Mendime
Aziz Morina: Korrupsioni në komunën e Rahovecit
E premte, 16.11.2012, 06:12 PM
KORRUPCIONI NË KOMUNËN E RAHOVECIT PREJ VITËVE 2000 – 2012 !
NGA
KUSHË U VODHËN MBI
Nga Aziz Morina
Për
korrupcionin dhe krimin e organizuar ekonomik në Koosvë është shkruar shumë që
nga pas lufta çlirimtare e këtej.Korrupcioni dhe krimi i organizuar vjen nga
qeveritaret e deri në qeverisjen locale.Në këtë shkrim timin kam prova të
mjaftueshme materiale për qeverisjen locale të
komunës së Rahovecit, nuk kanë
të ndalur keq
përdorimet material,në
sektoretë e ndërtimtarisë.Ja se si tjetërsohen, deri në
pafundësi paratë e popullit
nga udhëheqësitë e pa ndërgjegjëshem në sektoret e ndërtimtarisë pranë
Komunës së Rahovecit! Vjedhja e parave
fillonë me para pozicione
fillestare dhe përfundonë
në forma të ndryshme,duke i
mbushurë gjepatë e zyrtarve të pa
ndërgjegjëshem, keshtu po e shtjerrin pa mëshirëshem bugjetin e tatim paguesve
nga ana e popullit.
Për
opinionin publik është e dobishme, që ti skjarojmë vetem disa ,nga
keto para pozicione, të cilatë
janë;
A -
Paramasat me parallogari, për punë ndërtimore,të cilat sherbejnë për ta
kompletue,dokumentacionin investivo
teknik.
Keto
paramasa i punijonë; inxhinierat e diplomuar të ndërtimtarisë dhe të arqitekturesë,apo edhe
inxhiniera. të ndryshëshem të pa
diplomuar,në lamitë përkatëse.Mendoj se
inxhinierave të lartë
cekur,të cilët janë bartësit e korrupcionit dhe krimit te organizuar
ekonomik, ju mungojnë keto
karakteristika:Në radhë të pare edukata familjare,më pastaj edukata përsonale, edukata qytetare, edukata
kombëtare,karakteri njerëzor,morali, ndërgjegjiegjësimi,etika, kodi njerëzor, vetëdija njerzore,kodi profesional e gjëra të
tjera.mbase kodin profesional këta të
mjerë e dine fare mire,por nuk e
përfillin, e shkelin me vetëdije të
plotë.Pra shkelin mbi te,sikurse të ishte kodi nji kufomë pa përkujdësje
njerzore dhe të njejtin, po e nepërkëmbëin sikur të ishin
bisha të egra.
B - Keto
Oferta për punë ndërtimore,që punohen
nga të lartë cekurit,nuk kanë asë gjë të përbashketë,me anenë profesionale
ndërtimore.
C -
Kryesit e punimeve prej,[1 deri 95]%,nuk kanë staf
tekniko-profesional, ose e kanë vetem sa për sy e faqe në letra, kështu ata
manipulojnë në pa kufi,me stafin teknik të tyre. Sepse të gjithë ata inxhinierë
që përbejnë atë stafe,bëjnë pjesë në
grupin e inxhinierave jo profesional dhe servil
me karakteristikat të lartë cekura.
SHTJELLIMI
I TEMESË KONKRETE MBI KORRUPCIONIN ËSHTË: RREGULLIMI I PËRROIT NË FSHATIN
RATKOC.
Dosja e
Ofertës është publikuar me date:11.04.2012,me numer të
prokurimit:623-12-032-521.Unë përsonalishtë e kamë tërhjekë ketë ofertë,në emer
të N.N.SH.“Themeli” Prizren,në të cilen Ndërmarrje jamë Drejtor teknik.pasi e kamë punuar
analizen me kalkulim te
çmimeve,duke u mbeshtetë në çmimet e tregutë dhe në koston e
jetesë,pa e llogaritur
rrezikëshmerin e inflacionit, si dhe ngritjen e çmimeve në karburante dhe
matëriale tjera ndërtimore.
Po e japë
sqarimin tim rreth kësaj teme,se kur të lidhet kontratata,me investitor të ndryshem,atojanë fictive,d.m.th. nuk vlenë
shkalla rrëshqitëse ndaj çmimeve në kotrat,dhe
duke u mbeshteturë në paramasë
me parallogari për punët ndërtimore,që
kerkohëshin të punohen,për rregullinin
e shratit të prronit në fshatin
Ratkoc, pas bërjës së analizes dhe kalkulimit të çmimeve,shuma e përgjithëshme për kryrjen
e punimeve,të lartë cekura doli të jetë =383.509,50 €.Mirë po duke u
mbeshtetë,në konkurencen e ndyrë dhe
tërësisht nalfabete,dhashë zbritje
32,5%.Kështu çmimi përfundimtar
kapi shumen në vlerë prej=259.999,00
€.Edhe pse ky çmim vertetë ishte tejet
qesharak. Andaj vendosa të tërhiqem edhe
sikur ta fitoj oferten ,sepse vertetë nuk ja vlen, te punohet me keto çmime
kaqë të lira,mbase çmime tejet mizore për punëkryesin e punimeve.
Pasi kompletova
oferten me datë:02.05.2012.në
orenë e përafërt,13;45 min,e dorzova
nënë zyrenë e prokurimirt në
Komunën e .Rahovecit.
Në orenë
14;30 u bë hapja e ofertave.Vetë unë prezentova në hapje të ofertave.Për ketë
ofertë kishinë konkuruarë Ndërmarrjet e poshtë cekura me keto çmime:
N.P.N. “
VISION PROJECT “ GJilan
me qmim …………………………………….242.159,44
E
“ ANNEX ”
Sh.p.k.
Prizren…………………………………………………..209.577,61 E
N.P.N.”PROING”
DHE”L.G.CONSTRUKCION GRUP” Prishtinë……………………182.822,10 E
N.N.T.P.P.”GASHI ING”
Suharekë…………………………………………………210.363,50 E
N.P.N. “ THEMELI ”
Prizren…………………………………………………….259.999.00 E
N.T.P.”
DELLOVA” DHE N.N.P. “GONITI” Rahovec…………………………………….147.168.44 E
“
ARD GROUP “ Sh.p.k.
Prizren……………………………………………………..198.445,67 E
“ VIACOM
“ Sh.p.k.
Prizren……………………………………………………..188.986,23 E
Vërtetë në pasqyren e kësajë tabelë, shifen anomali
mbi anomali.Shumë kohë zgjati
procedura,mbi përcaktimin e kryesit të punimeve,nga ana e
investitorit.Nji ditë kahë fundi i Qerrshorite
data nuk me kujtohetë.Kryetari i Komunës së Rahovecit i kishte ftuar të gjitha Ndermarrjetë Ndërtimore,që kishinë
marrë punë nga
kjo Komunë.Shkova edhe unë.
Tema ishte: Solidarizimi për dhenje te bursave nxënësve dhe studentave të Komunës së Rahovecit.Kryetari i Komunesë z.Smajl Latifi e hapi mbledhjenë,pas fjeles përëshendetëse tha:”Të nderuar,ju kamë ftu në ketë takim,që të solidarizoheni e t’ju jepni bursa,nxënësve dhe studentëve.mes tjerash, tani ju e keni fjalënë tha Kryetari.Prej përfaqësusve të Ndermarrjeve që ishin prezentë,asnjeri nuk e mori fjalen.Pas pakë kohe e mora fjelen unë.Të nderuarë,para se të kyqemi në temë, për të cilenë jemi të ftuar.Deshiroj që ti bashkëbisedojmë ,disa dukuri negative,që na kanë ngufatë e po na ngulfatinë për qdo ditë e ma shumë.Keto dukuri negative janë:Pa rregullsitë në hartimin e paramasave me parallogari, në projekte që po na ofrohen, për të konkuruar për punë në ketë Komunë. Dukurit negative i paraqita për projektin,mbi rregullimin e shtratit të prrojit në fsatin Ratkoc dhe ndërtimin e rrugësë në fshatin Celinë.I diskutum pozicionet kyqe, për këto dy projekte,shumica nga të pranishmit u pajtuan,me vërejtjet e mija.
Kryetari
z.Smajl Latifi bashkë me disa bashkëpuntorë të ti ,tundnin kokat në shenjë mosë
besimi.Atëherë ju drejtova Kryetarit ,me keto fjalë:Edhe sikur të mi jepni, ti
realizoj punimetë në keto dy projekte,të lartëcekura,nuk do ti pranojaj,sepse
çmimet janë shumë të lira,mbeshtetur në paramasatë egzistuese,edhe për kundër
faktit se çmimet e mija ofertuese, janë ma të larta në krahasim me
ofertusitë tjerë.
Përfundoi
takimi,të gjithë ne të pranishmitë,u shpërndamë secili në drejtimin e tij.Pas
pak ditësh, u publikue emir i fitusit ,të ofertës për rregullimin e shtratit të
prronit në Ratkoc.
Emri i
Ndërmarrjesë fituse ishte:
N.P.N.”PROING”
DHE “L.G.CONSTRUKCION” Prishtinë,me çmim në vlerë prejë=182.822,10 E,
Anomali
dhe apsurditet i vaqant i këtij lloji!.Si është mundurë, që puna më vlerë reale
prej 383.509,5 E,të kryhetë për vleren 182.822,10 E.?? !!...Parashtrohet pytja,Sikurse ta falte dikushë tër matërijalin,përseri
çmimi prej =182.822,0 E,është tejetë i ulët.Pasi për këtë punë duhet angazhuar
,makineri për transport të materijalit
dhe makineri të rëndë për kryrjen e
punimeve ndërtimore.Më pastaj duhet angazhim tejet,i madh, për puntor e mjeshter si dhe stafin teknik dhe kur të
gjitha keto të mblidhen,nuk do të ketë mbulesë punëkryesi për vlernë prej
=182.822 ,10 E. Të gjithë ata,që
deshirojnë të njihen me
realitetin e kesajë teme,le ta marrin dosjen e ofertesë me
keto të dhëna;Data e ofertesë ;
11.04.2012.Numri i prokurimit; 623-12-032-521.
Titulli i
ofertesë; Rregullimi I përronit në Ratkoc.
Ose le ta
formojnë nji komision të pa varur,të përbërë prej inxhinierave të diplomuar të
ndërtimtarisë dhe inxhinjerave
të diplomuar të
elektroteknikes.Ku në mesin e ktyre ekspertëve edhe
unë do të
preferoja të jem antar i
këtij komisioni.më qe me titull jamë inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë,si
dhe e kamë të dhanun provimin
profesional.
Krejt në
fund të këtij shkrimi,të gjithë ata ,të cilët janë të ineteresuar të kenë
qasje, në ketë dosje të ofertes,por për shkaqe të ndryshme nuk ju mundësohetë
qasja nga zyrtarët komunal.I ftojë le të kërkojnë të dhënat nëpërmjet email
adresës time;azizmorina1@hotmail.com,me që unë i posedojë të gjitha dokumentat e nevojëshme dhe të
domosdorëshme.Njëkohësisht thrrasë
zyrtaretë e Komunës së Rahovecit,,nëse kanë ndonji kundër argument,le ta
bëjnë publike.Atëherë unë tërhiqem dhe do të ju kërkojë falje publike,ose le të me padisinë në Gjykatë,për shpifje dhe në
gjyqë do kisha patur deshir të ballafaqohem,me zyrtarët e komunës së
Rahovecit.Në të kundërten i thrrasë,që të vetë ndërgjegjësohen.
Të deruarë lexues,pasi ta shohë dritën e botimit ky shkrim, për ju,do të sjellim publikime në vijim mbi parregullsitë tjera, në projektet,që janë duke u realizuar në ketë Komunë.
Prizren 8.11.2012.
Shkruar
nga ;
Aziz
Morina inzh.i dipl.i ndër.
Rr.”
Jusuf Gërvalla “ Nr.56/c Prizren
Nr.i tel.
044/862-663