E shtune, 03.05.2025, 02:49 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Për vëllezërit enveritë Xhemajli

E diele, 04.11.2012, 06:06 PM


Për vëllezërit enveritë Xhemajli

-ASHT VITI 2012, O SHQIPTAR ZIU! - DERI KUR ME "LIGJE" ODASH?-

Nga Selim M. Nengurra

-O shoku Mustafë, si e ke harrue atë thanjen popullore; " KADAL BEG SE KA HENDEK ". Jeni kan çue peshë kohëve të fundit ju enveristet, vëllaznit Xhemajli të Komogllavës -

Sot në disa gazeta dhe faqe interneti u dha lajmi se në Ministrinë e Diasporës në Prishtinë kan kersit grushtat e shpullat në mes zavendsministrit Nuredin Lushtaku dhe menaxherit të kësaj ministrie Mustafë Xhemajlit.

Sipas lajmeve del se Nuredini i "famshem" i Lushtakve e paska rraf shpulla ma të madhin e vëllezërve  PDK - ista të Komogllavës së Ferizajt shokun Mustafë Xhemajli.

Në ato shkrime të blogve të internetit kishte me qindra komente. Unë para se me u perqendrue te qellimi im me këtë shkrim due ti them disa fjalë shokut Mustafë Xhemajli.

O shoku Mustafë, si e ke harrue atë thanjen popullore; " KADAL BEG SE KA HENDEK ". Jeni kan çue peshë kohëve të fundit ju enveristet, vëllaznit Xhemajli të Komogllavës .

Ti fillove alleshverishet me shtëpinë botuese " MEMËDHEU "  në Shen Galen të Zvicrrës dhe naivëve si mue na kerkoje 100 euro per liçencë të librit ( ISBN numrin ) ndërsa ai numer në Biblioteken Kombëtare në Prishtinë mirret falas.

Sa librat e mirë dhe me vlerë sot janë të gjymtuem per shkakun tand se ta ka pas andja ti zhvatish 100 euro. Mes tyne asht libri im  " NENGURRA E ISTOGUT ".

Tu rrit mendja si shumë o shok , njëherë si zyrtar në zyren e kryeministrit Thaçi e ma vonë menaxher në ministrinë e diasporës sa as nuk të hanger palla të më pergjigjesh në tri letra që ti dergova permes FACEBOOK-ut ku të kerkova llogari per këtë.

Vëllau yt Emrushi thue se ka pikë nga Marsi në parlamentin e Dardanisë kerkonte ta sqarojnë deputetet se kush qenka IBRAHIM RUGOVA që po e zgjedhim President.

Vëllau tjeter i yti Bajrushi, në vend që të jetë shmbull per mirsjellje dhe qytetari sepse ishte i pari i një nga komunat ma të mëdhaja të Dardanisë,Ferizajit, ai shkel çdo ligj, nget veturen me tejkalim dy a tre fish të shpejtësisë së lejueme dhe me atë rast banë ndeshjen e cila ishte fatale per të vetmin djalë dhe të vetmin pasardhës të familjes së vet. Vret djalin e hastretit dhe mbyll deren me therr në at familje. Paturpësisht Bajrush aga nuk terhiqet nga posti, por garon edhe per mandatin e dytë. Normal se nga pozitat që kishte ai dhe juve si vëllazen edhe vendimi i gjyqit u zhagit me vite dhe ma në fund Bajrushi denohet me kater vite burg ( nese e kam mbajt mend mirë denimin sipas shtypit që e kam pa ) mirëpo sado që kalojë ma shumë se një vit Bajrush aga nuk shkon ta ban burgun. Mjeket e arsytojnë se ai nuk qenka në gjendje shendetsore ta ban burgu. Një gjë  po jua thamë: o agallaret enverista Xhemajli të Komogllavës se shqiptari i vertetë me gjak të paster shqiptar kurr nuk do sillej si jeni sjell juve me këtë rast. Kam bindjen se njerëzit normal do shkonin në burg sa ma shpejt vetem e vetem që tja lehtësojnë prindërve të viktimës mllefin e vujtjet që kan humb të vetmen dritë të syve. Juve me pushtetin mbrapa keni mendue se mund bani çka t’ju teket, mirëpo ja BEG MUSTAFA se si po bika edhe begu në hendek. Paska të fortë e ma të fortë dhe jeni ba përrallë e zotit në ministri. Me u rrah burri si fëmija shpulla ku ka poshtersi ma të madhe. Ama kur e meriton e bajt me shëndet. Kaq per juve enveritet  Xhemajli .

…!

Tash disa fjalë per popullin tonë. Në faqet e internetit shkruen perafersishtë kështu: Nuredin Lushtaku zavendsminister në ministrinë e diasporës e rrafë shpulla e grushta menaxherin e ministrisë së diasporës së Kosovës Mustafë Xhemajlin shkaku se ky i fundit nuk paska ndëgjue ta punsojë një të rekomanduem nga Nuredin Lushtaku. Unë nuk due të mirrem me rastin sepse ai as që më intereson dhe sa per mue copa u bafshin se si njani edhe tjetri janë njësojë.

Unë u qudita kur pashë se si rasti nuk qenka lejue të paraqitet në polici, dhe se me rastin do merret "ODA” , bile qenkan caktue edhe " PLEQNARËT ". Hashim Thaçi e Sami Lushtaku!! Pika t’u bijen të dyve.

O popull a ka ma krim se sa ky, kryeministri i vendit Hashim Thaçi shkel poshtërsishtë ligjet e vendit, të dala nga Kushtetuta  dhe merr vetë rrolin e gjyqëtarit. Per bashkpunëtorë merr njiëPrefekt komune Sami Lushtakun i afert me agresorin (në këtë rast ) Nuredin Lushtaku.

Shteti ka ligje, shteti ka nomenklaturë gjyqësore dhe në vend se me kundervajtje, ushtrime dhune (si ky rast ) të mirret policia, prokuroria e gjyqësori, vet kryeministri ban "dretjtëtinë " në ODA.

Nuk po quçitem ma se pse veren që lam pas ndegjova per dy tri vrasje të dhandurve, apo të miqve mes veti nëper Dardani sepse " pleqnaret e odave " kan nda drejtësinë. Nuk po çuditem se pse në Dardani asht ba trend që të bahen fejesa kryesishtë të vajzave nga Kosova dhe djemve të mergates dhe ato fejesa pas pak qellimisht në 99% të rasteve nga vet familja e vajzës apo vajza vet prishen, pastaj mblidhen " PLEQNARET NË ODA " dhe tue anashkalue ligjet e shtetit, tue anashkalue ligjet e traditës ( KANUNIT) pleqnaret i qesin HARAQ familjes së dhandrrit me nga disa dhejtra mijra euro , dhe nese kjo kundershtohet lind sherri dhe pasojnë vrasjet!

Mjaft ma o popull budall!  A nuk e din se je tuj jetue vitin 2012. Deri kur ma do bash ligjet me forcë tue u ra në qafë të urtëve , të pafajshmve dhe të drejtëve?!

Juve vet nuk po lejoni të bahet shteti, juve vet nuk do bani shtet kurr sepse jeni secili nga ju mbi shtetin.

Po jua perkujtojë. Në UTØYJA afër Oslos në Norvegji me 21 korrik 2011 Anders Behring Breivik bani masakërr tue vra 77 veta plotësisht të pafajshem dhe pasi ju shqiptue denimi, pra denimi kapital sipas ligjeve të Norvegjisë asnji nga familjarët e viktimave nuk tha asnji fjalë. Këtu afer ku unë banojë kam një nanë të ciles Breviku ja vrau vajzën e vetme. Ajo qante per ditë derisa nuk perfundojë gjyqi. Personalisht e kam pyet se çka mendon per denimin. Ja pergjigjëja e saj. " Ai mori atë që meritojë, denimin kapital ( 21 vjet burg per 77 vrasje ) dhe tash jam çlirue nga dhimbjet shpirtnore ".

Vetem neve shqiptaret shkaku se viktimë e rastit ishte edhe e ndjera Laila Selaci shajm shtetin thojmë se ai asht denue pak, se asht dasht me e varë, me e pushaktue etj, etj pallavra. Pra neve me trunin tonë primitiv, (per mendjen time ndoshta edhe më primitive) bajmë drejtësinë sipas trunit tonë injorant e analfabet. Po pse mos ta bajm, kur vet kryeministri Hashim Thaçi e banë këtë gja?!

Na ka mallkue Zoti dhe ka pas të drejtë.



(Vota: 16 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx