heqim  një  ndëshkim    tillë?  Gjithë  jetën kemi jetuar me ndershmëri.

            -  Sot sundon “ndershmëria“ e horrit. Më vjen keq  për  Ridën.  Ajo  është   e   re. Krenohet që babanë e ka kryeinxhinier dhe nënën drejtore. Si do ta ndiejë veten? Sa për mua nuk pyes edhe sikur të më bëjnë punëtor.

            - A e di Agron? Ne nuk duhet ta humbasim toruan. Duhet të gjejmë forca për t’i bërë ballë. Le të presim dhe të shohim!

            - Ke të drejtë. Të falemnderit! Ti je perëndesha ime mbrojtëse.

U përqafuan fort me njëri-tjetrin. Në ato çaste ndjenin një dashuri të madhe, një dashuri të lindur nga pastërtia e zemrave të  tyre  dhe    kalitur   gjatë  rrugës   së jetës. Kishin gati shtatëmbëdhjetë vjet që ishin njohur. Asnjëherë gjatë jetës së tyre bashkëshortore nuk ishin grindur. Ishte një çift që duhej ta kishe zili.  Një çft me të vërtetë i përsosur. Lindja e vajzës i kishte lumturuar më tepër. Ajo ishte bërë idhulli i tyre. Merita e tyre ishte se dinin t’i bënin ballë dallgëve të jetës. Rasti i shfaqur e tregonte këtë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora