E marte, 30.04.2024, 02:43 AM (GMT+1)

Përjetësi » Kripa

Reshat Kripa: Shkallët e ferrit (VIII)

E diele, 06.06.2010, 07:51 PM


RESHAT KRIPA

 

SHKALLËT E FERRIT

 

Roman

                        KREU     I     DYTË

 

                                                                 VIII

 

Isufi po rrinte te porta ku e kishte caktuar Demiri për t’i dhënë përgjigje ndonjërit që mund të pyeste për diçka. Kishte parë Ilian që  hyri  brenda  me  dy  femra  dhe  kishte  pyetur shoferin e gazit që i solli:

            - O Selim, kush ishin ato dyja?

            - Janë familjaret e një të burgosuri. Kanë ardhur për një ballafaqim.

            Atij iu duk i çuditshëm ky ballafaqim në mesnatë, por nuk u thellua më shumë. Në fund të fundit atje ishte e zakonshme që pyetjet të bëheshin pas mesit të natës. Ajo ishte një praktikë e njohur. Kishte kaluar më shumë se një gjysmë ore nga ardhja e tyre kur në dyert e degës u çfaq një plakë. Isufi njohu atë plakën që kishte ardhur të kërkonte kryetarin një muaj më parë.

            - Më fal mor bir, por dua të takoj kryetarin e degës. Thuaji se ka ardhur nënë Gjyla, gruaja e dëshmorit të Luftës Nacionalçlirimtare, Bexhet Canaj.

            - Po tani është natë, moj nëne! Pastaj kryetari nuk është fare këtu.

            - Si nuk është këtu? Mua më tha oficeri juaj që këtu është.

            - Cili oficer ju tha?

            - Ai që mori nusen dhe mbesën. Tha se me urdhër të kryetarit do bënin  takim  me

djalin tim që ndodhet i mbyllur këtu.

            - Si quhet djali juaj?

            - Agron Canaj.

            Një hije dyshimi kaloi në mendjen e Isufit.  Dy femrat që hynë para një gjysmë ore, tani plaka dhe fjala që i paskësh thënë operativ Ilia për kryetarin, që nuk ishte fare në qytet, e bënë të mendohej. Diçka e dyshimtë po përgatitej. Agronin e njihte. E kishte shoqëruar në qelinë numër shtatë. I kishte ardhur shumë keq për të dhe ishte munduar ta ndihmonte. Thirri një polic dhe i tha të qëndronte pak kohë në vendin e tij, se do të shkonte të kërkonte hetues Demirin.

            - Nënë, do të shkoj unë ta kërkoj, - i tha plakës.

            - Falemnderit, more bir! Zoti ta shpërbleftë për mirë!

            - E ku ka zot? - tha polici që sapo mori shërbimin.

- Ka mor bir, ka. Ai ndodhet kudo. Edhe në ndërgjegjen tëndë që thua se nuk ka Zot, ai ekziston. Ishallah nuk e provon të keqen,  por  po    ndodhesh në vështirësi, do ta kuptosh se ku  ndodhet Zoti.

Isufi   shkoi      zyrën   e   Demirit.  Atje  pa Agronin të ulur në  një  karrike  dhe  pranë  tij Myfitin.

            - Ku është shoku Demir?

            - Poshtë në birucat, tani vjen.

Shkoi në qelitë e    burgosurve.  Përveç  dyerve    mbyllura  me  lloz,  nuk  pa  njeri tjetër.

- Duhet të jetë në dhomën e speciale, - mendoi.

Zbriti poshtë dhe u drejtua andej. Në dhomën speciale nuk kishte njeri.  Iu  duk sikur dëgjoi një rënkim dhe pas tij një zë që qante. Zëri vinte nga dhoma përbri. Nga dhoma tjetër dëgjohej një e qeshur histerike. Dera e dhomës së parë ishte pak e hapur. E shtyu dhe pa hetues Ilian të zhveshur mbi një grua. Ajo qante me ngashërim. Mbylli portën dhe u drejtua nga dhoma tjetër. Nga brenda dëgjohej një zë që qante dhe qeshte. Dëgjoi edhe zërin e një burri që thoshte:

- Ja edhe pak, kënaqu moj kumbull!  

Këto fjalë shoqëroheshin me një rënkim. Njohu zërin e Demirit dhe kuptoi gjithçka. U  trondit. Poshtërsia e atyre dyve e la pa mend. Ç’të bënte? Të largohej dhe të hiqej sikur nuk kishte parë gjë? Kjo ishte e pamundur. Do të qëndronte. Ta shikonin dhe ata që ai u bë dëshmitar i aktit të tyre të turpshëm. Dera e dhomës së parë u hap dhe doli Ilia me Lumturinë e përlotur. Kur pa rreshterin ai u trondit dhe i foli me një zë të rëndë.

            - Po ti ç’kërkon këtu?

            - Dua të takoj shokun Demir. Ka ardhur nëna e Agronit dhe kërkon nusen dhe mbesën..

            Ilia ndërroi tonin. Mendoi ta bënte për vete me dredhi.

            - Do ta provosh? - i tha duke i shkelur syrin.  -  Është shumë e mirë. Provoje! Mos humb rastin.

            - Falemnderit,  nuk  kam  nevojë, -  u  përgjigj prerazi Isufi.

            Ndërkohë   u   hap  dhe  porta  tjetër  dhe  doli Demiri dhe pas tij Irida. Sytë vajza i kishte të çakërdisura. Fytyra i ishte shtrembëruar. Kishte marrë pamjen e një të çmendure. Vazhdonte të qante e të qeshte njëkohësisht  dhe  belbëzonte:

            - Babi, babi, babi…

- Çfarë i keni  bërë  vajzës? –  klithi  Lumturia dhe e futi në gjirin e saj.

- Mbylle gojën! Po fole një  fjalë   dije   se   ju    dyja  dhe  ai  kokëmushka  tuaj  

do  të zhdukeni brenda njëzetekatër orëve. Këtë mbaje në mendje.

Pastaj duke u  drejtuar nga Isufi i tha me një ton të ashpër:

- Po ti?

- Përjashta të kërkon nëna e Agronit.

- Përse?

- Atë e dini ju.

- Mirë, mirë. Merri dhe shpjeri jashtë. Lajmëro Selimin t’i çojë në shtëpi. Të  marrë edhe plakën.

            Isufi i mori dhe u nis.  Kur i pa në atë gjendje nënë Gjyla u trondit tepër.

            - Çfarë ka ndodhur me vajzën?

            - Asgjë!   U   trondit  kur  takoi    atin,  -  tha Lumturia duke e mbledhur veten. Nuk donte t’i jepte të kuptonte së vjehrrës.

            Hipën     makinë  dhe  u  nisën.  Isufi  largoi policin që e zëvendësoi dhe po rrinte te porta duke përfytyruar skenat që kishte parë.

            Demiri, ndërkohë, ishte kthyer në zyrën e tij dhe kishte nxjerrë jashtë Myfitin. Hapi sirtarin e tryezës dhe nxori prej andej një shkresë të shtypur  në shumë faqe dhe, duke iu drejtuar Agronit, i tha:

            - Do të ta  lexoj?

            Agroni nuk foli. Filloi të ndiejë të ftohtë. Po dridhej i tëri.

- Atëhere nënshkruaje! Shkruaj emrin, mbiemrin dhe vendos nënshkrimin në çdo faqe të procesverbalit.

            Agroni vazhdonte të mos fliste.

            - Mos harro, ato janë poshtë. Do të lirohen vetëm kur ti  të nënshkruash.

            Një ngashërim i thellë filloi të dalë nga zemra e tij. Lotët filluan t’i rrjedhin nëpër faqet. Filloi të qajë si një fëmijë. Demiri e la deri sa u qetësua dhe i tha:

            - Nënshkruaje!

            Mori penën dhe me dorën që i dridhej nënshkroi të gjitha fletët. Si mbaroi, mundi të thoshte me një ton therrës:

            - Tashti çdo gjë është e kotë. Agron Canaj  ka vdekur.

            Demiri thirri Isufin, i cili e mori dhe e mbylli në qelinë numër shtatë. Hetuesi i ndoqi nga prapa..

            - Përse erdhe poshtë qëparë? - pyeti Isufin.

            - Të thashë, kishte ardhur nëna e Agronit dhe donte të bisedonte me ty.

- Ashtu? E çfarë donte?

            - Donte shpjegime përse i kishit marrë nusen dhe mbesën.

- Mua mos më shit mend me të tilla filozofira. Dëgjo, po hape gojën për ato që pe, dije se të piu e zeza. Mos mendo se mund të më  bësh  gjë  mua.  I  kam  aq  njerëz  sa  për     më mbrojtur në çdo rrethanë. Ti nuk ke parë asgjë. Kuptove?

            Isufi heshti dhe u largua. Rrugës u shkëmbye me Ilian.

            - Po këtë kush na e poftisi sonte? -  tha ai. -  A nuk të thashë se është një veprim i rrezikshëm?

            - Mos u shqetëso, e rregulloj unë atë punë. Ai nuk do të guxojë të flasë. Po më thuaj a u kënaqe ndopak?

            -  E si të mos kënaqesh me një kumbull si ajo.

            Të dy u larguan duke u zgërdhirë me të madhe.

                                                                  IX

 

            - Nuse, çfarë i kanë bërë vajzës? - pyeti përsëri nënë Gjyla duke parë gjendjen e Iridës.

            - Të thashë moj nënë, u trondit tepër kur pa të atin në atë gjendje.

            - Pse, si ishte ai?

            Nënën mezi e mbante vendi. Lumturia e kuptonte dhimbjen e saj, por tragjedia që kishte pësuar, nuk e lejonte të mendonte shumë për dhimbjet e të tjerëve. Duhej ta mbante veten. Duhej të bëhej e fortë.

            - Po natyrisht moj nëne, - i tha  vjehrrës   duke mposhtur dhimbjen, - pas më shumë se një muaji në birucë, pa parë dritën e diellit me sy, ishte shumë i zbehtë. Për syrin e vajzës kjo ishte një goditje e rëndë. Por ti mos u mërzit, se së shpejti do t’i kalojë dhe ajo do të shërohet. Irida vazhdonte të qëndronte si e ngrirë dhe me sytë e çakërdisur. Nga buzët e saj dilnin vetëm fjalët:

            - Babi,   babi,  babi.  Ti  po  fluturon.  Gjyshe, shiko.   Mos   babi,   mos   fluturo.   A   e    shikon,   e  kanë rrëmbyer harpiet*.

            - Jo   bijë,  babi   nuk   po  fluturon.  Ai  do 

kthehet së shpejti. Mallkuar qofshin shkaktarët! -  tha Lumturia duke përqafuar të bijën me lot ndër sy.

            - Për hir të jetës, më thoni diçka. Çfarë më fshihni?  -  ndërhyri nënë Gjyla.

            - Ah, sikur të mundja! -  tha Lumturia me veten e saj  pastaj, duke iu drejtuar së vjehrës,  -   E gjetëm të gozhduar në mur, o nënë. Ishte gati pa ndjenja nga torturat.

            - Mallkim! -  doli nga fundi i zemrës së plakës.

            - Irida filloi të ulurinte nga dhimbja.

            - Mallkim!

            - Kërkuan prej nesh ta detyronim të pranonte ato që nuk kishte bërë.

            - Mallkim!

            - Ai na bëri thirrje që të mos biem në grackën e tyre.

            - Mallkim!

            - Pastaj ndodhi ajo.

- Çfarë ndodhi, bijë.

            - Mos më pyet më, o nënë.

            - Fol bijë, çfarë ndodhi?

Në këtë kohë u ndie përsëri zëri i Iridës:

            - Babi, babi, babi!

- Eja bija e mamit, eja në gjirin e mamit tënd! Eja shkojmë në shtrat, - i tha e ëma.

            Mori të bijën në krah dhe në mes të lotëve që irridhnin pa pushim vrapoi në dhomën e  saj.  E  shtriu vajzën në shtrat dhe po e zhvishte. Në mbathjet e saj dalloi   disa   gjurma   gjaku      freskët.    U   tërhoq mbrapsht e tmerruar, ngriti duart lart dhe thirri:

            - Zot, o Zot ku je? Përse nuk më more, por më le të shohë një tmerr të tillë? Ku është ndëshkimi yt? Ku je, o Zot?!

            Papritmas u shkreh në një vaj të thellë. Përqafoi të bijën që nuk kuptonte asgjë. Qante e qante me ngashërim. Qante pa zë se kishte frikë mos e dëgjonte e vjehra. I qante zemra. i qante shpirti. Ktheu sytë nga komoja mbi të  cilën  ishte  një  fotografi  ku  kishin

--------------------------------------------------------------- 

*)   Sipas mitologjisë ishin përbindsha me fytyrë gruaje dhe trup shpendi.

dalë të tre para disa muajve. Gëzimi shprehej në sytë e tyre. Po tani? Ai gëzim ishte shndërruar në dhimbje të pafund.

- Goni! - iu drejtua të shoqit në fotografi. - Ta vranë vajzën, o Goni! Ta vranë kriminelët. Na iku vajza nga duart,  o  burrë!  Na  e  rrëmbyen dhe na e hodhën në humnerë.

            - Babi, babi, babi, - u dëgjua përsëri zëri i mbytur i Iridës.

Ky zë  bëri    Lumturia    mblidhte   veten.  U  shtri      shtrat   me      bijën  dhe  duke   e  rrokur  në mes të lotve që i rridhnin nëpër faqe,  tha:

- Fli zemra  e  mamit!  Ke  mamin  këtu.  Jemi bashkë të dyja.

            Papritmas nga sytë e së bijës filluan të rrjedhin lot.

-          Ku është  babi,  moj  mami?  Mos  e  kanë  rrëmbyer    harpiet?   Ja,   shiko   si 

po  fluturojnë  së bashku me babin.

            - Jo zemra ime, babi nesër do të vijë në shtëpi. Fli tani!

            Pas  pak  vajzën  e  zuri  gjumi.  Një   gjumë  i trazuar plot me ëndrra të  tmerrshme.  Herë  pas  here ngrihej e trembur. Lumturia e pushtonte dhe i fliste me zë të butë:

            - Fli bija e mamit, fli!

Iridën e zuri përsëri gjumi. Një gjë e tillë vazhdoi deri sa zbardhi dita. Lumturia u ngrit dhe doli përjashta. Në koridor pa nënë Gjylën. Edhe ajo nuk kishte vënë gjumë    sy.  Gjithë natën kish menduar se ç’do të bënte të nesërmen.

- Si është vajza?

- Tani po fle.

- Çdo të bëjmë?

- Do të shkoj të marrë mjekun.

Lumturia u largua me nxitim. Nënë Gjyla u drejtua nga fotografia e të shoqit që ishte në mur dhe i foli:

- Përse luftove dhe re, or burrë? Mos vallë për djalin e burgosur apo për mbesën e çakërdisur? Të gjithë na kanë kthyer krahët. Edhe ata që dikur i kishe miq. Kjo është liria për të cilën re dëshmor?

Irida hyri në dhomë si një somnambul e veshur me këmishën e natës.

- U ngrite, bija e nënës? -  i tha nënë Gjyla duke e përqafuar

- Ku është babi nënë? A do të kthehet?

- Po bijë, ai do të vijë së shpejti. Po ti do të ftohesh në fill të këmishës.

Iku me vrap në dhomën e gjumit dhe sa hap e mbyll sytë u kthye me fustanin e saj. Ia  veshi  dhe   u ulën të dyja në divan.

- E pe babin bijë? -  e ngacmoi nënë Gjyla.

- E pashë nënë. Ai po fluturonte. Fluturonte lart në qiell. Ngado ishte i rrethuar nga harpiet. Irida u ngrit në këmbë dhe duke hapur krahët  foli:

- Babi, merrmë dhe mua me vete. Dua të fluturoj bashkë me ty.

- O zot! Pse na dënove në këtë mënyrë?  -  Foli nënë Gjyla me veten e saj. Pastaj duke përqafuar vajzën  -  Eja bijë, eja te gjyshja jote.

- E morën nënë, e morën. Nuk e shoh më. Po e shpien në botën tjetër.

- Jo bijë, ai do të vijë dhe ti do ta përqafosh në krahët e tu.

Në këtë kohë, mbrriti Lumturia me doktorin. Sotiri, mjeku psikiatër,  ishte një moshatari i Agronit. Kishin mbaruar studimet të dy në të njëjtin vit në Pragë, ai për mjekësi dhe Agroni për inxhinieri. E vizitoi me kujdes të veçantë. Së  fundi  u  kthye  nga

Lumturia dhe i tha:

- Vajza ka pësuar një goditje të rëndë. Çfarë ka ndodhur?. Dua ta di, në mënyrë që të marrë masat e duhura. Mos më fshihni asgjë.

Lumturia u mendua. E çfarë mund t’i thoshte? A mund t’i tregonte të vërtetën?

- Mbrëmë ishim në takim me Gonin. Kur e  pa      atë   gjendje,   vajza   u tmerrua.  Nuk  mundi  të duronte më.

- Si e morët në takim një fëmijë kaq të ndjeshëm si kjo?

- Nuk e morën ne. Ata e morën vetë.

- Dua të jem i sinqertë  me  ju.  Gjendja  është

serioze. Ka pësuar një tronditje të madhe. Duhet shtruar urgjent në spital. Atje do t’i  bëjmë analizat e duhura dhe sipas tyre do t’i japim edhe kurën e nevojshme.  Do të dërgojë ambulancën për ta marrë. Fati qoftë me juve!

Ambulanca erdhi pas një ore. Vajzën  e shtruan në katin e tretë të spitalit neuro-psikiatrik, në një dhomë më vete. Me ndërhyrjen e Sotirit u organizua menjëherë një konsultë me mjekë specialistë. Në fund u arrit në përfundimin se vajza duhej të qëndronte patjetër në spital,  për të bërë kurat e nevojshme. Me të qëndroi edhe Lumturia.

 

.                                                     X

 

Atë ditë të gjithë punonjësit e  ndërmarrjes  ishin  lajmëruar  për  një  mbledhje  të rëndësishme, ku do të merrnin pjesë edhe përfaqësues të degës së punëve të brendshme.  Flitej për demaskim të disa personave të padëshëruar. Mbledhja  ishte  lënë  për    orën  dhjetë, por njerëzit filluan të mblidhen më  herët.  Pothuajse  asnjë  nuk  kishte  filluar  punë.  Kureshtja  i shtynte të vinin dhe të interesoheshin. Gjithkush mendonte se diçka do të ndodhte. Demaskim apo ndoshta diçka tjetër. Ata që kishin ndonjë dregëz në biografi druheshin se mos ishin viktima të radhës.

Midis tyre  edhe  Stefani me  Gjergjin.  Kishin    shumë  se  një  muaj    nuk  e ndjenin   veten     qetë.  Pas  arrestimit    Agronit  edhe  ata  prisnin  nga  çasti    çast   arrestimin e tyre.

- Më duket se na erdhi fundi, -  foli  Gjergji   i  tronditur.

- Mos e lësho veten. Sido që të ndodhë  mbahu  si  burrë.  Vetëm  kështu  do të  mund  t’i  bëjmë ballë.

Gjysmë ore para, salla ishte mbushur plot e përplotë. Njerëzit diskutonin me zë 

ulët. Së fundi u dëgjua një zhurmë makine dhe pas saj në sallë hynë sekretari partisë drejtori, kryetari komitetit profesional, shefat e tjerë të ndërmarrjes, Demiri me  Ilian dhe Agroni i shoqëruar nga disa policë. Njerëzit filluan të pëshpërisin me njëri-tjetrin. Dikush shprehte keqardhje me shokun pranë. Inxhinieri kishte qenë një person korrekt në marëdhëniet me të tjerët. Këtë ata nuk mund ta harronin. Por kishte edhe nga ata që sjelljen e tij e kishin harruar. Ata ishin shndërruar në intrigantë dhe servile,  të gatshëm të hidhnin male me baltë mbi atë fatkeq.

- Vdekjen e prisja, por që të vinte kryeinxhinier Agroni në bangën e të akuzuarve nuk ma merrte mëndja,  -  i tha një punëtor me zë të ulët  shokut që kishte pranë.

- Eh, mor mik! Nuk e di ti se çfarë sjell minuta nuk e sjell sahati, -  iu përgjigj ai po me zë të ulët.

- Ti je më i mënçur, a beson vërtet që ai të ketë tradhtuar? -   vazhdoi i pari.

- Nuk e di, por më mirë mos fol. Vetëm dëgjo. A e di se dhe muret kanë veshë? - 

iu përgjigj shoku i tij.

- Mirë, or mik, mirë. -  e mbylli bisedën i pari.

Në këtë kohë u ngrit në këmbë sekretari  partisë dhe të gjithë heshtën. Në sallë u vendos qetësi.

            - Shokë dhe  shoqe! -  filloi  sekretari. Sot jemi mbledhur për të dëgjuar raportin e përfaqësuesit të degës së punëve të brendëshme, shokut Demir Kapedani, mbi veprimtarinë armiqësore të ish-punonjësit të ndërmarrjes sonë, të pandehurit Agron Canaj, që tani ndodhet në bangën e të akuzuarve dhe bashkëpunëtorëve të tij.  Pas raportit, ftoj të gjithë pjesmarrësit të shprehin mendimet e tyre hapur dhe pa frikë. Tani më lejoni t’ia jap fjalën shokut Demir.

            - E dëgjove? Ai tha dhe bashkëpunëtorëve të tij, - foli me zë të ulët Gjergji.

            - Pusho dhe dëgjo! - u përgjigj Stefani.

            Gjergji nuk foli më. Në mes të heshtjes së thellë që kishte mbuluar sallën, Demiri filloi leximin e procesverbalit që kishte nënshkruar më parë Agroni. Akuzat ishin nga më të rëndat që  mund të merreshin me mend. Sipas tyre ai pranonte se kishin krijuar një grup subversiv me anën e të cilit do të tentonin të hidhnin në erë turbinën e re që do të vendosej në hidrocentral. Në planet e tyre ishte, gjithashtu, edhe zhvillimi i akteve terroriste, për të ngjallur panik në radhët e popullsisë. Të gjitha këto ishin   bërë   sipas    udhëzimeve     kishin    marrë nga KGB-ja sovjetike dhe CIA amerikane, në shërbim të të cilave ai ishte vënë që kur kishte qenë student në Pragë.

            Herë  pas  here  Demiri  e  kapërxente  frazën. Kuptohej që në ato vende ishin emrat e denoncuara nga Agroni. Njerëzit ishin kuriozë të merrnin vesh se kush ishin ata. Agroni e dëgjonte dhe me vete mendonte se si kishte mundur të nënshkruante një deklaratë të tillë të turpshme. Para syve i doli skena me Lumturinë dhe Iridën dhe e kuptoi shkakun e gjithë asaj. Mund të ngrihej dhe të deklaronte se të gjitha ato ishin sajime të tyre, por ideja se ajo skenë mund të përsëritej në çdo çast e tmerronte. Qëndronte si ndonjë mumje e heshtur, duke dëgjuar marrëzitë që nxirrte goja e hetuesit. Nga kjo gjendje e përmendi  zëri Demirit që i  tha:

            - A janë të vërteta këto?

            Agronit i mbeti zëri në grykë. U mundua të fliste por nuk mundi.  Ishte në gjendjen e fajtorit që, megjithse e kupton fajin që ka kryer, nuk është në gjendje të reagojë Demiri u kthye nga ai  dhe e pyeti përsëri me një ton që vetëm ai dinte ta përdorte:

            - Hë, si thua?

            Agroni vështroi sallën që priste në heshtje dhe së fundi mundi të thotë me një gjysmë zëri të shuar:

            - Po.

            - Më fort që ta dëgjojnë të gjithë.

            - Po, - përsëriti Agroni, kësaj rradhe me zë më të lartë.

            Një zhurmë mbuloi sallën. Njerëzit filluan të pëshpërisin me njëri-tjetrin, disa me zë të ultë dhe disa me zë të lartë.

-          More,  po   paska   qenë   gjarpër   i    mbuluar, -   tha   dikush,  -   dhe    ne    e  

mbanim   për  burrë të ndershëm. Paskemi mbajtur gjarprin në gji.

            - Kemi mbajtur një gjarpër që mund të na kafshonte nga çasti në çast, - foli një tjetër  andej  nga fundi.

            - Shoku Demir, mjaft na lexuat.  Merreni  dhe  dënojeni  sa    shpejt  qenin. –  u

hodh një burrë me dy gisht mustaqe.

- Bukëshkalët     harruan  bukën   e   partisë, tradhtarët që për interesa të ulëta u shitën te    huajt, meritojnë dënimin më të rëndë, - e ngriti zërin duke tundur gishtin  me  kërcënim  një qose.

Vazhdoi një seri akuzash dhe sharjesh nga më të ultat. Dikush u afrua dhe i  hodhi  një tok me pështymë në fytyrë. Një tjetër, me një zë të fortë, lëshonte sharje nga më të rëndat:

-          Shoku Demir, mjaft na lexuat se i kemi     qarta  si  drita  e  diellit.  Na  thoni

kush janë bashkëpunëtorët e tij?

 Ndërkaq ndërhyri Demiri:

            - Prisni, se kemi akoma diçka për të deklaruar. Këto veprime i pandehuri mendonte t’i bënte me dy shokët e tij të ngushtë, Stefan Gjokën dhe Gjergji Panon që, siç e dini, rrjedhin nga familje të deklasuara, duke futur në valle  edhe persona të tjerë.

            - Cilët janë ata?

            Në këtë kohë ndërhyri operativ Ilia:

            - Stefan Gjoka, Gjergji Pano, Ylli Nivica, Gëzim Shpendi dhe Përparim Seferi, në emër të popullit jeni të arrestuar!

            Një grumbull policësh, që qëndronin të gatshëm prapa tyre, iu hodhën sipër dhe sa hap e mbyll sytë i prangosën. Agroni qëndronte si i ngrirë. Nuk i kishte shkuar ndër mend se puna mund të shkonte deri këtu.

            - Ne jemi të pafajshëm. - u dëgjua zëri i fortë i Stefanit. -   Ai gënjen!

            - Kjo nuk është veçse një farsë, - përsëriti Gjergji që e kishte marë veten nga hutimi i parë.

            Turma e acaruar filloi të reagojë më me egërsi.

- Poshtë tradhtarët! -  Foli njëri  me  një    të acaruar.

- Ne s’jemi tradhtarë. -  u përgjigj Ylli.

- Spiunët në litar! -  tha një i dytë.

- Ne s’jemi spiunë. -  ia ktheu Gëzimi.

- Poshtë bashkëpunëtorët! -  gjëmoi zëri i një të treti.

- Ne s’jemi bashkëpunëtorë. -  ishte përgjigja e menjëhershme e Përparimit

- Pushoni! -  u dëgjua zëri i njërit prej rojeve.  -  Që nga ky çast nuk keni të drejtë të flisni.

Dikush doli jashtë, mori një gur dhe deshte t’i qëllonte, por e ndaloi  dora  e  njërit

që kishte pranë. Të tjerë vazhdonin të shanin me histerizëm. Kishte edhe nga ata që heshtnin të nemitur e të trembur. Ata nuk ndiheshin, por nuk kishin as guxim të kundërshtonin.  Sekretari partisë e kuptoi se gjendja mund të dilte nga kontrolli ndaj tha:

- Takimi mori fund. Të gjithë kthehuni në punë!

Turma doli nga salla duke hunguritur:

- Dënojini pa mëshirë maskarenjtë!

Pas pak salla e mbushur me tym duhani  dhe  bishtra  cigaresh  u  zbraz.    fundit  që dolën prej saj ishin të pandehurit që, të shoqëruar nga turma e policëve, i hipën në makinën e policisë.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora