Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Letra e pajtimit
E marte, 27.09.2011, 05:58 PM
Reshat Kripa
LETRA E PAJTIMIT
Letra vinte që nga larg, prej andej ku
Mbushur plot me lot e vaj, nga një zemër copëtuar.
Zemër copëtuar vajze, vajze vjeç gjashtëmbëdhjetë,
Ende nuk kish lulëzuar, ende nuk kish hyrë në jetë.
Ti je babi më i mirë, si ty nuk gjejmë në botë,
Kam një mall e një dëshirë, nga syt më rrëshqasin lot
Ti me motrën rri i vetëm, unë me mamin dhe vëllanë,
Pesëmbëdhjet vjet kaluam, të ndarë edhe mënjanë.
Eja babi, fale mamin, dhe ajo të fali ty,
Që të mbajmë kokat lart, të mos na qeshë njeri.
Ne e dimë sa na do, edhe ne shumë të duam
Eja, eja të jetojmë, në familje të bashkuar.
Unë ende jam e vogël, s’i kuptoj hallet e jetës,
Po kërkoj si nëpër tym, që të gjejë të vërtetën,
Mamin, babin edhe mua, bashkë motrën e vëllanë,
Po të lutet zemër-vogla, eja që të rrimë pranë!
Babi letrën e lexoi, goja nuk i fliste dot,
Hodhi syt nga vajz’e madhe, syt ishin mbushur me lot
Hodhi poshtë paragjykimet, të kaluarën harroi,
Hodhi poshtë thashethemet, tok me vajzën fluturoi
Dhe një jetë të re filluan, të bashkuar si dikur,
Prindër bashkë me fëmijë, për të mos u ndarë kurrë!
Të mos kemi më në jetë, kurrë mos pafshim në botë,
Një familje ndarë dysh, një familje mbytur lot!