Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Pse kongresi u mbajt në Manastir dhe si dukej ky qytet ditëve të kësaj ngjarje
E diele, 18.11.2012, 12:20 PM
Pse
kongresi u mbajt në Manastir dhe si
dukej ky qytet ditëve të kësaj ngjarje
Ekskluzive nga Reshat Nexhipi
Por, t i
kthemi ambjentit para
objektit të Alfabetit. Edhe
pse dëbora kishte mbuluar
Pelisterin dhe çatitë e shtëpive më të
larta të qytetit, pra ishte shumë ftohtë, qysh
në orët e para të mëngjezit në të
dy anët e lumit, ishin grumbulluar aqë
njerës sa që fitohej
përshtypja sikur aty po bëhej
ndonjë dasme e madhe, prandaj dhe numri
i të pranishmëve sa vinte dhe shtohej. Përmenda termin dasmë sepse
njerëzit, të ftohtin e përballonin përmes valleve dhe këngëve, të cilat pushuan
vetëm kur filluan të vinë delegatët.
,,Ardhja e tyre ishte e organizuar, gjegjësisht zhvillohej sipas ndonjë protokoli të atëhershëm, me siguri edhe për t u mbrojtur nga çdo eventualitet, sepse, mos harrojmë, ishte koha e sundimit osman,,-thuhet në literaturën historike dhe shtohet se ,,Përqafimet dhe lotët e njerëzve e bënin edhe më interesant këtë ngjarje kaqë të madhe historike,, dhe se ,,Mahnitës ishte takimi me Mitat Frashërin, për të cilin shqiptarët e këtij qyteti kishin dëgjuar kur aty,disa vite para Kongresit, ishte sjellë i lidhur në pranga babaj i tij Abdyl Frashëri,i cili para të pranishmëve, një provokatorit që deshte të tallet me të, në atë gjendje, i kishte thënë afërsisht kështu: ,Unë, me këto hekura, i ngjas bujkut që hedh në arë farën e cila mbin më vonë...,, Interesant është fakti që kjo bisedë ndodhi afërsisht para objektit, ku disa vjet më vonë, siç thashë, lindi të Alfabeti, pra, ,,gruri,, që mbolli Abdyli.
Ngjarje, për të qeshur dhe për të qarë
Pushtuesit serbë të vitit 1912 dhe ata të regjimit sllavokomunist maqedonas, pas vitit 1945 e këtej, deri në paraqitjen e pluralizmit demokratik, sidomos pushtuesit e egër të Beogradit, jo vetëm që nuk lejonin të flitej ose të shkruhej për Kongresin e Alfabetit, por edhe të drejtohen sytë drejt objektit. Lidhur me këtë, e pashë të arësyeshme, momentalisht të dal pak nga serioziteti dhe të evidentoj një ngjarje të dëgjuar, e cila tingëllon si barcoletë por, me plot kuptim. Një shqiptar i moshuar në kohën e Titos, ishte duke parë objektin e Kongresit dhe, aqë tepër ishte thelluar në mendime sa që, në një moment, i ishte marrë mendja dhe kishte rënë në lumë, të cilin e kishte prapa shpinës. Kishte keçe të bardhë në kokë prandaj dhe, kuptohet pseja, asnjë nuk tentoi ta nxjerrë nga uji. Kur e pa se mund të mbytet, filloi të bërtasë: Poshtë Titua, Rroftë Ennver Hoxha, Kosova Republikë etj. Disa të rinj sllavomaqedonas, të indinjur nga këto thirrje, u hodhë, e nxorrën dhe duke e rahur e shpunë te stasioni i policisë, ku i hoqën edhe ndonjë dajak, por mbeti gjallë. U përpoqa ta identifikoj emrin e personit, por pa sukses, prandaj dhe ka mundësi që ngjarja të jetë e sajuar, por, siç thashë, me plot kuptim, sepse flet për sjelljen e pushtetit komunist ndaj shqiptarëve të Manastirit, gjë që ishte pasojë e frigës nga dalja eventuale në sipërfaqe e ,,prushit,, mbuluar me hi në vitin 1912, menjëherë pas zavendësimit të pushtuesëve osmanë me atë më të egrin serb. Të kalojmë tani në pyetjen e parë:
Pse Kongresi i Alfabetit u mbajt në Manastir
Meqenëse kësaj pyetje i jam përgjigjur disa herë
përmes shkrimeve të mjia,
madje edhe përmes një
fejtoni relativisht mjaft të gjatë,
në këtë rast do apostrofoj
vetëm disa shkaqe
kryesore. E para: Në Manastir
kalonte hekurudha përmes
së cilës shqiptarët e asaj ane,
sidomos të Jugut, shkonin në Selanik,
Stamboll, Kajro dhe në vende të ndryshme
të Evropës, prej ku, gjatë kthyerjes
në vendlindje, sillnin libra me përmbajtje kombëtare, të cilat i
shpërndanin midis bashkëatdhetarëve të
tyre në Manastir. E dyta, ky qytet pati fat
të ketë familjen më të njohur
për atdhetarizëm në mbarë
botën shqiptare, të tëra brezave
gjer më sot, pas asaj të
Frashërinjëve- atë të Qiriazëve,
gjashtë anëtarët e së
cilës, tre motra dhe po
aqë vëllezër, ishin kush më i emancipuar nga tjetri
dhe të cilët kryen
vepra madhështore në Manastir. Gjerasimi, fjala
vjen, veç tjerash, hapi
shkollën private shqipe, nga
e cila dolën
disa intelektualë të shquar të
cilët kontribuan tepër në
organizimin dhe mbajtjen e Kongresit.
Frymëzimin e tij patriotik e kishte fituar nga librat e Naim Frashërit me
të cilin njihej personalisht. Patriotizmi
i tij vjen
në shprehje edhe përmes deklaratës së tij:
“Përçarësve të kombit u
takon litari,, si dhe permes
strofës të një vjershe të tij: “Do punoj për Mëmëdhe,
gjithë jetën sa të
ronj, do të zgjoj
edhe ata që flenë, kështu
jetën ta mbaroj,,. Ose: O mëmëzë
e dashur, ç na je kështu, e ç pate ti,
përse na je helmuar, përse na qan e na mban zi,, Kur vdiq Gjerasimi,
i gjetën nën
jastëk një vjershë
të shkruar në çastet e agonisë së tij. Ajo
titullohej “Lamtumirë” dhe i kushtohej
Mëmëdheut të dashur nga i
cili po
ndahej përgjithmonë.
I vëllai
i Gjerasimit, Hristo Qiriazi, veç tjerash, më 1909, ngriti shtypshkronjën universale në Manastir e cila nxori 300.000 tekste ose
tituj në 13 gjuhë, të cilat
disperzoheshin në tërë
anët e botës, me çka afirmoi tepër
çështjen shqiptare nëpërgjithësi
dhe emrin e Manastirit, në veçanti. Gjergj Qiriazi, në një
rast, ka porositur “Ta ruajmë besën se atë e kemi pasuri që s’e ka popull
tjetër në botë”- Sevasti Qiriazi, ka shtuar: ,Mëritë dhe grindjet t i bashkojmë dhe t i hedhim në
shportën e dashurisë,, kurse Parashqeva:: “Nuk duhet të dhimbet
shpirti dhe koka, kur është
në pyetje kombi dhe fytyra”.
Rol
shumë të
madh që Manastiri të
shëndrohet në vendlindje të Alfabetit, lojti edhe familja e Gërmenjëve, posaçërisht
Themistokliu, pro nar i hotelit historik,,Liria,, në Manastir.Them historik
për shkak se aty u mbajt Kongresi i Alfabetit dhe
për shkak të emrit të tij, domethënia e të cilit nuk do sqarrim. Në të, pothuajse çdo mbrëmje organizoheshin banketë,
gjatë të cilave mbaheshin fjalime, këndoheshin këngë të kohës së çetave, luheshin valle kombëtare,
recitoheshin vjersha etj. Përndryshe, se çfarë
patriot ishte Themistokliu, flet rasti në vijim. Para
pushkatimit shfaqi tri dëshira të
padëgjuara ndonjëherë: 1) Të
vishej me kostum kombëtar shqiptar; 2) Të mos i lidhnin sytë dhe 3- komandën ta
jepte vetë ai kur duhej të zbrazej në trupin e tij.
Një shkak
tjetër pse Kongresi i Alfabetit
u mbajt në Manastir është edhe
lidhja e ngushtë e patriotëve shqiptarë
me disa konsuj të huaj në
këtë qytet, kështu që atdhetarët tanë, falë këtyre lidhjeve, vepronin më lirisht
në realizimin e qëllimeve
të tyre, si zyrtarë të
konzulatave, siç ishte ajo e
Austrohungarisë, Italisë etj. të cilat,
kuptohet, përmes shqip
tarëve realizonin aspiratat e tyre politike, të cilat, ngandonjëherë përputheshin me edhe me ato shqiptare.
Shpallja e Hyrjetit dhe historia e Manastirit janë shkak tjetër që ky qytet të shëndrohet në vendlindje të Alfabetit
Shpallja e Hyrjetit
në Manastir ndodhi disa muaj para Kongresit. Bartës kryesorë të kësaj
ngjarje ishin shqiptarët në krye me bashkëatdhetarin e tyre Nijazibeun e
Resnjës, i cili kishte mundur të grumbullojë mijra shqiptarë të
kësaj ane, duke u thënë se do jenë
plotësisht të babartë me turqit, por të pa ndarë nga Perandoria osmane,
sepse vetëm ashtu mund t i shpëtojnë rrezikut për zaptimin e trojeve
të tyre nga sllavët dhe grekët, gjë që edhe ndodhi. Me këtë, nuk
arësyetoj Nijazibeun, por tregoj
shkakun e suksesit të tij dhe të Xhonturqëve nëpërgjithësi. Këta ishin të vetëdishëm që pa
shqiptarët nuk do kapardiseshin dot në krye prandaj dhe nuk
kishin as guxin as edhe forcë që të pengojnë mbajtjen e Kongresit. Këtë nuk e
penguan edhe për shkak se nuk e dinin se çdo
,,pjellë,,ai Kongres. E dinin se bëhet fjalë për ndonjë alfabet por
asesi nuk ua priste mendja që të marrë fund alfabeti pesëshekullor. Ta dinin
këtë, me siguri që do bënin çmos për ta penguar
mbajtjen e Kongresit, gjë të cilën e dëshmon fakti që xhonturqit u
xhindosën kur dëgjuan rezultatin.
Shkak
mjaft i rëndësishëm që Manastiri të shëndrohet në Qendër të lëVizjes kombëtare shqiptare dhe në vendlindje të Alfabetit, pa dyshim, është edhe historia e këtij
qyteti, e pasur me ngjarje të hidhura
por dhe të lavdishme shqiptare. Kështu që kur atdhetarët tanë
vizitonin fushën e Pellagonisë, u kujtoheshin stërgjyshët e tyre të parë- pellazgët e para
rreth 12 mijë viteve dhe u paraqitej para syve
gjaku i rreth 7000 ushtarëve të
mberetit Bardhyl, i
derdhur gjatë një betejë për
të rruajtur këtë
truall të stërgjyshëve të vet. Kjo ngjarje e trishtueshme u
kujtohej sidomos kur e shihnin
lumin që kalon nëpër Pellagoni, me një emër sllav Cërna Reka, që mban
edhe sot, dhe që në shqip do të
thotë Lumë i Zi dhe
që, sipas disave, ka të
bëjë me ngjarjen në
fjalë, sepse nga gjaku i të vrarëve
uji i atij lumi ishte nxirrë, prandaj dhe emri i parë i tij ishte Erigon
që si i tillë ekziston në kartat
e gjeografisë dhe historisë. Kur vizitonin lokalitetin historik Heraklea Linkestis, i cili
ekziston dhe sot, u kujtoheshin linkestët
ilirë, si dhe gjyshja e Lekës së
Madh, e cila rridhte pikërisht nga fisi
në fjalë. Kur vinin re
kazermat madhështore dhe
xhamitë e ngritura gjer
në qiell, u
dilnin para syve Skenderbeu
dhe Ali Pashë Tepelena, sepse
Sulltani, për të penguar
rezistencën e ty
re, solli në Manastir shumë ushtarë, për nevojat e të cilëve, u ngritën objektet në fjalë, kurse me shpresë se do t i bënte shqiptarët, për vete, sulltani përdori islamizmin, prandaj dhe, siç thuhet, xhamia e parë në Ballkan qenka ngritur pikërisht në Manastir, ku pasuan edhe rreth 70 të tjera, të cilat, sikur mos shkatërroheshin nga pushtuesit barbarë serb dhe komunistët sllavo-maqedonas, Manastiri sot do të ishte ,,Stamboll i Dytë,,. Kur, atdhetarët tanë, vizitonin lagjen e sotme Dovlexhik, u kujtoheshin rreth 1000 shqiptarët e vrarë në mënyrë tinzake më 1830,nga ana e regjimit osman etj.Tëra këto frymëzonin patriotët tanë që Manastirin ta konsiderojnë si të vet dhe të bëjnë çmos për të mos e humbur, por, fatkeqësisht, nuk ia mbrijtën dot qëllimit. Kështu që, në këtë qytet përveç gjurmave të posatheksuara dhe Objektit të Alfabetit, i lënë, po thuajse në mëshirën e Zotit, ska mbetur asgjë tjetër.
Në vend të përfundimit
Duke u bazuar në atë që thashë më sipër, disa herë, përmes shtypit kam shkruar dhe në këtë rast po e përsëris që vendlindjes së Alfabetit i takon të ketë përmendoret e Bardhylit, Skenderbederbeut, Ali Pashë Tepelenës dhe Mitat Frashërit, si dhe dy Pllaka përkujtimore lidhur me vrasjen e rreth 7 000 ushtarëve ilirë në betejën e Pellagonisë dhe rreth 1000 shqiptarëve të vrarë në vendin Dovlexhik të këtij qyteti, me çka do pasqyrohej historia disa mijë vjeçare e shqiptarëve të Manastirit, si dhe do t iu mbyllej goja njëherë e përgjithmonë albanofobëve të cilët shqiptarët e këtij qyteti dhe rrethinës i quajnë ardhacakë të shekullit 18, duke u bazuar në ardhjen e disa familjeve nga vendet e ndryshme të Shqipërisë, por duke anashkaluar faktin që këto familje, si dhe shumë familje të tjera të Maqedonisë, kanë ardhur në vatrat e stërstërgjyshëve të vet të cilët, për të shpëtuar kokën nga sllavët gjysmë të egër të shekullit 7, lëshuan vatrat e tyre shekullore. Propozimet e mija, lidhur me përmendoret dhe Pllakat përkujtimore, i bazoj edhe në faktin që në Manastir dhe rrethinë, janë vendosur qindra objekte të tilla, kushtuar figurave dhe ngjarjeve sllavo maqedonase, të cilat, krahasuar me ato që kanë të bëjnë me shqiptarët dhe stërgjyshët e tyre, të theksuara më sipër, janë pothuajse baraz me zero.
Lidhur me
ngjarjen tepër aktuale të kësaj jave
Një apel
nga shqiptarët e vendlindjes së Alfabetit, drejtuar Evropës, kuptohet,
përkthyer në anglisht nga Redaksia e Z.SH-së
,,
Evropa, nëse do që t i jepet fund
komunizmit në Shqipëri, duhet të aprovojë Statusin Kandidat të saj, me çka do t
i linte me gojë hapur pasardhësit e
bllokmenëve dhe do t iu jepte fund njëherë e përgjithmonë manipulimeve të
mëtutjeshme të tyre, të cilat pengojnë ecjen
përpara të vedit të shqiponjave
dhe kombit shqiptar nëpërgjthësi. Këtë, Evropa duhet ta bëjë, për shkak
edhe të 100-vjetorit të
Pavarësisë, me çka do të lajë edhe gabimet e paraardhësve të saj të para një
shekullit, të cilët i lanë të ndarë e të përçarë bashkëatdhetarët e Skenderbeut
i cili me betejat e tij legjendare shpëtoi Kontinentin në
fjalë nga sulmet osmane, pra do shpërblehet deri diku edhe me
heroin ynë kombëtar.