E hene, 29.04.2024, 12:01 PM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: Ata ranë për atdhe

E enjte, 22.11.2012, 09:33 PM


ATA RANË PËR ATDHE LIRI BASHKIM DHE DEMOKRACI

Ese kushtuar:

Ditës së Flamurit të rënëve për unitet bashkim pavarësi dhe demokraci

Njëqind-vjet pavarësi, shumë pak frymëmarrje, pak ose aspak demokraci

Shkruan: QERIM PLLANA

Në 100-vjetorin e pavarësisë një ndër më të rëndësishmin në historinë kombëtare, lavdia, përjetësia dhe krenaria u takon rilindësve, dëshmorëve, partizanëve, martirëve, heronjve të kombit. Ata iu falën atdheut lirisë, bashkimit dhe demokracisë. Iu falën tokës virgjër, lirisë në kuptimin kombëtar, patriotik-filozofik, politik-historik dialektik-demokratik. Ata të mos keqpërdorën me politikë devijuese ditore dhe luftës për pushtet, sepse:

Rilindës, heronj, dëshmorë, partizanë e martirë të një kombi janë. Shumë nga ta ranë në altarin e lirisë, për bashkimit drejtësi dhe pavarësi. Ata në këtë 100-vjetor të pavarësisë, vinë krenar për t`mos vdekur kurrë. Sepse ranë në altarin e lirisë për ne, ju, ata, ato, për çdo pëllëmbë dheu të shqiptarisë! Ranë për të shtrenjtin atdhe, s`ranë më një datë të caktuar të historisë.  Nëpër kohë, periudha të historisë, ranë  në altarin e pavdekësisë. Për të vetmin qëllim, për atdhe liri ribashkim demokraci. Të nderuar rilindës, heronj dëshmorë, partizan e martirë: Ju ratë për t`iu falur pavdekësisë, forcës virtytit, kodit për jetë, liri bashkim dhe përjetësi. Për t`mos u shfrytëzuar nga hileqarë vendas as t`huajë. Ju jeni hyjnor të shenjtë, t`paprekshëm në botën e pa-ngatërruar me muze galerish, kur sesi në atelie tradhtish! Portretet tuaja janë të Hyjit, pavdekësisë që s`pranojnë aule të amullisë! Sepse, ranë për komb, liri bashkim-ribashkim, për një atdhe vërtetë unik. Më ju sot gëzojmë admirim, përjetësi në pafundësi. Jo frikë por trimëri, guxim të shenjtë për të ardhur në festën e 28 nëntorit 2012.

Ju ratë për atdhe, Flamurin e Skënderbeut, Tahsinit, Thimiut, Zias, Vasos, Ismalit, Abdylit, Naimit e Samiut, Ymerit, Hasanit, Isas, Luigjit, Fishtës, Nolit e Avniut, Trimave si: Os Kanina, Mici, Nora, Shotë e Azem Galica, Bajramit, Idrizit, Shabanit. Adem e Hmëz Jashari, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Xhevë e Fehmiut... Flamuri u përgjak në Albulenë, Dibër e Berat, Toplicë, Prekaz, Reçak, Krushë Mejë Kavajë, Izbicë e Drenicë, Kumanovë, Preshevë, Sharr e Bujanoc... Sa rilindës heronj dëshmorë, martirë e partizan u flijuan për liri bashkim, pavarësi dhe demokraci!

Nga i vetëshpalluri “Mbreti Zog”,u vranë patriotet më të shquar të kombit: Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Avni Rrustemi, H. Gjelo. U ndoq F. S. Noli, 3600 shqiptarë të Kosovës, pas vdekjes së Azem Bejtës, ndjekur nga Serbia në Shqipëri, u dëbuan për në Turqi. Kosovës etnike iu shitën pjesët më të bukura të saj; Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë. Ndodhën vrasje, burgosje në vijimësi, deri në ditët e sotme në Shqipëri, para gjatë pas Luftës Çlirimtare në Kosovë  dhe Çamëri. Gjatë sundimit të tij, Shotë Galica në F. Krujë, vdiq nga uria..!

Urime, Ditën e Flamurit të Gjergjit, 28 nëntor, 1443, Ismail Qemalit, 28 nëntor, 1912,  28 e 29 nëntor 1944, Shqipëria e çliruar nga forca naziste me forca të veta. Qershor 1999 dhe 17 shkurti 2008, Prishtinë. Krenohemi me ju për atë që bëtë, për liri komb dhe atdhe. Na merr mall që s`u kemi në vatrat tona, më një atdhe të vërtetë, të tërin akoma të pa-bashkuar. Ne, për ju vuajmë, para jush përulemi. Ju, ndër luftëra, arenë betejash luftuat 569, 134, plotë 100-vjet, për herë të dytë, tretë, deri në qershor 1999. Ju ratë për atdhe, liri, bashkim dhe demokraci, ratë për t`mos vdekur kurrë! Atdheu ende rënkon për një unitet frymëmarrje, një të terinë bashkim, nga veriu-jugu-lindje perëndim. Nga atje ku flitet shqip, ku blihet dhe shitet shqip, qoftë edhe ku “vidhet shqip”! Ku bukës i thuhet bukë, ujit-ujë, ku në çdo dritare valon nga një flamur! Ku mësohet ABC-ja, fëmija ku përkëdhel baba nënë dhe mësues. Ku vëllai përqafon vëllain. Në mbrëmje, çdo mëngjes njeri-tjetrit, duke i dëshiruar gjumë, zgjim të lehtë, punë të mbarë për mot dhe jetë! Urimi i datave historike me vete bartë shekuj vuajtjesh, mesazhe dhe sakrifica..!

Ata morën rrugën e ngadhënjimit lirisë dhe bashkimit. U flijuan pa u frikësuar nga asnjë armik. S`i ndali armë kundërshtari, front lufte as arenë gjaku. Ranë për t`mos u poshtëruar besa-kanunet, atdheu nderi dhe kombi. Dolën ballëndritur kundër pushtuesve. Për t`u mbrojtur atdheu, pjesët tjera të ndarë për t`u çliruar tërësitë tjera për t`iu bashkuar etnisë së vërtetë. Ranë kudo nëpër fushëbeteja në Luftën e Lidhjes, 1878-1881, Luftën e Parë dhe të Dytën Botërore, të Parën, prapë të Dytën Ballkanike. Ranë në luftërat, 1908-1912 për bashkim, unitet, pavarësi. Së fundi në Luftën Çlirimtare të Kosovës, K. Lindore, Maqedoninë Shqiptare 1997-1999, 2000-2001. Sa i gjatë ishte rrugëtim-gjaku, flijimi i tyre për ribashkim?!

Ata ranë në shumë fushëbeteja, u sakrifikuan në mars-prill-maj, në Prekazin Legjendar, Llapushë Llap, Koshare Reçak, Mejë, Gjakovë, Izbicë Studime, Marec, Vushtrri, Drenicë, Makoc, Sharr, Tetovë, Dibër, Vlorë, Kaçanik, Kavajë, Kukës, Çamëri, Tropojë e Kërçovë. Ranë në çdo cep të atdheut, për t`mos vdekur kurrë. Iu falën pavdekësisë, forcës virtytit admirues. U bënë hyjnor të shenjtë me admirim u flijuan pafrikë me guxim trimëri dhe vetëmohim! Iu falen Tokës virilë, atdheut pinakotekë antikiteti përgjysmuar, vjedhur nga mendjelehtit me të vjetrit, të mëdhenjtë e të rinj ndër shekuj me të vegjlit. Me Ju sot krenohet një komb, një atdhe. Jeni të`pavdekshëm jo sall në këtë 100-vjetor. Krenaria juaj është si nur i ndritshme i pavdekësisë. Diçka që s`vdes, s`shuhet kurrë. Sepse, gjaku s`bëhet ujë, ai s`humbët më asnjë rrëmujë! Jeni dritë emnese, yje që shndrisni dheun tuaj!..

Të uruar bashkëkombës: Urime Dita e Flamurit të Gjergjit, 28 Nëntor 1443 në Krujë, I. Qemalit, 28 nëntor 1912 në Vlorë, 17 shkurti, Adem Jashari në Kosovë. Më 28 nëntor 2012, pas 100-vjet, në Vlorë, Tiranë, Shkup Prishtinë, Preshevë Tetovë, Manastir, Ulqin, Plavë, Guci, Ohër, Prespë e Kumanovë. Urime shqiptarë, kudo dhe në Diasporë. Një ngjarje kombëtare evolucion i plotë pret për t`përfunduar. Siç e deshën dhe për te ranë mira dëshmorë, martirë, partizanë dhe heronj. Ata presin çdo stinë, çdo përvjetor amaneti në vend për të çuar, atdheun për të ribashkuar! S`janë “Këmishë gjaku”, as “Prill i Thyer”! Janë mars-prill maj, nëntor legjendarë! Rënia e tyre është një përkushtim i shenjtë. Tani paqësisht në bashkëpunim me miq, dashamirës, amanetin në vend duhet pruar! Përfundimisht, bashkimin për ta përfunduar. Të dashur heronj, martirë dhe dëshmorë, fryma juaj s`vdes kurrë. Jeni mes nesh, në zemrat tona, në çdo festë, çdo përvjetor, jo sall në këtë 100-vjetor. Ju s`vdisni kurrë. Frymoni më hirin, tokën, qiellin dhe diellin tuaj! Rilindës, partizanë, dëshmorë, martirë dhe heronj, u flijuat për atdhe liri, unitet, pavarësi, ribashkim qytetërim dhe demokraci! *Lavdia dhe krenaria, përjetësisht në atdheun tuaj të uruar, u takon Ju! *Në fund, z. Murat R. Jashari, anëtar i Familjes së Shenjtë i urojmë titullin doktor i shkencave juridike, duke i uruar shëndet, suksese, punë dhe jetë të qetë. Në Familje të vazhdojnë urimet, jo sall homazhet, të mos harrohen, malli dhe kujtimet për të rënët! *Lavdi për mot dhe jetë, ngjarjeve historike, heronjve, dëshmorëve, partizanëve, martirëve të kombit në historinë tonë më të re.*Lavdi!

Poezi kushtuar 28 nëntorit-Ditës së Flamurit:

Vlora heroinë flamuj kuqezi gdhinë

(Më 28 nëntor, 1912-28 nëntor, 2012)

I

Anë përtej zbërthyen drita nuri vezullim

Një atdhe mbuluar me gjak flamuj kuqezi

Ata ranë për liri atdhe komb edhe barazi

Për ribashkim shkulën gur muranë kufij

Një atdhe e mbuluan me flamuj kuqezi...

II

Kalorës mesjete pishtarë rrëmeti Kohës Re

Të verdhëve u mbanin iso për trimëri atdhe

Për ujëra toka dete fusha male për pavarësi

Zbritën një copë diell ideali për bashkim liri

III

Rënia e tyre ka sy zemra u ka ju bijve të Tij

Në tokë gjakosur për dashurinë e Shqipërisë

T`bashkuar rreth flamurit Vlorës së rilindur

Për ribashkim pavarësi vihen flamujt kuqezi

__________

 

*(Autori i njohur për masmedian kombëtare),Vlorë, Prishtinë 28 nëntor 2012 (q. p.)



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora