Përjetësi » Kripa
Reshat Kripa: Homazh për Pirro Kuqin
E diele, 27.05.2012, 05:17 PM
Homazh për
Pirro Kuqin
Nga Reshat Kripa
Pirro
Kuqi i përket asaj plejade krijuesish që kishin një pasion, një dëshirë të madhe
për të shkruar. Donin të shkruanin atë që mendonin, atë që ëndërronin. Por, për
fatin e tyre të keq, kishin lindur në një epokë të gabuar. Ata kishin lindur në
atë epokë kur nuk mund të shprehnin ato që ëndërronin, ato që u buronin nga
zemrat e tyre. Nuk mund të shprehnin mendimet e tyre të lira, ndjenjat e
shpirtrave të tyre të pastër. Jetonin në një kohë kur sistemi totalitar mbyste
mendimin e lirë që në lindjen e tij. Për t’ia arritur kësaj ai kishte shpikur
një formulë po aq totalitare të letërsisë dhe artit për t’ia kundërvënë mendimit
të lirë, formulën e të ashtuquajturit “ Realizëm Socialist “, një formulë absurde
që ndrydhi talentet e mëdha dhe u hapi rrugën veprave standarte që në më të shumtën
e rasteve nuk kishin asnjë vlerë.
Por
talentet e mëdha i rezistuan çuditërisht shtrëngimeve abstrakte në format nga më
të ndryshmet. Ata më stoikët pranuan më mirë plumbat në gjokset e tyre në vend
të nënshtrimit. Ata nuk bënë kurrë art të imponuar, duke marrë mbi vete edhe
pasojat. Arti i tyre kishte brenda vetes të koncentruar një kod të brendshëm të
demokracisë, lirisë dhe bukurisë njerëzore. Brenda veprave të tyre, nëpërmjet alegorizimeve apo formave të tjera artistike, jepeshin
mesazhe të qarta të mendimit të lirë. Midis këtyre do të mbeten në altarin e
poezisë shqipe emrat e Trifon Xhagjikës, Genc Lekës, Vilson Blloshmit dhe Havzi
Nelës.
Të tjerë do
të pranonin më mirë prangat e rënda ndër duart e tyre se sa lirinë e dhunuar. Merita
e tyre ishte se me veprat e shkruara mbanin gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe
shoqërore të vendit, qoftë dhe si ushqim i ëndrrave më intime të individit, me
shpresën se një ditë do të bëheshin realitet. Ato frymëzonin dashurinë për
kombin që, në atë varfëri shpirtërore ku e kishte katandisur sistemi, shqiptarët
të gjenin veten, duke pasuruar shpirtin me ndjenjën e së bukurës, urtësisë,
dijes, dhe mendimit të lirë.
Me gjithë
kushtet e rënda në të cilat ndodheshin, ata shkruanin. Dora e tyre i hidhte ato
në letër. Autori i lexonte dhe
rilexonte, pa guxuar t’ia tregonte njeriu, me përjashtim ndoshta të ndonjë shumë
të afërmi. Këto shkruheshin me gjakun e tyre në qelitë e errëta të burgjeve ku
i kishte degdisur sistemi. Në to shkruhej për atdheun e robëruar, për lirinë, për
dashurinë. Shkruhej për dhimbjen, për mallin, për shpresën. Shkruhej për gjithçka.
Në ato shkrime sundonte besimi për të ardhmen edhe atëhere kur shumëkush e
kishte humbur atë.
Një nga këta ishte edhe Pirro Kuqi. Ai nuk u bë kurrë servil dhe hipokrit, nuk u bë kurrë poet obori. Në vargjet e tij nuk shkruhej kurrë
Falmë Enver se pena m’u rëndua!
apo vargje të tjera të këtij lloji. Vargjet e Pirros ishin krisma pushke dhe topi, ishin gjëmime rrufeje. Në vargjet e tij ushtonin:
Ju që tendosur
mbanit harqet,
Për luftë
klasash përgjithmonë,
Me djersën
tonë i frytë vargjet,
Dhe në çdo
hap na ngritët harqet,
Kameleonë!
Pirro
Kuqi ishte atje ku ishte dhimbja. Ishte 25 janari i vitit 1991. Një grup banditësh,
të shtyrë nga mjeshtrit e krimit, të tërbuar nga humbja e pushtetit, masakruan
barbarisht në pragun e portës së shtëpisë të ndjerën zonjën e nderuar Kaliopi
Dilo, bashkëshorten e Mihal Dilos nga familja e madhe e Dilenjve të Sheperit të
Zagorisë. Një krim i neveritshëm. Pushtetin që e kishin fituar me gjak, gjaksorët
po e linin po ashtu me gjak. Ironia më e madhe e këtij krimi makabër ishte se
mbeti, si dhe shumë të tjerë, pa u ndëshkuar, me gjithë vendosjen e sistemit
demokratik.
Një gjë e
tillë nuk
Ata, të hatashmit
Dolën nga
nata
Si ujqër
nga një shpellë
Të errët
si shtërngata
Në shpirtin
djallin thellë
Ata i
masakruan
O, sytë e
tu të kthjellë!
Dhe na u
tkurr mënxyra
Sikur na
shqeu brinjën
Dhe na u
tkurr fytyra
Dhe flokët
na u thinjën
Ata që pesëdhjetë
vjet
Me krime nuk u nginjën.
Askush
nuk na përgjigjet
0, kjo
kasaphanë
Si një rrufe
mbi brigjet
Kur
pyesim për krimin
Na mbyllën
gjithë shtigjet.
Ata dolën
nga nata
Si ujqër
nga një strofull
Mbi neve
ra shtërngata
Ata ende
vinë rrotull
Vampirë nëpër popull.
Fati u
tregua i pamëshirshëm për Pirron. Ai e rrëmbeu nga gjiri i ynë në një kohë kur
pjekuria poetike e tij kishte arritur majat e saj. Duke përkujtuar atë, nuk ka
se si të mos të kujtohen vargjet e tij të
paharruara, nuk ka se si të mos prekesh për ndjenjat e shprehura në to.
Pirro
Kuqi do të mbetet simbol i urtësisë dhe nderit, simbol i poetit demokrat.