E hene, 29.04.2024, 09:24 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: 100 vjetori

E hene, 26.11.2012, 08:29 PM


LIDHJET SHQIPTARE DHE PAVARËSIA E GJYSMËS SË SHQIPËRISË -100 VJETORI

Nga Xhevat Rexhaj

Jemi të gjithë dëshmitar se ky vit , pra viti 2012 qysh në fillimin e tij u shpall nga Institucionet e Shqipërisë si viti i festimit të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, ose thënë më drejtë, pavarësimit të trupit shqiptar pa gjymtyrët e saja.

Gjatë tërë vitit në të gjitha mediet shqiptare, si ato vizuele e si ato të shkruara, nuk pushuan me mijëra shkrime, intervista, dëshmime, dokumentime, fascinime, manifestime , dhe shumë çka tjetër, për dhe rreth kësaj feste që kulmimin do ta ketë me 28 Nëntor në kryeqytetin e Shqipërisë, por sigurisht edhe në të gjitha qytetet, dhe trojet tona shqiptare, sikundër edhe në të gjithë mërgatën e përhapur shqiptare anë e kendë botes.

Në realitet ështe më se e pritur kjo festë edhe pse, nëse do të jemi të sinqert edhe me rastin e kësaj feste pati, dhe ka ende kundërshtime të natyrave të ndryshme, ka kritika dhe ka mospajtime për disa qështje të cilat te ne shqiptarët ende po sjellin ndasi, po sjellin moskuptime, dhe njiherit po hutojnë edhe gjeneratat e reja me disa helmime, që të shumtën e rasteve janë të panevojshme. Fillimisht do te ceku se një lloj përqarjeje e re ( e vjeter) ndodhi edhe këto ditë, kur në Tiranë u sollën eshtrat e Mbretit shqiptar Ahmet Zogut, një moment shumë i madh historik, ngase tani e tutje eshtrat e Mbretit Zogu I do të pushojne në tokën arbnore, por me këte akt pati mjerisht edhe të tillë që e kundërshtuan këtë ngjarje shumë të madhe për historine tonë, se për çfarë arësye ndodh kjo une se kam ndërmend të ndalem, ngase besoi se nuk ia vlenë të shtoi më shumë se atë qe e kemi dëgjuar nga njerëzit e shkencës dhe historisë, si dhe Institucioneve të mirëfillta të Shqipërisë më në krye me Kryeministrin shqiptar S. Berisha.

Njëqind vite më parë Shqipëria në Vlorë ka shpallur pavarësin e saj, në kufinjët që i ka sot, 100 vite më parë jashtë këtyre kufinjëve mbeten gjysma e trojeve etnike shqiptare, të pushtuara dhe okupuara nga armiqët tanë, fqinjët tanë, dikund me fajin e të mëdhenjëve të plitikës së asaj kohe, e dikund edhe me gabimet e vet shqiptarëve, por më se shumti si rezultat i hakmarrjeve dhe katrahurave që na i bëri Turqia sulltane- pushtuese me shekuj, e cila shiti trijet tona për laviret serbe.... 100 vite më parë Shqipëria filloi të ndërtohej si shtet i njohur ndërkombëtarisht edhe pse kishte luhatje, por fatmirësishte edhe asaj kohe krah i fort i shqiptarëv doli Presidenti i atëhershem amerikan W. Wilson i cili këmbënguli në të drejten e shqiptarëv dhe mos copëtimin e mëtejmë të këtij shteti, aso kohe shumë të brishët edhe nga vet mosmarrveshjet dhe gabimet e vet shqiptarëve. Pas disa ndërrimeve pushtetesh dhe revolucioneve të kohës më në fund aty kah vitet e 30 ta disi filloi një stabilizim i Shqipëris, dhe me këte stabilizim ( ai pushtet edhe i asaj kohe që u shëndërrua në monarki ) ndodhen edhe disa gabime e lëshime të paduhura, por megjithate ndodhi një stabilitet i brendshëm dhe një zhvillim normal i Shqipërisë. Kjo gjëndje do të vazhdonte gjerë në kohën e psuhtimit italian, kur edhe pësuan ndryshime të mëdha në dhe rreth Shqipërisë. Pas kësaj ngjarjeje, në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare do të pësonin ndryshime edhe më të vrullshme por mjerishte edhe më të kobshmet për vet qenjën shqiptare, që pas pushtimeve osmano- sllave.

2. Po si erdhi gjerë te pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912 ? Vërtet në këtë pyetje të cilen e dijmë thuaja se të gjithe shqiptarët, nga historia e jonë, pra të të mësuarit tonë, duhet të përgjigjemi vetëm me fakte dhe shenime të kohës. Pa dashur në asnjë mënyre dhe asnjë qast të marr detyrën e një historiani, ngase vertet as nuk kam dije dhe as guxim të tillë, une do të ndalem vetëm në ato të cilat i kam lexuar dhe i mbaj mend si fakte hsitorike të kohërave. Në këtë shkrim une do të ndalem rreth një fjale e cila për mendimin tim ka aq peshë të madhe dhe ka një veqanti për ne shqiptarët, duke patur parasysh edhe rrethanat e kohës, e ajo fjalë është fjala; LIDHJE. Nëse i referohemi historisë dhe dokumenteve e ngjarjeve historike, kjo fjalë së pari për aspektin politik dhe ushtarak u shënua në kohën e Gjergj Kastriotit, asaj kohe kur paria e fiseve shqiptare vendosi që të mblidhet në një tavolinë vëllazërore, për të koordinaur strategjitë, dhe për të vepruar të bashkuar kundër hordhive pushtuese osmane të anadollit. Buurat e kombit edhe në atë shekull e gjeten formulën e bashkimit dhe themeluan:

Lidhja Shqiptare e Lezhes dhe Fitoret e Para (144-1450)

“Gjergj Kastrioti-Skenderbeu kishte per qellim bashkimin e te gjitha forcave  për të cliruar krahinat e tjera te Shqiperisë.

Per këte arsye ftoi bujarët shqiptarë ne nje kuvend te pergjithshem qe u mbajt me 2 Mars 1444 ne LEZHE ku moren pjes pervec Skenderbeut ,Gjergj Arianitit,Andrea Topia,Nikoll Dukagjini,Teodor Muzaka etj.

Aty u formua nje beslidhje shqiptare e njohur me emrin : lidhja shqiptare e Lezhes.

U krijua Ushtria Shqiptare me komandant Skenderbeun dhe nje ark e perbashket.

Lidhja e Lezhes ishte 1 aleance politike dhe ushtarake ku secili bujar ruante zotrimin e tij dhe ishin te barabart ndersa Skenderbeu ishte i pari ne mes te barabarteve.Fitoret e Para (144-1450)

Pas kuvendit te Lezhes Skenderbeu organizoj nje ushtri prej 8000 Kalorsish dhe 7000 kembesoresh ku 1/3 ishte garda e tij ndersa rreth 3000 ushtar ishin ne rajonin kufitar nen udheheqjen e Moisi Golemit.

Ne qershor 1444 nje ushtri prej 25000 vetash nen komanden e Ali Pashes u shpartallua nga ushtria shqiptare ne fushen e DORVIOLLIT(DIBER) . Kjo fitore rriti besimin e bujareve shqiptar tek Skenderbeu.

Ne vitet 1445-1447 kunder shqiperis erdhen njera pas tjetres 3 ushtri osmane te cilat paten pesim te plot nga Skenderbeu . “

Ishte kjo pra, një risi në kokat shqiptare, që treguan se edhe ata janë të aftë dhe të përgatitur që të mblidhen dhe të lidhen të bashkuar kundër armikut. Rrjedha e ngjarjeve pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dihet se si shkoi, mjerishte trojet dhe populli shqiptarë u pushtua nga sulltanati, dhe pësoi tragjedi të papara në qenjën e vet si dhe në trojet e veta, të cilat më vonë do u faleshin armiqëve tanë rreth e qark.

U desh disa shekuj të kalonin që të vinte viti 1877-78 dhe përseri të themelohej një Lidhje tjeter shqiptare, e kjo ishte Lidhja e Prizrenit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 - 1881) zyrtarisht filloi me tubimin e 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku (Shqiptarë të asimiluar). Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet osmane të PrizrenManastirit it, Shkodrës, dhe Janinës. Lidhja ishte lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, adminstrativisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar ...

Të gjitha të tjerat që pasuan pas kësaj Lidhjeje me peshë të madhe kombëtare jane të dituar dhe të shkruara kudo në analet tona. Megjithate shqiptarët nuk ndaleshin së kërkuari modalitete dhe strategji të tjera për tu çliruar nga shumë armiq më në krye me anadollaket e pashpirt që shkatërronin çdo gjë shqiptare kudo dhe kurdo në trojet tona. Shi për këtë disa vite me vonë pas Lidhjes së Prizrenit shqiptarët do e formojnë edhe një Lidhje, atë të Pejës.

Lidhja e Pejës (23 janar 1899 - maj 1900)

Në fund të shekullit 19-të tokat e banuara me shqiptarë u vunë përsëri në rrezik kur fqinjët ballkanikë të shqiptarëve filluan aktivisht të ndeshen për të marrë pjesë nga territori i Maqedonisë, kontest që do të shpinte drejt Luftërave Ballkanike. Teritori i Kontestueshëm përfshinte edhe katër vilajetet shqiptare. Patriotët shqiptar filluan përgatitjet për krijimin e një organizate të re për t’iu bërë ballë këtyre rreziqeve në vjeshtën e vitit 1896. Takimi i parë u mbajt në mars 1897 në Gjakovë kur u krijua Besëlidhja Shqiptare. Në nëntor u mbajt edhe një takim tjetër në Pejë ku morën pjesë 500 veta pas së cilës Stambolli intervenoi dhe shpërndau Besëlidhjen.

Më 23 janar 1899 nën kërcënime të reja për tokat shqiptare në Pejë u mblodh një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës dhe më pak nga ata të Manastirit dhe të Janinës. Në kuvendin gjashtë ditor zuri fill Lidhja e Pejës ose siç u quajt ndryshe Besa-Besë. Kuvendi u organizua, u drejtua, dhe zgjodhi kryetar Haxhi Zekën. Kuvendi doli me një program 11 pikësh i cili kundërshtonte përpjekjet për të copëtuar tokat shqiptare por që nuk kërkonte autonomi. U shpall edhe Besa për një vjet.

Pas suksesit të pjesshëm në përhapjen e programit në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore e të Mesme në përgatitje të një kuvendi mbarëkombëtar që do ta aprovonte programin e Lidhjes, sulltani reagoi duke përdorur edhe reaksionit shqiptarë. Në maj 1899 përpjekjet për mbajtjen e këtij kuvendi në Prizren u penguan. Kjo solli deri te një kryengritje e armatosur deri në maj të vitit 1900 kur u dërguan forca shtesë otomane që përfunduan Lidhjen e Pejës.

Pa u ndalur më shumë rethë rezultateve dhe dështimeve të kësaj lidhjeje, që në histori mbetet si vazhdimësi e Lidhjeve shqiptare, më vonë do të pasonte perseri një lidhje tjetër, kësaj radhe me emrin Kuvendi i Junikut.

Kuvendi i Junikut (21 maj - 25 maj 1912).

Zgjerimi i veprimeve luftarake të kryengritësve shtroi si një detyrë të ngutshme bashkërendimin dhe organizimin e kryengritjes në shkallë kombëtare. Të parët që e ndjenë këtë nevojë të organizimit ishin udhëheqësit e forcave kryengritëse të Kosovës. Në thirrjen drejtuar popullit shqiptar në fillim të muajit maj nga Malësia e Gjakovës shtrohej kërkesa e bashkimit të kryengritësve nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar, i cili, duke pasur edhe një organ shtypi në gjuhë të huaj, të propagandonte programin e luftës së armatosur të popullit shqiptar : “Lirinë administratore të Shqypëniës”. Thirrja ishte nënshkruar nga Mahmut Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhë Elbasani, si sekretar i përgjithshëm. Përmasat që po merrte lëvizja kryengritëse në trevat verilindore të vendit bënë të mundur organizimin e shtrirjen e kryengritjes në të gjithë Shqipërinë dhe bashkimin e të gjitha forcave rreth një programi politik kombëtar. Për këto qëllime u vendos të thirrej në Junik një kuvend shqiptar. Sulmi i kryengritësve mbi Gjakovë krijoi kushte të volitshme për mbajtjen e kuvendit, sepse forcat e Korparmatës së 7-të osmane (me qendër në Ferizaj) u detyruan të përqendroheshin atje. Ministri i Brendshëm turk deklaroi atëherë në parlament se “kryengritësit shqiptarë po u krijonin udhëheqësve të tyre mundësitë për të mbajtur lirisht kuvendin në Junik”. Kuvendi u mblodh në Junik më 21-25 maj 1912, me nismën e Hasan Prishtinës. Në të morën pjesë 250 delegatë nga vilajeti i Kosovës, si dhe nga sanxhakët e Dibrës, të Shkodrës dhe të Elbasanit ; ishin gjithashtu disa përfaqësues nga krahinat e Jugut. Me përpjekjet e Hasan Prishtinës, që u mbështet nga Bajram Curri, Isa Boletini e të tjerë, Kuvendi arriti të paralizonte qëndrimet e elementëve turkomanë, të cilët kishin depërtuar në radhët e pjesëmarrësve, dhe të neutralizonte lëkundjet e krahut të moderuar. Me vendimet e Junikut do të bashkohej edhe Riza bej Kryeziu. Misioni “i paqes” i dërguar në Junik nga mytesarifi i Pejës nuk arriti t’i bindte pjesëmarrësit e Kuvendit të hiqnin dorë nga kryengritja e armatosur. Madje, anëtarët e tij u mbajtën peng në Junik për disa ditë. Shumica e pjesëmarrësve të Kuvendit u treguan të vendosur për vazhdimin e kryengritjes.

Pas të gjitha këtyre Lidhjeve shqiptare, më në fund me 28 Nentor të viti 1912 nënë kryesimin e Ismail Qemalit dhe të deleguarve nga shumë troje shqiptare, Shqipëria shpalli pavarësin, dhe me këtë ngjarje edhe pse u pavrësua vetëm trupi pa gjymtyrë, prapë se prap kjo ngjarje ishte dita më e madhe për shqiptarët ngase përfundimisht si populli më i vjetër i Ballkanit dhe gati Evropës e krijoi shtetin e vet të parë të njohur në atë kohë edhe nga fuqitë e mëdhaja edhe pse shumë në heshtje. Luftat ballkanike , si dhe ajo e para botërore, ishin të ashpra aso kohe dhe ishte rreziku që edhe pse e pavarur ajo Shqipëri të copëtohej ende, si rezultat i pazareve turko-ruse-serbe, megjithate fatmirësishtë një gjë e tillë nuk ndodhi edhe fal konstalacioneve gjeo politike , dhe gjeo strategjike te asaj kohe, ku më në fundë një ndihmesë, apo më mirë thënë ndihma amerikane e shpëtoi edhe atë Shqipëri që ishte e pavarur.

Në pjësën më lart kam shkruar se si erdhi Shqipëria gjerë në LDB 2, pra në kohën kur Mbreti shqiptar u desh të lëshonte vendin, dhe Shqipëria u pushtua nga fashizmi italian. Gjatë pushtimit italian në Shqipëri u formuan qelulat e para të Luftës antifashiste dhe në fund me humbjen ushtarake të Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë nga forcat aleate më në krye me SHBA, Shqipëria u çlirua si rezultat i humbjesë së fashizmit dhe si rezultat i Ushtrisë Clirimtare, ku gjatë luftës ishte themeluar edhe partia komuniste. Menjëher pas çlirimit në Shqipëri u vendos pushteti komunist, një pushtet i dal si fitimtar gajtë luftës kundër fashizmit, por që më vonë ky pushtet do të shëndërrohej në një ndër diktaturat më të egra ,që do të njof historia e njërëzimit. Reszultai i kësaj klase politike-diktatoriale do të lenë pasoja të pariparuara më se 45 vite të tëra. Gjatë kësaj periudhe të gjatë shqiptarët e Shqipërisë do të përjetonin një katrahurë të paparë, do të përjetonin një degradim total të identiteti, dhe moralit  si  dhe vet qenjës së tyre shqiptare, ngase me dekada të tëra do të likidoheshin, internoheshin dhe vriteshin me mijëra intelektual, artistë, priftërinjë, hoxhallarë e shqiptarë të tjerë. Që tragjedia shqiptare të bëhej edhe më e madhe kujdeseshin popujt sllav nënë të cilët mbeten trojet tjera shqiptare, që nga Cameria, Kosova, ata nën Maqedoni, Lugina e Preshevës dhe Malesia në Mal të Zi. Shqiptarët e këtyre trojeve etnike u burgosen, u masakruan, u vranë , u dhunuan dhe u shaktërruan edhe ekonomikishte në të gjitha poret e jetës. Shkurt vitet e pas luftës së dytë botërore ishin vazhdimësi e tragjedive shqiptare që pësuan me shekuj nënë zgjedhat turko-sllave. Shi për këte , shqiptarët të okupuar nga ish Jugosllavia nuk pushonin së vepruari për të fituar të drejtat e tyre, e sidomos ata në Kosovë nuk rreshtnin që të kërkonin Republikën e tyre, dhe shi për këtë pas shumë e shume burgosjeve e vrasjeve kundër tyre që ushtronte pushteti serbo-sllav më në fundë shqiptarët e Kosovës vendosën që të bënin vazhdimësin e fjalës Lidhje, pra Lidhjes shqiptare të cilën e kishin filluar shqiptarët qysh në kohën e Gjergj Kastriotit. Kështu në fund të viteve të 80 të shekullit të kaluar intelektualët shqiptarë e formuan Lidhjen Demokratike të Kosovës, lidhjen e cila me shpejtësi marramendës do të bashkonte të gjithë shqiptarët e Kosovës, dhe do të mobiliozonte edhe të gjithe shqiptarët kudo në trojet tona. Formimi i kësaj Lidhjeje do të ishte edhe inspirim për vet shqiptarët e shtetit amë –Shqipërisë, që të mblidheshin e të organizoheshin kështu për ti dhënë shkelmin e fundit diktaturës enveriste, apo thënë ndryshe për ta shkulur  fatkeqesin më të madhe shqiptare që i kishte ndodhur kombit tonë.

Kuvendi themelues i LDK-së - 23 dhjetor 1989

“Në shtator dhe tetor të vitit 1989, një grup shkrimtarësh dhe intelektualësh, në kohën e shqetësimeve më të mëdha politike dhe shoqërore te ne, u pajtua, gati spontanisht, që të themelonte një parti politike, e cila do t'i artikulonte kërkesat politike të shqiptarëve dhe do të bëhej nismëtare e proceseve të pluralizmit, që ishin në nismë në vendet e bllokut të atëhershëm socialist. Iniciativa për themelimin e një partie që do të pagëzohet Lidhja Demokratike e Kosovës, doli nga shkrimtarët Jusuf buxhovi, Ibrahim Berisha, Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa. Pas shumë bisedash, ata angazhuan koordinator të Këshillit nismëtar Jusuf Buxhovin, i cili mori përsipër kontaktimin me intelektualët e tjerë dhe hartimin e programit dhe statutit të partisë.Nisma për themelimin e Partisë u përkrah menjëherë pa rezervë nga dr.Ibrahim Rugova, dr.Ali Aliu, Ajri Begu, Basri Çapriqi e Ramiz Kelmendi, të cilët me nënshkrimet e tyre, pranuan të bëhen anëtarë të Këshillit nismëtar për themelimin e LDK-së.... Kryetar i LDKsë nga të gjithë të pranishmit zgjidhet Ibrahim Rugova “

Kur i kemi të gjitha këto fakte, këto dëshmi, dhe këto madheshti që ndodhen nënë emrin Lidhje atehere me plotë kuptimin e fjalës mundë të themi se; lidhjet vërtet e lidhën kombin tonë, këto lidhje në vazhdimësi ishin përpjekje shqiptare për çlirim dhe bashkim, me këto Lidhje populli shqiptarë tregoi se kishte mendje të duhur për tu bërë bashkë edhe pse vështiresit gjatë ecjes së tyre ishin aq të mëdha, e kjo e tëra  si rezultat i fuqive të medha ushtarake të armiqëve tanë. Shqipëria me 1912 shpalli pavarësin, pra u pavarësua vetëm trupi i saj, por shqiptarët nuk ndaleshin së luftuari me të gjitha mjetet e mundëshme që trupit të quajtur Shqipëri ti bashkangjitenin edhe gjymtyrët, dhe kjo do të ndodhte pas daljes në skenë të Lidhjesë së fundit të shqiptarëve, Lidhjesë Demokratike të Kosovës, Lidhje të cilës do i printe me madheshti një Njeri që do bënte të pamundurën të mundur, do të ofronte rreth vetes dhe shqiptarëve  miqët e fortë të botës, do të afronte edhe ata që dikur ishin miqë me armikun tonë serbo-sllav, dhe kështu do të krijonte të gjitha rrethanat që në një kohë dhe rast të volitshem, trupit shqiptar,pra Shqipërisë të ia bashkangjitëte një gjymtyrë të djathtë. E  u deshen disa vite që të arrihej kjo, vërtet u deshen edhe shumë sakrifica, u desh edhe luftë e përkrahje e madhe ushtarake nga miqët tanë më në krye me SHBA që Shqipërisë të i ngjitej dora e djathtë , pra Republika e Kosoves që do të çlirohej me 1999 e do të pranohej formalisht nga bota si shtet i pavarur me 2008.

Ne do të festojmë këtë 100 vjetor të pavarësisë së Shqipëris edhe më të gëzuar, dhe më të fortë, ngase sot Shqipëria është më e plotë, sot Shqipëria e ka dorën e vet të djathtë, dhe sigurishtë se do të kemi edhe lidhje të tjera shqiptare që në pervjotorët e tjerë të festave do e plotësojnë trupin e quajtur Shqipëri, do ia japin edhe dorën tjetër që Shqipëria vërtet të jetë Shqipëri e plotë. Shqiptarët do të festojnë me plotë të drejtë këtë 100 vjetor, dhe të besojmë se ata qe sot në Shqipëri merren me organizimet e kësaj feste të jenë të kujdesshëm, të jenë në nivelin e detyrës dhe të kenë kujdesë në nderimet që do u bëjnë figuarave madhore të popullit shqiptarë kudo gjendet, kudo frymon dhe kudo jeton, ngase kjo Festë ështe e jona e të gjithë shqiptarëve. Këtë festë do e madherojnë emrat e të gjithë atyre shqiptarëve që dhanë kontributin e tyre me shekuj, me dekada dhe me vite të fundit. Në këtë festë duhet të gjejnë vend të gjithë shqiptarët, por disa nga shqiptarët duhet të jenë në piadestalin e nderimeve, dhe respektit, e këta janë: Gjergj Kastrioti, Ismail Qemali dhe Ibrahim Rugova. Këta ishin ata që në vazhdimësi ndoqën Lidhjet shqiptare dhe formuan shtete, këta kur nderohen, atehere nderohen të gjithë shqiptarët sepse të gjithë shqiptarët do të identifikohen edhe në të ardhmën me këta TRE BURRA të përmotshem të emrit SHQIPTAR.

Me këtë une nuk mëtoj e as tentoi të uli vlerat e mëdha kombëtare të mijëra patriotëve, dhe luftëtareve, burra dhe gra të historisë shqiptarë neper shekuj, jo ngase une besoi se përmes këtyre të tre Burrave të kombit nderohet e tërë shqiptaria.

Uroi që kombi shqiptarë në dhe pas kësaj feste të mbetet i përkushtuar në ecjen e vet demokratike, zhvillimit ekonomik, mirëqnjes dhe prosperitetit të përgjithshem, kur të forcohemi ende edhe do te bashkohemi më lehtë.



(Vota: 13 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora