E marte, 30.04.2024, 04:43 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Deklaratë për shtyp

E merkure, 02.06.2010, 09:59 PM


Deklaratë   për   shtyp

 

Për dijeni:                                           Zotit   John   Ëithers

     Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

 

                                                                                                                                Tiranë

 

            Kaloi një javë që shoqata e jonë ju ka dërguar një letër ku parashpreh opinionin e saj lidhur me propozimin e Presidentit të Republikës për emërimin e zotit Vangjel Kosta në gjykatën e lartë, vendim që u hodh poshtë nga parlamenti shqiptar. Megjithatë nga ana juaj deri tani nuk na ka ardhur asnjë përgjigje. Në vend të saj, ditën e premte datë 28 maj 2010 dëgjuam një prononcim tjetër tuajin ku përsëritnit mendimin e shprehur më datën 24 maj 2010.

            Natyrisht është e drejta e juaj të shpreheni si të dëshëroni, por njëkohësisht është edhe e drejta e jonë që të shprehim pikpamjet tona. Pikërisht këtë gjë jemi të detyruar të bëjmë me këtë deklaratë për shtyp.

            Nuk jemi dakord me mendimin tuaj se ishte ndërhyrja e partive politike në marrjen e këtij vendimi. Ne nuk marrim përsipër të mbrojmë pikpamjet e asnjë partie, por nuk mund të heshtim kur cënohen të drejtat tona të ligjëshme. Për këtë mjafton t’ju përmendim disa pika të Rezolutës Nr. 1481 (2006) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës miratuar më 25 janar 2006 dhe të firmosur nga të dy krahët e politikës shqiptare, ku ndërmjet të tjerave thuhet:

Pika 5.             Rënia e regjimeve komuniste totalitare në Europën qëndrore dhe  lindore nuk u pasua në të gjitha rastet me një hetim ndërkombëtar të krimeve të kryera prej këtyre regjimeve. Ca më tepër, autorët e këtyre krimeve nuk u vunë përpara gjyqit nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, siç ishte rasti me krimet e urryera të realizuara nga nacional-socializmi (nazizmi).

Pika 8,             Asamblea beson që viktimat e atyre krimeve që u realizuan nga regjimet komuniste totalitare e që janë akoma gjallë, apo familjet e tyre, meritojnë simpati, mirëkuptim dhe mirënjohje për vuajtjet e pësuara.

Pika 12.           Asamblea parlamentare dënon fuqimisht dhunimin masiv të të drejtave të njeriut të kryera nga ana e regjimeve komuniste totalitare dhe shpreh simpati, mirëkuptim dhe mirënjohje  për viktimat e këtyre krimeve.

            Ndërsa në Rezolutën “Për  dënimin  e  krimeve   kryera  nga  regjimet  komuniste   Shqipëri”,

miratuar nga parlamenti shqiptar pa pjesmarrjen e grupit socialist që braktisi sallën në  çastin  e  miratimit,

thuhet:

Pika 4.             Rënia e regjimit komunist në shqipëri nuk u pasua me një hetim të krimeve të kryera prej tij, aq më tepër që autorët e këtyre krimeve nuk u  përballën  asnjëherë   seriozisht   me   drejtësinë  

dhe nuk u kërkuan falje publike viktimave të genocidit komunist.

Pika 6.             Kuvendi i Shqipërisë shpreh bindjen se njohja dhe denoncimi i krimeve të diktaturës komuniste, i shërben shmangies së përsëritjes së krimeve të ngjashme në të ardhmen. Ndëshkimi i krimeve të kryera dhe rivlerësimi real i historisë luan një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave të rinj.

            Në vitet 1945-1950 në Shtetet e  Bashkuara    Amerikës  u  miratua  një  ligj    dënonte  krimet

komuniste dhe i priste rrugën restaurimit të sistemit komunist.  Shtetet e Bashkuara  nuk  e kishin provuar

ndonjëherë diktaturën komuniste. Megjithatë miratuan dhe zbatuan një ligj të tillë. Po  ne     e  provuam

mbi shpatullat tona për gati një gjysëm shekulli, a nuk  kemi   drejtë   kërkojmë  një  ligj   tillë?

            Ne deklarojme se emërimi në postet e larta të administratës shtetërore të atyre   janë  përgjegjës,

për vrasjet, dënimet apo internimet politike është një fyerje e rëndë për gjithë shtresën tonë. Kemi të drejte

morale ta themi një gjë të tillë pasi deri më sot asnjë prej tyre nuk ka patur,   paktën,  kurajo   kërkojë

falje. Nuk  i  ka  kërkuar  falje  Vangjel    Kosta   Agron  Ficos,  Kastriot  Marës  dhe  Adnan  Ballës,  për 

vendimin  Nr.  261  datë 16.11.1989 të Gjykatës së Durrësit që  i  dënonte  përkatësisht   me   pesë,   tre  e

gjysmë  dhe   një   vjet   burg  për  motive politike (tentim arratisje) secilin. Bashkangjitur po  ju dërgojmë

edhe kopjen e vendimit të gjyqit të mësipërm. Ne deklarojmë se  sot   Shqipëri  ka  një  brez   tërë  

shkolluarish, brenda dhe jashtë shtetitt, që kanë fituar tituj dhe grada shkencore nëpër universitetet   

zë të botës perëndimore që mund të emërohen fare mirë në poste   tilla   rëndësishme.  Atëherë  përse

nuk veprohet kështu? Përse vazhdohet të përkrahen ende ato figura të përlyera me  sistemin  totalitar?  Nje

veprim te tillë ne nuk kemi si ta mbështesim.

            Në kohën e diktaturës quheshim  “Armiq   popullit”,   këto  njëzet   vjet   pluralizëm   quhemi 

“ish  të përndjekur politikë”. Ne nuk duam të quhemi   tillë.  Duam   jemi   barabartë  me   gjithë

popullin  e vendit tonë.  Por    bëhemi    tillë  duhet   jemi  rehabilituar  plotësisht. Nuk  duam  

quhemi  “plehra”, siç na ka quajtur një ish kryeministër socialist si zoti Pandeli  Majko  apo  shokët  e   tij.  

Kaluan  njëzet  vjet  dhe  ne  jemi   po     atë  gjendje   ishim   vitin 1991. Deri kur do të vazhdojë

kështu?

            Këto janë problemet tona që donim  t’ju   shprehnim  juve,  si  përfaqësues  i  një  shteti     madh, simbol i lirisë dhe demokracisë. Gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kemi patur pranë vetes tonë

dhe kemi besim se kështu do të vazhdojnë të jenë gjithmonë. Presim nga ju që, në emër   shtetit  tuaj, të

na ktheni përgjigje për shqetësimet e mësipërme.

            Me respekt!

                                                                                                   Reshat    Kripa

                                                                                    Kryetar i Shoqatës Antikomuniste

                                                                        të Përndjekurve Politikë Demokratë të Tiranës

.

 

Nr. Rregj. 253                                                                                                                       Nr. Vendimit 261

Data rregj. 27.10.1989                                                                                                          Data: 16.11.1989

 

                                                                              VENDIM

                                                                NË EMËR TË POPULLIT

 

 

            Gjykata e rrethit Durrës e përbërë prej:

            Vangjel Kosta             Kryetar i seancës gjyqësore

            Agim Kalleshi             nd/gjyqtar

            Vangjel Kume             nd/gjyqtar

Asistuar nga sekretari Xhemal Lamçellari  dhe  prokurori  Aristotel  Koti,   Durrës   15-16.11.1989,

shqyrtoi në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen penale nr.253 që i përket:

            Të pandehurve:

1.       Adnan Balla, i biri i Tasimit dhe Dritës, dt/L 1963, lindur e  banues  Durrës,  pa

parti, pa dënuar, pa dekoruar, me arsim të mesëm profesional, beqar me punë në Portin Detar “Enver Hoxha”, i arrestuar (ndaluar) më 25.7.1989

                                    2. Kastriot Mara, i biri Halitit dhe Lumes, dt/L  1960,  lindur  e  banues  Durrës,  pa

parti, pa dënuar pa dekoruar, me arsim të mesëm profesional, me punë në NI Goma, i arrestuar më 27/7/198)9, mbrojtur nga këshilltarka ligjore Vasilika Sotiri.

                                    3. Agron Fico, i biri Avdullajt dhe Meremes, dt. L 1961, lindur e banues Durrës, me origjinë e gjendje puntor, pa dënuar, pa parti, pa dekoruar, me arsim të mesëm profesional, i martuar, një fëmijë, me punë në NIQ Durrës, arrestuar më 16.8.1989, mbrojtur nga këshilltari ligjor Rustem Syziu.

            Të akuzuar:

                                    * I pandehuri Adnan për moskallzimin e krimit të tradhtisë ndaj atdheut, neni 11/2 K.Penal.

                                    * Të pandehurit Kastriot dhe Agron për krimin e tradhtisë ndaj atdheut kryer në bashkëpunim neni 47/gj – 31/b  K.Penal

            Gjykata pasi shqyrtoi materialet e denoncuara nga hetuesia, provat e marra gjate zhvillimit të gjykimit dhe prokurorin që kërkoi:

            * Të deklarohet fajtor i pandehuri Adnan Balla për veprën penale të moskallzimit të një krimi kundër shtetit dhe sipas nenit 112/2 K.Penal të dënohet me një vit heqje lirie

            * Të deklarohet fajtor i pandehuri Kastriot mara për nenin 47/gj, 31/b K.Penal, dhe të dënohet me gjashtë vjet heqje lirie.

            * Të deklarohet fajtor i pandehuri Agron Fico për veprën penale të tradhëtisë ndaj atdheut në formën e arratisjes dhe sipas nenit 47/gj, 31/b K.Penal, të dënohet me shtatë vjet heqje lirie. 

 

                                                                           VENDOSI 

 

            Të deklarojë fajtor dhe të dënojë për veprën penale të tradhëtisë  ndaj atdheut në formën e arrtisjes kryer në bashkëpunim:

* Të pandehurin Agron Fico, sipas nenit 47/gj, 31/b, 32 të Kodit penal me 5 (pesë) vjet heqje lirie duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 16.8.1989.

* Të pandehurin Kastriot Mara sipas nenit 47/gj, 31/b, 32 të Kodit penal me 3 (tre) vjet e 6 (gjashtë) muaj heqje lirie, duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 27.7.1989.

* Të pandehurin Adnan Balla për veprën penale të moskallzimit të një krimi kundër shtetit dhe në bazë të nenit 112/2 të K.penal e dënon atë me një vit heqje lirie duke filluar vuajtja e dënimit nga data e arrestimit 25.7.1989.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim dhe protestë brenda pesë ditëve duke filluar afati tre ditë pas shpalljes në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë në Tiranë

Durrës, më 16.11.1989

 

                                                                                                Gjyqtari

                                                                                         Vangjel    Kosta

                                                                                            (Firma, Vula)

 

 

            Me vendimin Nr. 139 datë 15.12.1989, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë është vendosur: 

·         Lënia në fuqi e këtij vendimi për të pandehurit Adnan Balla dhe Kastriot Mara.

·         Prishja e këtij vendimi për të pandehurin Agron Fico dhe kthimin e çështjes hetuesisë për plotësim hetimesh.

 

                                                                                                Kryesekretari

                                                                                                 Osman  Aliu

                                                                                                 (Firma, Vula)



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora