Mendime
Gjon Neçaj: Një ndarje e dhimbshme
E enjte, 22.11.2012, 08:19 PM
NJË
NDARJE E DHIMBSHME MES NJERËZVE TË NJË GJAKU
Nga Gjon Neçaj
Qafa e
Morinës ndan Tropojën me Gjakovën, e cila për 60 vjet me radhë, ishte sinonimi i ndarjes së njerëzve të një
gjaku, prindërve nga fëmijët, vëllaut nga vëllau, motrës nga motra, kur vetëm pak metra ishin larg njëri tjetrit, e çdo mëngjes shiheshin nga dyshekllëku i kullave tre katëshe shumëshekullore, pra aq afër, sa siç i themi nga anët tona, vetëm “një pash njeriu”.
Kemi
biseduar me njërin nga ata, Tahir Bezhani, nga Smolica e Gjakovës, tashmë me banim në një lagje në perfieri të
qytetit, intelektual dhe krijues 65
vjeçar, i cili rrëfen nepërmjet një
bisede të shkurtër duke treguar tragjikomedinë e jetës së tij.
Unë jam
lindur në Smolicë të Gjakovës në maj 1947, nga nëna ime Razë dhe babai Avdullai.Ime ëmë
ishte bijë e fshatit Zogaj, të krahinës së Bytyçit të Tropojës, e shtëpisë së Zenun Halilit, e njohur
për mikpritjen, besën dhe
bujarinë në krejt fisin e më gjerë.
Pas
lindjes sime, kur nuk isha vetëm 5
javësh, siç më ka treguar më vonë ime
ëmë, kemi shkuar te dajat, sipas traditës së ahtëhershme, se mashkulli pas pesë javësh duhet të kalojnë
një natë te dajallarët, e unë i lidhur
lulak, para duarve të nënës, kemi ka kaluar
bokave në rrugën leqe-leqe përmes fshatit Babaj i Bokës e në
Zogaj.Fshati i prindërve të nënës ishte afër dhe duhej kaluar vetëm një biçim
qafe për të shkuar atje.
E pas tre
netë te dajat, kurrë për jetë nuk u
takuam.,
Kur
mbusha 6-7 vjeç dhe vijova shkollën
fillore , sa herë që kthehesha në shtëpi
( atëbotë jetonim në Smolicë në kullën trekatëshe, që tashmë
nuk ekziston, se u shkatërrua nga
lufta e fundit ), gjeja time ëmë duke
qarë me lotë.Qante vazhdimisht, po unë
muk dija pse ajo qante çdo ditë e natë.
Një herë,
më kujtohet dhe nuk më shqitet kurrë nga
mendja, teksa po luaja në fushë afër
kullës, u afrova në oborr e nga brenda vinte një vajtim, gjëmë e dhimbshme , e ushtonte krejt kulla trekatëshe.Ato gjëmë , ofshama dhe lotë që rridhnin si gurrë, më shponin zemrën time të njomë.
Hyra
brenda dhe u afrova afër saj, ku ishte
dalë në dritare të dyshekllëkut të kullës, e drejtuar prej vendlindjes së saj, Zogajve, dëneste e thoshte nepër dhëmbë, e trishtuar :
“Kurrë nuk do t’ju shoh ma, as
babë, as nanë, as motër, as vëlla.As dasëm as dekë nuk do të përjetoj
ma kurrë, kurrë me ju.E ajo kalonte në
dyshekllekun tjetër të kullës, në
drejtim të Tropojës, atje ku kishte të
martuara dy motrat: Hyrën në Shipshan e
Kadën në Bujan.
Qyqja unë,
e mjera unë, pse të jem gjallë.Ç’ka më duhet kjo jetë pa
askënd të gjakut tim, dëneste ime ëmë, e
kurrë me prindërit e të afërmit e saj nuk u takua.Ajo mbylli sytë në moshë të
re, 40 vjeçare në Smolicë, vetëm pak metra larg prindërve të saj në fshatin
Zogaj të Tropojës.Teksa mbyll rrëfimin e tij Tahir Bezhani,
ngjarje
të tilla të trishtueshme ishin me dhjetra në Tropojë. Me mbylljen e kufirit me
Jugosllavinë, izolimi zgjati me dekada.Nuset e martuara këtej e matanë kufirit,
në Kosovë e Tropojë ndërprenë lidhjet me të afërmit e tyre.Vetëm në fundvitet
70-të të shekullit të kaluar, qeveria e athershme komuniste , liberalizoj
lëvizjen e lirë, duke përcaktuar kritere.Nëse kërkohej nga të afërmit në
Krahinën Autonome të Kosovës për vizitë, dukej bërë garancia prej tyre dhe me
pasaportë për jashtë shtetit jepej leja një deri në tre muaj.
E njëjta
histori kishte ndodhur edhe me Mehmet Zekën nga fshati Babinë, i cili e kishte
nënën nga Kosova dhe pak ditë para se të mbyllej kufiri kishte shkuar tek
prindërit e saj .Ishte kohë e keqe dhe djalin e kish lënë në shtepi ( vetëm një
fëmijë kishte, Mehmetin), por fatkeqësisht kurrë nuk u takuan nënë e bir.Ajo
mbeti atje, u martua dhe lindi fëmijë.E Mehmeti rritet pa nënë, por martohet e
krijon familje të madhe.Në vitin 1979 hyn në lidhje me motrat dhe dhëndërrat e
tij, ben kërkesë për vizitë.Ata I dërgojnë garancinë, por fatkeqësisht nuk
arriti t’i takojë.Arsyet nuk dihen, por në degën e punëve të brendshme në
Tropojë, kur paraqitet për të marrë pasaportën me vizë, ia anullojnë.
Ja se si
i shkruan në një letër të dates 18 qershor 1979, burri I mbesës së tij ( vajza
e motrës ) nga Shtupeqi I Vogël ( Pejë).
“… e di
se të intereson, e pot ë tregoj se mbesa e juaj është martuardhe I ka dy
fëmijë.Ke ytë fala dhe prej mbesës tande, Mahijes, çika e Begies dhe të fala ke
edhe prej krejt familjes time me të madh e me të vogël…Tash mehmet po ju
lajmeroj që garancionin ua kam rregulluar, nëse dëshironi me ardhë ten e për
vizitë dhe unë kasha me qënë shumë I lumtur.Garancionin po ua çoj me këtë
letër…Tash I dashur mehmet, me tregue ditën se kur mendon me ardhë, unë vi me
kerr ( makinë ) në kufi dhe të marr.”
Pjetër
Meta, ish-drejtor ibankës bujqësore në vitet 70-të në Tropojë, bën kërkesë dhe
nga organet e punëve të brendshme i miratohet një vizitë një mujore në Kosovë ,
Gjakovë.Atje kishte disa të afërm larguar në fillimin e viteve 30-të të
shekullit të kaluar për arsye ekonomike.pasi i kthehet garancia, merr udhëtimin
në “tokën e ndaluar”.Ja ç’kujton ai pas 40 vjetësh:
“ Sapo
kam arritur janë mbledhur gjithë fshati.Ata banonin në fshat, pak minuta larg
qytetit.Mua më bënte përshtypje gjendja ekonomike, bollëku.Çdo familje kishte
autoveturë dhe mjete të tjera transporti.Bëja krahasimin me gjendjen ekonomike
në rrethin tone, e si ekonomist e
drejtor banke që isha, kujtoja se isha në parajsë, në botën e përtejme.Të
afërmit e mi në Kosovë më quanin të pasur, nga që isha bankier.Por nuk kuptonin
ata se ne jetonin në një sistem tjetër, ku shteti është pronsar i
gjithçkaje.Pra bëhet fjalë për një periudhe afro 40 vjeçare, e gjendja ekonomike e tyre nuk krahasohej me
ne.Kur u ktheva, ndonjëri që pyeste, e
gënjeja duke i thënë se ata vdisnin nga uria, ndonëse nën Jugosllavinë e
Titos.”
E kështu
ish krijuar në mendjen e shqiptarëve andej dhe këndej kufirit versioni i
mirëqënies, veçse Kosova ndodhej nën thundrën e serbosllavëve, e jeta e tyre në
trojet e të parëve ishte e padurueshme. Shumë e shumë djem të Kosovës, studentë,
intelektualë mësynë kufirit për të ardhur në Shqipëri, për t’u shpëtuar
raprezaljeve titiste.Një nga ata të rinj të talentuar, ish edhe këngëtari
Dervish Shaqja.Kështu përshkruhet në kronikat e kohës kalimi i kufirit në
Padesh të Tropojës, nga kujtimet e vetë Dervish Shaqjes.
“ Dita e
re po fillonte. Nga qafa e rrëpirë e Padeshit me thirrje të gjata provojnë t’u
bëjnë zë malësorëve poshtë në fshat. Por kot, nga lartësia e madhe zërat e tyre humbnin në
humnerë. E merr Isa Hoxha pushkën nga Demushi dhe fillon t’ia ngreh këmbëzën.
Pushka shkrepë e nuk ndezë. I mungon gjilpëra. As fishekët, e provuar më vonë, nuk bënë punë. Që përpara UDB-ja i kishte zier
dhe baruti nuk ndizej. Atëherë unë e nxjerr bombën e vetme që përherë e mbaja
në xhep dhe e vërviti shkëmbinjve poshtë. Nga ushtima e bombës alarmohen
kufitarët dhe burrat e Shipshanit, të
cilët, sa hap e mbyll sytë, u shkojnë në ndihmë. Natën e parë pushojmë në
Shipshan. Natën e dytë në Bajram Curri. Ditën e tretë na nisin për Tiranë. Pas
pyetjeve të para, të përgjithshme, nga Tirana na dërgojnë në kampin për strehim
në Llakatund të Vlorës. Atje pyetem gjatë kohës nga organet e sigurimit rreth
shkakut të arratisë, rreth gjendjes së
rëndë në Deçan, rreth situatës politike
në Kosovë. Në kamp ditët dhe netët janë të gjata. Tashti kam kohë të mendoj, të bëj analiza për veprimin e ndërmarrë. Me
mendime herëpashere kthehem në Llukë të Epërme, në mëngjesin e akullt të tetë marsit. Me sytë
e mendjes rreth kullës së babës tim, Shaqë Ramës dhe shoh korba të zi…E tërë
familja gjashtëdhjetë anëtarëshe me këmbë zbathur në borë. Burrat qehrengrysur
sfidojnë. Gratë e fëmijët, të mërdhirë, vetëm heshtin.Në mbrëmje kulla ngryset pa
burra. Tortura barbare tërë natën.Sylën, Zenunin, Isën dhe burrat tjerë, të thyer brinjësh e të përgjakur, mëngjesi i zë para stacionit të milicisë
n’Deçan.”.
U deshën
gjashtë dekada pritje për t’u takuar njerëzit e një gjaku, por tashmë
protagonistët kishin vdekur. Brezi i dytë dhe i tretë rikujtonin të parët e
tyre që në grahmat e fundit të jetës belbëzonin emrat e nënës, babait, vëllaut,
motrave, të afërmve.
Ende sot,
pas 100 vjet shtet shqiptar, ndonëse Kosova tashmë e çliruar nga serbosllavët, kufiri
i kësaj qafe të quajtur Morinë është me dy dogana.Pra për të bërë një vizitë në
Malësinë e Gjakovës, duhet kaluar 4 herë dogana, ndërsa në Kukës, qendra e
prefektures së qarkut, 8 herë dogana vajtje-ardhje.Paradoksale veçse e vërtetë.