E hene, 29.04.2024, 04:55 PM (GMT+1)

Mendime

Mustafë Shabani: Kush pranon të dënohemi si popull?

E shtune, 24.11.2012, 07:13 PM


Kush pranon të dënohemi si popull???

Nga Mustafë Shabani

Unë isha në një takim rasti, njëri nga të shumtat siq dijmë ne ti organizojmë ato.

Fjalët e mikut tim: „Kam dro, kam shumë dro“ Sikur më liruan nga pyetjet të cilave nuk u gjeja dotë përgjegje, ato më silleshin vërdall në kokën time dhe më vrisnin qetësin, si dhe të rezonuarit drejtë e arsyeshëm.

Po, fjalia e mikut tim më ktheu në realitetin, arsyeshmërin dhe përditshmërin tonë të hidhur.

Atijë i kishte ikur koha-rinia, jeta,  në përpjekjet e tija titanike për të ndryshuar gjendjen ekzistuese, dhe tani të ket dro për ardhmërin e këtijë vendi, pyesja veten time

Mbeta tërsisht i shtangur dhe i patekst

Po të mos ishte një fjali e I.Kadares e cila me gjindet në situata të palakmuara, të cilat i tejkaloj me te dhe me vetëmohimin tim,  nuk e besoj që do ia fillonim bisedës sonë.

Nuk e di as vetë se si e kam shqiptuar atë fjali :“Qdo popull përball rrezikut din të mbrohet dhe kryesorja ai popull krijon mjete të reja mbrojtëse“

Derisa miku im mu përgjigj:“Mjeti ynë mbrojtës ishte dhe mbetet mbështetëja në identitetin, autoktonin rrënjën me trungun tonë shekullor të ngulitura thellë në këto treva.

Ato po sulmohen sot pa mëshirë, këtvre sulmeve të orkestruara në mënyrë tepër dinake me një karakter të tmerrshëm fobie antishqiptare,  për fatin tonë të keq me ose pa vetëdije i prijnë vetë shqiptarët.“

Unë i kisha bërë sytë katër,  e miku po vazhdonëte pa u ndalur :“Për të satën herë në historin tonë po dëshmohet thënja e Faik Konicës.

Miku ndalet dhe më shikon me habi, ai me padurim priste në mos po thosha diqka.

E, unë guri

Ai sikur ngrit zërin :“ Kurrnjëherë në historin tonë të shkruar me gjak,  nuk kemi qenë më të rrezikuar nga vetë shqiptari.

Edhe atëherë kur kundër nesh ishin sulur makineri të tmerrëshme,  për të shfarosur substancën tonë, nuk e kam ndier një gjë të tillë.

Derisa asokohe kishim njeriun e dërguar nga Zoti,  për të na prir dhe shpëtuar duke përdorur mjetin tonë mbrojtës si qelësin e tijë, për të hapur portat e mbyllura dhe të ndaluara asokohe për ne, prezenca fizike e Hyjnorit tonë sot na mungon, meqë ai ka ikur të pushoj në amshim, po portat na i la kudo të hapura.

Vizioni i tijë me qelësin është këtu

Ai është në mesin tonë -Rrënja jonë shekullore, autenticiteti, identiteti ynë dhe kultura jonë jan këtu,  porë ajo po sulmohet pa mëshirë.

Është e tmerrëshme e gjithë ajo qfar po ndodh nëpër rrugët e Prishtinës dhe gjetiu nëpër Dardanin tonë antike.

Një hordhi tepër e rrezikshëme takohet kohë pas kohe atje.

Kam frigë nga ajo, nga zhurma e sajë që shurdhon

Sinqerisht unë tmerrohem për ardhmërin e vendit tim, i cili vetëm para 12-13 vitesh kishte mbetur i boshatisur, i shkretë pa njerëz dhe pa të folurit shqip.“

Më bëhej sikur priste ndonjë fjalë nga unë, dhe me nje zë te dridhur dhe tejet i emocinuar filloj të më pyes:“Pse u harrua kjo gjë e llahtarëshëme kaq shpejtë???

A mos nuk kishte mjaftë llahtari???

Apo mos jemi mësuar në historin tonë të dhimbëshme me skena të tilla??

Ose jemi imunizuar me nënshtrim, përbuzje dhe terrorizim, ose jemi popull i pakujtesë ??“

Mu bë sikur një vullkan kishte shpërthyer dhe nuk dija se si të gjindesha .

Në ndërkohë më kujtoheshin fjalët e gjyshe sime e cila gjithëmonë thoshte:“Një popull i pakujtesë është edhe i pahistori, dhe ai që nuk ka historin,  nuk ka nga ku të mësoj.

Ai popull që nuk mëson për të mos harruar, ai modifikohet. „Fjalia e fundit më kishte dalur krejtë rastesisht dhe pa dashjen time, dhe për qudi serish u shtanga, derisa miku im plotësoj mendimin tim :“Ata popuj që u modifikuan ata edhe mbetën me gishta në gojë.

Në vend që të ndërtonimm identitetin tonë në rrënjët e Dardanisë antike,  flamuri i së cilës u dogj rrugëve të Prishtinës nga rrugaq, identiteti u ndërtua për qefin e tyre në hiq,  dhe si kompromis e dëshirë armiqëve tan shekullor.

Mesjeta jonë ju fal atyre që na tëkurrën pa mëshirë, dhe kësaj i duartrokitën ata, bijët e atyre të cilët na shkelën gati pesë shekuj, ku një pjese të popullit i ngarkuan një barrë mbi supe pa dëshirën e tijë.“

Po rrënja jonë-dardania antike është këtu. „I them unë atijë .

Miku im befasueshem hap syte,  merrë një cigare nga te miat dhe ndez ate edhe pse nuk e pinë të shkretit,  edhe unë ndeza një, dy shumë dhe na iku dita duke pirë duhan, dhe duke bsahkbiseduar .

Më në fund i them atijë këtë javë do shkojmë atje ku ndihet era Dardani

Qendëra kulturore Stuttgart po promvonëte fillimin e punës së tyre, ku dhe shkuam me mikun tim.

Atje gjetëm atë që po na mungonëte.

Posa hym në sallën ku po mbahej takimi ndëgjohej një muzikë e lehtë, e cila na bëri për vete.

Takimi filloj me kohë dhe pjesëmarrësit ishin të përzgjedhur,  niveli i ngritur intelektual përbëhej nga:këngëtar të cilët përcilleshin nga pianist të shkelqyer, biznismen të mirfillët të cilët dikur e mbanin gjallë kulturën dhe shpirtin tonë kombëtar, poet dhe shkrimtar të dëshmuar me krijimtarin e tyre, misioni katolik shqiptar si ambasada e parë dhe institucioni i cili i ka të hapura dyerët kudo që e kërko qeshtja kombëtare, prfaqësuesit e fesë islame me seli në Stuttgart, të gjithë si një ishin lidhur rrethë kësaj ftese dhe feste me karakter vërtetë shembull kulture, dhe tradite të tolerancës sonë shekullore, një nivel i lartë intelektual të cilët do ishin në gjendje të udhëhiqnin,  shtetin i cili po lëngon nga një sëmujndje kronike e instaluar nga një kaste sa e ulët politike për aq edhe e korruptuar dhe e pa boshtkurrizor.

Takimin e moderonëte zonja e vërtetë Gjyla Leci.

Atë e përshëndeti kryetari i sajë veprimtari i dalluar Vitor Spaqi

Gjithëqka ishte e palnifikuar dhe përgaditur për mrekulli, në mënyrë profesionale dhe me një përkushtim të paparë.

Shihje vetëm fytryra të gëzuara dhe të buzqeshura, sejcili kryente punën dhe përgjegjësin e tijë si është më së miri

Ju lumtë,  ju jeni ata të vërtetët, ata që na duheni, dhe do keni përkrahjen tonë të pakomprmis, ishin mesazhet e të gjithë atyre që përshëndeten këtë promovim vlerash kombëtare.

Miku im mbeti pa tekst shpeshherë i shkonin lotët pa nda, edhe unë u ndjeva poashtu pakrahasueshëm i emocionuar

Atmosfera vëllazërore vazhdoj me koktejin i cili ishte sponzoruar nga njerëzit e kësaj bashkësije, e cila qysh atë ditë po kryente misionin dhe vizionin e shtetëformimit dhe shtetëndërtimit, si dhe përfaqësimit tonë kombëtar .

Pas koktejt u këndua pa skenar, po me shpirt dhe dashuri për këngën e bukur shqipe e cila poashtu po lëngon nga sindrom vrastar.

Kënduam si një zë,  të njohur dhe të panjohur, burra dhe gra,  pleq dhe të rinjë, na bashkonte kënga jonë, kultura dhe shpirti ynë.

Koha na iku aq shpejt, saqë të gjithë do dëshironim ajo të kthehej edhe njëhjerë nga fillimi, po të nesërmen do vinëte një ditë e re.

Gëzuar dhe për shumë mote kjo ditë e re shqiptar.

 

Derisa po ktheheshim për në shtëpi miku im i emocionuar nuk dinëte të ndalej së falemënderuari për këtë sihariq dhe befasi që i kisha përgaditur.

Si njohës i mirë i rrethanve historike filloj të fliste mbi etnogjenzën tonë

„Etnogjeneza jonë shekullore“ thoshte ai „kishte joshur dhe tërhequr vëmendjen e dhjetëra qindëra dijetarëve nga më të shquarit shqiptar dhe të huaj.

Janë të shumtë historianët e gjuhëtarët euriditë,  arkeologët këmbëngulës dhe studiues të tjerë që kanë shtruar tezat e hipotezat e tyre për këtë çështje.

Të gjithë duan të dinë kush ishin stërgjyshërit e shqiptarëve,  ç’lidhje kishin me arbërit,  me ilirët dhe më lashtë me parailirët (pellazgët).

Problemi nuk është një kuriozitet i thjeshtë shkencor.”

Ai po shkoqiste të dhëna historike, sikur të ishte në ndonjë kongres historianësh, dhe unë po e ndëgjoja me vëmendje të shtuar dhe me një intersim të paparë, dhe kjo gjë po i bënte përshtypje edhe atijë, e ai referonte tutje:

“Ndriçimi i tij ndihmon të kuptohen rrënjët historike që kanë ushqyer këtë popull,  të ndodhur midis perandorive e qytetërimeve më të mëdha të kohrave,  helene,  romake,  bizantine dhe sllave,  e megjithatë nuk u asimilua”.

Në ndërkohë ndëgjohet një tingull i hollë dhe i zgjatur në telefonin e tijë, ai e hap atë, dhe më drjetohet mua :“Albani është.Ta hapi, apo??

Unë i them me një lëvizje koke pse jo .

Ai e hap telefonin dhe fjala e parë që shqipeton ishte :“ E gjeta rrënjën,  pas vdekjes së presidentit historik kam menduar sikur ajo është këputur, po ajo është gjallë dhe është në ne,  atë e gjeta në Stuttgart në Qendrën e kulturës së shqiptarëve„

Ai ndalet dhe ndëgjon Albanin i cili si duket i thot :“Më ke borgj që nuk më bëre zë te vija dhe une„

Ky e ndërpren atë duke i thënë :“ Borgj i kam mikut tim që më morri po sa për ty do ja bëjmë disi ....“

Miku im nuk kishte harruar fare ku kishte mbetur me lihgjëratën e tijë, pa më pyetur fare e kap po atë temë ku ishte:“Studiues të ndryshëm pa ndalur kërkonin dhe kërkimet çonin në gjurmë të lashta,  në mijëvjeçarët p. e. sonë. Shenjat kishin humbur,  ishin fshehur ose ishin errësuar nga koha e gjatë që i ndante ata. Prandaj puna për të zbuluar dhe ndriçuar ato gjurmë dhe shenja ishtë e vështirë, dhe nga vëllimi,  kolosale

Por ata donin të ringjallnin një histori të stërlashtë. Iu drejtuan dijetarëve,  historianëve e poetëve të lashtë,  duke u nisur nga Homeri,  Hesiodi,  e deri te studiuesit bashkëkohorë. Me studime këmbëngulëse u ndriçuan anë të veçanta të historisë,  që shkallë shkallë,  u bashkuan duke ndriçuar shumë çështje të etnogjenezës. Por nuk munguan as hipotezat romantike,  pa baza dhe njohuri të thelluara shkencore,  apo të tjere të frymëzuar nga motive politike.dhe të tillët jan ai niveli,  që vetëm di të djeg të kaluarën dhe të ardhëmen e tijë, mu si ata rrrugaq rrugëve të Prishtinës.“

Papritmas e pyes „Cilët jan ata rrugaq??“

Ai më përgjigjet :

„Ata që dogjën flamurin Dardan,  e tani heshtin para pazarllaqeve rrethë Mitrovicës, në fund të fundit, ky lloj njerzish jan Makiavelist të vërtetë dhe nuk zgjedhin mjete për të realizuar qëllimet e tyre, të tillët po i ushqejnë kategorit më te ulta të shoqrisë sonë të dalin rrugëve të Prishtinës dhe Kosovës dhe ti bllokojnë ato gjoja po lutemi, po falemi, po kërkojmë hapsirë.

Këta rrugaqët“ ngrit zërin miku im, dhe nuk din të ndalet „Këta jan e zeza dhe mjerimi Kosovës, sa mirë ishim pa këto sorra të shëmtuara „

„Dhe ti thua kjo zhurmë te mundon dhe nuk të len të qetë“ i them mikut tim.

Ai më ndërpren: „Unë nuk po e them po ky është një fakt i pamohuar.Kur ke parë ti rugëve tona sjellje të tilla???

Mimika ime i tregon atijë që sytë e mi nuk kan parë kurrën e kurrës skena të tilla Biseda ishte emocionale dhe me ndjenja shpirtërore .

Gati sa na ndodhi aksidenti vetëm Zoti na shpëtoj.

Miku im i revoltuar pa mase thot:“Unë u them atyre rrugaqeve të cilët bëjnë shumë zhurmë për asgjë :Ku ishin dje kur Kosovës po i vriteshin djemët dhe vajzat më të mira, pjesa më vitale e ketijë populli?? Ku ishin dje kur Kosova-Dardania u la me gjak??

Ku ishin dje, kur këtë tokë të shejnët e paqëtoj, dhe e liroj nga barrë dhe sëmundje e rëndë shekullore, engjëlli i sajë me studentët e tijë që i vinin pas,  për tu shtrirë dorën e pajtimit, duke larguar hasmërin mes familjeve të rëna në gjak, kur po mbillnin dhe bekonin, besën dhe dashurin shqiptare ???

Ku ishin dje kur Kosova-Dardania antike ishte rrethuar nga një makineri e pamëshirë dhe shkatërrimtare, e cila po rrezikonëte mbytjen-shfarsojen e një populli të tërë??

Ku ishin dje kur Dardanisë antike me lot në sy dhe me dhimbëje në shpirt, po ia kthenin shpinën popullata së cilës ju kishin drejtuar tyta famkeqe të një regjijmi barbar???

Ku ishin kur Dardania e shenjet po lahej në gjak e prifti i popullit tim mundohej ta mbronëte dhe strehonte atë duke rrezikuar jetën e tijë???

Unë e ndërprej për një qast:“Po mendon për Padër Marjanin ??“

Ai më thot „Po, po nuk ishte i vetmi ai, ishin ca Padër Marjana të cilët ishin vu në misionin e tyre për të shptuar jetëra njerzish, jetëra të vëllezërve dhe motrave të tyre, për ti mbrojtur ato motëra nga barbarit, dhe q´njerëzimi“

Derisa po e thoshte fjalin e fundit atijë ju nda frymëmarrja në gjysëm, dhe i rrodhen ca pika loti.

Ai po shiqonte në thellësi,  dhe unë e lash rehat, në ndërkohë zëri i ëmbël i Nikollë Nikëprelës :Jem Ilira, jem Teuta ...po i pushtonëte zemrat tona, e miku im filloj të dënesë, edhe mua më rrodhën ca pika loti

Kur vërejti lotët e mi mu drejtua: „Ah burrat që jemi, burri nuk qan jo„

Une e ndërpres:“ Edhe guri qan, dhe qajti guri Dardan pa u ndalur bile, jo vetëm me ato që ndodhën gjatë luiftës porë po qan dhe tani, dhe nuk din të ndalur.

Vetëm sorrat nuk dijnë të qajnë, nuk kan lot ato“

„Sorrat“ qeshet miku im:“Ku ishin në kohën e demonstratave famkeqe të shkurtit të 2004???

Ku ishin ata,  kur njerëzit tanë më të devotshëm kishin shkuar në kongresin amerikan, dhe të njëjtit ishin mbështetur për gardhi me pyetje të llojllojshëme,  për të deshmuar pafajsin tonë si popull, dhe të drejtën tonë për një jetë të dinjitetëshme“

Sapo kishte përfunduar fjalin e fundit, ne ju kishim afruar shtëpisë së tijë, dhe unë i them:

„Shtëpija jote „

„Jo nuk është këtu shtëpija ime .Shtëpija ime është në Kosovë „

Sadoqë ai nuk kishte kulm mbi atje, shtëpin dhe klulmin mbi koke po e ndiente vetëm atje, ku kishte lindur dhe rritur .

Pas një kohe morra një ftesë nga Vitori,  i cili më ftonëte,  në promovimin e libërit të A.Merovcit“Në hap me Rugovën”,  të njëjtën ditë ishte edhe mesha e shenjët ku do të bekohej dhe flamuri .

Kësaj radhe bashkudhëtari im ishte Albani me fëmijët e tijë, edhe pse Ditona kishte thyer këmbën dhe nuk mund të lëvizte pa ndihmën e të tjerëve ajo erdhi me ne .

Për fati tim keq në A8 pak para se mbërrinim në Stuttgart ishte një dalje e detyrusheme, meqë në A8 po punohej diqka, dhe kjo na ngatërroj pa masë .

Unë telefonova Vitorin dhe informova për ngatrresën tonë .

Posa mbërrijtëm para derës së kishës ndëgjohej lutja shqip, dhe para dere duke na pritur miku im i shtrenjët Zefe Prenka.

U preka masë kur hym në kishë, meqë Zefi po insistonëte që të ulesha përpara.

Më dukej sikur po e lëndoja lutjen shqip, për të mos shqetësuar të tjerët më shumë pranova të ulesha në rendin e parë, dhe derisa po uleshim vërejta mikun tim i cili kishte ardh me familje.

Ai nuk ishte i vetmi, kisha ishte e stërmbushur me vëllezërit e një gjkau gjuhe, kulture rrënje dhe trungu.

Kishte të tillë që kishin mbetur pa vende, dhe qëndronin në këmbë.

Mesha e shenjët mbërriti kulmin e sajë kur në skenë u paraqitë grupi dramtik i Famullisë me qfaqjen e tyre, e cila zgjoj emocionet ku rodhën edhe lotët.

Regjsori dhe skenaristi kishte prek në detaje pothuaj të tërë lëvizjen tonë.

Me mesazhin e sajë njerzor dhe kombëtar ajo preku mendjen dhe zemren e sejcilit, të pakët ishin ata veta që u përmbajtën pa qajtur dhe pa dershur lot.

Atdheu mbi të gjitha ishte prezent kudo.

Mesha e shenjët në gjuhën e ëmbël shqipe të ipte mundësin të kuptoje lutjen në tërsi, dhe lutja e tillë të afronëte jo vetëm me fe porë edhe me atdhe.

A thua vallë ku ndihet më mirë ky binom se sa këtu???

Përball kësaj edhe definimi kjarët, lutje po, po në shqip, integrim po, po asimilim në asnjë mënyrë, dhe kjo deshe nuk deshe të shpije te fenomeni arbëresh i cili vërtetë është njëfenomen i ruajtjes së qenjes sonë nacionale.

Kjo është rrënja dhe trungu ynë shekullor,  e cila bekoj flamurin e shenjët në vend të huaj, dhe në shtëpin e Zotit në gjuhën e ëmbel shqipe.

Në mbyllje të meshës së shenjët, Albani tha: „E bekuar qoft rrënja jonë“

Pas dite në një sallë ipmozante promovohej libëri i A.Mervocit „Në hap me Rugovën“

Edhe këtu gjithqka e përgaditur për mrekulli .

Fëmijët e Albanit si fëmijët e vetëm aty, tingujt e pianos së D.Spaqit i bën për vete, dhe lëvizën nga vendi që ti ndëgjonin ata më për së afërmi.

Derisa po ktheheshim për në shtëpi Albani nuk la pa përmend energjin pozitive të Z.Prenkes, dashurin e paparë të L.Karricës, qëndrimin impozant dhe njerzor të Pader Marjanit, si dhe fytyrat e buzqeshura dhe ngrohtësin shqiptare e të gjithë të pranishmëve.

Derisa po pija ca cigare para sallës ku po promovohej libëri i A.Mervovcit, para meje po qëndronte posteri i Hyjnorit tone Prof.Dr.Ibrahim Rugova, mua mu be sikur fillova një bashkuvendim te .Hyjnori yne më thoshte:“Nuk ka trung pa rrënjë,  dhe nuk ka rrënjë pa trung, ne kemi një të vetmen rrënjë dhe trung, ato jan te ngulitura nëtokën tonë të shenjët Dardane, ai që pandeh të shkul ato.gabohet,  shumë rëndë gabohet.“

Unë po pija duhan pa u ndalur, e bashkbisedimi im me Hyjnorin tonë nuk kishte të ndalur.

Me nje kurreshtje te papare po ndëgjoja fjalët engjllore që më vinin:“Në sytë e botës gllabëruese popuj të mjerë jan paqësorët, për jetën dhe lirin e të cilëve flijohen më të sinqertët, të shtrenjëtit- të shenjëtit e tyre .

Popujëve për të cilët u lindën dhe rritën, u falin ata dijen mundin, shpirtin-jetën.

Sakrifica e të tillëve bëhet fanar lirie, nga e cila përfitojnë kryesisht dhe vetëm hileqarët, ata që nuk ndjejnë dhe nuk frymojnë shenjëtin dhe vetëflijimin e engjëjve të lirisë. Fobizmi i profiterëve vran pa mëshirë idealet dhe gjakun më të pastër të popullit të cilit i takojnë .

Gllabëruesit dhe vrasësit e lirisë duke shkelur pa mëshirë në këtë gjak, dije, mund dhe sakrificë, duke shkelur në lirin të cilën nuk e kan merituar ata,  përpos popullit të cilit i takojnë, tejkalojnë lakmit e popujëve gllabërues, dhe bëhen varrmihës të vërtetë të popullit në të cilin fatkeqsisht thirren.

Duke vepruar kështu në mënyrë servile jan dhe bëhen dorë e zgjatur e pushtuesëve shekullor

 

Maskarenjët dhe të pashpirtët u knaqen tragjedive të popujëve paqësor, ata përfitojnë nga tragjedit e atyre popujëve.

Këtë gjë nuk mund ta kuptojnë ata,  të cilëve ju kan shurdhuar veshët dhe shpërlar truri nga përshpërima e suflerëve dhe satelitëve të tyre, e cila në shiqim të parë shëndrrohet në zhurmë të butë,  dhe e njëjta fatkeqesisht vie deri te ata që i ka mbuluar mjegulla si zë shpëtimi,

Mjerë për ata njerëz dhe atë popull, i cili nuk di të identifikoj mikun nga armiku .

Armiqët e popujëve të caktuar mbetën të njëjtit po ata në raste të caktuara përdorën maskat, dhe maskat e tyre pothuaj gjithëmonë ishin dhe mbetën servilët .

Rëndësi dhe peshë të madhe ka që të tillëve tu qjerren ato maska.

Politika e pushtuesëve e bartur transportuar dhe e transemtuar përmes këtyre servilëve, është vazhdim i luftës, porë me mjete të tjera për ti ripushtuar ish të pushtuarit dhe ish kolonit e tyre.

Sa më shumë servil dhe sahanlëpirës në mesin e këtyre popujve të shtypur dikur, për aq më shumë i rëdnon ata barra e nënshtrimit dhe e nënqmimit, dhe gjasat e futjes nënë këtë pushtim, jan më të mdha.

Popujt të cilët nuk i kan luftuar pushtuesti e tyre dikur,  ata sot nuk ekzistojnë më, duke heshtur është pranuar pushtimi, duke pranuar pushtimin, është pranuar modifikimi dhe tjetërsimi

Ai popull që ka luftuar një barbari të tillë, ka mbijetuar,  fal luftës së tijë të drejtë,  dhe sot bëhet pre e pazareve të sahanlëpirësëve, dhe pranon këto pazare në heshtje, ai ka pranuar politikën shtypëse të pushtuesëve të urryer dikur dhe sot

Populli i përafruar me ishpushtuesit, paraprakisht dhe së paku pa një kërkim falje nga ata për të kaluarën e hidhur me të parët e tyre,  të cilët gjithëmonë në plan të parë kishin dhe kan interesat dhe qëllimet e tyre nënshtruese, në mënyrë vullnetare pranon nënshtrimin dhe nënqmimin.

Duke u përafruar me nipërit e atyre,  të parët e të cilëve kishin përdor format më brutale dhe më barbare,  në qfarosjen e një populli të tërë kulturës dhe shpirtit të tijë, dhe duke pranuar që i gjithë ai tmerr të harrohet dhe të fshihet me gomë,  ky llojë përafrimi është një nënshtrim i ri, porëse tani në heshtje,  dhe me duartrokitëje e me përqafim me vëllaun e fantazuar, i cili me qdo kusht e do modifiikimin e ri të një populli të tërë, thuase të gjitha mund të harrohet vetëm me një përqafim të një sahanlëpirësi.“

Bashkbisedimi im me Hyjnorin tonë nuk do të ndalej, sikur mos të vëreja që pakoja ime e cigareve ishte e zbrazët.

Krejt rastësisht vërejta njërin nga duhangjinjët i cili më shiqonte me habi, derisa isha i kthyer tërsisht para fotos, dhe ashtu i zhytur në mendime sikur i thosha vetes ime:“ Duke organizuar takime te tilla fallco,  të cilat prodhojnë vetëm rezultate dhe efekete negative, perqafimi i tille, sjell vetëm kob dhe zi për popullin paqësor, dhe kështu qmendurisht mbijetsa titanike e tijë përdhunoset pa mëshirë, dhe pa fije turpi

Populli i cili pranon një modifikim të ri ai popull nuk meriton as të ekzistoj .

Fëmiun e rrit gjumi e popullin agu i mëngjsit nëse e zen atë, populli i heshtur kur nuk duhet të hesht është popull i fjetur, duke rënë në agonni kur të tjerët jan zgjuar, ai ka pranuar dhe vepruar në damin e tijë, dhe kështu bën krim, sepse shkel në gjakun e të parëve.

Krimin e pretë dënimi

Kush pranon të dënohemi si popull???



(Vota: 16 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora