E shtune, 03.05.2025, 02:59 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Selimi: Tolerimi i opozitës së vërtetë!

E marte, 30.10.2012, 09:25 PM


Kushtetuta nuk zbatohet për shkak të ndikimit ekonomik

Të mësuarit dhe tolerimi i opozitës së vërtetë!

Nga Ramiz Selimi

Shpesh në këto vende ka rregulla të caktuara kushtetuese që organet e shtetit si, (parlamenti, qeveria, gjyqësia ...) janë të pafuqishme karshi presidentit, apo kryeministrit. Institucionet shërbejnë vetëm si "fasadë demokratike”.

Barra më e rëndë për një demokraci të vërtetë në të dy vendet shqiptare është të mësuarit për tolerimin e një opozite të vërtet në jetën politike. Gjerë me tani, nuk kishte dhe akoma nuk ka asnjë mirëkuptim për rolin kontrollues të opozitës nga qeveritë tona. Opozita e vërtet paraqitet dhe shikohet si forcë mafioze/armiqësore brenda vendit. Pra, nga ky kënd i vështrimit e rëndësishme është shumë natyra dhe  forma e konkurrencës, në atë sistem politik për të cilin ata janë dakorduar.

Në këto vende shpeshherë ndodhë që në bazë të konflikteve rajonale të formohen spektër  politike për interesa të ngushta,  kurse jashtë paraqiten si demokratike dhe me interes te gjerë.

Gjithashtu edhe në garë për të marrë kreun e partisë, ose në garë për të marrë udhëheqjen e vendit,  zgjedhjet e zhvilluara nuk janë në gjendje për të legjitimuar sundimin politik në kuptimin perëndimor, nga këto zgjedhje deri me tani kanë dalë pseudo-demokracitë.

Këto pseudo-demokracitë vërtetë tregojnë një shkallë më të madhe të lirisë se sistemet autoritare, por shpesh kushtetutat e tyre mbeten të mangëta dhe të pa zbatuara për shkak të ndikimit ekonomik, pastaj një rol të rëndësishëm e luan ushtria, administrata dhe gjyqësori që janë thellësisht të korruptuara. Shtresat e gjera të shoqërisë janë të përjashtuara nga pjesëmarrja politike. Si rezultat i të gjitha këtyre vetive, manipulimi zgjedhor është normal në këto vende.

Edhe në demokracitë perëndimore ka përpjekje për të marrë ndikimin e interesit në politikën e qeverive të vendeve të mirë-organizuara, por qeveria në vendet perëndimore gjithmonë i kushton vëmendje të veçantë mirëqenies ekonomike për popullatën e përgjithshme, sepse ajo ka nevojë për miratimin e plotë të shumicës së popullit.

Perëndimi është adaptuar me ne, apo të themi mësuar për të ashtuquajturin "diktaturë të zhvillimit", ku  ata që janë në pushtet bëjnë premtime të  maskuara demokratike, e sidomos kur duan për të nxitur zhvillimin e shpejtë ekonomik dhe social të vendit. Premtimet e tyre janë tepër boshe, sa që edhe ata vet nuk do ta dëshironin një zhvillim çfarë del nga goja e tyre, sepse ata nuk do të përfitonin sikur në rrethanat e tanishme. Shpesh në këto vende ka rregulla të caktuara kushtetuese që organet e shtetit si, (parlamenti, qeveria, gjyqësia ...) janë të pafuqishme karshi presidentit, apo kryeministrit. Institucionet shërbejnë vetëm si "fasadë demokratike”.

Po u pengua opozita s’ka kontrollim, ide, alternativa dhe zhvillim!

Anashkalimi i institucioneve dhe opozitës njihet me emrin si qeverisja e keqe. Thelbësore dhe fundamentale këtu është se anashkalohen të drejtat e  njeriut, ato nuk mund të plotësohen nga këto qeveri, rezultati i kësaj janë paaftësia, korrupsioni, pasurimi, mafia-klientelizmi, shkelja e ligjit, shpronësimi, abuzimi paligjshëm i pushtetit, censura. Rezultat i këtyre qeverisje janë konfliktet luftarake, masakrat, luftërat civile, fundi i tyre janë shtetet e dështuara.

Qeverisja e keqe nuk është e mundur të ndërpritet pa një ndikim të jashtëm. Ndërhyrjet e jashtme politike do të merren medoemos parasysh, atëherë për shkak të (konkurrencës për burime, tregjeve të punës, mallrave të ndryshëm, resurseve), bazave ushtarake, armëve, eksporteve ushtarake, ndihmave kundër-terrorizmit, jo më pak rëndësi është ofrimi i ndihmës në demarkacionin e kufijve, ku grupe ndërluftuese në një vend së bashku ose të ndara nga kufijtë caktojnë vijat e tyre.

Rregullat e organizatave ndërkombëtare të tregtisë dhe ndikimi i globalizimit kanë ndikim të drejtpërdrejt këtu. "Qeverisja e mirë" është si një kusht për kreditimin nga ana e Bankës Botërore, e cila vazhdimisht kritikohet nga qeveritë autoritare të dhunshme.

Këto sisteme të qeverisjeve kombinojnë udhëheqjen aristokrate me kapitalizmin e kontrolluar nga shteti, ata dëshirojnë rregull para lirisë, duke trembur opozitën, duke censuruar shtypin, i injorojnë të drejtat e njeriut, ankesat dhe kërkesat për reformën, megjithatë, të garantojnë një nivel të caktuar të sigurisë ligjore.

Nëse opozita në start është e penguar nga e drejta për kontrollim të qeverisjes, është e pamundur në anën tjetër të ofrohen ide dhe alternativa. Nga këtu lindin opozitat pasive (hiq VV) ose bashkëpunuese si në Kosovë dhe opozitat agresive me shkatërrime dhe pengesa të reformave si në Shqipëri. Problemi është se këtu nuk ka organe të pavarura monitoruese.Organet monitoruese në vendet tona janë më shumë bashkëpunëtorë të atyre që kontrollojnë situatën politike, se sa të pavarura, prandaj edhe nuk janë të besueshme.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx